Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Ndonjehere me vjen te shkundem si nje qen i lagur. Te hedh tutje copezat e lageshtise se kaluar qe me mbajne qimet ngjitur. Shume mund te them per kete mungese, por edhe zbehjet nuk e lene shumicen te perkthehet ne fjale te lexueshme. Sot lexova nje fjali te Mussolinit (qe pastaj e kish perdorur Giolitti): "Te qeverisesh italianet nuk eshte e pamundur, por eshte e kote". Sa aktuale me duk per shqiptaret kjo shprehje. Duket sikur gjendjet tona mendore qarkullojne neper zorre ne pritje te mbledhjes perfundimtare te nje jashteqitjeje. Me pak fjale, bashkimi i shqiptareve i ngjan nje dhjerieje moderne, e cila leshon ere dhe prodhon pleh per rritjen e filizave te ardhshem. E gjithe ceshtja eshte sa mund te durojme eren, se vlerat pleheruese do dalin se s'ben.
Ndoshta ky eshte nje devijim i qellimte, per te gjetur argumente te perbashketa qe nuk krijojne prezantime personale. Ilacionet e mia vezhgohen dhe levrohen nga syte e nje brezi te ri internetcinjsh. C'eshte e verteta me ka marre malli te lexoj ndonje paragraf te Mustafa Nanos... Dhe te harroj injorantet e politikes se vjellur ne emigrim. Me ka marre malli te gjej te perbashketat dhe jo diferencat. Me ka marre malli te gjej partnere diskutimi qe nuk perfundojne rendom ne ndonje histori dashurie te keqtrajtuar njeanshmerisht. Me ka marre malli te rikthej shoqerite e internetit, ato te vertetat, te cilat, ndryshe nga ushtrimet moderne, nuk vdesin brenda dy neteve spermezim prapa monitoreve. Gjimanstika e fallsifikuar ka dale ne mode, por te gjithe rrotullohen brenda nje pusi te thelle, sikur dikush ti perzjente nga lart me nje luge te sterzgjatur.
Ndoshta keto hapa fjalesh nuk japin asgje nga vetja ime, por jane nje perkthim i mire i gjerave te pathena dhe te pathenshme. Ajo qe me vret nuk eshte konsiderata qe mbjell tek-tuk neper qeniet femerore, por veshtiresite qe do hasja si njeri i zakonshem. Nuk duhet nenvleftesuar se gjithshka e kemi arritur me mund dhe zbritja ne anonimitet na heq privilegjet e rastesishme. Dhe kush i thote keto, nje zbatues i anonimitetit klasik, mbrojtes i kujtimeve te mira.
Pershendetje lexues qe duruat deri ketu.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|