Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja Islame > Islami dhe te drejtat e gruas ne te. Vlerësimi i Temës: 4 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Re: Te drejtat e gruas ne islam!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti


Koran 4/34. Meshkujt jane pergjegjes per femrat, sepse Allahu njeren pale e
ka kategorizuar mbi tjetren dhe ata nga pasuria e tyre dhurojne (japin)[C'japin? I ofrojne kenaqesine femres?].



Astronaut, prape je shume gabim dhe kur te them qe nuk merr vesh gje te mbetet hateri.

Lexome me poshte.
E BURRAVE U TAKON NJE PERPARESI NDAJ TYRE(GRAVE).
 
Zoti i Lartesuar thote: “… Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pergjegjesia ne bashke­shor­tesi e burrave u takon nje perparesi ndaj tyre…” (El-Bekare: 228)
Kjo eshte rregull e pergjithshme e cila flet se gruaja eshte e barabarte me burrin ne te gjitha te drejtat pervec se nje ceshtje te cilen Kur'ani e ka shprehur me fjalet: “… e burrave u takon nje perparesi ndaj tyre…” (El-Bekare: 228)
Kete perparesi e ka sqaruar ajeti kur’anor: “Burrat jane pergjegjes per grate, ngase Zoti ka graduar disa mbi disa te tjeret dhe ngase ata kane shpenzuar nga pasuria e tyre…” (En-Nisa: 34), ne njohjen e te drej­tave dhe obligimeve te grave udhezoi ne miresi ne mes njerezve ne marredheniet dhe sjelljet e veta ne familjet e tyre. Ajo qe eshte tradite e njerezve, e pason botekup­timin, sjelljet dhe doket e tyre. Kjo fjali i jep burrit nje peshoje me te cilen do ta mate sjelljen e tij ndaj bashke­shortes se vet, ne te gjitha ceshtjet dhe situatat, per ate kur deshiron te kerkoj dicka prej saj, do t’i perkujtohet se edhe ai duhet te veproje ne te njejten menyre. Per kete, Iben Abbasi thote: “Duke u mbeshtetur ne kete ajet, une zbukurohem per gruan time, sic zbukurohet ajo per mua.”
Me kete shembull nuk jane per qellim gjerat e njejta, por e pati per qellim se obligimet ne mes tyre jane reciproke dhe ata jane te barabarte, per ate, cdo pune qe e kryen gruaja per burrin, edhe burri duhet te kryeje pune te ngjashme per te, nese nuk eshte si ai ne qenesine e tij, ai eshte si ai ne llojin e tij. Ata pra jane identike ne te drejta dhe pune ashtu si qe jane identike ne qenie, ndjenja, sens dhe mendje.
Sa i perket ajetit: Burrat kane nje perparesi ndaj grave, kjo eshte perparesia e udheheqesise.
Jeta bashkeshortore eshte jete shoqerore, e cdo sho­qeri apo familje patjeter duhet ta kete nje kryetar, per shkak se ata qe jetojne bashke, patjeter te ndryshojne mendimet dhe deshirat e tyre ne disa ceshtje, per ate edhe nuk mund te realizohet interesi i tyre nese nuk kane nje kryetar, mendimi i te cilit do te miratohet ne ceshtjet diskutabile, ashtu qe mos te ndodh te veproje cdonjeri prej tyre kunder tjetrit dhe kesh­tu te zgjidhet nyja e unitetit gjithperfshires dhe te crre­gullohet sistemi.Nderkohe Zoti rolin e udheheqjes se familjes ja besoi burrit,jo  pse burri eshte me i mencur e me i zoti por per nje tjeter urtesi qe shpjegohet qartesisht ne kuran: ngase ata kane shpenzuar nga pasuria e tyre… pra sepse buri ka rolin kryesor ne furnizimin e mbajtjen e familjes , ai eshte i obliguar te punoje e te mbaje gruan,nderkohe gruaja eshte e lire te punoje ose te mos punoje.Ne jeten martesore ka nje detyre te perbashket midis dy bashkeshorteve, dhe ajo eshte qe te ndertoje e te formojne nje familje me baza te shendosha, me pas vijne edhe rolet e vecanta, ku burri eshte nje cope punetor apo shebertor i familjes se tij, nderkohe qe gruaja eshte nje edukuese ne familje.Zoti prej burrit kerkon qe te mbro­je gruan dhe ta furnizoje ate, nderkaq prej gruas kerko­n qe ta respektoje burrin ne ceshtje te arsyeshme.
Me kete nuk dua te them se burri nuk duhet ti kushtoje respekt gruas se tij, perkundrazi, profeti yne thote:Me i miri prej jush(Muslimani me i mire) eshte ai qe eshte me i mire me gruan e tij
Nderkohe permendem se burrit i eshte dhene e drejta e udheheqesit ne familje per shkak te rolit qe ai luan brenda familjes dhe me kryesoret eshte mbrojtja e furnizimi I saj, nderkohe tani me duket e udhes te sqaroj natyren e ketij sundimi ne familje?
Valle behet fjale per nje udheheqje te vrazhde? 
  
  
 
UDHEHEQESI E DASHURISE DHE MESHIRES
 
Udheheqja e burrit ndaj gruas eshte udheheqje e dashurise, meshires dhe mirekuptimit. Zoti i Larte­suar thote: “Dhe nga faktet e madherise se Tij eshte qe per te miren tuaj, ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashuri e meshire…” (Er-Rum: 21)
Shembulli i burrave muslimane eshte profeti i tyre, kur thote: “Me i dobishmi prej jush, eshte me i dobishmi per familjen e vet, une jam me i dobishmi prej jush per familjen time.” 
 
Jo vetem kaq por nje dite e pyeten profetin: O i derguar i Zotit kush eshte njeriu me i dashur per ty? Profeti u pergjigj: Aishja (bashkeshortja e tij). Shoket qeshen dhe e pyeten, po te pyesim nga burrat kush eshte me I dashuri tek ty: Profeti u pergjigj: Babai i Aishes.
Nuk besoj se do ndonje shpjegim me shume se kaq ky qendrim.
 
Je jashte situate plotesisht.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Korrik 2006 23:47
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Re: Te drejtat e gruas ne islam!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti
Kurani e lejon rrahjen e femrave:


Koran 38/44 Dhe merre ne doren tende nje dege te gjerbert dhe goditni me
te,dhe mos e the betimin……) [C'drejtesi eshte kjo?? A vlen e njejta per meshkujt e padegjueshem?????????]






 

Astronaut perseri je jashte diskutimi sepse nuk e di as vete vfare ke sjelle.

Atehere analizojme vargjet ne teresi:

41. Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!” 
42. Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. 
43. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata. 
44. E, merr me dorën tënde një tufe barishtesh dhe bjeri me to, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti. 


Tani tek kjo sure flitet per disa nga profetet nderkohe kjo ka te beje me profetin Ej-jub qe ne bilbel njihet me Emrin Jobi.

Ky ishte njeri shume i pasur nderkohe e godet nje semundje e rende ngjitese.

I vdiqen te tere femijet, i humbi komplet pasuria qe kishte, sepse qe i semure gati 13 vjet.

Mbeti i ushqyer keq kur nje dite gruaja e tij ankohet per caktimin e Zotit per sproven qe po ju behej dhe Ejjubi u merzit pak.

Nje dite tjeter gruaja e tij, i bie ushqim te bollshem dhe ky u be xheloz dhe e pyeti nga e ka marre?

Ajo u pergjigj se ka shitur gershetat e saj per ti siguruar ushqimin te shoqit.

Gershetat e se shoqes ishin gjeja me e shtrenjte per te, dhe u merzit se tepermi saqe u betua se po te sherohej do ta rrihte me 100 goditje ate.

Zoti deshi qe te sherohej por ama cdo behej me betimin:

Zoti e porositi:Merr ne doren tende nje tufe barishtesh dhe bjeri me to mos e thyej betimin...

Pra Ejubi mori ne dore 100 fije bari dhe e goditi vetem nje here te shoqen lehte.

Pra nuk kane qene thupra por barishte, nderkohe ne kuran thuhet"Dadth" qe do te thote deng barishtesh dhe ky deng ka qene i perbere nga 100 fije bari.
Tani te kthehemi tek e drejta e mashkullit ne aplikimin e mjeteve fizike dhe largimin prej shtratit bashkeshortor.Kjo ka te beje vetem ndaj atyre femrave te cilat shprehin disa lajthitje te caktuara seksuale dhe bashke-shortore. Kryesisht kjo ka te beje me dy ekstravaganca me te
perhapura dhe psikologjikisht te shpjeguara: mazohizmin dhe sadizmin. Ne rastin e pare femra deshiron te jete fizikisht e munduar, kurse ne rastin tjeter, qe ajo ta mundoje bashkeshortin.
Pra, ne keto  raste mund te perdoret nje qortim i lehte por ama te mos e kaloje kufirin e qortimit. duke i lejuar mashkullit
Me qellim qe te mos shkoje ne nje shkatrim te ciftit kurani lejoi qe femren - mazohiste ta sheroje me ilacin qe deshiron ajo,kurse ato jane te rrahurat fizike, ndersafemren sadiste ta sheroje me braktisjen e shtratit bashkeshortor:

“...
E pastaj ne shtrat ndanu nga ato, e madje edhe
rrihni...” (En-Nisâ, 34).

Por ama vlen te theksohet se ky hap vjen kur ka mbaruar cdo menyre tjeter dialogu dhe kushti eshte qe te mos e kaloje e goditura dhimbjen e 100 fijeve te barit.
Mendoj se kjo nuk quhet goditje fizike fare sepse eshte njelloj sikur ta godasesh me pambuk.
Tani lind pyetja nese mashkulli peson keto lajthitje cfare behet?
Ne kete rast gruaja duhet te ankohet ne organet kopetente te shtetit dhe kjo ngaqe nuk ka mundesi te perballet me mashkullin.
Nese do nte ligjerohej kjo do te ishte me keq per vete femren madje edhe e rrezikshme.

 Pra ne kuran nuk mund te thuhet se lejohet dhuna fizike ndaj femres dhe nese nje burre e godet gruan sipas ligjit islam ai burgoset ose rrihet kjo ne varesi te demit qe ka shkaktuar.

Nderkohe tradita e profetit dhe mijera fjale te tij tregojne per nje model trajtimi te femres ne islam, je disa thenie:

1-“Nuk ka dyshim gruaja është e njëjtë , e ngjashme dhe e barabarte me burrin”
2-“ Xhennerti ndodhet nën kembet e nenave”
3_-“Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe gratë te apasjonuar pas deshirave”
4- Siç keni ju te drejta mbi gratë, kanë edhe ato te drejta mbi ju”
5-Besimtar me iman te plotë është ai që është me i sjellshem, ndërsa me i miri prej jush është ai që është me i mirë për gratë e veta”
6-“Kini frikë Allahun ne trajtimin e grave”
7-“Kjo botë është pasuri, ndërsa pasuria e saj me e madhe është një grua e mirë”
8-“ Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur këtë e bën për vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetëm askund përveçse ne shtepi”
9-“Kush deshiron te mbroje virtytin, nëse vdes duke ruajtur sekretin e dashurisë vdes deshmor”
10-“Në lidhje me gratë, njëri tjetrin ta këshilloni me mirësi...”
“Një besimtar një besimtares të mos i hidhërohet kur është i nevrikosur. Nëse nuk i pëlqen ndonjë veti e saj, ndoshta do të jetë i kënaqur me vetitë tjera.”

11-“Besimtarë, më të pjekur në iman janë ata që kanë moral më të lartë. Nga ju, më i vlefshmi është ai, që ndaj grave sillet më mirë dhe është më xhentil.”


[color
=black]Nuk po zgjatem me se mu shkurtuan gishtat.

[/color]
 

 

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga Indrit datë 03/07/2006 ora 00:57

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Korrik 2006 00:30
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Indrit, nuk e kuptoj, pa sa here qe lexoj argumentat e tua te shkruara me aq durim, te cilin e kam zili, me shtohet imani, pikerisht ne keto momente qe jam duke perjetuar nje gjendje jo te mire shpirterore..
Zoti te shperblefte me te mira ne kete bote dhe ne tjetren!
urimin e dyte e di vete ti cili eshte




p.S
kam cituar shpeshhere ne disa tema nje ajet Kuranor"
"E ti keshillo aty ku keshilla ben dobi:"

jane te pakte ata qe i kane bere dobi keshillat apo argumentat e servirur nga ti, me vjen mire qe nje prej tyre ehste dhe fajtori

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Korrik 2006 13:19
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belkisa
hulumtuese

Regjistruar: 13/07/2007
Vendbanimi: Brussels
Mesazhe: 96

Pershendetje te gjitheve
 
 
Sec me ra rruga kendej nga Islami dhe te drejtat e gruas ne te, ku me te vertete eshte teme interesante,( ske c’thua, eshte boom mediatik, domosdo qe ia vlen te diskutohet edhe ne kete forum), e me behet qejfi qe shoh se edhe diskutimet jane po aq te shumta, pasi ka me te vertete pa fund per te thene rreth saj, por fatkeqesisht mua nuk me del koha te lexoj as 1/10 prej tyre.
 
Gjithesesi ajo cka une dua te them ne pergjithesi, e ndoshta eshte permendur edhe nga ndokush tjeret me lart, eshte fakt i pamohueshme qe femra muslimane eshte pajisur me nje konvente te drejtash qysh para 14 shekujsh, nje konvente te drejtash qe levizja feministe filloi luften e saj aty rreth  fillimit te shekullit 20, e ende vazhdon perpjekjet e saj ne shekullin e 21 per dhenien e ketyre te drejtave. 
 
Po ashtu nuk besoj se ka ndonje fe tjeter qe t’i kete kushtuar kaq shume vemendje femres sa i ka kushtuar Islami asaj, gje qe eshte e dukshme (per ata qe bejne ndopak « search ») ne seri te pafund botimesh dhe madje edhe enciklopedi me seri vellimesh.
 
Por ajo qe me shqeteson dhe me nxiti te behem pjese e ketij diskutimi nuk eshte se sa te drejta gezon femra muslimane ne Islam (pasi ato jane te shumta dhe ne cdo aspekt  te jetes se saj), ajo cka me shqeteson eshte fakti sesa keto femra muslimane i njohin te drejtat e tyre dhe sesa vellezerit e nderur muslinane j’ua japin keto te drejta apo edhe pse jo t’ua mesojne?
 
Mos gabofsha diku se ku lexova nje opinion, me duket nga Fajtori se shoqeria muslimane eshte maskiliste dhe i ndan femrat ne shpiake dhe l… ; e pozicionoj veten ne vendin e tij me aq informacion qe ai ka rreth femres ne islam, jam teresisht dakort, thjesht do ti jepja nje koment te shkurter pak me poshte se kjo qe mendon ndoshta eshte pjese e realitetit qe ai njeh por absolutisht jo pjese e Islamit. 

 
Por me pare po bej nje pararanteze te shkurter ne lidhje me mbulimin e femres ne Islam, e cila eshte shpesh edhe burimi i polemikave mbi shkeljen e te drejtave te saj(kjo jo per t’i ndryshuar mendjen atyre qe se pelqejne vendosjen e shamise, por thjesh per info), ju them se eshte teresisht e kunderta, pasi shamia ne thelb eshte nje liri zgjedhje, e obligueshme nga Zoti por jo nga robi, pasi po te jete per kete te fundit ajo i fumbet te gjitha vlerat dhe eshte me mire mos te vendoset fare. Ajo cka dua te them shkurtimisht eshte se vendosja e shamise nuk ka per qellim qe ajo te mbyllet brenda mureve te shtepise (pasi  brenda kornizes shtepi ajo s'ka nevoje per te) apo t’i mohoje apo t’i zvogeloje te drejtat qe ajo gezon, perkundrazi i jep asaj mundesine, d .th.n. e shtyne ate te behet pjese kontribuese dhe aktive e shoqerise, dhe nder te tjera te shikohet si vleresim i personalitetit te saj kultor apo intelektual, dhe te qendroj larg perdorim te saj si mjet marketingu.
 
Po shkoj tani tek pika qe lash pezull pak me lart, pse disa mendojne qe shoqeria muslinane eshte maskiliste ? (ku duket paksa paradoksale pasi fatmiresisht ndryshe nga fete e tjera muslimanet kane nje shembull, model te jetuari ku te mund te bazohen qofte ky ne aspektin familjar, shoqeror , institucional etj, i cili eshte profeti Muhamed a.s. )
 
Pra problemi qendron diku tjeter se sa perqind prej tyre :
 Grupi i pare –  e ndjekin dhe e zbatojne ate ne praktike
Grupi i dyte –  e njohin ate shume mire ne teori por fatkeqesisht jane shume larg praktikes
Grupi i trete – te cilet pranojne me krenari qe jane muslimane, por kane nje informacion  te vogel apo edhe fare rreth te drejtave te femres ne Islam, te cilin e mpleksin me fanatizmin apo maskilizmin traditor te nje vendi, thene shkurt jashte fare asaj cka quhet tradite profetike apo islame.
(Fajtor me vjen keq qe deri tani ke patur mundesi te njohesh vetem prej atyre te kategorise se grupit te dyte a te trete.)
 
Pra se fundmi po e mbyll me ajetin Kuranor 13 :11 « All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. » 

Te jemi realiste eeee, mos te bejme filozofira, se realiteti ku jetojme eshte ca i hidhur, ka boll per permiresim, e vetem atehere kur grupi i dyte dhe i trete te behet si i pari do te shohim ndryshim te mendimit te te tjereve.

Lexim te kendshem!
 

__________________
Si je t’adore par craindre de l’Enfer, brûle-moi en Enfer, si je t’adore dans l’espoir du Paradis, exclus-moi du Paradis. Mais si je t’adore pour toi-même, ne me prive pas de ta Beauté éternelle

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Korrik 2007 15:31
belkisa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belkisa Kliko këtu për të kontaktuar me belkisa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: belkisa Shto belkisa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belkisa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053


Ja nje femer praktikante e atyre qe ka permendur, a busy woman,, pothuajse ne shume fusha te jetes....
belkisa, je nje shembull i femres muslimane.
Besoj se dhe specializimi qe po ben ne Bruksel ka per te te ndihmuar edhe me shume ne rrugen tende si nje femer e konsoliduar me vlera si per vete dhe ne shoqeri..

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Korrik 2007 12:28
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
klaudio
Thinking ahead

Regjistruar: 19/01/2008
Vendbanimi: LISSUS
Mesazhe: 57

tingull !! tingullon!! nen tingullues!!

Me sa kam nigju un, nuk jam shum i vetdishem po me te nigjume e kam???
Myslimanet kan te drejte te martohen me "shtat" gra !!!!
Ne ket rast prsh... U martove ti me nje burre, dhe ai ka 6 gra te tjera!!
Ti c'fare drejte ke ???

E drejta e gruas te mshtillet me nje shami te zeze ne koke e te jet e veshur me te zeze ne gjith trupin ???? marrezea shekullore XXI-te !!!!!!!!!!!

__________________
Me, my self, and I

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shkurt 2008 05:37
klaudio nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të klaudio Kliko këtu për të kontaktuar me klaudio (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të klaudio't! Kërko mesazhe të tjera nga: klaudio Shto klaudio në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto klaudio në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kujta1
Matematikan

Regjistruar: 04/01/2008
Vendbanimi: kumanov
Mesazhe: 182

Re: tingull !! tingullon!! nen tingullues!!

Citim:
Po citoj ato që tha klaudio
Me sa kam nigju un, nuk jam shum i vetdishem po me te nigjume e kam???
Myslimanet kan te drejte te martohen me "shtat" gra !!!!
Ne ket rast prsh... U martove ti me nje burre, dhe ai ka 6 gra te tjera!!
Ti c'fare drejte ke ???

E drejta e gruas te mshtillet me nje shami te zeze ne koke e te jet e veshur me te zeze ne gjith trupin ???? marrezea shekullore XXI-te !!!!!!!!!!!


ke te drejt te martohesh me 7 gra ne qoftese nuk ka vend ku te marrohen vajzat. Se Islami thot se cdo njeri normal patjketer te martohet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Prill 2008 04:56
kujta1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kujta1 Kliko këtu për të kontaktuar me kujta1 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kujta1 Shto kujta1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kujta1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:53 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja Islame > Islami dhe te drejtat e gruas ne te.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.