Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Mendoj se;
"Edukata qytetare" eshte dicka komplexe. Shume elemente te saj jane te trashegueshem. Trashegimnia eshte dhe celsi i zbatimit ne jeten e perditshme te ketyre elementeve.
Nje nga elementet jane dhe theniet "faleminderit" e "te lutem". Keto fjale-shprehje, nuk jane trasheguar ne perdorimin familiar gje e cila sjell dhe mosperdorimin ne ambientet jashte saj.
Ne qofte se nje femije do te rritej ne vite bashke me kete shprehje nga prinderit e tije, do te asimilohej nga femija si nje "kulture miresjellje" normale ku, dhe ky femije ne rritje, do ta transmetonte ne shoqeri. Kjo gje ka "munguar" ne shqiperi, ne masen e madhe te familieve.
Neve, "ta jashtmeve" na duket paksa cudi dhe e vejme ne dukje mungesen e perdorimit te tyre nga "te mbrendeshmit" ne shqiperi por, edhe NEVE na u desh nje kohe relative te ambjentoheshim me keto shprehje ne vendet ku jetojme, ambjentim i cili erdhi-u fut tek ne dhe pak "i detyrueshem" si rrjedhoje e perdorimit masiv ne kulturen e vendit ku jetojme.
Ka raste akoma, edhe mbas kaq vitesh ketej, ku Ne, si shqiptare me kulturen e marre ne femijeri, kur nje Mik i ngushte apo dhe Partnere me kombesi te vendit ku jemi, kur na thote "faleminderit" mbas nje veprimi-ndihme qe i kemi dhene, i themi "Ske pse thu "faleminderit", eshte evetkuptueshme qe per partnerin do e beja". Por, ne ate moment ne ngaterrojme dicka qe, ne kulturen familiare, ne breza, tek shume shtete perendimore, fjala "faleminderit" eshte perdorur nga Prinderit karshi njeri-tjetrit (partnerve) si dhe karshi femijeve dhe anasjelltas femijet e kane perdorur kundrejt prinderve.
Pra, dal tek ajo qe desha me thene me lart se, eshte nje edukate (e mire apo e keqe) e futur ne breza dhe me rrenje ka ambientin Familiar.
Ne, nuk mund te pretendojme ta kerkojme karshi shqiptarve (meje-teje-atije-asajt) sepse jemi vete pjese e kasaj "edukate" te mostrasheguar.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|