F_xhunior
Anëtar Aktiv
![](avatar.php3?userid=19959&dateline=1335212639)
Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523
|
Citim: Po citoj ato që tha robert
I dashur xhunior, nuk qenke vetem ne moshe i ri, por dhe nga mendja. Edhe ne komentin e Lules shihet se keto martesa sjellin tek-tuk merira, fjale, veshtrime mosbesuese; une dhe gjithe farefisi im eshte me fe te perziera, po ashtu dhe emrat. Keshtu me rreth 1/4 e shqiptarve te Shq.. Gjera te zakonshme, apo jo!
Mirpo ne historine tende jane dhe po shtohen ca me shume detaje cuditberse, rrahje, arme, kercenime. (Te pakten ne vend te krahasimit me Shote Galicen, te kishe vene te shoqin e saj, Azemin, pasi vjerri qe erdhi i armatosur ishte burre dhe jo grua!)
E gjithe kjo histori, gjoja naive dhe e sinqerte, permban ne thelb te saj viktizimin e nje myslimani te mire e te urte si puna jote, pra gjithe myslimaneve praktikante, nga njerez te prapambetur anadollake... oh me fal, te prapambetur mesjetare kryqetare, si ai vjerri yt, i cili jo vetem i del ndesh dashurise se paster se dy te rinjve, por edhe ka paragjykime krejt boshe ndaj njerezve besimtar te feve te tjera (!). Ja kete perpiqesh ti te na tregosh, -dhe mos kujto edhe ne kete rast, sic kujtove me shamine e kokes, se dua te mbroj vjerrin tend, apo kristianin paqesor! Jo, duhet te ta bej te qarte se sa inferior paraqitesh ti me gjithe fene te cilen don te mbrosh, duke e vene ne fillim veten ne rolin e njeriut qe shikon punen e tij, e pastaj te njeriut te persekutuar nga paragjykues te anshem, njekohesisht tregon si padashur (gjoja) se je nje besimtar praktikant i riteve fetare. E pas gjith kesaj historie pret qe ne te themi: i shkreti i ri, si e peson nga keta mesjetare ... kristiane, dhe deri tani kishim kujtuar se ishin keta myslimanet agresive, por jo, paskemi gabuar!...
E kupton tani pse ke ngelur i ri nga mendja! Sepse kujton se keto lloj historirash do kaperdihen menjehere nga lexuesi! Te lutem, nese here tjeter na sjell raste konfliktesh fetare, (qofshin dhe ato kur vertet ndonje i krisur kristian dhunon ose don te dhunoje dike te nje feje tjeter, myslimane, budiste, etj.), kaloi ato raste ne ato vende ku feja ka ate rendesi te (ke)tille, e nga te cilat po infektohen serish disa nga brezi i ri i shqipfolseve sot. Ndryshe, jo vetem do harxhosh kohen kot me lojra te tilla, por do tregohesh edhe qesharak. Te jesh i sigurte se keshilla ime, edhe ne mos qofte me e mira, eshte e sinqerte.
O Robert, deshe o s'deshe, e bemja nuk kthehet. Andaj, mos paragjyko, thjesht mos u bazo ne karakterin tend, te gjithe s'jane te njejte sic qenkeshe ti. Njerez te llojit tend jane te rrezikshem, ngase menyren e te te shprehurit juve e keni te ceket fare - ne gjykime e veprime. Nga afishimi yt, vihet re se sa dikte ti, qe, d.m.th ti shkruan aq sa di. -Po kush do t'ia dije nese ti beson apo jo ne ate qe shkruaj une, si dhe kush do t'ia dije nese ty te pershtatet gjendja ne te cilen ndodhem. E verteta eshte se ashtu filloi dhe keshtu po mbreteron te jete ende sot - une dhe nusja te persekutuar. I dashur, gjendja ne te cilen ndodhemi neve, s'mund te zhbehet, sado qe te dhemb ty. Jeta eshte e tille, s'eshte nje film qe te mund ta rishkruajme dosido - sikur duam vete ne. Une s'jam sekanarist, o Robert. Ti mbase mund, une jo. Une vetem shpresoj ne nje fund te mire.
-Per sa i perket paragjykimit tend te theksuar, gjoja se myslimanet qenkan te prapambetur, thuajme pse sot kjo fe eshte me e perhapura ne bote, fakt te cilin e ka pranuar edhe Vatikani. Nga injorantet njerezit ikin, jo i bashkengjiten atyre, apo jo? -Perpara se te tkhesh pergjigje, se perse Islami feja me e perhapura ne bote, nuk do te marresh pergjigje nga une me. Ne qofte se nuk jep ndonje pergjigje te mire, nga une do te etiketohesh si nje injorant dhe i marre. Faj s'ke ti, mbase ty duhet ta kene shperlare trurin mediet qe ne adoleshence, ndaj s'mund te jesh objektiv tani ne kete moshe qe sot e gezon - 12 vjec.
Per fund, Islami eshte feja e vertete (nese me lejohet te shprehem lirshem ne kete forum). S'ma ndjen pse ti/dikush tjeter, s'pajtohesh/s'pajtoheni ne lidhje me kete. Nuk kam synim te bej ndasi fetare brenda kombit tone te cilin e cmoj bindshem me shume sasa ti - megjithese une vetem nje mysliman i thjeshte.
Rritu me, baces!
________________________________
Deb, ti pothuaj sikurse ky fare Roberti - i pergjithesuakeshit njerezit, shih ketu:
Citim: Po citoj ato që tha Deb* Nuk besoj se ju shtire si jo besimatar para se ta merrje apo jo?! Gruaja te punon? Ne pergjithsei ju praktikantet jeni fanatiker. Shqyeni ne pune vet nga mengjesi ne darke, dhe grate doni ti mbani ne shtepi.
Gruaja nuk punon (shtatzene). Ka punuar? Jo. Nuk i lejohet nga shteti, ngase eshte me e rrezikuar se une - bazuar ne deshmite qe kemi dhene, nxoren kete konkluzion perkohesisht.
Sa e sa gra myslimane punojne, ti as e ke idene per kete, vec mund te te them se gabohesh tej mase. Mjaft paragjykimeve!
__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|