Auberoni
...
Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117
|
Citim: Po citoj ato që tha Aljohin
"nganjehre" sidomos ne te tilla tema diskutimet me ngjajne me diskutime/leksione psikoanalitike flitet shume, per shume gjera, nxirren shume perfundime shume nga te cilat jane kontradiktore dhe perfundimisht ngelesh me nje ndjenje coroditje (ma che cazzo sta dicendo?)
"Cdo here" sidomos ne te tilla teme, postimet sikur ky i fundit qe bere jane shume irituese sepse nese tjeret flasin shume, ti nuk flet asgje, as nuk nxjerr perfundim, as kontradiktor e as te coroditur.
Hapesi i temes filloj temen me frigen nga Policia. Nuk mund te fajsosh diskutantet pse nuk marrim te gjithe shembuj me kryefjale policin e frigen apo nese frigen e interpretojne si nenshtrim pasi nenshtrimi eshte term me adekuat sepse ne fund te fundit, nuk eshte ne pytje friga nga polici, por friga nga kostoja e detyrimit qe duhet te paguesh si per mos-nenshtrim ashtu edhe per nenshtrim dhe (mos) domosdoshmeria e ketij nenshtrimi apo frige.
Citim: Po citoj ato që tha Aljohin per nje diskutim te mire duhet qe te mos devijojne pa arsye dhe pa lidhje...por dua vetem te ve ne pah se sa shume devijoi tema...ne fakt se si dolem tek liria dhe siguria qe shteti sjell ku asnje nga argumentet nuk diskutonte ne menyre abstrakte/filozofike per LIRINE, ANARKINE, SIGURINE, NEVOJEN, RELIGIONIN (FENE), ETJ
Te gjitha keto qe permende nuk jane devijime "pa-lidhje" perkundrazi, kane shume lidhje me frigen qe xhaxhi polic ndjell tek njerezit.
Pastaj, ti permend civilizimin e hapesi i temes permend "ate qe duam te jemi". Padyshim se kemi mendim te ndryshem se cka eshte civilizimi dhe cka eshte ajo qe duhet te jemi dhe nuk mund te vazhdojme me tutje nese nuk i qartsojme keto diferenca, kuptohet, nese deshirojme te vazhdojme me debat.
A mund te quajme te civilizuar aristokracine angleze qe darkon me escajg te argjent e manire mbreterore ndersa ne koke ka diamantet e vjedhur ne nenkontinentin e azise? Apo parine amerikane qe me forcen e krahut ka gjysmen e botes ne dore? Apo trurin gjerman qe ka shkaktuar me miliona vdekje?
Apo cfare duam te jemi!!!
Secili qe flet se cfare duam te jemi, flet me kapacitetin e tij personal qe nuk do te thote se paraqet nje konstante per pjesen tjeter te globit. Pra, secili sheh gjerat ndryshe nga tjetri.
Ne fund, nuk mund te diskutohet per asnje fenomen, qofte shoqror apo i natyres tjeter, ne planin abstrakt pa njohur ne detaje themelet e konkretes. Thashe, teoria eshte lojra pa kufi por cdo here duhet te mbeshtetet tek realja.
Nuk desha te nxeh gjakrat!!!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|