Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sidomos per Fajtorin, a duhet ta priste Berisha Bruno Vespen?
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po te jap disa referenca meqe ke me shume kohe dhe i ndjek keto pune:

Dokumentari quhet Emigranti (2002) nga Roberto Olla. Nuk gjehet asgjekundi per tu pare (dhe une s'e hedh dot ne youtube). Ka patur nje faqe te veten www.emigranti.rai.it , por nuk punon me. Ne film flitet per shumicen e aspekteve pozitive dhe negative te emigranteve italiane. P.sh. femrat italiane ishin cice-medha dhe i paguanin per te prodhuar qumesht (si lope). Gjate periudhes se qumeshtit ishin te kontrolluara teresisht, nuk i lejohej te benin dashuri me burrin dhe duhet te hanin ate qe i thoshte padronja.

Ka shuem faqe qe flasin per dokumentarin:

http://www.fauser.edu/fau/intercultura/italia.htm
http://www.mclink.it/com/inform/art/09n00417.htm
http://www.rai.it/RAInet/common/art...a&colore=ec870e (ketu ke nja dy intervista italianesh qe nisen per Australi po te klikosh Video, por sjane nga ai dokumentar)
http://www.regione.sardegna.it/mess...2_giugno_29.pdf

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2009 00:30
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Italianet (grenza e company) na perbuzin, faji per kete nuk eshte i tyre por toni...

edhe pse kane kaluar 19 vjet perseri tek ambasadat ne Tirane ka rradhe per vize... njerezit akoma shpresojne te dalin neper europe

sikur Shqiptaret mos ishin popull kaq langaraq, e i dhene pas emigracionit, sot do te leviznin lirshem neper bote, si rumunet me bullgaret... per te mos marre si shembull te tjere qe na e kalojne disa here ne civilizim

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2009 00:42
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
jo per kosoven se kam degjuar se cka thene sepse preferoj te shikoj nje film sesa te degjoj pallavrat e atij ....kur ka fol por Santorron nese te kujtohet se di sesa vjet ke ne itali por kur bente ate programin (sme kujtohet emri )rreth viteve 1997 -98 kur kishte dhe te ftuar te huaj dhe sme eshte duk qe endimet e atij ishin konstrutive e pozitive .


Te them te drejten e kam hunbur llogarine por duhet te kem nja 18 vjet qe jetoj ne Itali.

Emisionet e Santoros (edhe sot e kesaj dite) kane qene dhe jane me pozitivet (tashme edhe te vetmet) qe kane paraqitur realisht fenomenin emigracion ne Itali.

Nqs ti do jesh me precise ne pyetjet do mundohem te jem me preciz ne pergjigje sepse Santoro ka bere shume trasmisione, duke nisur qe nga Sarabanda, SciusciÃ_, Rosso e Nero, Tempo Reale, e deri tek i fundit Annozero.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2009 03:01
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori  
Nga postimet e tua nuk me dukesh dhe aq krenar per qeverine, korrupsionet, etj. Madje zor se gjej ndonje vertet krenar me fakte, pertej nacionalisteve teorike qe nuk e dine mire pse jane nacionaliste, por mundohen te jene sa me shume. 




Ke te drejte Fajtor.

Une nuk jam krenar per Qeverine apo Qeverite shqiptare, per korrupsionin, dhe per ndonje gje tjeter.

Por jam krenar sepse jam nje popull po aq i lashte sa ai italian, nje popull qe ka mbijetuar i vetem kunder gjithe perendimit dhe gjithe lindjes edhe pse nuk ka qene pjese e asnje familje te madhe si kane qene sllavet apo greket apo italianet. Qe ka rruajtur ne shekuj kulturen dhe zakonet e tij. Qe i ka dhene njerezimit nje njeri si Nene Tereza qe nje pjese e njerezimit e shenjterojne me shume se vete Papa dhe qe se fundi i dha nje mesim te madh gjithe botes se qyteteruar duke mbajtur ne shtepite e tyre rreth 500 000 kosovare (nje sai kaq e madhe emigrantesh do kishte gjunjezuar edhe shtetin me te fuqishem te europes etj).

Jam krenar sepse nuk i kam lupur asnjehere asnje gje italianeve, qe jetoj me dinjtet ne kete shtet qe nuk me do, qe jetoj me djersen e ballit.

E vetmja gje qe s'ke kuptuar ti Fajtor ne Itali eshte fakti se i vetmi ndryshim midis nesh dhe ketyre eshte ai ekonomik.

NJE ITALIAN NUK MUND TE GUXOJE TE JETE RACIST ME MUA FAJTOR SEPSE UNE, SI GJITHE SHQIPTARET E TJERE JEMI ME EUROPIANE SE GJITHE EUROPIANET E SOTEM. NJE ITALIAN MUND TE BEJE (DHE BEN) ME MUA VETEM LUFTE KLASASH, KLASA ME E PASUR/PRIVILEGJUAR KUNDER KLASES ME TE VARFER/DISCRIMINUAR POR KY NUK MUND TE QUHET RACIZEM. PERSERIS, ESHTE THJESHT LUFTE KLASASH.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2009 03:14
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Lufte klasash eshte edhe perbuzja e tiranasve ndaj "malokeve". Lufte klasash eshte edhe urrejtja ndaj klases politike.

Klasat kane ekzistuar dhe do ekzistojne gjithmone. Jane ndarje fiziologjike te shoqerise ne shtresa dhe grupime. Parimet dhe moralin tim se kane te gjithe, prandaj i perkas nje grupi, nje klase, nje shtrese.

Megjithate nuk mendoj se italianet bejne lufte klasash siç mund te mendosh. Lufta e klasave nuk eshte ne natyren njerezore, sepse do kishim revolucione çdo dite. Lufta fillon kur klasat shkojne nje ne tavan dhe nje ne sahan. Kjo ndodh kollaj ne Shqiperi, ku mungon nje klase e mesme homogjene. Por nuk ndodh ne Itali, ku njerezit jane shumica klase e mesme. Prandaj nuk ka klase te pasur qe te luftoje te varfrit. Shqiptaret, per me teper, nuk jane aspak te varfer se rrogat i kane te ngjashme me italianet. Termi lufte klasash nuk eshte i pershtatshem.

Sidoqofte...

Te jesh nacionalist domethene te punosh dhe mendosh ne menyre kostruktive, pra te jesh kritik ndaj difekteve te popullit tend. Eshte gjynah te marresh formen e krenarit te detyruar shqiptar nga grushti i injorances italiane. Racizmi italian eshte vetem injorance lokale, prandaj nuk mund te ndjelle krenari apo nacionalizem shqiptar. Vetem duke ndare dy gjerat mund te relativizojme si popullin shqiptar, ashtu edhe ate italian. Fundja ne kete bote nuk ka popuj te bekuar, te ngadhnjyer, te mrekullueshem, te pagabueshem dhe te madherishem. Gjithmone e me shume kjo eshte evidente ne boten globale. Dhe nese kuptojme se popuj te tille nuk ka, atehere do dime te relativizojme situaten per te kuptuar çfare kemi te mire dhe çfare jo. P.sh. Italia eshte ne vendin e 151 ne renditjen boterore te vonesave ne drejtesi. Kjo domethene qe Shqiperia eshte me mire (ne fakt nuk zgjasin 10 vjet gjyqet ne Shqiperi). Dhe ky detaj ka lidhje edhe me racizmin ndaj shqiptareve. Ne fakt, mentaliteti im qe ti quan TelePadania eshte vetem pergjigje e mangesive te shtetit italian. Po te funksiononte ai shtet nuk do kishte nevoje te vras une mendjen pse me diskriminojne. Po te funksiononte shteti nuk do duhej 1 vit per te marre permesso di soggiorno. Por... po te funksiononte shteti klandestinet duhet te riatdhesohen.

Fundja, jetojme akoma ne nje sistem shtetesh dhe nese njerezit lodhin trute ne forum per te kuptuar Shqiperine nuk e bejne vetem nga atdhetarizmi i flakte, por sepse bota na ka detyruar te quhemi shqiptare 10-20 vjet pasi kemi ikur. Kjo nuk eshte merite e rrezatimit te artit dhe kultures nga vijme, por e deficiencave socio-politike te disa vendeve bashke, duke filluar qe nga populli shqiptar, me problemet qe i hap vetes dhe botes. Eshte per te ardhur keq, por si konkluzion, ti sot ndihesh me shume shqiptar sepse ne Shqiperi ka politikane si Berisha apo Nano, qe s'te lene te jesh qytetar i shkujdesur i botes

E gjithe kjo me kujton nje barcalete. Vdes nje burre dhe zgjedh te shkoje ne ferr. Aty e pret djalli dhe i thote "Ketu njerezit jane ndare ne kazane sipas kombesive". Dhe fillon te kaloje para rrjeshtit te kazaneve te gjithe te mbyllur me kapake. "Pse kane kapake", pyet burri. "Sepse ndryshe shpirtrat dalin nga kazanet", thote djalli dhe hap nje nga kapaket ku dukeshin shpirtra qe vuanin. Pasi kalon kazane nga kombesi te ndryshme kazani i fundit ishte pa kapak. "Po ky pse s'ka kapak", pyet burri. "Ky eshte kazani i shqiptareve", thote djalli. "Nuk ka nevoje per kapak, sepse kur dikush mundohet te dale, se lene te tjeret".

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 02/06/2009 ora 13:48

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2009 05:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtor

Sic e shikon edhe nga postimi i mesiperm sot ne mengjes ju pergjigja ne menyre te artikuluar shkrimit tend por nje problem teknik me beri te mos mundja ta postoja ate pergjigje dhe si rrjedhim puna me shkoi dem.

Prandaj po e ripermbledh shkurt:

1) Lufta eklasave e ka cuar perpara shoqerine/sistemin e ketushem Fajtor dhe eshte absurde te mendosh qe ajo eshte jashte natyresh njerezore (natyrisht nuk flas per lufte klasash si ajo e diktatures se proletariatit).

2) Problemi i riatdhesimit te klandestineve eshte aq i gjere dhe aq i komlikuar sa qe nuk mund ta permbledhesh me shprehjen "ne nje shtet ligjor klandestinet duhen riatdhesuar". Dhe mbi te gjtha e thene kjo nga Telepadanet qe kane krijuar dhjamin e tanishem si pasoje e klandestinitetit kur iknin ata ne emigrim (sepse ashtu kane ikur gjysma e italianeve ne ate kohe) apo nga Shqiptaret si puna jote qe fale atiij klandestiniteti te bijve te nenave qe iken ne fillim te viteve '90 kane krijuar kete pak miresi ekonomike qe gezojne ata ketu dhe familjaret e tyre ne Shqiperi ESHTE HIPOKRIZI E PASTER

3) Te thuash qe nje emigrant eshte i barabarte ekonomikisht me nje italian sepse kane rroge te njejte do te thoshe te mos ta njofesh minimalisht  fenomenin e emigrimit. Edhe nje emigrant qe merr te njejten rroge me nje tjeter nuk eshte i barabarte me te nqs njeri nga te dy ka edhe nje te aferm ne te njejtin qytet o Fajtor dhe jo me me italiani qe ka breza e breza qe jeton aty. Per te njejten rroge o Fajtor keta i ndihmon edhe babai (shumica e atyre qe njoh une), ndersa ne na takoi qe te ndihmojme edhe baballaret.

Fajtor

Nga ato qe thua pak nga pak po bindem me ato qe thote IQ-ja qe ti je vetem nje "djale mamaje" "i perkeledhur" nga familja qe as ke bere ndonjehere ndonje sakrifice ne jeten tende. Me te drejte Migjeni thoshte qeshu rini qeshu bota eshte e jotja. Dhe ti je Rini.

Per fat te keq, shpeshhere kjo rini, sidomos ajo "e shkolluara jashte" tek e cila ne populli shqiptar kemi "varur shpresat" e te ardhmes po na del me e keqja (pak a shume si puna e Aldo Bumcit apo Gerti Bogdanit) sepse eshte si puna jote, behet me italiane se italianet ne Itali dhe me shqiptare se shqiptaret kur kthehet ne Shqiperi

Sinqerisht pa dashakeqesi

P.s. Te lutem fshije ate mesazhin "quote" te mesiperm"

Modifikuar nga arturm datë 02/06/2009 ora 22:05

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2009 21:57
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Diskutojme nga eksperienca te ndryshme, per gjera te ndryshme dhe me qellime te ndryshme. Kjo spjegon pse nuk ka hapesire per diskutim mes nesh. Me e keqja eshte se ngjyrat qe perdorim per te ngjyrosur realitetin nuk na perkojne aspak. Eshte pak veshtire te krahasosh fotografite bardh-e-zi me fotografite me ngjyra, aq me teper qe grise i thuhet mirupafshim.

Sidoqofte, nuk eshte e hijshme per nje emigrant te peshtyje ne pjaten ku ha. Akoma me e pahijshme eshte te peshtysh ne te dyja anet e Adriatikut pa ditur çfare kerkon. Shpirti revolucionar qe perkufizon klasat punetore ndonjehere ben pune. Mund te duhet ne momente te veçanta historike edhe lufta e klasava.

Por revolucionar eshte me shume Gerti Bogdani qe jeton ne Shqiperi sesa praktika e nje emigranti qe flet per gjendje inferioriteti dhe lufte klasash ne mes te perendimit. Kufiri mes shpirtit revolucionar dhe uthulles qe plas enen e saj eshte i dobet mesa shoh. Megjithate, te kujtoj se ky diskutim filloi me inferioritetin tim ( ), dhe perfundoi me luften e klasave inferiore (te ciles thua se i perket). Edhe kur te permenda se rrogat nuk ndryshojne shume mes ketyre "klasave" imagjinare, kjo nuk te bindi.

Megjithate, besoj se llogjika eshte nje dhunti qe nuk ka nevoje per upgrade ne klasat superiore per tu perdorur. Me kaq besoj harxhova shume kohe duke u munduar te ngul gozhda ne parafabrikatin e mendjes tende

Modifikuar nga Fajtori datë 02/06/2009 ora 22:57

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2009 22:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori  
Me kaq besoj harxhova shume kohe duke u munduar te ngul gozhda ne parafabrikatin e mendjes tende


Inferior me italianet superior me mua, nejse ... na fal per kufizimet qe kemi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Qershor 2009 01:25
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ah harrova ....

Une ha ne pjaten time, po ti  le ty falenderimet per italianet sepse ndoshta mendon se po te shkollojne ata.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Qershor 2009 01:28
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Re: Ah harrova ....

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Une ha ne pjaten time, po ti  le ty falenderimet per italianet sepse ndoshta mendon se po te shkollojne ata.


18 vjet ne itali ?! hapni mendjen njerez edhe ngrini vetullat lart kur te flisni me ato qe nuk flasin te njejten gjuhe me ne. jo vetullngrysur sikur ju ka rene gjema!
anashkaloni ca lajme ogurzeza dhe beni seicili nga pak per tu njohur me te panjohurin .
ju kapeni me Vespa-n duke harruar qe vetem 1 lajm i rreme i Top-Chanel mbi vjedhjen e ores se Bushit beri ate qe nuk do ta benin mijra Vespa e Borghezio bashke.
bej kte moral sepse Fajtori paska thene edhe me shume se c'duhet mbi temen.

si perfundim u takuan apo jo?!

Modifikuar nga al74 datë 09/06/2009 ora 03:13

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Qershor 2009 02:56
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sidomos per Fajtorin, a duhet ta priste Berisha Bruno Vespen?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.