Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Jeni pro apo kunder luftes qe ka filluar ne Irak ?
Ky sondazh është i mbyllur.
Jam Pro 10 47.62%
Jam Kunder 11 52.38%
Gjithsej: 21 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 19 Maj 2003, ora 01:30  (120 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 20 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vendet arabe kane qindra vjet qe mundohen te bashkohen. Kete tentative e ka filluar Muhamed Ali, person me origjine shqiptare i cili mori ne dore qeverisjen e Egjiptit shume vjet me pare.

Mund te them se nese amerika nuk do te influenconte ne vendet arabe keto mund te bashkoheshin, nuk eshte aspak cudi. Dhe nese vendet arabe bashkohen ka te pakten rrjedhojat e meposhtme:
1. Krijohet nje pol i forte pervec amerikes dhe europes. Pra arabet nuk do te ishin bishti i kavallit ne kete bote por do ishin nje pike referimi ne poltiken nderkombetare.
2. Do bllokohej i gjithe trafiku i naftes dhe do rriteshin cmimet. Kjo per vete faktin se nafta eshte risursa me e madhe e ketyre vendeve dhe kush ka dy pare mend di ta shfrytezoje. Pra i gjithe perendimi do ngelte me gisht ne goje dhe ekonomia perendimore do varej nga vendimet arabe. Ja pse vendet arabe nuk do ishin bishti i kavallit as ne ekonomine boterore. Ja pse femijet e ketyre vendeve nuk do vdisnin urie.

Persa i perket 11 Shtatorit. Atje u vrane (ta zeme) 4000 vete. Ne afganistan sa u vrane e dini ? U vrane te pakten 5000. Problemi nuk eshte aspak ky sidoqofte. Problemi eshte dhunimi psikologjik i amerikes. Cdo dite ne bote vdesin 30.000 persona nga uria nderkohe qe amerikes nuk i pritet sa te hedhe bombat qe kushtojne 1 milione dollare secila ne Irak.

Ja po e pranojme se qenka rreziku berthamor (mgjs nuk po duket gjekundi). Atehere pse nuk vihen bashke te gjitha shtetet por i eshte tekur vetem klanit te perhershem Angli-USA? Une nuk jam tip kunder amerikes aspak. Jam thjesht per demokracine. Dhe nuk mund te pretendohet te eksportohet demokraci ne bote kur merren vendimet ne menyre totalitare.

Qe t'ju zgjoj pak. A e dini se sa perpjekje mund te kete bere USA te binde shtetet e tjera qe te sulmoje Irakun ? Ose, meqe ne shqiptaret jemi mesuar me gjuhen e korruptimit, sa leke mund ti japi atyre qe vendosin ne OKB qe te thone ate qe do presidenti Bush ? Dhe prape se prape nuk kane rene dakort. Atehere kjo me ben te dyshoj se ne kete mes ka dicka qe vertet nuk shkon.

Ah, meqe jemi dashamires te demokracise. A e dini cfare ndodhi ne Keshillin e Sigurimit te OKB disa muaj me pare. Ndodhi qe situata ne Izrael u be shume e tensionuar dhe palestinezet si gjithmone kerkonin ndihme nga OKB. Kesaj rradhe situata ishte shume serioze. Keshilli i sigurimit u mblodh dhe votuan projekt rezoluten qe te conin kaskat blu ne Izrael. Kush e gjen cfare ndodhi ne votime ? Ndodhi qe te gjitha shtetet e aprovuan nderkohe qe SHBA vuri veton per mos dergimin e kaskave blu ne Izrael. Kush me spjegon cfare te keqe ka dergimi i kaskave blu (perfaqsues ushtarake te OKB) ?????

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2003 04:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me falni qe po shkruaj kaq shume. Harrova me pare te lexoja mesazhin e Endrit.

Me poshte do te spjegoj qe Sadami nuk bllokon dot naften dhe as e ka bere ndonjehere. Megjithate po te pyes: Kur nafta eshte ne vendin e tij ai mund ta manaxhoje si te doje, apo jo? Kur eshte pare qe me risursat e nje vendi te merret nje vend tjeter.

Endri, ti thua se Sadami, qe eshte ne krye, po bllokon naften. Ketu e ke gabim dhe po te spjegoj pse. Iraku e ka te ndaluar te eksportoje naften. Nuk mund te nxjerre asnje fuci me nafte pa lejen e OKB. I vetmi eksport nafte qe eshte bere, u approvua nga OKB pas tragjedise qe po jeton populli Iraken. Programi quhet "Oil for Food". Sadami ku ta gjente te shiste naften qe ka ne vend se nxirrte vendin nga verferia por kjo nuk i lejohet.

Programi Oil for Food eshte nje shkembim i thjeshte ilacesh dhe ushqimesh baze me naften Irakene. Ky program lindi per te mos lene popullin iraken te vdese fare se po shkonte drejt tragjedise. Per mua ky program eshte nje turp i madh sepse eshte detyruar nje shtet te jape naften (arin e zi) per nje cope buke. Megjithate mendimi mbi kete program eshte personal dhe ka dhe aspektin e mire qe po ndihmon popullin iraken. E spjegova per te treguar se Sadami nuk bllokon dot asgje. Po te hapen kufijte fillon eksporton menjehere. Dha hapen shume fronte pune qe sjellin fitim ne Irak.

Edhe nje reflektim te fundit. Ju kujtoni se CIA, FBI, dhe Presidenca amerikane jane aq emotive sac duan te hiqen ??? Mendoni se jane te inatosur prej 11 Shtatorit ??? Po pse a nuk dihej para 11 Shtatorit sa mundesi kishte Iraku te beje bomba atomike dhe lende helmuse massive. ??? Kujtoni se SHBA, qe ka administraten me te mire ne bote per monitorizime nderkombetare (faktikisht bejne raportet me te mira mbi Shqiperine dhe e njohin Shqiperine me mire se italianet qe i kemi dy hapa) nuk e kishin idene se cfare behej ne Irak para 11 Shtatorit ??? Kujtoni se Iraku po pergatitet te sulmoje gjysmen e botes (se po sulmoi ameriken zere se ka sulmuar dhe europen) me ate nivel varferie ku qendrojne njerezit ???

Pra imagjinoni Irakun qe ben aksionin minimal kunder nje vendi perendimor. Sa mendoni se zgjat pergjigjja perendimore ? Une them jo me shume se 24 ore. Dhe perendimi ka aq bomba sa te zhduke Irakun si koncept nga harta gjeografike. Apo mos Iraku ka aq fuqi sa te paralizoje kompleet perendimin ???? Hhehehehe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2003 04:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Wink

fajtorit

ah fajtor skam kohe tani per te diskutuar me ty, teme e gjate po shpresoj ta lesh te hapur qe te te kundershtohen te gjitha mendimet

e shtyj argumentin tim per me vone
detyra na therret

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2003 16:11
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
korcarja
Anetar i ri

Regjistruar: 08/01/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 13

Me vjen shume keq fajtor qe po thua ta zeme se u vrane 4000 veta dhe e krahason me Afganistanin. NE USA jane vrare plot 2995 persona te kulturuar, familjare dhe te PAFAJSHEM mbi te gjithe. E ti po me thua Afganistani ata qe nuk jane njerez qe jetojne ne guva dhe djegin flamurin amerikan cdo dite dhe mendojne se ata qe nuk besojne ne Islam nuk duhet te jetojne. Ndoshta jane vrare pak nga ata terrorista do desha ta shikoja krejt fushe afganistanin me gjithe ato shtetet arabe qe po sjellin lufte ne kete bote ata ekstremista te qelbur......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2003 20:59
korcarja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të korcarja Kliko këtu për të kontaktuar me korcarja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: korcarja Shto korcarja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto korcarja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovë
Mesazhe: 149

DIKTATURË APO DEMOKRACI

LEXOVA DISA NGA SHKRIMET QE JANE ADRESUAR NE TEMEN "A DUHET SHKATRRUAR SADAMI"SATANI" APO JO"
NJE GJE NE SI SHQIPTARET DUHET TA KEMI TE QARTE,AJO ESHTE TE LOGJIKOJME DHE TE MENDOJME SHQIP,QKA DO TE THOT KJO:NE SHQIPTARET NE KOSOVE ,PJESA DERMUESE E KSAJ POPULLATE PREJASHTO IDHTARET E KOMUNIZMIT,MENDOJME SE INTERVENIMI I NATO-S NE KOSOVE ESHTE BERE PER QELLIME TE SHPETIMIT TE POPULLIT SHQIPTAR NE KOSOVE.
DIKUSH DO TE PYES QFARE LIDHJE KA KJO ME IRAKUN,PO UA THEM ME DY FJALEROGRAMI POLITIK DHE STRATEGJIK I SHBA-S KA QENE QE NGA FILLIMI I SHEK XX E DREJTA E POPUJVE PER VETVENDOSJE,KUJTO QENDRIMIN E SAJ NE VIT.1920 PER SHQIPTARET,PASTAJ PENGIMI I PERHAPJES SE KOMUNIZMIT KUJTO LUFTRAT NE :KORE,VIETNAM DHE AFGANISTAN DHE TASH SE FUNDI LUFTA KUNDER TERRORIZMIT,PRA RRJEDHA LOGJIKE DHE STRATEGJIKE E AMERIKES ESHTE SHKATRRIMI I SE KEQES.
NESE MENDONI PA EMOCIONE PRA SI SHQIPTAR TE VERTET ATEHER NUK DUHET SHTRUAR PYETJA "A DUHET SHKATRRUAR TERRORIZMI" POR KUSH E KA RADHEN PAS IRAKUT!

Pershendetje te gjithve!!!!!!!!!!!!!

__________________
lufto për te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2003 13:15
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xeni Kliko këtu për të kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të xeni't! Kërko mesazhe të tjera nga: xeni Shto xeni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xeni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovë
Mesazhe: 149

"kaskat blu" pergjigje FAJTORIT

O "FAJTORI" KE HAPUR NJE TEME QE SKE LIDHJE ME TE,ME FAL QE PO TE THEM KETO FJALË,POR NEN MBROJTJEN E "KASKAVE BLUE" NE BOSNE JANE MASAKRUAR NGA KRIMINELET SERBË ,POPULLSIA E DY QYTETEVE BOSHNJAKE,SREBRENICA DHE GORAZHDA KSHTU QE NGA KJO DEL SE NDAJ KRIMINELEVE TE TE GJITHA NGJYRAVE QOFSHIN ATA SBEN PUNE DIALOGU DHE NDERMJETSIMI POR SHKATRRIMI I TYRE,DHE PASI QE PO SHPREHESH PER PALESTINEN KAM NJË KËSHILL PER TY,U THUAJ PALESTINEZEVE SE ME TERRORIZEM KURRË NUK DO TA ARRIJNE PAVARESINE.ME METODA DEMOKRATIKE MUNDEN SHUMË SHPEJT,KUJTO LEVIZJEN "GANDISTE" NE INDI,DHE REZISTENCEN PAQSORE NE KOSOVË 1989-1998.

Kthjellohu pak vella!

__________________
lufto për te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2003 13:53
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xeni Kliko këtu për të kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të xeni't! Kërko mesazhe të tjera nga: xeni Shto xeni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xeni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
korcarja
Anetar i ri

Regjistruar: 08/01/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 13

Thumbs up

Xeni
bravo te lumte pergjigje shume e sakte. Eshte per te ardhur keq se sa shqiptare jane kunder luftes se amerikes dhe sa te tjere e shajne ate. Eshte me te vetete per te ardhur keq. Me fal fajtor po ti ke mendimin tim vetem qe nuk me duket shume i matur

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2003 03:35
korcarja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të korcarja Kliko këtu për të kontaktuar me korcarja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: korcarja Shto korcarja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto korcarja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

:)

E drejte ajo fajtor
Me nje fjale te them qe Sadami perben rrezik per popullit irakien ashtu si dhe per boten. Aksione kundra tij duhet te fillojne per ta hequr nga pushteti nje njeri te tille.
Na e nxorre irakun te pafajshem dhe te paster, iraku eshte akuzuar per shume gjera te tjera jo vetem per armet nukleare por edhe ne lidhje me terrorizmin duke suportuar islamiket radikal.
Neve(perendimit) nuk na prish asgje po ta heqim nje njeri te tille, me nje "effort" minimale duke nderhyrur jo vetem shpetojme popullin irakian por edhe permisohet ekonomia perendimore aty fiton dhe populli shqiptar duke patur financime nga USA.
Ka ikur ajo kohe cdo shtet duhet te jete i hapur me te tjeret prandaj po na bashkohen shtetet na doli dhe BE , perndryshe i forti ben ligjin. Nuk eshte ne interes te popullit te tyre te jene kundra USA..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2003 08:01
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ketu jemi per te diskutuar. Sigurisht qe pa fakte dhe argumente te sakta nuk mund te hiqen kollaj bindjet e formuara me vite.

Psh nuk me duket fakt i rendesishem se 2995 personat qe vdiqen ne NYC ishin me kulture ndersa 5000 afganet jetojne ne guva. As me duket krim djegja e flamurit amerikan. Mos valle u kthyem ne komunizem dhe amerika nuk lejon qe njerezit te kene bindjet e tyre? Cte keqe ben nje popull qe ska buke te haje por djeg flamurin amerikan? A nuk eshte vete amerika qe shtyu Saddam Husseinin te luftonte kunder Iranit? Dhe sigurisht qe luftrat e demtojne popullin, sidomos ate iraken qe mbeti ne lufte cdo 10 vjet.
A e dini qe ne terminologjine e luftes nuk ekziston lufta paraprake, sic pretendon Bushi. O sulmon njeri, o sulmon tjetri. Eshte qesharake te justifikosh sulmet luftarake me mbrojtjen. Dhe as eshte vetem amerika qe u rrezikoka nga bombat atomike. Bile edhe ata arabe qe kane inate me ameriken nuk me ha mendja ta kene pare ne enderr qe eshte e keqe. Pse nuk ka njeri inat Francen apo Italine?

Per mua eshte qesharake te fillosh luftra kur pretendon te globalizosh boten ne komerc dhe levizje. Eshte thjesht qesharake te fillosh nje lufte pa mbeshtetjen e gjere te ONU-t. Bile eshte aq qesharake sa kane filluar te bejne humor ne TV e radio me deshiren e madhe te Bushit per te bere lufte. Bile po te kalojme pak fazen qesharake do kuptojme qe nje lufte e tille nuk mund te jete tjeter vec kryqezim interesash ekonomike e gjeopolitike dhe kjo eshte per te ardhur keq. Dhe, kujdes, kjo lufte do nxehe akoma me shume urrejtjen arabe per ameriken dhe mos kujtoje asnjeri se amerika do mbyllet ne parajsen e saj per te ngrene frytet e luftrave ne paqe. Sa te kete lufte, do kete probleme brenda dhe jashte amerikes.

Kjo pune me ngjan me chatin, meqe aty kam patur eksperience. Krijimi dhe mbajtja e nje kanali te madh nuk eshte nje ceshtje passwordi, sic mund te mendoje dikush. Eshte nje ceshtje politike e gjere, sepse nese nuk te do bota, heret a vone vjen fundi.

E gjithe kjo lufte nuk ka te beje me dy shtete, Irakun dhe USA. Ka te beje me gjithe globin, sepse do te diskretitohet amerika ne ambjentet politike internacionale dhe do shtohet numri i njerezve qe urrejne apo kane antipati per ameriken.

Korcare, po te flas me respekt, sikur te kisha para. Mos kujto se ti do rrosh ne parajsen e Manhattanit nderkohe qe jashte behet nami me luftra. Une e di qe shume shqiptare qe kane shkuar ne amerike e kane shume te veshtire te pranojne se dhe amerika ka problemet e saj, nuk eshte perfekte si diamanti. E kuptoj qe keni lene paret neper ambasada dhe shume njerez jane ndare per se gjalli nga te afermit qe te realizojne ate enderr. Por ti dhe une jetojme ne nje "eko-sistem". Nuk mund te mendojme thjesht ato qe na ushqejne mediat "patriotike" qe u ngjajne lajmeve te kohes Enverit. Eshte e domosdoshme te dalim nga vorbulla e opinionit publik e ti shikojme gjerat me objektivizem. Te kuptojme qe jeta vazhdon edhe jashte atij Manhattanit te vogel qe njoh si shtepine time nga filmat e shumte qe kam pare. Te kuptojme qe bota ndryshon, dhe ne kemi pergjegjsi per budalleqet apo shkaterrimet qe behen ne kete planet. Nuk mund te llogjikohet ne baze te rroges qe merret ne Manhattan.

Bile, meqe jemi ne temen e globalizimit, nuk mund te globalizohet asgje nese njerezit nuk jane te lire te levizin. Ben pjese ne te drejtat e njeriut mundesia per te levizur i lire. Nuk mund te rrethohet nje kopsht i bukur si amerika apo BE dhe te knaqesh duke krijuar nje jete aty, nderkohe qe ne Shqiperi njerezit vdesin. Neper kufij vdesin te rinj qe duan te kalojne kufirin per te gjetur nje jete me te mire jashte vendlindjes. Apo nuk e ke degjuar rastin e fundit sesi u gjeten te ngrire disa te rinj qe po kalonin kufirin shqiptaro-grek mes malesh. Qe ti ke arritur te shkosh ne Manhattan kjo eshte nje arritje padyshim, po kush e ndau qe ti duhet te jetosh mire e ai tjetri te vdese per buke ne shkretetiren shqiptare ? Kush ? E ndane njohjet qe kishin prindet e tu ? Apo parate qe mund te kete paguar dikush neper seksere dhe ambasada ?

Prandaj te them, se 2995 te vdekur jane 2995 te vdekur. Nuk ka asnje ndryshim se ti apo ata 2995 jane me shkolle. Me shkolle mund te ishin shumica e shqiptareve po te mos ishin vendet e zena, po te mos luhej me bursat ne kohen e komunizmit, po te mos kish korrupsion ne universitet sot, po te kishin para qe te shkonin aty ku je ti.

Dhe dicka te fundit. Ka nje film qe mua me pelqen shume: Natural Born Killers. E kam pare shume here dhe nuk e kuptoja pse me pelqente aq shume. Ne fund arrita ta lokalizoj pjesen qe ishte misherim i atij filmi. Eshte intervista qe nje gazetar i ben nje ...krimineli. Aty behet nje dialog i tille:
Gazetari - Nuk e ndjen fajin qe preve 50 jete ?
Krimineli - Jo, pse duhet te ndjej faj. Te gjithe bejne faje ne kete bote. Ti je i fajshem psh?
Gazetari - Jo, per vrasje jo njehere.
Krimineli - E çfare kujton se eshte nje vrasje? Ne kete planet po vriten kafshet, po priten pyjet, po behet ndotje qe as planeti se mban dot me. Askush nuk thote gje per kete. Ti... je pjestar i mediave, i atyre qe manipulojne mendjet e njerezve dhe shikojne vetem fitimin .....etj etj

Me kete doja te te kujtoja se koncepti i njerezve te pafajshem eshte shume relativ. Pershendetje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2003 08:36
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

O rrusho (e kam me Endrin).

Kur te shkosh ne palester per 1 vit me rradhe mund te besh aq muskuj sa mos kesh problem te rrafesh shumicen e personave qe takon rruges. Megjithate ekziston civilizimi, njerezit nuk sulmojne njeri tjetrin me nje "minimal effort" se ua jep truri. Po keshtu pretendojme te kemi vene ne krye njerez qe mendojne ne menyre civile, prandaj nuk ka si te ekzistoje psikologjia e me te fortit. Ekziston konkurrenca dhe kjo eshte gje tjeter. Por dhe ne konkurrence ka rregulla, nuk mundet kundershtari me prapaskena. Prapaskene quaj mundesine e shprehur ne raportin e parlamentit europjan se sistemi Echelon ne disa raste eshte perdorur per qellime ekonomike nga qeveria amerikane. Psh per te bere firmat amerikane te fitojne tendera internacionale.

Nejse, se nuk eshte kjo ceshtja. Mos keqkuptohemi. Nuk jam kunder amerikes. Bile bravo i qofte qe nderhyri ne Kosove dhe ndihmoi ne te. Por dhe kjo puna e Kosoves s'ka te beje aspak me luften e Irakut. Ne Kosove u masakruan njerez si ne luften e dyte boterore. Pati spastrime etnike dhe gjenocid. Nese bota nuk nderhynte aty do kish mbetur 20 vjet mbrapa.

Endri, Iraku nuk eshte i paster, jam dakort me ty. Megjithate nuk ka aktualisht asnje aresye qe te sulmohet nga nje klan shtetesh qe mohojne autoritetin e ONU-t ne bote.

Dhe, qe thua ti, Iraku eshte nje vend me shume pak risursa ekonomike. Ne gjysmen e hapesires ajrore nuk ngre dot asnje avion. Cdo levizje ushtarake e tyre monitorohet nga arsenali satelitor amerikano-anglez.
Hhehehehe. Akoma vazhdoni te mendoni se nguti per te filluar luften ka te beje me rrezikun Iraken ?????

Come on, mos behemi retorike.

Se sa fiton populli iraken kete se dime. Une jam per demokracine dhe i besoj demokracive te ardhura natyralisht ne pushtet. Cfare sensi ka demokracia e detyruar ?
Ndersa persa i perket Shqiperise mbase ke te drejte. Edhe mund te dale ndonje lek per shqiptaret. Po mire xhanem. Jemi qe jemi, pse nuk i themi amerikaneve te hyjne ne lufte me ndonje shtet tjeter. Mbase del dhe noi lek tjeter per ne.

Nuk them kot une qe ne shqiptaret vetem gjuhen e korruptimit marrim vesh. Sa per te rifreskuar memorien, ju kujtoj se USA e ka ndihmuar Shqiperine shume pak ne krahasim me mundesite qe ka. Financimet e pakta kane qene ne sektorin mjekesor duke blere ndonje aparature. Vec te tjerash me kujtohet episodi i vitit 1991, kur erdhi James Becker ne Tirane. E mbani mend si u prit, ate mitingun madheshtor qe gjeti sa zbriti nga Rinasi.
Hhehehe, e pra Italia na kish akorduar 10 milione dollare pak jave me pare, ndersa amerika ku ne shihnim shpetimin akordoi ... 6 milione.

Ok, amerika ka bere shume gjera te mira tek ne. Ka krijuar zyra monitorimi, istitucione ndihmese etj. Por ekonomikisht ka dhene shume pak nga sa ka ne dore. Ne Shqiperi mjaftojne pak para qe te behet si shtet. Dhe keto pak deri tani kane ardhur nga shume shtete. USA eshte nje prej tyre, por nuk ka dhene me shume se shtetet e tjera. Ky eshte mendimi im. Kush di shifra eshte i mirepritur

Se mos harroj prape. I lutem analistes te gjeje pak kohe se kemi ndryshuar rolet. Une po shkruaj per politike e ajo per muzike. .

Edhe pse kemi mendime te kunderta ky diskutim me pelqen. Rendesi ka te merremi vesh si njerez, pa lufte.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2003 13:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 20 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.