Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Simbolet fetare ne shkolla.
Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po te bashkojme dy karakteristika gjehet spjegimi. Nga nje ane jemi popull i korruptueshem qamet. Nje shoku im ne chat (Lobby) perdorte shprehjen "kthejne b... nga fryhet k....". Kjo ka ndodhur ne kohe te turkut dhe po ndodh sot ne kohe te amerikes. Se dyti turku nuk e perhapi me dhune fene, sepse po te shikojme historine gjerat e perhapura me dhune durojne pak. Mjafton te shikoni si sillet SHBA sot ne eksportimin e demokracise. Turku perdori metoden me te lezetshme: lekun. Nga sa kam vene re njerezit pranojne cdo gje po t'ia perkthesh ne leke. Per shembull cigaren nuk e le asnjeri, por nese rrit avash avash cmimet askush nuk proteston dhe fillojne lene cigaren. Ne menyre analoge turqit thjesht vinin taksa me te uleta per muslimanet. Keshtu qe populli yne heroik filloi avash avash ti binte lapsit qe duhej te ishte mysliman. Gjaku sigurisht qe u perdor, por turqia ishte perandori dhe qellimi kryesor ishte zgjerimi i territorit, pastaj vinte perhapja e kultures turke. Po te tentoje te dilje i pavarur turku te priste koken.

Kjo eshte dhe aresyeja pse feja islame sot eshte akoma e forte ne Shqiperi, sic tregojne dhe dy fenomenet me lart.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Janar 2007 14:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

Ne vetvete te veshesh rroba tradicionale nuk ka asgje te keqe, por per mendimin tim i bie serioziteti shkolles ne qoftese secili shkon i veshur me fustanella apo citjane apo kostume te tjera popullore. Do te kerkojne dhe te tjere pastaj me shume liri dhe ekstravagance ne veshje duke dale jashte cdo kontrolli. Une nuk jam as per ato qe vishen ne shkolle sikur kane dale per pune ke 3ngjyreshi (semafori), por per veshje serioze dhe ne kufijte e kohes. Ligj nuk besoj te kete per kete gje sepse ju eshte lene ne dore organeve arsimore te vendosin se cila eshte e pranueshme dhe cila jo. Ashtu sic ndodhu per rastin qe po diskutohet ne kete teme, kur drejtori i nje universiteti mori vemdim te njeanshem dhe vuri veton per te vendosur se si duhen te paraqiten studentet institucionin qe ai drejton. Per mua personi ne fjale i ra ne qafe pa te drejte studentit qe mbante mjeker, pasi nuk ka ndonje domethenie fetare dhe as nuk thyen ndonje kod etik mbajtja e mjekres. Nqs do te vinte nje student per shembull me mjeker te lyer me boje portokalli apo lejla, atehere do kishte te drejte drejtori. Por persa i perket ferexheve une jam ne anen e drejtorit. Jo vetem sepse po te filloje nje fe, te gjitha do te kerkojne me shume liri, por edhe sepse nuk me duket veshje e pershtatshme per nje institucion publik. Fundja feja eshte personale dhe personale duhet te mbetet. Nuk duhet te behet as zevendesuese e moralit dhe as politike.
Nqs nje njeriu nuk i jetohet dot jeta pa rroba te tilla, mund te frekuentoje institucione fetare.

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Janar 2007 22:51
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEND_ME_AN_ANGEL Kliko këtu për të kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shtetet perendimore i japin liri fese per te respektuar emigrantet e lindjes. Dhe kete e bejne derisa e dine qe i kane nen kontroll dhe myslimanet jane ne pakice. Kjo nuk ka asgje te perbashket me problemin shqiptar, sepse flasim per fene tone te brendshme si shtet. Shtetet perendimore nuk e kuptojne rrezikun qe vjen nga fetarizimi i tepert i shkollave dhe perhapja e fese ne vende te corientuara si Shqiperia. Fete dhe fetaret jane te gatshem te shfrytezojne cdo boshllek institucional qe mund te linde dhe te kerkoje popullin ti ndjeke ne aventura shamish dhe burkash pa fund. Ky eshte nje problem specifik shqiptar, ashtu sic kane turqit problemin e fondamentalisteve. Thjesht feja duhet te qendroje brenda mureve te veta dhe mos i afrohet institucioneve shteterore. Nje shami ne shkolle nuk sjell asnje problem, por pas shamise vijne shume rituale te tjera, morale pa fund, strategji politike per te mbushur vrimat e demokracise se brishte shqiptare. Nuk me frikeson ajo femra me shami, me frikesojne meshkujt qe e indoktrinojne.

Dhe se fundi duhet pranuar qe cdo shtet ben politiken e vet. S'ka ndonje te keqe sikur shteti yne te ruhet nga "perhapesit e dijes" qe cojne vajzat te dijezohen neper shkollat e shtetit. Nga ana tjeter do isha dakort te respektohet deshira e asaj vajzes sikur shteti te funksiononte sic duhet ne Shqiperi, sikur dhuna dhe kercenimet familjare te ishin zhdukur, sikur ajo vajza te donte vertet islamin, pavaresisht nga meshkujt qe ka ne shtepi. Por  kjo eshte larg sot per sot.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2007 01:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

une ne teme kam qene me duket dhe i jam pergjigjur cdo mesazhi. Ti na kalove nga ferexhete tek krimet e tmerrshme te kryqezatave, dhe une te rikujtova qe nqs je shqiptar duhet ta dish historine e popullit tend, nga kush dhe si eshte pushtuar etj. Une nuk jam ne asnje fondacion bamires, po desha te bej bamiresi e baj (ashtu sic e kam bere) duke punuar fizikisht dhe duke mbledhur ndihma. Nuk kam as qejf dhe as karakterin e duhur per te bere propagande te fese sime. Ne mesazhet me siper qe ti nuk ke pasur miresine ti lexozh, kam thene pse nuk me duket e drejte te futen ferexhete ne shkollat publike, nderkohe qe per mjekrat nuk kam thene ndonje kundershtim. Dhe puna e ferexheve eshte mjaft delikate, pasi sic tha Fajtori ato nuk jane ne vetvete negative, dhe nqs femrat do te ishin njeqind perqind te lira nga dhuna fizike, verbale e psikologjike, mund ti mbanin lirisht. Dhe ajo qe thashe une megjithese e shprehur ne fjale te tjera eshte pak a shume per kete arsye. keqperdorimi i veshjeve per te ushtruar pushtet e propagande. Dhe nqs duhet shpetuar nga kjo, duhet ndaluar cdo veshje me permbajtje jolaike. Une ne fakt jam dhe kunder veshjeve teper ekstravagante (sidomos per femrat) sepse dhe ai me duket nje ulje e dinjitetit te femres si njeri dhe nje objektivizim i saj. Por kjo eshte nje teme tjeter besoj...

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Janar 2007 05:53
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEND_ME_AN_ANGEL Kliko këtu për të kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

O vella i nderuar, te betohem qe je out fare ne histori, kete sta them per fyerje vallahi, por edhe te merrem me ty nuk ma mban se duhet tia nis nga a-ja, e asaj cka e verteta deshmon, e jo historise sone te shkruar ne menyre qe te perputhej me ate sllave, franceze etj etj. Lexo historine e popullit tend me thua, cilen, sipas teje i bie qe psh te flas me zjarr per aksionet partizane ndaj gjermaneve??? Edhe ajo, histori e shkruar ne librat tone eshte.
Per ndihmat e tua mund te na flasesh ne nje teme tjeter, i dashur Belul, po ta kerkoi kush apo po ndjeve nevojen te permallohesh per miresite e tua.

Ne lidhje me mbulesen ne paskemi thene te njejten gje me fajtorin e me ty, qe femra duhet te mbulohet vetem me deshire te veten. Po zgjidhja qe ju ofroni eshte komplet e pamend, kunder cdo te drejte te njeriut : Ti zveshim te gjitha femrat e mbuluara, ne menyre qe edhe ato qe u mbuluan me zor te zbulohen.. Shyqyr qe zdi kush qe ekziston ti apo fajtori, qe te merren keshtu palo mendimesh ne konsiderate.....
Sa per sqarim, femrat qe mbulohen me force, jane nje pakice shume e vogel e femrave te mbuluara shqipetare. Ne realitetin tone paragjykues, nje femre te mbuluar, i behet presion edhe nga vete babai qe ta heqi mbulesen, qe e ben ate te turperohet para botes.. por ju nuk doni te lodhni aspak koken.

__________________
dita me e bukur: sot

Modifikuar nga agata datë 22/01/2007 ora 14:28

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2007 00:32
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tolstoy86 Kliko këtu për të kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tolstoy86 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

1) per ndihmat e mia ta zura ne goje vetem se po me akuzoje se merresha me shoqata propagandiste katolike.

2) femrat e mbuluara me force pakice? tani po qe na mbushe mendjen me statistikat e ardhura drejtperdrejt nga Riadi apo Damasku.

3)Sipas teje me sa duket historia e drejte e kombit shqiptar eshte se ne jemi race turke dhe kemi qene muslimane qe nja 3000 vjet pas Krishtit (dhe 3600 vjet para Muhamedit). Plako hajde ne vete, ose futi 1 pershesh me dhalle te pakten kshu te kalon oreksi per te thene budallalliqe. Ti mohon sy per sy historine e shkruar nga historiane jo vetem shqiptare por evropiane, dhe per ty me sa duket burimet me te besueshme jane ato qe vijne nga perandoria osmane.

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2007 03:02
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEND_ME_AN_ANGEL Kliko këtu për të kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha SEND_ME_AN_ANGEL
1) per ndihmat e mia ta zura ne goje vetem se po me akuzoje se merresha me shoqata propagandiste katolike.

2) femrat e mbuluara me force pakice? tani po qe na mbushe mendjen me statistikat e ardhura drejtperdrejt nga Riadi apo Damasku.

3)Sipas teje me sa duket historia e drejte e kombit shqiptar eshte se ne jemi race turke dhe kemi qene muslimane qe nja 3000 vjet pas Krishtit (dhe 3600 vjet para Muhamedit). Plako hajde ne vete, ose futi 1 pershesh me dhalle te pakten kshu te kalon oreksi per te thene budallalliqe. Ti mohon sy per sy historine e shkruar nga historiane jo vetem shqiptare por evropiane, dhe per ty me sa duket burimet me te besueshme jane ato qe vijne nga perandoria osmane.



1. me cito mesazhin tim ku te paskam akuzuar se merresh me shoqata propoganduese katolike..
2. Nuk kam qene akoma as ne riad dhe as ne damask, Cmerresh me llafe bosh, sill pra fakte..une njoh femra te mbuluara plot dhe di nga afer ngjarje ne lidhje me ta. Ti qe nuk flitke ne tym na sill sondazhe apo qofte nje arsye..sipas te ciles ti beson qe femrat e mbuluara me dhune ne shqiperi nuk jane pakice e atyre femrave te mbuluara
3. I nderuar, ti nuk po tallesh me mua me budallelliqet qe thua, po tallesh me veten. Serish me cito, cilet fjali te miat truri yt i lodhur te ka bere te arrish ne kete konkluzion (:Sipas teje me sa duket historia e drejte e kombit shqiptar eshte se ne jemi race turke dhe kemi qene muslimane qe nja 3000 vjet pas Krishtit (dhe 3600 vjet para Muhamedit))..
Persheshi te befte mire, te beshin mire te gjithe budallelliqet e shakate pa pike kuptimi qe ben, gjoja sikur kane ndonje kuptim te zgjuar.
Po kjo nuk ka rendesi, ti fol me fakte, ose te pakten shpjego nje fare llogjike kur flet, ti spo thua qe, vetem kundershton.. (qe historine e kemi te superdeformuar, tashme e dine edhe femijet, i nderuar, sinqerisht asaj punes se historise nuk ia vlen ti hy me ty, )

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2007 17:58
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tolstoy86 Kliko këtu për të kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tolstoy86 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Pershendetje te dashur bashkeatdhetar.

Disa mesazhe u ndjeva e detyruar ti pastroj...
Besomeni, nuk eshte aspak e kendshme te fshi mesazhe ne cilat ju keni kaluar kohe ti shkruani, por nuk mundem te toleroj ofendimet dhe mesazhet jasht teme...
Secili nga ju mund shume mire te japi opinionin e tij pa permendur e ofenduar opinionet e te tjereve...
Faleminderit per mirekuptimin.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2007 14:27
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SuperFigo
Harrakat

Regjistruar: 27/11/2004
Vendbanimi: Ne dhomat e shoqeve.
Mesazhe: 41

hemmm

Qysh moj agata qysh? Pershendetje te dashur bashkeatdhetare i fshiva une temat se sme pelqeyn? Cfar llogjike eshte kjo? temat ishin midis nesh 5 vetave qe shkruanim keto dite, i pergjigjeshim njeri tjetrit edhe asnjeri , nuk u ankua per sharje. Sidomos per mesazhet qe ke fshire ti se s'te pelqeyn. Je ne vete bukuroshe? Si fshin tema ashtu...? Je e lutur ti ripublikosh temat, ndryshe thuaj mos shkruani fare .
Gjithashtu ftoj Fajtorin edhe adminat e tjere ti ripublikojne nese se ben zonjushja, pasi me duket nje hap shume i nxituar ( per mos te thene budallek ) . Ne kishim 1 jave qe i pergjigjeshim njeri tjetrit, pa asnkesa pa asgje.. pas nje jave na vjen zonjushja dhe na thote i fshiva une sepse me do qejfi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Janar 2007 03:06
SuperFigo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SuperFigo Kliko këtu për të kontaktuar me SuperFigo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të SuperFigo't! Kërko mesazhe të tjera nga: SuperFigo Shto SuperFigo në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SuperFigo në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RROLJA
Anetar i ri

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: europ
Mesazhe: 13

Citim:
Po citoj ato që tha atiola
mendimi im eshte qe shkolla nuk ka te drejte te perjashtoje ato te terheqe vemendjen studentave qe mbajne ato traditat e tyre ne veshje mjeker apo cfaredo qofte pse te jete ashtu eshte ajo feja e tyre dhe kane deshire ta mbajne pse shkolla tjua ndaloje nje gje te tillle si ata vete nuk i pengon kjo gje te dallojne nga te tjeret


feja eshte nje besim shpirteror & duhet te jete interiore,prandaj pse ta manifestosh ne publik

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shkurt 2007 03:12
RROLJA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RROLJA Kërko mesazhe të tjera nga: RROLJA Shto RROLJA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RROLJA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Simbolet fetare ne shkolla.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.