BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Bashkangjitje: gla.jpg
Ky file është shkarkuar 34 herë.
Emri i tij eshte Glaukus .
Sa mire do ishte sikur te ishte e vertet do te doja me gjithe shpirt te ishim afer dhe sidomos ne keto momente ndoshta kete kohe kemi fol shume pak jo per fajin tend po timin e zene me hallet ditore me problemet e jetes, te kesaj jetes qe rend vrapon shume shpejt por qe une doja ta ndaloja nje moment te tregoja sesa i rendesishem je per mua.
Do te doja te kisha afer nje mik ,nje shok ,qe asnjehere ne keto vite te njohjes tone se ka tradhetuar miqesine, respektin, dashurine time nje shok qe bashke kemi ndare momentet me te trishtuara e me te gezuara .Nganjeher me duket sikur Zoti per nje motiv o tjeter me ka pak inat sepse njerezit qe i dua ben qe te jene larg meje qindra e qindra kilomenta. Kjo ndoshta per te me thene qe une kam shume nga kjo jete ndoshta kam me shume se c’meritoj dhe te me jepte dhe kete gje s’do quhej jete por parajse do ishte shume e bukur te ishte e vertet (dhe pse cuditerisht une skam kerkuar asgje skam dashur asgje pervec te jetoja e rrethuar me dashuri dhe jo me lusk).
Kohet e fundit kam menduar se nuk ka rendesi menyra vendi rrethana ku i njeh keto njeres rendesi ka shija e njohjes dhe vendi qe zene ne zemren ne jeten tende.Ti ke zene nje vend shume te rendesishem ne jeten time, ke zene ate vend qe asnje mashkull qe ka pasur trupin tim, zemren time, mendjen time dashurine time s’ka mundur ta ndryshoje, ta modifikoje o ta zbehi ti ke zene ate vend ku jane 2 vellezerit e mi dhe une jam e lumtur qe je aty .
Nese do pyesja veten se cfare na ka lidh kaq shume ne keto vite ,cfare ka bere qe ti besojme njeri tjetrit kaq verberisht dhe sekretet me te fshehta them se eshte Zemra jote kaq e madhe .
Ti ke je zemer te madhe sa qe cdo njeri do ta kishte zili sepse ty cdo gje te buron nga zemra, miresia sinqeriteti,kujdesi dhe dashuria .
Eshte ai kujdesi qe ti me shprehe qe diten e pare qe me pyete “sesi ndihem a jam mire ” dhe une te bej te njejten pyetje ndoshta per tu mos u pergjigj sesi je ti .Dhe ti me tregon me nje sinqeritet qe me habit( se zakonisht e bej une qe tregoj) qe ndiheshe keq sepse para disa ditesh nga kjo jete nga nje semundje e rende e pasherueshme kishte ik nje njeri shtrenjte per ty e te kishte len nje boshllik te madh e kishe frike se sdije si ta mbushje o ndoshta dije u hiqje I lumtur per te mos treguar se cfare provoje …ah ato momente sdi pse do kisha te kisha nje shkop magjik e si ne perralla te shkurtoja kete largesi te isha afer teje dhe pse ste njihja mire,sdija asgje per ty por thjesht te shtrengoja ne krahet e mi e te thoja e dhe une kam frike kam shume frike nje por eshte e kunderta e asaj qe ke ti :kam frike te le nje njeri te dashur qe s’ka moshen tende qe ka nevoje per mua sic kishe nevoje ti tani dhe pse ishe rrit.
Sa e sa here ne netet ne vashdim une degjoja ty tek tregoje brengat e tua merzitjen boshllikun tend e sa here ti me jepje kuroja qe mos dorezohesha te vashdoja te luftoja per gjerat e bukura qe kam te luftoja perseri e perseri pa u lodhur sepse jeta me kishte nje borxh ;lumturine .Ti me jepje kurajo ate kuroja qe une se kam pas asnjeher ne gjerat e rendesishme te jetes time .Sa here ne keto vite ti ske harruar nje dite dhe kur skam qene present te me urosh “naten e mire dhe mirmengjes “ .
Ti ishte gjithmon ti ishe ne momentet me te veshtira kur lodhja fizike mendore dhe humori im ishin per toke ti ishe e beje cdo gje qe te qeshja e te mos mendoja .Ti ishe kur nje dite ne deshperimin me te madh timin me the qe smund te humbisje nje moter tani qe e gjete sdo e lejoje .Si mund te harroj dashurine e paster qe ti me ke dhene ne keto vite pa kerkuar asgje ne kthim ndoshta per kete ti je kaq i vecante per mua sepse jep pa menduar cdo marresh dhe pse une jam mesua vetem te jap dhe te marr si shperblim nga harrese genjeshtra .Ti kurre sme ke gjykuar dhe ne disa zgjedhje te jetes time qe ti si kuptoje dot nuk arrije ti besoje por i respektoje sepse respektoje ndienjen time vendimet e mia respektoje mua .
Ti ishe gjithmon ishe dhe atehere kur une kisha frike te tregoja sesa nevoje kisha ato momente per nje mik te vertet nje mik qe te mendonte jetonte te shikonte jeten si une me syte e realitetit kur e bardhe eshte e bardhe dhe ska sfumatura per te bere interesantin ne kete bote virtuale ku cdo gje rrezaton vetiten si flori por ne realitet eshte baker ose me keq alumin pa vler .Ne kete bote ku lindin dashurite si kerpudhat mbas shiut dhe ku zhduken po kaq shpejt per te zene te tjera e te tjera sa ngatarrohemi si ne ndonje labirint qe ska dalje.Ti ke qene vetvetja gjithmon dhe ne nje kontekst si ky kur rrethohesh me njerez fallco te mjafton nje sekonde per te kuptuar fytyren e tyre te vertet ,e rrethur me njerez interesaxhinj qe miqesine perdorin per interesat e tyre dhe kur si duhesh me ato zhduken si vesa kur del dielli ,e rrethuar me njeres qe ndihem superiore dhe pa shkak e duan te shkelin me kembe .Me ty kam kuptuar se vlen me shume shpreh me shume dashuri nje fjale jo e thene sesa ore e ore biseda te kota pa vlere duke mbushur mendjen sesa e duam dike kur ai ne fakt do dike tjeter …ti ke me ke mesuar se diplomat e varura neper faqe muresh e te shprehura ne faqe forumesh kane vlera sa ajo karta e banjos sepse ti ke diplomen me te madhe ate te shkruar me germa te arta per mua JE NJERI .Ja pse ndihem me fat qe te kam njohur sepse ti sme ke tradhetuar kurre ti ke ditur te ndash dashurine nga miqesia gje qe shumica e cunave sdine po i ngatarrojne.Nese do kisha mundesi te ktheja kohen mbrapsh e te isha une qe te zgjidhja se kush do me shoqeronte ne kete jete kush do ishin miqte, shoket, shoqet dashurine, familjaret e mi ti do ishe perseri ,perseri, perseri VELLAI IM GLAUKUS.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|