Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > ^ Koncerte Live, Data e Informacione rreth tyre ^
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Sean Paul ne Tirane!!!

Nuk e di nese e keni degjuar kete lajm se Sean Paul do te jap nje koncert me date 4 Korrik ne stadiumin "Qemal Stafa" perpara publik te kryeqytetit por jo vetem...
Vendosa te hap kete teme sepse im vella qe eshte vetem 17vjec, ka dy - tre dite qe vetem per ate flet...!
Nuk pushonte... , donte me doemos te merrte nje bilete dhe me ne fund sot e kishte marre ...

Une personalisht nuk eshte se e kam idhull kete kengetar...!
Por dua te theksoj se me vjen mire qe kohet e fundit ketu ne Shqiperi po fillon qe te kete koncerte goxha te mira...
Si p.sh " Deep Purple " (fantastik...) , Zucchero, solistja e "Cranberries"...
Keshtuqe, mendoj se eshte shume mire qe te kete koncerte te tilla...
Te pakten njerezit kane se ku te shkojne per te kaluar pak kohe te lire... jo vetem kafeneve...

Shkoni o njerez neper koncerte se eshte cool.

ah, me sa mora vesh ne te njejten dite, ne stadiumin tjeter "Selman Stermasi" jepet nje tjeter koncert... guess who...?!
Schiller, ai i famshi i ... " I feel you" .... bashke me Alban Skenderaj...


Dy koncerte ne nje dite... dhe per me teper 4 Korrik... dita kombetare e U.S.A... !
Te kete gisht George W. Bush ketu thoni... ?!




Kenaquni o njerez!!!!!!!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2007 04:05
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Gjergj Kastrioti Kliko këtu për të kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Gjergj Kastrioti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Gjergj Kastrioti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Ky eshte nje artikull qe gjeni te "Gazeta Shqip"

Sean Paul: Muzika është gjithçka

Ylli i muzikës "reggae" më 4 korrik koncert në stadiumin "Qemal Stafa"


Muzika është një ndjesi e cila mund të jetojë me ty gjithë jetën. Djaloshi i shpenguar, i njohur për veshjet ndryshe, dhe stilin tepër interesant të të jetuarit, Sean Paul, rrëfente pak kohë më parë se e shihte jetën e tij përjetësisht të lidhur me këtë art. Gjithçka në fillimin e ditës kishte lidhje me muzikën. Edhe atëherë kur vendoste t‘i hipte makinës dhe të udhëtonte larg, kasetofoni apo radioja gjithnjë e ndillnin drejt pasionit të tij të madh. "Nuk mundem pa këngën", rrëfen ai.

Nëse dikur e trembte fakti se pas të 30-ve mund të ndryshonte diçka në mënyrën e tij të të kënduarit, tashmë që është në prag të 35-vjetorit, ndjehet mirë që asgjë nuk ka ndryshuar. Ndoshta ritmet dhe të ndjerit janë të njëjta në çdo moshë. Ajo çfarë ka ndryshuar është ndoshta vetëm koncepti i këndvështrimit të gjërave. Sigurisht, që tashmë nuk mund të bëjë më "aventura" muzikore, apo të hyjë drejt një rruge nëse nuk është i sigurt, si atëherë kur nisi të eksperimentonte vetë muzikë, duke i shkruar po vetë tekstet. Djaloshi i ritmeve, përtej natyrës që shfaq në klipe, është tepër i ndjeshëm. Ndoshta nuk ka si të ndodhë ndryshe, për një djalosh që i pëlqen piktura dhe e sheh atë si një nga format që secili prej nesh ka në jetë për t‘u ndjerë mirë. Nëse dikur kërkonte t‘i ngjante së ëmës dhe të bëhej një piktor, tashmë që është në kulmin e karrierës së tij si këngëtar, piktura vijon të jetë si një ndër pasionet e heshtura, por më të dashurat.

Sean Paul, një nga yjet e muzikës "reggae", duket se ndjehet mirë nga jeta që bën. Udhëtimet dhe koncertet në vende të ndryshme të botës, letrat e pafundme të fansave, e kanë bërë të mësohet me këtë ritëm jete, aq sa nuk mund ta mendojë se si mund të ishte ndryshe.

Më 4 korrik, ai do të udhëtojë bashkë me stafin që kujdeset për të, drejt Tiranës. Kjo është eksperienca e tij e parë në një vend si Shqipëria, ku ashtu si në të gjitha vendet ku ai interpreton ka shumë fansa. Paul nuk është aspak i panjohur, mjafton të shohësh portretin e tij, për të kujtuar performancat e këngëve më të njohura të mbetura në mendjet e secilit prej nesh. Më 4 korrik, në orën 18:00 në stadiumin "Qemal Stafa" të gjithë adhuruesit e muzikës së tij do të kenë mundësi ta shohin "live" këngëtarin e njohur të muzikës "reggae".

Pasditja e 4 korrikut, e cila pritet të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes, është konceptuar nga organizatorët në formën e një feste të vërtetë vere, ku krahas Paul-it do të ngjiten në skenë dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare.

Dj Blunt, "Tingulli 3NT", STINE, Kastro Zizo, janë artistët e tjerë që do të ngjiten në skenë pas interpretimit të yllit të muzikës Paul.

Organizatorët e këtij koncerti shprehen se zgjodhën këngëtarin Sean Paul, duke qenë se ai është një nga yjet e muzikës "reggae", si dhe shumë i suksesshëm aktualisht me albumet "Stage One", "Duty Rock", "The Trinity", ku vetëm me albumin e tij të dytë ka arritur një rekord shitjesh prej 6 milionësh në botë. Këngët "Baby girl", "Don‘t cry", "Get busy", "One more try", "Deport them" "Excite me", "Infiltrate", "Strategy" etj., vazhdojnë të jenë hite botërore.

San Paul shënon në karrierën e tij edhe shumë bashkëpunime të suksesshme si me Beyonce, Mariah Carey, Sting, Carlos Santana, me çmime prestigjioze si "Grammy Award", "American Music Awards" etj.

Për shumë njerëz të muzikës ai ka lindur për të qenë artist. ///////////Ndërsa kujtohet kohët e para kur ai kërkonte me ngulm një karrierë muzikore në Xhamajkë, ata ndjehen të sigurt se vetëm pasioni e bëri të kalonte të gjitha kufijtë. Djaloshi që ka provuar të jetë një Dj, apo që vazhdon të pikturojë sa herë është i lirë, e sheh muzikën si botën ku mund t‘u japë kuptim shumë gjërave. Gjithçka është si në pikturë. Nëse në telajot e së ëmës (edhe mamaja e tij pikturonte), ai mundohej të kuptonte kur ishte ende fëmijë, përrallat që fshiheshin përtej ngjyrave, në këngë ai kërkon të tregojë historitë e vërteta, ato histori që e kanë bërë të gjunjëzohen para një femre, apo që i kanë ngjallur trishtim dikur. Muzika nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një përjetim i thellë i asaj çfarë ndjejmë të gjithë. Ndoshta kjo i bën këngët e tij të jenë më të dëgjuarat, ndoshta se depërtojnë aq thjeshtë brenda secilit prej nesh.

San Paul i pëlqen të flasë gjatë për muzikën, ndoshta se në pjesën më të madhe të rasteve, ai është edhe vetë krijues i teksteve të tij. Për të është më e lehtë të interpretosh një këngë të krijuar vetë. Gjithnjë pasionant, ai rrëfen se i pëlqejnë gjërat e bukura dhe të provojë. Emri i tij i vërtetë është Sean Paul Ryan Henriques dhe ka lindur në 8 janar të vitit 1973 në Kingstone (Xhamajkë), ku jeton edhe sot. Xhamajka vazhdon të mbetet vendi ku ylli i muzikës kthehet pas çdo turi dhe ndjen se i pëlqen ende të mos e braktisë për të vendosur të jetojë diku tjetër. Origjina e tij është multi-etnike, babai, një hebre-portugez, dhe e ëma, një afrikano-kineze, kanë ndikuar në shpirtin e tij artistik dhe në ritmet e ngrohta muzikore.

Mbrëmja e 4 korrikut pritet të jetë një mbrëmje plot surpriza për të gjithë ata që e adhurojnë Sean Paul dhe muzikën e tij. Përfaqësuesit e "Charl‘s Entertainment" dhe "Media Art", Zotërinjtë Gëzim Agolli dhe Arben Tasellari, që bënë të mundur prezencën e tij në Tiranë, besojnë në suksesin e artistit në Shqipëri.

Për ta këngëtari është vetëm fillimi i një turi për të sjellë në Tiranë emra të tjerë të njohur të muzikës. Në muajin gusht ata kanë planifikuar të sjellin në Shqipëri edhe Joe Cocker, për të gjithë nostalgjikët e "You can leave your hat on" dhe "Unchain my heart".

www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=21446

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2007 04:10
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Gjergj Kastrioti Kliko këtu për të kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Gjergj Kastrioti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Gjergj Kastrioti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Sean Paul ne Tirane!!!

Citim:
Po citoj ato që tha bad_drawn_boy
Nuk e di nese e keni degjuar kete lajm se Sean Paul do te jap nje koncert me date 4 Korrik ne stadiumin "Qemal Stafa" perpara publik te kryeqytetit por jo vetem...
Vendosa te hap kete teme sepse im vella qe eshte vetem 17vjec, ka dy - tre dite qe vetem per ate flet...!
Nuk pushonte... , donte me doemos te merrte nje bilete dhe me ne fund sot e kishte marre ...

Une personalisht nuk eshte se e kam idhull kete kengetar...!
Por dua te theksoj se me vjen mire qe kohet e fundit ketu ne Shqiperi po fillon qe te kete koncerte goxha te mira...
Si p.sh " Deep Purple " (fantastik...) , Zucchero, solistja e "Cranberries"...
Keshtuqe, mendoj se eshte shume mire qe te kete koncerte te tilla...
Te pakten njerezit kane se ku te shkojne per te kaluar pak kohe te lire... jo vetem kafeneve...

Shkoni o njerez neper koncerte se eshte cool.

ah, me sa mora vesh ne te njejten dite, ne stadiumin tjeter "Selman Stermasi" jepet nje tjeter koncert... guess who...?!
Schiller, ai i famshi i ... " I feel you" .... bashke me Alban Skenderaj...


Dy koncerte ne nje dite... dhe per me teper 4 Korrik... dita kombetare e U.S.A... !
Te kete gisht George W. Bush ketu thoni... ?!

Kenaquni o njerez!!!!!!!



Bad Drawn Boy e bashkova temen tende me kete eksistuesen ok ?_

Shyqyr qe ka nje njeri nga terreni qe na informon per koncertet ne Tirane ... me behet qejfi qe po vine kengetare te famshem dhe ne Shqiperi ...As mua s'me pelqen Sean Paul po njoh nje person qe do haje
thonjte nga inati se s'eshte ne Shqiperi ta shikoje koncertin

Nese ti ose ndonjeri iken e ka mundesi te beje foto ose video do ishte shume bukur te na i sillte. Te cfaredo kengetari se i mirepresim

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2007 19:03
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Po ve 1 nga kenget qe me pelqen mua te Sean Paul

Sean Paul - Temperature

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2007 19:11
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Ja dhe Schiller ..oh sa inat qe s'jam vete atje

Schiller - I feel you

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2007 19:15
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Post

Sean Paul, xhamajkani qe ndezi Tiranen

Marre nga Koha Jone

Sean Paul, kengetari xhamajkan e "ndezi" Tiranen mbreme, pasi tingujt e muzikes reagge te tij kane dale jashte rrethimit te stadiumit "Qemal Stafa".

Vemendja qe e ka rrethar ardhjen e yllit te muzikes boterore ne Tirane, kengetarit xhamajkan Sean Paul ka qene jo e vogel. Por edhe qe Sean Paul ka mbetur teper i impresionuar nga femrat shqiptare nuk ka pike dyshimi. Pasi ne cdo pushim kenge, kishte nje pershendetje apo nje dedikim per to, vajzat e bukura te Tiranes. E dukej se koncerti ishte dedikuar atyre, ndonese Sean Paul nuk dinte shume per Shqiperine para se te shkelte ketu.

Jo pak fansa e kane pritur me ore tera ne shkallet e Hotel Tiranes, vetem per ta pasur pak metra larg kengetarin e tyre te zemres. Nuk kane pyetur as per vapen e oreve te pasdites, dhe kane pritur mese 3 ore jashte stadiumit "Qemal Stafa" para se koncerti te filloje. Sukses i padiskutueshem, pasi Sean Paul, eshte nje nder kengetaret me te dashur per rinine shqiptare. E kjo dukej qarte edhe ne atmosferen qe perfshinte kedo qe e degjonte qofte edhe jashte rrethimit te stadiumit.
Megjithe vonesat e tij, fansa te "cmendur" madje edhe vet gazetaret nuk e kane lene Sean Pail t'ju shpetoje pa i marre autograf dhe ca me pak pa e fiksuar kete moment ne apatatet e tyre fotografike nje perqafim me te.

Ndersa pergjate konferences Paul u shpreh se, " jam ketu dhe dua te percjell kulturen time ne Shqiperi dhe te njihem me kulturen tuaj ne te njejten kohe".

Pas Tiranes, si i vetmi metropol ballkanik ku shkeli Sean Paul per "Summer Tour" ai do te mbahu koncertet e tij ne Kelnin, Berlinin, dhe ne Bruksel.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Korrik 2007 18:25
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Sean Paul ne Tirane 2 video nga ata qe ishin te pranishem dhe pse cilesia s'eshte e mire .



__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Korrik 2007 18:27
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Ne 12 Tetor Grupi i njohur belg "Vaya Con Dios" do te zbrese mbremjen e se premtes ne skenen e "Kongreseve" per nje shfaqje ndryshe nga ato qe jemi mesuar te shohim aty muajt e fundit. Dani Klein & Co. do te sjellin per publikun shqiptar nje koncert 100% akustik, ne nje atmosfere shume intime dhe te ngrohte, si pjese e turit te tyre ne mbeshtetje te permbledhjes "The Ultimate Collection", qe vjen ne Tirane nga Vjena dhe shkon ne Frankfurt

"Don't Cry for Louie", "Puerto Rico", "Nah Neh Nah", etj., jane disa nga hitet e njohura qe publiku shqiptar do te kete mundesi te shijoje te premten mbrema. Koncerti eshte programuar te nise ne oren 20.00, ndersa dyert per hyrjen e publikut do te hapen ne oren 19.00.

Vaya con dios - Don't Cry For Louie



Kjo eshte shume e famshme

Vaya con dios - Nah neh nah

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Tetor 2007 18:36
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Lufta On Line Serbo -Shqiptare

Po e vendos tek muzika lajmin edhe pse nuk eshte topic central i artikullit

Tashmë është bërë e ditur se rap këngëtari amerikan, 50 Cent, më 17 dhjetor, do të mbajë koncert në Stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, në kuadër të turneut të tij botëror, i cili fillon më 1 dhjetor në Munich të Gjermanisë, për të mbaruar më 21 dhjetor në Dubai, të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në faqen zyrtare të internetit të 50 Cent, përpos njoftimeve rreth turneut të tij, ekziston edhe faqja e vizitorëve, ku ata mund të adresojnë ndonjë koment. Interesant është se, për koncertin në Prishtinë, i cili organizohet nga IpkoNet, kanë bërë komente mbi 420 vizitorë, ndryshe prej koncerteve që pritet të mbahen nëpër vendet tjera, ku numri i komenteve është tepër i vogël, e që madje mund të numërohen me gishtat e vetëm njërës dorë. Komentet rreth koncertit në Prishtinë janë bërë prej shqiptarëve dhe prej serbëve, andaj faqja e 50 Cent ka marrë formën e një arene sulmesh e kundersulmesh. Shqiptarët ndjehen të lumtur se 50 Cent do të mbajë koncert në Prishtinë, e s'do të mbajë në Serbi. Ndërkaq, serbët pohojnë se ai edhe do të mbajë koncert në Serbi, ngase Kosova ende është pjesë e Serbisë. Rrjedhimisht, fyerje të ndërsjella ka me bollëk dhe përplot fjalë të pista, edhe pse ka edhe komente të shumta që lidhen me statusin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Postimet janë të shkruara më së shumti në anglisht, por edhe në serbisht dhe në shqip. Komentet shpesh merren edhe me prejardhjen e kundërshtarit. Shqiptarët shkruajnë se serbët e kanë prejardhjen prej Karpateve, ndërkaq serbët pretendojnë se janë autoktonë, ndërkaq shqiptarët janë të huajt këtu.Komente me fyerje ka sa të duash, megjithëse 'linku' është hapur për tjetër qëllim, por, falë realitetit politik aktual, të gjithë sikur kanë harruar të flasin për muzikë.


ps.Tulip vendos vete nese do ta spostosh tek mediat

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Dhjetor 2007 05:16
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Po mire mo... sikur kush po vjen gjysem lekshi po vjen...!!!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Dhjetor 2007 20:20
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Gjergj Kastrioti Kliko këtu për të kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Gjergj Kastrioti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Gjergj Kastrioti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:23 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > ^ Koncerte Live, Data e Informacione rreth tyre ^

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.