Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha ariskratos
Kërkoj ndihmë
Kërkoj ndihmë nga kushdo që lexon këto rradhë të më sugjerojë një këshillë se si unë dhe familja ime mund të dalim nga një situatë e tillë.
Nën presionin e shtetit të Fatos Nanos, familja jonë e shqetësuar nga banda narkomanësh dhe militantësh të PS-së, u detyrua t’i largohet “sherrit”, dhe të emigrojë në mënyrë të paligjshme në Belgjikë.
Në Belgjikë, Mbretëria e Belgjikës, organizoi të njëjtin skenar, na rrëmbeu fëmijën për tre muaj, dhe kur ne e kërkuam atë, ajo ngriti kundër nesh llumin shqiptar të Brukselit dhe na ndoqi deri në Aachen të Gjermanisë. Gjermanët nuk na morrën në mbrojtje, pasi kështu kishte urdhëruar Xhendarmëria e Belgjikës.
E ndodhur në një pozitë të vështirë, mbretëria e Belgjikës e kthen fëmijën nga kampet psikologjike të Francës në Bruksel, por kërkon ta mbajë vetë nën kujdes, me pretekstin se “prindërit nuk kanë ditur të kujdesen për të”. Meqë fëmija i diskreditoi, duke thënë se duhet të kthehem në shtëpi, Prokurorët e Albertit të II organizuan një gjyq për t’ia rimarrë me çdo kusht këtë fëmijë familjes.
Gjyqi nuk u zhvillua kurrë, por fëmijën Belgjit kanë arritur ta shndërrojnë në një Skizofren. Ky fëmijë tashmë, E. ?, një Skizofren, sipas psikologëve të Belgjikës dhe të Shqipërisë, ka që nga vitit 2001 në Belgjikë e deri më tani, kalon çdo vit shkollor pa lexuar asnjë libër, ndërsa klasat atij i jepen pa u diskutuar asnjë herë. Dikush në Belgjikë, dhe tani në Shqipëri, ka urdhëruar dhe vazhdon të urdhërojë mësues, pedagogë, Drejtorë dhe Dekanë, që këtij fëmije (Skizofren) t’i jepet pa një pa dy dëftesa dhe t’i mbushet libreza e universitetit me nota pozitive.
Ne jemi në hall të madh, pasi në kurriz të fëmijës tonë dhe familjes tonë po luhet një lojë shumë e rëndë, kundër shëndetit të një fëmije dhe kundër qetësisë dhe mbarëvajtjes së një familje.
E para, ata po na mësojnë një fëmijë parazitar
E dyta, ne kemi tërë këto vite që torturohemi nga zyrat e Interpolit evropiuan, SHISH-it shqiptar, dhe psikologët e të dyja vendeve.
Qëllimi i këtyre përpjekjeve mizore e të paskrupullta të Monarkisë Belge dhe të Shtetit Shqiptarë, mund të jenë të shumta.
Pyetja dhe ndihma që kërkoj unë është kjo:
A ka dikush që të na ndihmojë në këtë vend sesi të dalim ne nga kjo situatë?
Kerkoi ndihme Strasburgut dhe nese jo ban nje kerkes edhe ne Hage se keq puna nuk shoh rruge tjeter.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|