Jarigas
gigolò
Regjistruar: 08/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600
|
Citim: Po citoj ato që tha malukati
Nuk kam qeshur ndonjehere si tani. Me beso! Shqiptaret e shkrete! Qyqaret me iluzione! Mjeranet! 3 milion kokrra, te ndare ne menyre pasionante ne veriore e jugore, ne myslimane, katolike, ortodokse e bektashinj (kjo e fundit eshte edhe me per te qeshur), me dy parti demokratike, 2 parti socialiste (LSI=PS, same shit), 2 a 3 parti te ballit, dy konkurse bukurie, etj. Nje popull ne krize identiteti qe permbledh ekstremet me te pabesueshme, qe e kane genjyer per 50 vjet e tani vazhdon te genjeje veten me nje "histori" qe i vjen prapa. Me vjen te qesh e te qaj. Vetem historianet e Shqiperise, ata qe kane germuar arkivat e njohin historine e saj te vertete, popullit thjesht i kane hedhur trute e gomarit. Historia e Shqiperise eshte nje histori e mbushur me tradhetira, rrjedhoje e mentalitetit lokalist te shqiptarit te tipit "Lagja ime eshte me e mire sepse eshte e imja".
Sigurisht qe para nje te huaji, kur detyorohem, me duhet te them se jam krenar qe jam shqiptar, por thelle thelle nuk jam. Sepse te qenit shqiptar per mua nuk eshte identitet, e s'ka si te jete! , Islamin dhe respektoj e nderoj thellesisht cdo shqiptar katolik apo ortodoks qe e identifikon veten me fene e vet, sepse vetem feja dhe tradita jane ato qe krijojne identitetin, e sa per traditen shqiptare.... me mire te mos flasim se nuk e dime cila eshte, ose nuk na pelqen asnjerit. Feja e shqiptarit nuk eshte shqiptaria, sepse kjo e fundit implikon gjera per te cilat nuk jemi aspak krenar, po ta njohim mire historine.
Prandaj le te mos e genjejme me veten. Shqiptaret jane nje popull prej tri fesh dhe u mbetet qe ta tregojne kulturen e tyre duke i respektuar ato.
Shendet
Bjeri se i bie bukur......Eshte tamam per ty kjo thenie.....
" Historia e Shqiperise eshte nje histori e mbushur me tradhetira"-thua ti...Tamam si kjo qe sapo bere....
"Nje popull ne krize identiteti qe permbledh ekstremet me te pabesueshme"----A se sheh vetveten aty?Ti i dashur je ne krize identiteti, dhe kjo vjen nga mosbesimi ne vetvete,prandaj kerkon strehe ne grupe sociale me te medhenj e me te njohur, ne brendesi te te cilit mund te gjesh perkrahje, siç jane grupet fetare....
Larmia e bindjeve, politike, fetare, muzikore apo dialektore, eshte nje thesar i paimagjinueshem nga persona te ceket, ose qe e perdorin trurin vetem ne nje drejtim..
"Une e identifikoj veten me fene e te pareve te mi"...Shihe pak veten kur pohon kete gje.....Nese do te ishte vertet feja e te pareve te tu, a nuk do te mjaftonte vetem kjo gje qe te ndjeheshe krenar qe je pasardhes i tyre, pra: Shqiptar?????
"Feja e shqiptarit nuk eshte shqiptaria, sepse kjo e fundit implikon gjera per te cilat nuk jemi aspak krenar, po ta njohim mire historine."----Ti fol per vete i dashur, se ka akoma ndonje Shqiptar, qe ndjehet akoma i tille....Ty te keshilloj te nderrosh kombesi, e ne fene islame ka shume kombesi ne te cilat do ta ndjeje veten krenar:turk, arab, sudanez, indonezian,pakistan,afgan, etj....Te gjithe kane pasur nga tre-kater, Skenderbej....Ne te shkretet vetem nje......
"rrjedhoje e mentalitetit lokalist te shqiptarit te tipit "Lagja ime eshte me e mire sepse eshte e imja". "...ose ideja ime eshte me e mira, kjo qe po ben edhe ti...........hapa te medhenj paske bere perpara duke u identifikuar me nje fe!!!!!!
__________________
Carpe diem
Modifikuar nga erzeni_be datë 21/06/2007 ora 19:14
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|