IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Re: ...
Citim: Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne perendimin e florinjte
kur hena ndjehet aq afer
dhe valet peshperisin qetesi
gjilpera e busulles mendore
zhduket diku ne brendesi.
Kete here uni fuqi nuk ka,
te sjelle botekuptimin ne jete.
Ne gropa gabimesh
te bera nga perseritja mocal,
zbehet ne rebuse mendimesh.
Mekanizmi i renies ne histori,
vihet ne levizje kohe me pare
ndersa valet e para te tronditjes
ndjehen ne faqe te pafryt
qe zberthimi ilac nuk fal.
Por sot eshte e kot,
te zgjidhesh enigma pavlere.
Kur buzeqeshja zhduket
nga ligjet e dites,
Valle sepata ku duhet te bjere?
Kjo poezi e vogel eshte mjaft filozofike e moderne.Pjekuria juaj ne gjykimin e fenomeneve te botes qe na rrethon eshte shprehur bukur nga muza juaj ne vargjet e kesaj poezie brilante.
PS:Tek strofa e trete,vargu u dyte, folja vihet mos duhet shkruar vene per te qene ne rregull me kohen?
Faleminderit per kenaqesine qe na fal kjo poezi mjaft e bukur ne qiellin e zymte te Londres!
Vlora
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|