Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Referendum ne forum Vlerësimi i Temës: 8 votime, mesatarja 4.00.
A duhet te largohet Janulatosi?
PO
JO
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Green_Mamba
'

Regjistruar: 12/03/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 205

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

mendon se e kam gabim se i je referuar atyre qe ke menduar vete jo atyre qe kam thene une.. une s'thashe qe me largimin e cacit dhe vetem me largimin e tij shqiperia do te stabilizohet... ajo qe kam thene une eshte qe largimi i cacit eshte kusht i nevojshem por jo i mjaftueshem per stabilizimin e shqiperise.. ose me fjale te tjera akoma, mjafton te jete caci aty dhe shqiperia nuk do te stabilizohet..

pastaj kjo nuk eshte teme per stabilizimin e shqiperise, por largimin e cacit, keshtu qe ne kete teme, qellimet e pergjithshme te shqiperise duhet te projektohen brenda kesaj teme, .. brenda ketij projeksioni barazohen stabilizimi i shqiperise me largimin e cacit...

gjithsesi jam plotesisht dakort me ate qe ke thene ne kuptimin e pergjithshem..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2006 21:03
Green_Mamba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Green_Mamba Kërko mesazhe të tjera nga: Green_Mamba Shto Green_Mamba në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Green_Mamba në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diellza26
i am a good person

Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359

Edhe une po them nje POoooooooooo te madhe per largimin e janullatosit, ops se e shkrujta dhe me te vogel, po varja, me te vogel shkruhet, emer i pergjithshem eshte .

__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Shtator 2006 18:35
diellza26 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diellza26 Kliko këtu për të kontaktuar me diellza26 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: diellza26 Shto diellza26 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diellza26 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Citim:
Po citoj ato që tha diellza26
Edhe une po them nje POoooooooooo te madhe per largimin e janullatosit, ops se e shkrujta dhe me te vogel, po varja, me te vogel shkruhet, emer i pergjithshem eshte .


S'ka thua ndonje kategori me te pershtatshme ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Shtator 2006 21:48
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jasemina
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2006
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 45

Sa shume qenka zgjatur kjo teme. Por, perfundimi si doli, sepse ka mundesi qe Janullatosi te kete ikur, dhe ketu diskutohet te iki ose jo
Nejse me qe shkrova po them dhe une nje POOOOOOOOO (te madhe)
Me kaq po e mbyll dhe do te kethehem kur te perfundoje sondazhi , te di perfundimin.

__________________
Te erdhi hareja, ngaqe gjithcka ne univers rrotullohet.
"And whomsoever Allah guides, for him there will be no misleader".

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2006 18:23
jasemina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jasemina Kliko këtu për të kontaktuar me jasemina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: jasemina Shto jasemina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jasemina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Simona
Keshilltare e ''NR''

Regjistruar: 15/10/2005
Vendbanimi: Ne Seline Roze
Mesazhe: 330

Te largohet Janullatosi i bie te largohet gjithe CIA e Greqise nga Shqiperia,eshte e zonja qeveria jone ta beje kete gje kur gatuhet cdo dite nga menyja greke?????????????????????????????????????????????????????????????

 

Megjithate si shqiptare qe jam dhe me vjen keq per kombin tim qe ska pasyre te sakte te dije te dalloje miqte dhe armiqte e tij votoj per pro,Janullatosi e ka kryer misionin e tij fetar per mire apo per keq ,ai duhet te largohet  ,ndejtja e tij akoma me teper verteton cdo dite qellimet e keqia greke.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2006 17:04
Simona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Simona Kliko këtu për të kontaktuar me Simona (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Simona Shto Simona në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Simona në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

te largohet Janullatos e te gjithe shovinistet greke e progreke ne shqiperi

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Janar 2007 13:42
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEND_ME_AN_ANGEL Kliko këtu për të kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ridii
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 13/09/2006
Vendbanimi: fier
Mesazhe: 541

votova po ...fundja ja tek eshte Shqiperia vjen prap po deshi po le te ik njeher

__________________
me na fal pak moj shoqe ...treni Durresit kalon ne Durres...?!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Maj 2007 11:24
ridii nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ridii Kliko këtu për të kontaktuar me ridii (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ridii't! Kërko mesazhe të tjera nga: ridii Shto ridii në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ridii në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

aman te iki dhe te marri gjithe vorioepirotet me vete, para se ti mbyllim ne kampe perqendrimi

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Maj 2007 13:33
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEND_ME_AN_ANGEL Kliko këtu për të kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Ja si i pergjigjet vete autori sondazhit:
Marre nga Shekulli.


Janullatos: Nuk jeni komb tipik musliman


Intervistoi: Auron Dodi
18-05-2007






Kryepeshkopi Janullatos, rrëfen ardhjen dhe arsyet e qëndrimit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe komenton përqindjet e përkatësive fetare

Janullatos: Pse rri në drejtimin e Kishës

"Unë pyeta vetëm ortodoksët, nuk pyeta myslimanët dhe ateistët, nëse juve u pëlqen të rri këtu"

Më kërkuan ortodoksët shqiptarë që të rri këtu". Kështu e nis rrëfimin kryepeshkopi Janullatos, në lidhje me debatin që ka nisur mes klerit Ortodoks për drejtimin e kishës nga një kryepeshkop jo shqiptar. Në një intervistë për radion "Dojçe Vele", kryepeshkopi Janullatos rrëfen si rrallë herë arsyet që e detyrojnë të rrijë këtu. Ndërkohë që shton se nuk mund të flasin për punët e kishës Ortodokse deputetët apo njerëz që janë myslimanë. Janullatos rrëfen edhe punën e tij gjatë këtyre viteve në kishën Ortodokse, duke hedhur poshtë dhe akuzat për greqizim të kishës shqiptare. Sipas tij, numri i priftërinjve grekë është shumë më i vogël në krahasim më ata shqiptarë.

Fortlumtuaria juaj gjatë gjithë kohës që ju keni qenë në krye të kishës shqiptare ka vazhduar të jetë e pranishme nga zëra kritikë pyetja se: Përse në krye të Kishës Shqiptare Autoqefale duhet jetë një grek? Kjo është shoqëruar me një drojë se kisha shqiptare do të humbas karakterin e saj autoqefal. Kritikët kanë përmendur kohët e fundit çështje të tilla si metropolitani i një rrethi jugor të Shqipërisë është sërish një grek, tani grekët po përpiqen të vënë njerëzit e tyre në krye të kishës dhe po e greqizojnë plotësisht kishën shqiptare. Cila është përgjigja juaj?



Kur erdha në Shqipëri, erdha në këtë vend si ambasador i patrikanës Igumenike për të parë se çfarë ka mbetur. Pastaj ishin shqiptarët ortodoksë ata që më kërkuan të qëndrojë në Shqipëri. Unë nuk qëndrova vetë. Kur erdhi koha që të kthehesha në Greqi, sepse tashmë isha profesor i rregullt i universitetit të Athinës, dhe isha edhe metropolitan, kisha një punë të tërë për të bërë dhe do të kandidoja për Akademinë e Athinës. Atëherë shqiptarët më thanë: "Do të ikni tani, kur ju i dini hallet dhe vështirësitë tona"?!. Kështu që u ndodha përpara një dileme. Nuk ishte diçka që e zgjodha vetë. Dhe përgjigja ime ishte, e para, nëse ju vërtet e doni këtë? Dhe unë pyeta vetëm ortodoksët, nuk pyeta myslimanët dhe ateistët nëse juve u pëlqen kjo.

Dhe nëse Patrikana Igumenike e pranon vërtet këtë dhe nëse qeveria e pranon vërtet këtë. Atëherë këto janë tri predispozita që do të më drejtojnë mua për vendimin tim. Pastaj, një përfaqësi zyrtare e kishës së Shqipërisë shkoi te patrikana dhe i kërkoi që i dërguari i patrikanës të qëndrojë tek ne dhe të na organizojë. Ky ishte fillimi. Nuk ishte një situatë ku njeriu shkon të marrë pushtet. Dhe kur ti nis këtëdhe nuk gjen gjë, nuk është një pozitë pushteti, është një pozitë shërbimi dhe sakrifice. Kjo është një gjë që ata nuk e kuptojnë. Ti nuk vjen në Athinë ku ke të gjitha mundësitë financiare e kështu me radhë, e të jesh i pushtetshëm, i fuqishëm. Ti vjen në Shqipëri për të ndërtuar nga asgjëja. Asgjëja, ose ajo që unë përshkrova më parë. Dhe kjo është arsyeja se përse ortodoksët e Shqipërisë kur ne kishim këtë plan për Kushtetutën në vitin 1994, e cila përmbante një paragraf për kryepeshkopin ortodoks, ishin shqiptarët që mblodhën mijëra, nuk më kujtohet numri i saktë, që mblodhën shumë "jo", për të kërkuar që ne nuk duhet të votojmë për këtë Kushtetutë. Kriza shumë herë nuk vjen nga komuniteti ortodoks. Kur ju flisni për autoqefalinë, meqenëse kjo është një fjalë greke, le të shohim se çfarë do të thotë ajo. Fjala është autosefalos edhe prej atyre që nuk janë ortodoks ne nuk mund ta pranojmë se deputetët, që janë mysliman ose ateistë, t'i tregojnë rrugën ose t'i japin këshilla kishës ortodokse. Kisha ortodokse e Shqipërisë ka shumë njerëz patriotë, shumë të rëndësishëm dhe shumë seriozë. Ata kanë mundësi të vendosin.

Dhe kjo kritikë që thatë ju vjen nga disa zëra tipikë për zërat radikalë, që shikojnë rreziqe dhe shikojnë armiq. Cila është saktësisht kritika? Kam lexuar disa artikuj, jo shumë kohë më parë në ta thuhej, nuk dëshiroj të përdor emra, por në ta thuhej, se ka kaq shumë priftërinj grekë. Sa priftërinj grekë ka tani në Shqipëri? Tre. Janë shumë këta tre! Pyet sa ka në kishën Romano Katolike? Sa murgj dhe sa murgesha ka atje? Sa shumë mijëra janë nga Komuniteti mysliman? Ka një tendencë për të thënë gënjeshtra. Gënjeshtra të kulluara. Të pyes sërish, sa priftërinjtë janë këtu? Dhe kur flasim për kishën, kisha nuk është vetëm Kryepeshkopi. Kisha janë peshkopët, priftërinjtë, 136 priftërinj shqiptarë që erdhën prej asgjësë. Kryepeshkopi i edukoi ata, u përpoq t'i mbështesë ata apo familjet e tyre gjatë kohës së shkollimit, dhe tani ai është një ndihmues për t'u ofruar atyre një jetë me dinjitet, dhe për këtë çështje e gjithë kisha ortodokse, ne jemi një e vetme. Atëherë ku është saktësisht problemi. Kështu që unë nuk i kuptoj frikërat. Natyrisht le të jemi pak më të saktë dhe më provokativë. Natyrisht që ka njerëz që shohin në mënyrën e vjetër me dyshim që kryepeshkopi është një i huaj. Unë asnjë herë nuk i kam bërë bisht të them. Është e qartë se unë nuk kam lindur në Shqipëri. Nganjëherë me humor unë them se nuk është faji im se ku kam lindur. Ishte ndoshta faji i prindërve të mi dhe prindërit e mi, siç mund ta dini, vijnë nga Preveza.

Megjithatë ku qëndron ekzaktësisht problemi? Unë nuk jam në Shqipëri për të ngritur një koloni. Të gjithë njerëzit që kanë qenë këtu e dinë se në kohë kritike unë e kam ngritur i vetëm zërin tim kundër shumë prej atyre gabimeve që ata dëgjonin këtu. Njerëzit që i dinë punët nga brenda, e kuptojnë shumë qartë se nuk ka kontribut më të rëndësishëm se i kishës ortodokse dhe i këtij kryepeshkopi. Unë jam i vetëm, vizioni im është saktësisht të shoh brezin e ri të marrë udhëheqjen. Kjo është saktësisht perspektiva. Më thuaj sa njerëz nga Shqipëria janë graduar kryepeshkopë në kishën Romane Katolike apo te protestantët? A mund t'i gjesh? Mua nuk më pëlqen të flas për këtë. Unë kam një dëshirë dhe respekt të thellë për vëllezërit dhe motrat e mia atje. Por e përmend këtë për të vendosur vetëm kontakte. Nuk kemi diçka specifike. Ka njerëz që nuk mund t'i kuptojnë motivet se përse ndodhet këtu kryepeshkopi. E vetmja mundësi që disa po përpiqen të thonë tani është, në mënyrë që të kuptosh kryepeshkopin Anastasios ju duhet të kuptoni qëndrimin e Nënë Terezës. Nënë Tereza e la Ballkanin dhe shkoi në Indi. Ajo ishte një person i besimit dhe i dashurisë. Kryepeshkopi la vendin e tij dhe mundësitë e bukura që kish në Greqi dhe në të gjithë botën dhe erdhi në Shqipëri për të ndarë me ne vështirësitë, dhimbjen, problemet. Natyrisht, por njerëz që nuk besojnë te Zoti dhe njerëz që nuk besojnë te dashuria, është e pamundur të kuptojnë. Ata përpiqen të bëjnë analizën e gjithë kësaj me analizën e teorisë marksiste.

Mendoni se mund ta gjejmë shpjegimin në histori me projektimin nga kritikët të një të kaluare historike në situatën aktuale?
Ka gjithashtu një shpjegim tjetër, që ata nuk janë shumë të lumtur me zhvillimin e Kishës Ortodokse dhe gjithë zhvillimin që ajo ka tani në jetën sociale. Shumë nga ata që menduan se kisha ortodokse ka vdekur dhe le të ecim në këtë drejtim, por kisha ortodokse është e gjallë. Ky është një kontribut i madh për Shqipërinë. Sepse tani në Shqipëri ju nuk keni të bëni me një komb tipik mysliman. Ne jemi një shoqëri multifetare dhe kjo madje e ndihmon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian. I gjithë ky zhvillim ka qenë shumë i rëndësishëm. Në fillim të viteve 1990 shumë njerëz, kuptohet, që menduan se për të pasur një identitet duhet të kemi një identitet të ndryshëm nga ai i fqinjëve tanë. Por ishte naive, Shqipëria nuk është në Arabinë Saudite apo në Afrikë, por është në Ballkan dhe Kisha Ortodokse është një urë me fqinjët. Nuk është kërcënim, por është bekim, kur ne shkojmë për shembull në Rumani dhe ata e shohin që gjuha shqipe flitet në Rumani, në Rusi nga peshkopi grek, i cili flet shqip, kremton atje me patriarkun dhe me njerëzit e tjerë. Çdo njeri që e di, dhe ortodoksët i dinë shumë mirë këto detaje.

Sa e fortë është nga pikëpamja islamike Shqipëria në të vërtetë?
Ne nuk kemi statistika. Ju e dini se statistikat e fundit zyrtare janë të Luftës II Botërore. Në këtë periudhë, nga burimet italiane jepen këto shifra, 68 për qind myslimanë syni dhe bektashinj, 22 për qind ortodoksë dhe 10-11 për qind roman katolik. Por këto shifra janë shumë relative. Është shumë interesante që në kujtimet e Stalinit ka një diskutim mes Stalinit dhe Enver Hoxhës, ku Stalini e pyeti Hoxhën se sa ortodoksë ndodhen në vendin tuaj, dhe përgjigja e tij ishte rreth 30 për qind. Ata nuk kanë qenë kaq të saktë në shifra, dhe sot ka njerëz që nuk janë kaq të saktë në shifra. Por është e qartë se pas periudhës së komunizmit jo çdo njeri u bë fetar. Ka shumë njerëz tani që thonë "faleminderit, ne nuk u përkasim komuniteteve fetare".

E kam fjalën për qëndrimin e tyre jo vetëm në shifra. Sa të fortë janë myslimanët shqiptarë në qëndrimin e tyre?
Besoj se për këtë duhet pyetur Komuniteti Mysliman. Por ajo që dua të them se gjatë gjithë këtyre viteve, ju folët për kontributin tim që nga fillimi në një kohë shumë kritike, unë insistova për vëllazërinë mes udhëheqësve të ndryshëm fetarë. Gjatë periudhës që kemi pasur gjithë këto shqetësime në Bosnjë- Hercegovinë, në Shqipëria përjetonte marrëdhënie ekselente nëpërmjet feve. Që prej fillimit ne nisëm të kemi jo vetëm tolerancë. Tolerancë tingëllon disi arrogante. Ç'domethënë arrogancë të tolerosh të tjerët, pse duhet të tolerosh. Nuk duhet të flas unë për tolerancë, ne folëm për bashkëpunim vëllazërim. Dhe ky është me të vërtetë një kontribut i madh për shoqërinë shqiptare dhe natyrisht shumë njerëz thonë se ky është i vetmi vend në Ballkan që kemi këto marrëdhënie.

Marrë nga Radio "Dojçe Vele"



E-mail Print

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Maj 2007 01:52
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

E lexova qe sot ne mengjes kete gje ne fakt, dhe nuk e di pse nuk ma mbush shume mendjen. Janullatos fillon ben krahasimet mes fese ortodokse dhe fese katolike qe paska shume te huaj ne radhet e saj, dhe fese muslimane qe sipas kryepeshkopit paska me mijera te huaj. Ne qofte se donte tju pergjigjej akuzave, sduhet te thoshte "shifni ata se ata jane me keq se ne" por duhej te jepte fakte konkrete qe kleri ortodoks nuk po kontrollohet nga klikat e erreta greke dhe vorioepirote. Vete greket i numerojne ortodokset shqiptare si minoritare, dhe arrijne deri aty sa te thone qe minoriteti grek ne Shqiperi arrin deri ne 15% (kur sipas sondazheve te Bashkimit Europian eshte me pak se 1.5%, duke numeruar dhe tradhetaret e himares).

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Maj 2007 03:54
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEND_ME_AN_ANGEL Kliko këtu për të kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Referendum ne forum

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.