Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ndryshime te domosdoshme ne Kod
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Komentit tim lart, mendimit tim po i shtoj per "perforcim", edhe kete qe sapo lexova si lajm te dites ne nje gazete:

Topi kundërpërgjigjet, nuk i dekreton ministrat Halimi e Bumçi

Pas sulmeve të mazhorancës, sulme thuajse personale ndaj presidentit Bamir Topi, ky i fundit ka kthyer përgjigjen e vet.
Sulmet ndaj Topit kanë ardhur prej fronteve të ndryshme, kështu në KLD ka qenë përfaqësuesja e mazhorancës, Lefteri Lleshi ajo që ka kritikuar qëndrimin e Topit ndaj letrës së dërguar nga gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që kërkonin mbrojtje te presidenti.
Më pas Jozefina Topalli ka shigjetuar qartësisht pozitat e Bamir Topit karshi Partisë Demokratike në një intervistë të dhënë për TV Neës 24, ndërsa dje ka qenë kryeministri Sali Berisha ai që ka kritikuar Topin si “përdorues të postit” për qëllime që sipas Berishës i shkojnë për shtat një “histerie nacionaliste”.
Natyrisht që të gjitha këto sulme kanë ardhur si pasojë e një ftohjeje të vjetër të marrëdhënieve, që është vënë re në qëndrimet e tërhequra dhe hera-herës kritike të Bamir Topit ndaj mazhorancës qeverisëse, forcës prej së cilës ka dalë dhe ai vetë.

Me sa duket, perceptimi publik për një lidhje të Bamir Topit me lëvizjen populiste “Aleanca Kuqezi”, Sali Berisha e ka perceptuar si rrezik. Siç duken gjasat, PD nuk ka ndërmend ta rikandidojë Topin në pozicionin e presidentit në vitin e ardhshëm, dhe flitet se ky i fundit, së bashku me bashkëpunëtorë e këshilltarë të tij, po përgatit hyrjen në politikë përmes një force të re, që mund të jetë pikërisht AKZ.

Kritikave të stuhishme të Berishës Topi ka zgjedhur të mos u përgjigjet me të njëjtin entuziazëm. I matur në shprehjet e veta, Topi nuk ka nxjerrë ndonjë përgjigje zyrtare, por ka bërë një levizje që mund të interpretohet edhe si rezistencë ndaj kryeministrit, duke mos dekretuar dje Eduard Halimin si ministër të drejtësisë dhe Aldo Bumçin si ministër të kulturës. Burime nga presidenca thonë se arsyetimin për mosdekretimin e dy propozimeve të Berishës Topi do ta japë brenda shtatë ditëve, sepse aq kohë i garanton kushtetuta. Gjithsesi kjo nënkupton se ministrat nuk do të mund të emërohen para shtatorit, pasi sot Parlamenti mblidhet për herë të fundit para pushimeve verore.

Ky tension midis presidentit dhe kryeministrit është vënë re disa herë, rastet më të fundit janë ato që kanë lidhje me 21 janarin, ku Bamir Topi u akuzua prej Berishës si pjesëtar i një “putsch-i” për t’i marrë pushtetin, apo në lidhje me zgjedhjet lokale, ku sipas Berishës, Topi ka votuar për Ramën. Për nga vetë karakteri, poli më i zëshëm i këtij tensioni ka qenë Berisha, por edhe Topi jo rrallë ka kthyer përgjigjet e tij, kryesisht përmes ndërhyrjeve proceduriale që janë në kompetencë të presidentit, por edhe përmes kritikave indirekte sa i përket funksionit dhe respektimit të institucioneve nga ekzekutivi.

* * *

Ja ky eshte Sali berisha, qe, cilindo qe i kundervohet per veprimet e tije, merr si shperblim Ofendime apo Epitete!!!
Dhe, me kete rob-kriminel-idiot te ulesh ne nje tavoline per reforma!?

Nuk duhet harruar dhe lene pa u permend se, Ligji per Regjistrimin e popullsise, u miratua para pak ditesh ne Parlament me Vota te parlamentarve te cilet nuk ndodheshin FIZIKISHT aty!!!

A nuk duhet marre mase ligjore per kete? A ndodh kjo ne nje parlament demokratik ne Europe?

p.s. Jam kurioz te lexoj komentet e Piktorit apo te AL per kete pike.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Korrik 2011 13:54
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Piktoro, po te tregoj nje barcelete.

Shkon nje burre tek mjeku dhe i thote:
- Zoti doktor, une shkoj ne shtepi dhe gjej gruan ne krevat me nje tjeter, nxefem, behem agresiv, bertas, uleras, por nusja, me qetesi, me ben nje kafe dhe une qetesohem.
Diten tjeter i njejti muhabet, shkoj ne shtepi, e gjej gruan me ate tjetrin, nxehem, irritohem, bertas, i shaj, pastaj nusja me ben nje kafe tjeter dhe une qetesohem.
E keshtu me rradhe ka nja ca muaj qe perdite e njejta gje.

- Po mire, nga mua cfare kerkon? - e pyet doktori

- Po ja o doktor, desha te di, mos me bejne keq gjithe keto kafe qe pi une?


Tani, shkruaj PS=pacienti, PD-gruaja, dhe del teoria qe po na propozon ti.

Lere dialogun Piktor, s'ka dialog me te pabesin Sali Berisha.

Doreheqje e Berishes dhe zgjedhje te parakoheshme, kjo eshte zgjidhja ne kete situate.

Jo shume e goditur kjo barsaleta , megjithse pak a shume te kuptova.

Gjithsesi nese kodi ka defekte duhet ndryshuar, kjo nuk behet vetem nga nje parti sepse ndryshe i bie ta beje sipas qefit te saj.

Apo jane me te rendesishme ndyshimet kushtetuese per Presidentin?

Cercill ka thene se diktaura me e keqe eshte demokracia, ne fakt e kishte fjalen per ligjin.

Nuk e kuptoj se çfare koncepton me dialog, ta hodha ma hodhe apo me te futme, jo o njeri dialogu sherben per te rregulluar defektet qe ka nje shtet ne konsolidim biles dhe i konsoliduar.

Dialogu presupozon te beje zgjidhje afatgjata, thojne se halli te shpie ne dere te hasmit.

Mos harro se kemi te bejme per dialog politik qe eshte i domosdoshem nese duam te ecim perpara.

Gjithsesi pa dialog nuk ka zgjidhje, une keshtu e shoh.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Korrik 2011 00:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Piktor

E perseris edhe nje here, NUK ESHTE AQ E KOLLAJTE SA THUA TI!
Ti gjykon me mentalitet perendimor per ceshtje "alla shqiptarce", por nuk behet keshtu.

Sic te kam thene edhe ne nje post tjeter, sado ligje te besh LIGJIN PERFEKT NUK E BEN DOT.
Prandaj, nuk eshte ceshtje ligji por ceshtje personash dhe deshire politike dhe keto ne Shqiperi mungojne. Si rrjedhim, me persona TE PABESE si Sali Berisha nuk mund te behet dialog dhe/ose pazare politike.

Ti po flet per ligje? Dakort.
Ti je cun i informuar dhe duhet ta dish qe ne ndryshimet e bera ne Kodin Elektoral, DUKE QENE SE U BENE ME KONSENSUS/DIALOG, Edi Rama, duke qene se ishte ne minorance, si GARANCI (duke qene se KQZ u be me baze partiake), kerkoi te futej nje nen qe thoshte tekstualisht "nqs dy antare te KQZ kerkojne nje hapje kutish per nje zone, atehere KQZ eshte e detyruar ti hape ato".
Kjo ishte nje garanci qe, cfaredo "pislleku" te behej, nga secila pale, pala tjeter mund te "hetonte"dhe te kishte garanci.
Me ligj i paster se kaq?

Cfare beri KOQEZ-ja ti e di, e hodhi poshte 4 me 3 kerkesen e dy antareve te opozites (rrjedhojat e ketij vendimi i dime).
Te njejten gje beri edhe KOLQZ-ja
Po flasim per 2009, imagjino sa "u dhje" muhabeti tashti edhe me 2011.

Lere dialogun Piktor, ai nuk behet me Sali Berishen.
Po iku Sala nga qeveria PO, fillon dialog per zgjedhjet e reja.

S'KA BURRERI SALI BERISHA.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Korrik 2011 18:40
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Nuk e ka fajin Kodi

Nga Mero Baze



Në diagnostikimin që raporti i OSBE/ODIHR, i bën problemeve që prodhoi KQZ dhe tri vendimet e Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet me Tiranën, shihet qartë se shkaku kryesor nuk janë as cilësia e Kodit Zgjedhor dhe mungesa e reformave kushtetuese, por klima politike që diktoi ato vendime.

Vëzhgimi gati policor që ODIHR bën për datën 18 maj, kur KQZ mori një vendim paraprak në parim për të hapur dhe hetuar kuti, duke formuluar një përmbajtje që nuk kishte lidhje fare me kompetencat e saj, tregon qartë se më 18 maj, Kodi Zgjedhor nuk na ka pasur faj. Fajtor ka qenë telefoni celular i Arben Ristanit, i cili mori urdhër nga Sali Berisha të përmbyste rezultatin. Raporti po ashtu thotë me një vëzhgim të paprecedent, se sapo vendimi u mor në mënyrë kaotike dhe të pambështetur në bazë ligjore, u vendos hapja e kutive dhe ato çuditërisht ishin aty në ambientet e KQZ.

Edhe për këtë nuk na ka faj Kodi Zgjedhor, por fakti që Sali Berisha prej 14 majit kishte urdhëruar manipulimin e disa kutive ende të panumëruara për të shtuar aty rreth 100 vota për Lulëzim Bashën.

Raporti po ashtu thekson se të tri vendimet e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën kishin probleme të mosmbështetjes në ligj. I fundit fare që vulosi grabitjen e mandatit të Tiranës që, sipas raportit ishte flagrant, pasi u quajt jashtë afateve kërkesa e opozitës duke u bazuar tek një vendim KQZ që kishte hedhur poshtë nga vetë Kolegji dhe ishte rivendosur një afat i ri për shpallje rezultati.

Pra, në të gjitha hallkat ligjore ku Raporti i ODIHR gjen probleme që ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve në tavolinë, nuk kemi të bëjmë aq shumë me mangësi ligjore, por me mungesë të vullnetit politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tri vendimet e Kolegjit dhe gjithë vendimet e KQZ rrezatonin bindjen ndaj urdhrave politik të Sali Berishës, dhe jo interpretim të Kodit Zgjedhor.

Aq banale u bë kjo situatë sa dhe Tom Ndreca, i cili nuk kuptohet kur flet shqip, na e zbardhi një vendim duke na cituar të drejtën romake në latinisht! Po ashtu shihej qartë nga vendimi në vendim gjuha e shkruar e këshilltarëve të Sali Berishës, dhe po të skanoje dhe deklaratat politike para vendimeve, mund ta parashikoje me saktësi përmbajtjen e tyre para se të zbardhej.

Pra, i gjithë shtrembërimi i zgjedhjeve ndodhi pikërisht se vullneti politik i Sali Berishës diktoi punën e KQZ dhe atë të Kolegjit Zgjedhor. Kjo nuk është më çështje emrash në KQZ dhe as çështje biografish nga Arben Ristani tek Sashenka Jonuzi. Të njëjtët persona nëse do të ishin lënë të lirë, mund të kishin dhënë vendime të ndryshme, ose nuk do të ishin fare në ato pozicione.

Në këto kushte, debati për të na çuar tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor, është një përpjekje tinëzare për të identifikuar një fajtor pa faj për zgjedhjet e 8 majit. Ky Kod dhe ky kuadër ligjor ishin të mjaftueshëm për zgjedhje të lira dhe të drejta siç u bënë në shumicën e Shqipërisë.

Kodi dhe ligji nuk funksionoi vetëm për Tiranën dhe është banale të justifikohemi tani me ndryshimet në Kod si shkak i problemeve në zgjedhje. Këto zgjedhje u deformuan nga Sali Berisha për shkak të objektivit të tij politik për të ndotur kundërshtarin e tij politik me çdo mjet, dhe kur e pa që nuk ia doli dot, preku zgjedhjet duke grabitur mandatin.

Vullneti politik nuk është diçka që tani mund të korrigjohet me Kod Zgjedhor. Ai është një parim dhe kusht i domosdoshëm për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe nuk i imponohet dot kurrë qeverisë me Kod Zgjedhor, nëse ajo nuk ka dëshirë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj, në procesin e reflektimit ndaj zgjedhjeve të 8 majit pas raportit të ODIHR, reflektimi kryesor është si t’ia heqim zgjedhjet nga duart Sali Berishës.

Për këtë ka vetëm një rrugë, të shkohet në zgjedhje pa Sali Berishën ose të mos shkohet më kurrë në zgjedhje. Ky njeri nuk mund të amnistohet më si njeri që e ka herën e fundit që vjedh. Për të duket se hera e fundit që do të vjedhë, do të jetë hera e fundit që është kryeministër, ndaj me atë kryeministër nuk duhet shkuar më në zgjedhje.

Ky është i vetmi dezinfektim që mund t’i bëhet ambientit të ndotur të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe e vetmja mënyrë për t’i dhënë shans rikthimi normalitetit në këtë vend. Të gjitha teoritë mbi Kodin apo amendimet mbi të, mund të bëhen, por nuk sjellin asgjë thelbësore. Thelbësore në deformim e këtyre zgjedhjeve ishte fakti se Sali Berisha udhëhoqi manipulimin e mandatit të Tiranës, dhe këtë e bëri nga karrigia e kryeministrit.

Në tavolinën e tij janë zbardhur tri vendimet e Kolegjit dhe nga ajo tavolinë janë urdhëruar gjithë veprimet e papërgjegjshme të KQZ. Ndaj i vetmi njeri që hesht pas raportit, është dhe njeriu që ka përfituar nga vjedhja e 8 majit, Lulëzim Basha, dhe i vetmi njeri i çuditur se si njerëzit nuk hanë salçiçe, po merren me çështje të demokracisë, duket se është ambasadori i OSBE në Tiranë.

Për këtë arsye, nëse duhet të dezinfektojmë fushën e zgjedhjeve nga ndotësit kryesor, kryendotësi është në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe duhet të jetë larg asaj zyre kur të ketë zgjedhje. Ky është dhe rekomandimi i vetëm i pashkruar që lexohet nga raporti i OSBE/ODIHR.

Mënyra se si mund të largohet prej andej, nuk presim të jetë ndonjë marrëveshje politike, as ndonjë gjest i vullnetit të mirë të tij. Ai do të ikë andej kur ta zbojmë për të bërë zgjedhje të lira në këtë vend.

Kjo ikje do të ketë kosto të madhe. Ai nuk është më Sali Berisha i vitit ‘97 kur e lanë vetëm dhe gruaja e fëmijët. Ai është sot përfaqësuesi i mafies më të rrezikshme në vend dhe rajon, e cila e ka ushtarin e vet në misionin për të sunduar një shoqëri pa institucione ku ligjin e bëjnë ata që kanë pushtetin.

Çmimi i kësaj beteje do të jetë i rëndë dhe mund të paguhet jo vetëm me karrierën e shumë opozitarëve, por dhe më fatin e keq të miliona shqiptarëve që do të duhet të ndeshen me këtë mostër të keqe ballkanike, në një kohë kur mund të shijonin rrugën e tyre drejt Perëndimit. Se kur dhe si do ta zbojmë, është përgjegjësi e të gjithëve.

Opozita duhet të jetë aleate vetëm në një pikë, të mos shkojë më në zgjedhje në këtë vend me atë njeri që ka diktuar në mënyrë të përsëritur prishjen e zgjedhjeve.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Gusht 2011 20:03
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ndryshime te domosdoshme ne Kod

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.