ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251
|
Hey une me kete autoviktimizmin kuptoj shume gjera, nese do te ishe me specifik ti insomnia, se cdo te thuash me viktimizem ne kete rast, do te na ndihmoje shume.
Mgjth, sido qe ta kesh thene, sipas kuptimit paresor qe i jap une, kisha nje mendim.
Sme duket se femrat kane te bejne shume me autoviktimizmin. Mund te jete paragjykim, si shume te tjera te pervetesuara nga shoqeria ne pergjithesi dhe spektacionet e mundshme lidhur me seksin femer. Jo ne pak raste tregohet se femra ka nje mprehtesi, eshte vigjilente, intuitive, e kujdesshme, shume here me teper ne raste te caktuara se meshkujt. Pse u dashka te kuptojme se ka te beje autoviktimizmi me te ne krahasim me meshkujt e aq me teper tek femrat shqiptare? Mua me duket se eshte gjithcka nje paragjykim deri atehere kur ju nuk sillni argumente bindese per ta mbrojtur tezen tuaj.
Jemi mesuar shpesh te degjojme se femra eshte e dobet, e brishte, mendjelehte (ka shprehur dikush aty me siper), dhe e kemi shume te lehte te themi se ka shume lidhje me autoviktimizmin.
Sa per femrat shqiptare ne vecanti, ne kushtet e nje shoqerie te prapambetur ku ka jetuar, ku i eshte dashur nje lufte tejet e madhe te pasqyroje e aplikoje natyrshem vullnetin e saj, perseri mund te them se jane shume te hedhura (te gjalla) dhe nuk kane te bejne aspak me viktimizmin.
Eshte e vertete femrat jane subjekt me i lehte drejt nje autoviktimizmi te tepruar??
Qe nga titulli, duket se ka te beje shume me paragjykimet mbi femrat.
Kam ende per te shtuar, por ne vijim te debatit ...
Ciao
__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|