Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
E bukura eshte se dikur Fetaret hidhnin poshte cdo pikpamje shkencore te te shpjeguarit te fuksionimit te botes apo te universit !
Arriten deri atje sa ku Koperniku tha qe eshte toka qe rrotullohet, e jo dielli,e dogjen ne turren e druve !
Kurse tani qe nuk kane me ate pushtet absolut,kane filluar ti pershtaten ata shkences,po pa hequr dore nga shpjegimi mbinatyror i gjerave ! Pas cdo kerkimi te ri,cdo zbulimi shkencor, kisha (apo edhe xhamija) do thoje ... E vertete,por eshte fale dores se Zotit qe ndodh ashtu 
Edhe tani qe me ane te DNA-s po shpjegohen shume gjera rreth kodifikimit dhe trashgimise se qelizave tek qeniet njerezore (duke bere ne menyre qe te parandalohen apo kurohen shume semundje qe dikur sillnin edhe vdekjen), prape per keta qenka cdo gje dore e Zotit ! Ndonje shekull me para, per zbulime te tilla te denonin me vdekje,tani jo...tani cdo gje zbulohet pasi Zoti e ka bere dhe Zoti deshiron qe kjo gje te zbulohet ! Nje pyetje paksa naive dhe pothuajse idiote me vjen natyrshem : Nese eshte fale Zotit gjithcka,perse nuk beri ne menyre qe tere keto evolime ne fusha te ndryshme shkencore te zbuloheshin qysh me pare ???! Kushedi sa jete do kish shpetuar !!
Ehhh kisha (dhe fete e tjera) s'dine me pas cfare argomenti te kacavirren ! Biles Papa kohet e fundit e shikon qe "tufa e deleve" po i largohet gjithmone e me shume, dhe si nje mjeshter i mirfillte marketingu,(me qellimin e vetem te terheqi sa me shume persona drejt kishes dhe te ndreqi si te mundet imazhin jo shume pozitiv) ka filluar te beje deklarata tipike te sindakalisteve me pikpamje teper te majta ! Kohet e fundit po thote vetem "me shume siguri ne pune,firmat te investojne me shume ne teknologji qe nuk ndotin ambjentin,qeveria (Italiane) te beje nje sanatoria per imigratet e jo ti riatdhesoje etj etj
Nuk e di sa i ndien vertet Papa keto gjera,por kam rezervat e mia ! S'dua te them qe eshte njeri shpirtkeq,po dhe kaq human....mendoj se jane thjesht levizje disi dinake, e shikon qe po u rreshqet kalaja prej duarve dhe se njerezit po binden me shume nga sgpjegimi shkencor i gjerave e jo nga ai abstrakt e shabllon tipik fetar !
Dola nga ca nga tema dhe kalova tek Papa,ndoshta ky zbuluesi nuk eshte as katolik,por ndoshta protestant,apo ku i dihet ndoshta edhe ndonje nga ata fanatiket ekstreme si mormonet ! Sdq pak a shume te njejtat ide kane te gjithe,katoliket e gjithe nenrrymat e nensektet e tjera te ngjashme ! Kane frike nga dija dhe nga shkenca !
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|