Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Racizmi dhe diskriminimi, "të ligjëruar" në Shqipëri
Marrë nga Gazeta Shqip
Romët nuk lejohen të pinë as një kafe në bare hotelesh në Tiranë
Racizmi dhe diskriminimi në vendin tonë është prezent, i prekshëm dhe i egër për këdo që e provon në kurriz të tij. Gazetarët e "Fiks"-it janë ndalur në dy momente: E para, në një gjimnaz në Peqin, ku mësimi zhvillohet veçmas për nxënësit e fshatit dhe qytetit. E dyta, gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, nuk janë lejuar në disa lokale të kryeqytetit të pinë kafe.
Në gjimnazin "Zihni Magani" në qytetin e Peqinit, një klasë quhet "Klasa e Fshatit" dhe klasa tjetër paralele "Klasa e Qytetit". Një diskriminim i hapur në ditët e sotme, preteksi është vetëm një lëndë mësimi. Nxënësit që vijnë nga fshati dhe që mësojnë në një klasë veçmas nga ajo e qytetit, si gjuhë të huaj kanë frëngjishten, kurse nxënësit e qytetit anglishten. Dhe ka mjaftuar vetëm ky "fakt", që nxënësit të diskriminohen hapur. Në fakt, në shkolla të tjera, të gjitha lëndët mësimore nxënësit i bëjnë bashkë dhe kur është lënda e gjuhës së huaj nxënësit ndahen p.sh. gjysmat anglisht e gjysmat frëngjisht. Gazetarët e "Fiks"-it për këtë çështje pyetën drejtorin e gjimnazit "Zihni Magani" në Peqin, Ardian Çani. Sipas drejtorit të shkollës, jo se është e ndarë e gjithë shkolla, por problemi është me një komunë, "Gjocaj". Kjo komunë është 5 km larg shkollës së qytetit të Peqinit. Çani thotë se nxënësit e kësaj komune vijnë nga shkolla 9-vjeçare me gjuhë të huaj frëngjishten dhe se indirekt janë të detyruar që në vazhdimësi të gjuhës së tyre këta të vazhdojnë frëngjishten, dhe prandaj është domosdoshmëri që një klasë e vitit të parë, që fatkeqësisht janë "fshatarë", të vazhdojnë lëndën e tyre, frëngjishten si gjuhë të huaj. Gazetari i "Fiks"-it për këtë problem pyeti edhe në Drejtorinë Arsimore të qytetit të Peqinit dhe foli me përgjegjësin e sektorit, Kastriot Ajazi. Ai tha se në qytetin e Peqinit, si gjuhë e huaj është bërë anglishtja, ndërsa në fshat është bërë frëngjishtja për arsye të kuadrit që ka ky rreth. Nxënësit që kanë ardhur nga shkollat 9-vjeçare e zonës së "Gjocanit", ku si lëndë kanë pasur frëngjishten, edhe në gjimnaz vazhdojnë atë gjuhë.
Ajazi tregon se, sipas kushteve të shkollës, ne kemi bërë këto përzgjedhje, edhe orientimet kështu kanë qenë nga Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Ministria e Arsimit.
Gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, shumë të rregullt dhe me shumë normalitet kanë shkuar në disa hotele të Tiranës, në barin e tyre për të pirë kafe. Në të gjitha rastet, kundrejt tyre, është shfaqur një racizëm dhe diskriminim i hapur, duke mos i lejuar të ulen në këto ambiente, pa iu dhënë një shpjegim konkret, përse ata nuk lejoheshin që të frekuentonin këto ambiente.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|