robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
15. Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes –nën disa të reja shkencore– (të sjella vetëm nga vështrime empirike) ,
320 faqe, Vllamasi-Tiranë , 700 lek / 7 euro .
Idetë e këtij libri, autori ka dashur ti japë me kohë, e biles pjesërisht i ka dhënë edhe në libra të tij të mëparmë, e sidomos në një filmim të hedhur në youtube, dhe kërkuar nën titullin: Robert Thomai kleine neuigkeiten in der wissenschaft 16.12.2013 , (kjo është në gjuhën gjermanisht dhe e ndarë në disa pjesë, nga 1 deri në 8, pra e gjatë dhe jo kompakte, siç është një përmbledhje e mëpasme me të njëjtin titull, me pjesët 8 deri 11), apo një përmbledhje 10 minutshe po në gjermanisht, nën titullin: etwas kleineres neues in … ; dhe në shqip e kemi këtë fjalë të autorit po ashtu të përmbledhur në 10 minuta e më të qartë, nën titullin:: robert thomai / thomanikaj, permbledhja shkurt ne shqip e temes shkencore .
Dallohet nga librat e botuar deri më tani, se autori ka qenë i lidhur me fenomenet e natyrës dhe me literaturën shkencore. Qysh fëmijë ai ka vrojtuar me kënaqsi natyrën, përfshi këtu botën bimore, shtazore, tokën, detin, kodrat dhe malet, qiellin, hënën, etj. Kurdoherë ai ësht përpjekur të shohë në këtë natyrë ato që mësonte nga librat e shkollës dhe ato jasht-shkollorë. Kështu, në këtë lexim dhe vrojtim të pareshtur, sa të vëmëndshëm dhe këmbngulës, atij i kanë lindur herë pas here jo vetëm pikpyetje të shumta, por edhe idè të reja në kokë, apo të paktën, që nuk i kish hasur deri më atëhere në ndonjë libër.
Të parat fenomene „të mëdha“ që atij i kanë tërhequr vëmëndjen, janë dallgët e detit, ato valë të përjetshme, të frikshme, e me madhësi të ndryshme. E pas tyre ato valë ranore të vogla nën det apo ato brigje brenda në det.
E pas atij bekimi të përvitshëm veror me ujë deti, vëmëndja e tij u ngjit lart, drejt qiellit, duke u tërhequr nga ato valë resh në qiell. E kështu me radhe tërhoqën vëmëndjen e tij, moti, hëna, planetët, (ato pak që dallohen me sy), yjet me xixëllimet e tyre, etj. .
Ajo që këtij të riu i dha të kuptojë funksionin e lëvizjes së materies në Natyrë, ishin vargmalet, si fillim ato shqiptare, e pastaj ato të vërejtura në harta të ndryshme, të pjesëve të tjera të globit, si ato të rocku mountain në Amerikë, pozicioni i Italisë, ai i kontinenteve, e me radhë e gjithë sipërfaqja e tokës mëmë.
Ndërsa deri tani ishte shpjeguar se shkaktar i këtyre kodrave, maleve, vargmaleve, kontinenteve e gjithë sipërfaqes së tokës, ishte ajo lëvizje e pllakave tektonike, lëvizje këto të drejtimeve nga më të ndryshme, kështu dhe lëvizja e magmës poshtë tyre, -një shpjegim ky metafizik-, sytë dhe mëndja e këtij të riu dallonte kudo në Natyrë atë kategori filozofike, shkak-pasojë, -të mësuar tashmë në shkollë-, kështu kudo një bashkveprim forcash dhe trupash në Hapsirë, që ia kish mësuar edhe dialektika teorike e shkollës. Ky këndvështrim dialektik i pandarë syve dhe mëndjes së tij, i dha të kuptojë se gjithshka lëvizte sipas një rregulli të caktuar. Ndaj ai dalloi se si Natyra ishte shumë më e thjeshtë se sa shpjegohej mbi ‘të.
Shumë shpejt ai dalloi se si vepronte ajo forcë e brendshme e tokës në bashkveprimin e saj njutonian me forcën rrotulluese të diellit, pra se si kjo forcë e brendëshme e tokës ishte jo vetëm rrotulluese në aksin imagjinar jug-veri, por edhe aq e fortë sa kishte shkaktuar ato kodra, male, e vargmale; biles këto të fundit e çuan këtë vështrues dialektik të ri tek ai rregull i njohur në Hapsirë, bashkveprimi i trupave nën të njëjtat ligje, ku gravitacioni kishte pjesën e tij të rëndësishme, por akoma jo të sqaruar mirë deri më sot nga shkenca. Pikërisht ky mister i gravitetit, e çoi këtë të ri në idè, teza dhe hipoteza të reja.
Shumë nga këto idè të reja i gjejmë jo vetëm në punimet e kaluara të tij, jo vetëm tek filmimi i përmendur më lart, por edhe në këtë libër. Dhe duket se ky autor nuk i ka thënë të gjitha, për t’mos thënë edhe që sytë dhe mëndja e tij vazhdojnë të dallojnë gjithmonë gjëra të reja në këtë Hapsirë ku vërtitemi, ndonëse vetëm nga vështrime empirike, pasi autori Robert Thomanikaj nuk bën pjesë në ndonjë ekip shkencor me mjete të sofistikuara shkencore, por është me kënaqsi një punëtor krahu i thjeshtë, duke kaluar nëpër të ashtuquajtura profesione të rëndomta, si pjatalarës, pleraxhi, apo pastrues. Duket mungesa e ndonjë geni të njohjes së autoritetit, kështu edhe shkallëve hiearkike, po ashtu edhe edukata letrare dhe social-pedagogjike, si dhe mësimi autodidakt në shkenca të ndryshme, na kanë dhënë një njeri që nuk e dallon këtë „kontradiktë“ të gjëndjes së tij shoqërore dhe librave të tij „intelektualë“.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|