Jarigas
gigolò
Regjistruar: 08/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600
|
Citim: Po citoj ato që tha bleta punetore
Si eshte ky shpjegimi i vezes... pa ta degjojme nje here!
Bleta!!!Po perpiqem te te jap nje kthjellim me aq sa kam mesuar......
Kur merret ne shqyrtim kjo pyetje, gjeja e pare qe dohet te qartesojme eshte nese flitet per vezen ne pergjithesi apo per vezen e pules.Nese e kemi fjalen per vezen ne pergjithesi, s'ka pike dyshimi se veza ka lindur parpara pules, duke qene se pula, si gjithe shpendet, eshte pasardhese e dinosaurave....E siç e dime , dinozauret, shtoheshin me ane te vezeve, ashtu si edhe anfibet e peshqit para tyre......
Nese flasim per vezen e pules, pyetja eshte sic i themi ne nga anet tona, pese me hic...... Meqe themi veza e pules, pa pule s'ka veze pule(gjeli ndoshta po  ).......Mirepo ne kete rast, duhet te shpiegojme se nga ka lindur pula.....Ne rastin e ateistit, kthehemi ne shpiegimin e pare, pra nga nje veze dinozauri....ne rastin e nje fetari, themi se Zoti krijoi pulen, ashtu si edhe budallenjte, dhe pastaj kjo pula na beri veze.........Ne rastin e trete eshte vetem nje menyre per te thene se nje diskutim, nuk ka nje zgjidhje te kenaqeshme per te gjitha palet qe jane ne diskutim......Siç eshte diskutimi mbi "logjiken" e prejardhjes se botes.....Eshte si me thene qe nje qelize e trurit, vetem per vetem, te arrije te kuptoje gjithe trurin dhe pastaj ta komandoje....A eshte e mundur?????Si eshte e mundur qe ne , grimca microskopike ne hapesiren e pafund, te arrijme te kuptojme pafundesine????(ndoshta me mire te mos e kuptojme, se pastaj si puna e Tokes do ta katandisnim).....Krijues nuk mund te kete, sepse nje gje e tille nenkupton vulnet, e vulneti eshte i ushtruar nga nje krijese(pra e krijuar per veten e vet), e keshtu ne pafundesi.....Por atehere nga vijme????Ku shkojme???Pse jemi ketu???Ne fund te fundit nuk jemi vecse materie e organizuar, e veteorganizuar, veteshkaterruese,....Pa atehere, pse me meket fryma kur shoh vajzen qe dua????Pse me dhemb shpirti(shpirti, c'eshte valle???)Une them se gjeja me e mire eshte te gezojme kete jete qe kemi, se po te vrasim mendjen shume per kete , e harxhojme me kot.....Perqafime.........Shpresoj te kem qene i qarte.......   
__________________
Carpe diem
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|