Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Simbas jush ne duhet te mbeshtesim levizjen MJAFTE si e vetmja alternative per ndrishime rrenjesore ne SHqiperi?
Ne radhe te pare dua te theme qe levizja MJAFTE eshte nje levizje e nje shoqate qe lindi si rezultat i rritjes se varferise dhe korrupsionit qe ka kapur te gjithe administraten shtetrore dhe se bashku me te dhe shumicen derrmuse te partive politike ne SHqiperi.
Une mendoj qe si e tille ajo nuk mund te jete nje alternative politike pa pasur nje platforme politike dhe nje status te sain.
Persa i perkete levizjes MJAFTE ne GJeorgji te gjithe dine se ajo u mbeshtet nga administrata Bush per interesat Amerikane si nje organizat pro Amerikane e kunder administrates Ruse

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 01:36
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pikat ku s'jam dakort:

Se pari theksohet se presioni emigrator nga shume vende te botes eshte rezultat i deshtimit te politikaneve lokale. Te gjithe e kemi degjuar se 80% e pasurirse boterore eshte ne doren e 20% te kesaj. Pjesa me e madhe e kesaj popullsie quhet sot me termin e thjeshte perendim. Ajo qe duhet te shikojme eshte a ka sens te akuzojme 2/3 e botes se kane nje politike deshtake, apo ka me shume sens te kerkojme aresyet e emigracionit gjetke.
Une mendoj se para se te akuzojme shumicen se ka gabuar duhet te shikojme mos i kemi gabimet ne llogjiken e mendimit tone. Bota nuk ka qene gjithmone kaq e çekuilibruar. Jo me shume se 30 vjet me pare niveli i zhvillimit lindje-perendim nuk kishte ndryshime dramatike. Keto erdhen vitet e fundit, pas borxheve qe vendet e varfera moren ne vitet 60 dhe rritjes se dollarit prej krizave te naftes. Jane po ato borxhe ku Enver Hoxha nuk donte te hynte, sepse e ndjente se do mbetej perjete i varur.
Aq e vertete eshte kjo saqe shume organizma nderkombetare kerkojne faljen e borxheve qe mbysin ekonomine e vendeve te ndryshme (me se shumti afrikane).
Me renien e komunizmit dominanaza perendimore nuk ka si te shprehet me arme por me manyra te sofistikuara. Problemi i sotshem (nese duam te flasim per deshtimet ekonomike boterore sot) eshte unipolariteti i saj, diferenca e ekzagjeruar mes zhvillimit te njeriut ne zona te ndryshme. Nga nje ane teknologji qe dhe pak bejne objektet e padukshme, nga ana tjeter njerez primitive qe vdesin nga uria. Ne keto kushte cdo eveniment boteror mund te manipulohet nga dominanza teknologjike e pasur pa lene gjurme te ketij manipulimi. Aq me teper Shqiperia eshte me vulnerabel ndaj rrymave te jashtme. Eshte veshtire te kuptojme sa dore kane shtetet perendimore ne vendimet qe merren ne Shqiperi. Eshte veshtire te besojme edhe ne vete sovranitetin e popullit; nje politikan mund te kete mbeshtetje nga jashte aq shume saqe te dhjetefishohen mundesite e tij per te fituar zgjedhjet.

Ne fund te fundit shume prej nesh nuk kuptojne dicka shume te thjeshte. Pasuria ne kete bote nuk varet thjesht nga deshira per zhvillim i nje vendi si Shqiperia. Le te themi se pasuria ne kete bote eshte X ndersa numri i njerezve Y. Shperndarja e barabarte e pasurive do sillte qe secili te kishte Y/X (koncept komunist) por sot pasuria eshte e mbledhur ne perendim. Sipas jush do lejojne perendimoret te vene ne dyshim statusin benestant qe ne, shqiptaret, te jetojme me mire? Kuptohet qe jo. Kjo s'ka si te ndodhe ne shume nivele. Psh ne nivelin me te ulet (flas per Italine) ka shume njerez qe nuk duan tu iki pasuria nga duart, shprehje e kesaj eshte Umberto Bosi. Nje dite ne lajme doli nje grua e indinjuar Veneciane, e cila shprehu me shume keqardhje sesi kishte pare nje shqiptar qe conte rreth 6000 euro ne shtepi me Western Union. Sipas saj po vidhej ekonomia italiane sepse ato ishin leke prostitutash. Te them te drejten ajo femer nuk kishte shume llogjike sepse ne fund te fundit vete burrat italiane shkojne ne prostituta, nuk idetyron njeri. Sidoqofte ky ishte nje shembull i nivelit te ulet te oponences.
Ne nivelet e larta pastaj shteti italian nuk do lejoje kurre firmat shqiptare te fitojne tendera nderkombetare. Kjo nuk eshte fantazi. Nje liste rastesh gjedet ne raportin e komunitetit europjan mbi sistemin Echelon (faqe 88 ose paragrafi 10.7, Published Cases). Me lart mora si shembull Italine por kuptohet se ne inferioritetin ku jemi cdo shtet mund te luaje me evenimentet qe ndodhin ne Shqiperi.

Jane keto fantazi qe here pas here gjejne konferme ne realitet qe sjellin mosbesim tek njerezit ndaj cdo eventi ose politikani. Psh:
- thuhet se sherbimet sekrete serbe shtyjne UÇK-ne te beje veprime te egra qe populli kosovar te humbe pike ne arenen nderkombetare.
- dikush me ka thene se ambasada turke ka lajmeruar qeverine tone ne vitin 1995 se diku po pergatitet nje grusht shteti. Po i njejti dikush thote se kjo ndodhi me pas ne vitin 1997. (Sa per informacion, qeveria jone asokohe i ka kthyer pergjigje se situata eshte teresisht nen kontroll)
- fantazia e disa personave spjegon se gjurulldite ne Kosove ishin te stimuluara nga jashte per te krijuar probleme serioze ne Europen e Bashkuar.

Fantazi te tilla bazohen ne eksperienca te hidhura qe ne kemi jetuar, prandaj ka diskutante edhe ne faqet e forumit qe hedhin kunja mbi financimin e vete organizates Mjaft, te cilat nuk i njihen dhe aq burimet.

Tani me falni qe shkruajta kaq shume por deri tani kam spjeguar vetem pse nuk konsideroj te sakte shprehjen e z. Zaloshnja se emigrimi vjen nga falimentimi i politikaneve.

Tani, mendimi im eshte sidoqofte me konservator ne nderrimin e klasave politike kaq kollaj. Jam dakort qe Nano dhe Berisha duhet te tejkalohen si figura, por deri tani pervec deshires per "te vrare babain" nuk shikoj ndonje alternative reale per zhvillim politik. Nje hedhje e ciftit Nano-Berisha nuk mund te behet thjesht per guston e hedhjes. Per mua eshte nje veprim destruktiv po aq sac eshte Nano dhe Berisha sot, mos me teper. Nga njera ane me ngjan me revolten e studenteve qe ne fund hodhi komunizmin po nuk solli ndonje demokrat kushedi cfare ne skene. Kjo pikerisht sepse deshira per te hedhur nuk llogariti se kush do vije. Pra sot hedhim nje Nano-Berishe neser vijne dy cfaredo qe jane me keq se keta te dy. "Vrasja" e babait ne teorite psiko-analistike sjell dhe interiorizimin e tij. Nga ana tjeter stili i hedhjes para se te gjendet alternativa tregon vazhdimesi te po asaj politike destabilizuese qe solli edhe Salin dhe Fatosin. Nese duam nje vend te shendetshem nga ana politike ndryshimet duhet te vijne vetvetiu dhe jo te sforcuara. Pra ne skenarin tim keta politikane nuk duhet te hidhen kur jane akoma dikushi. Renia e tyre duhet te vije vetvetiu kur te dalin personazhe me te mire se keta. Pre politikanet jane si lekura. Kur nderrohet lekura e vjetra bie vetvetiu, nuk shqyhet me dhembe sepse dhemb.

Jam gjithmone i mendimit se shoqata Mjaft duhet te caktoje pozicionin e saj politik. Eshte e papranueshme per mua qe:
1. Nje shoqate jo-qeveritare te manipuloje shtresat politike.
2. Nje shoqate jo-qeveritare te jete cerdhe politikanesh te ardhshem, te cilet sot mund te shperdorojne besimin e popullit sepse neser mund te kene nje fitim. Nuk eshte akuze, vetem mosbesim kur qellimet e anetareve te shoqates nuk i kam te qarta.

Pershendetje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 05:55
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lupus iliricus
Anetar i ri

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 7

Shpresoj dhe uroj qe mbeshtetja e MJAFT!, te jete ashtu si thone disa-e perkrahur dhe mbeshtetur nga administrata Amerikane.
Atehere e gjitha ka mar fund, ose me mire thene kjo klase politike e deshtuar ka mar fund, dhe se shpejti(?!) do shohim fytyra te reja ne krye te Shqiperise, pra djem dhe vajza te reja(uroj ashtu si ne Gjeorgji, urte e bute, ashtu dikush ne ate moshe 35-40 vjec).
Pra n.q.s mbeshtetet nga USA(GB), akoma me mire. Sepse edhe levizjet e tjera kan qen dhe jane te mbeshtetura nga dikushi ose nga ata te cilet jane dikushi ne kete bote. Dikush do ta mbeshtese kete aktivitet apo jo.Varijantet e tjera do ishin Franca(na rruaj o Zot), Italija ose mos themi Hellada. Si ju duket kjo? HELLADA. Mos ndoshta Hellada mbeshtet dike ne Shqiperi?! Jo, jo se ashtu na duket neve.
Dikush dike po mbeshtet te nderuar, ne kete bote te mvarur dhe te globalizuar, ose ne kete fshat te madh. Ne do te ishim te bekuar n.q.s Gjeorgjija eshte udherefimi i yne.N.q.s amerikanet na mbeshtesin ne formimin tone dhe ne formimin e shtetit tone, si nje shtet stabil dhe te perparuar. Pra uroj qe te shohim nje klase politikanesh te rinj, te cilet do vijne ne krye urte e bute(ndoshta edhe me urte se ne Gjeorgji).
Ashtu u befte
Mos ju dekurajoje dhe mos t'ju habise mbeshtetja kur ta zbuloni, nqs e zbuloni, sepse si njerez te pjekur qe jeni duhet te dini se ka dhe padyshim duhet te kete mbeshtetje. Ne i besofshi Kadarese, bashkohuni. Ne mos i besofshi atij kerkoni te shikoni dike tjeter i cili ka besimin tuaj dhe ndjek MJAFT!
Une i cili dija pak per levizjen, duke e ndjekur kete forum dhe duke i vendosur pjese pjese copat e fotografise, po bindem gjithnje e me shume se MJAFT! eshte aty , jo rrastesisht, se mjafti eshte ardhmerija.Mua me mjaftonte te degjoj se Kadareja eshte ne bord.

Ajo qe na iriton eshte padurimi i yne qe gjerat te ndryshojne me shpejt, te katalizohen , por c'far do te thote shpejt? Neser? pas nje jave? nje viti?

Kur te gjithe do themi MJAFT!

Kur te gjithe te pakten ne parim do pranojme se mjaft me.Ashtu brenda vehtes, me vehten tone.Kur te themi: Duam fytyra te reja , politikan te ri, moshe te re(30-40).
Po edhe sikur te jete vetem per hir te ndryshimit, ai vet-vetiu do sjelle risi, gjalleri, dhe mendime te reja, per aftesi tek rinija nuk dyshoj. Fati i gjenerates se re qe ka jetuar me pak kohe nen diktaturen komuniste duhet te jete avantazh ne ditet e sotme. Fati qe dikush ka studijuar dhe punuar ne perendim(krijuar dhe miq) duhet te jete avantazh per politikanet e rinj.
Por keto djem dhe vajza(pamarparasysh se djem dhe vajza te kujt prinder jane, anojne pak ketej ose pak atej)duhet te shfrytezojne avantazhin e tyre, energjine e tyre, eksperiencen e tyre te fituar ne perendim. Te shfrytezojne nostalgjin dhe dashurine te ngjizur ne mergim. Kjo ne rradhe te pare behet duke u kthyer FIZIKISHT ne Shqiperi.
Po te nderuar , ka ardhur koha qe djemte dhe vajzat e merguar te kthehen ne Shqiperi. Te KTHEHEMI.
Une seriozisht e kam. me vehten time. Dhe shpresoj se do gjej shume te kthyer dhe do pres shume duke u kthyer.Une po e ndjej se ndryshimi po vjen. Djemte dhe vajzat , te pjekur. te ferguar e zier me intelektualizem europian, te thekur nga malli per atdheun ashtu si e shohin ne endrrat e tyre, te kthehen dhe te lajne borxhin ndaj atdheut. Jo si veper thjesht patriotike te prapambetur, por si ndihme njerezore. Per njerezit atje dhe per njerezit si vehtja e tyre, ti ndihmojne vehtes.
Dikush te vij me heret, dikush me vone, kur te jet i -e gatshem-me. Kur te jet i-e qarte se ndryshimi ka filluar(per me mire). Une po bindem , ne mos jam i bindur. Kjo per shkak te sinjaleve qe vijne nga mbar spektri shqiptar ne Ballkan(Kosove, Maq.), i cili ka nevoj per politikan te ri dhe modern, dhe jo per "kongresmen", si dhe te tille qe bertasin edhe kur jane pran mikrofonit. Pra Ballkani qe paqtohet dal-ngadal ka nevoj per nje shqiperi te permbledhur dhe me moderne ne kuptimin e klases politike, e cila duhet te kontrolloj perparimin ekonomik dhe entuziazmin e pashterur te ketij populli te pandaluar, i cili nderton dhe krijon vet, ne menyre te drejt dhe te zhdrejte, pa ndaluar dhe pa pare prapa.
Ketu pra jane dhe shpresat e mija se kjo mbeshtetje eshte e mbeshtetur nga si thoni ju (dikush)nga (USA-GB shtoj une), ashtu qofte, e ardhmeja do tregoj. Ndryshimi do vij , edhe sikur ne te mos e duam kete.
Shpresat jane tek rinija intelektuale, ajo brenda si dhe jashte shqiperise, e cila me eshte e merzitur te kete grosh dhe muzike groshe perdite e pernate. Dufi duket, siq duket se dufi po mer dhe kahjen dhe kanalizimin e vet.
Duke ju kerkuar ndjese per zgjatjen dhe perseritjen
pershendetje te perzemerta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 07:06
lupus iliricus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lupus iliricus Kliko këtu për të kontaktuar me lupus iliricus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lupus iliricus Shto lupus iliricus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lupus iliricus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Kush deshiron te di dicka me shume per levizjen MJAFT te shikoje ne adresen e me poshtme
www.mjaft.org

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 08:00
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Z.Zaloshnja..
Perpara dy ditesh u be nje debat televiziv midis E.Braces dhe E.Veliaj,dmth Erion VS Erion..
Njera prej pyetjeve te shumta te ciles Veliaj nuk i ktheu pergjigje ishte kjo...:
-Mqs ju thoni,edhe Veliaj e pohoi, qe Mjaft financohet nga ambasata te huaja ne Shqiperi,atehere Keto ambasada kane financuar per rrezimin e Nanos,pasi synimi i Mjaft ky eshte..Eshte e vertete kjo gje..?????

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 20:14
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Ne pergjigje te BlEdUmI-it

Të huajt, në vendin që u takon

Nga David Landsman Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri
Shekulli (28 Maj 2003)

Pse Ambasada Britanike ka dhënë fonde nga buxheti i saj i kufizuar për të mbështetur ca aktivitete të çmendura studentësh? Pse të mos shpenzohet më mirë për gjëra që u shërbejnë njerëzve, si pajisje për një spital, ca metra rrugë? Pyetje me vend. Ambasadorët britanikë gjithmonë mendohen mirë përpara se të shpenzojnë para, dhe unë sigurisht u mendova shumë përpara se të bija dakord për të mbështetur MJAFT. Vendosa se MJAFT është një investim i mirë për të ardhmen. Përse?

Eshtë vështirë të numërohen paratë që ka dhënë komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë dhe rajonin në këto vitet e fundit. Britania që kontribuon afro 20% të buxhetit të BE-së (përveç iniciativave bilaterale) ka dhënë shumë. Janë arritur rezultate të mira - më dukshëm në rrugë, shkolla spitale - por edhe në fusha të tjera si informatizimi i administratës publike. Por shqiptarët e thjeshtë e dinë që ka ende probleme të cilat ata kishin shpresuar të ishin zgjidhur tashmë. Disa nga këto probleme që po i trajton edhe MJAFT janë hendeku i madh midis të pasurve e të varfërve, efektet e krimit të rëndë dhe trafikimit mbi komunitetin, dobësia e shtetit që vë në rrezik më të pambrojturit (veçanërisht gratë) dhe degradimi i mjedisit. Shumë vetë në Shqipëri dhe jashtë kanë argumentuar se në themel Shteti, ndërsa po braktis represionin e kohëve të shkuara, ende nuk e sheh veten përgjegjës ndaj njerëzve të thjeshtë për dorëzimin e shërbimeve. Politika mund të duket shpesh më shumë si mjet për privilegje dhe për t’u kujdesur për të afërmit sesa për të siguruar që Shteti të punojë mirë dhe me ndershmëri ndaj të gjithëve. Kryerja e punëve shumë shpesh mbetet ende përgjegjësi e "donatorëve". Dhe pritja për investitorë të huaj do të vazhdojë derisa ata të kenë besim në zbatimin e ligjit ekonomik. Kjo kërkon po aq vullnet sa edhe para për t’u rregulluar.

Komuniteti ndërkombëtar mundet dhe sigurisht do të vazhdojë të ndihmojë. Jo, shpresoj, me lavdërime diplomatike që rrezikojnë të japin përshtypje se ne nuk shqetësohemi për çfarë ndodh në vend kur flasim për suksese artificiale. As duke qenë gjithmonë të parët për të bërë kërkesa. Por me ndihmë materiale, ndarje të përvojës, trajnime etj. në një partneritet të vërtetë. Ne e bëjmë këtë sepse është në interesin tonë të kemi fqinjë, dhe në këtë rast partnerë të ardhshëm në BE, që janë të përparuar e të qëndrueshëm, të cilat mund të garantohen vetëm kur forcohet qeverisja demokratike efektive
Ne mund të ndihmojmë por nuk mund te bëjmë punën vetë. Taksapaguesit tanë, të cilët gjithashtu duan shkolla e spitale më të mira, nuk do të na lejojnë, sidomos nëse shquajnë rrezik, që paratë e tyre të humbasin në korrupsion e krim të organizuar. Për më tepër, këto çështje nuk kanë nevojë thjesht për para por për tru. Dhe sado te zgjuar të jenë të huajt ata kurrë nuk do të arrijnë në zemër të problemeve të një vendi aq mirë sa vetë njerëzit e tij. Në perspektivë është e dëmshme për një vend që dëshiron standarde moderne europiane, të lejojë që presioni për reforma të vije nga jashtë. Në asnjëherë nuk do të jemi më të saktë se ju për të gjetur se çfarë duhet bërë.

Për ta mbyllur, shqiptarët asnjëherë nuk do të marrin shërbimet që meritojnë nëse nuk veprojnë vetë. (Nëse dikush mendon se po u bej persëri leksion shqiptarëve unë them se e njëjta gjë vlen edhe për vendin tim edhe për vendet e tjera europiane. Qeveria që unë përfaqësoj pranon dhe mirëpret pjesëmarrjen aktive të qytetarëve si pjesë e jetës, edhe kur njerëzit protestojnë kundër asaj që po bëjmë ne). MJAFT! nuk është vetëm për studentët e të rinjtë por për këdo që ndien se mund të bëhet diçka më e mirë për komunitetin e vet. Nga sa po dëgjoj, kjo lëvizje po ndikon. Po tani? Ne kemi bërë një investim. Lëviz, thuaje mendimin tënd: tani është shansi për të bërë ndryshim.
*Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 21:27
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Edhe pse pergjigjen ashtu si e doja nuk e mora po e leme fare kete pyetje sic e la edhe shef Erjoni,te pasqaruar ashtu sic duhet..
Mjaf kerkon qe kjo shtrese e politikes te iki dhe ti hapet rruga politikaneve te rinj.A keni alternativa zoteri..Veliaj tha qe brenda PS ka njerez me te afte se Nano per te qeverisur kete vend.Mos duhet te mendojme se ndonje person brenda PS ka lidhje me ju..Shume zera keshtu thone + qe Veliaj e pranoi kete fakt..
A ka ndonje pergjigje edhe per kete pyetje..???

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 22:23
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lupus iliricus
Anetar i ri

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 7

Pjese pjese fotoja po mer konturat e saja.

Pergjigje me te mire se ate qe dha "edzaloshnja" pyetjeve te tua retorike"bledium", besoj se nuk kishte...

Eshte me duket si gara me kuaj, ne te cilen lojtaret(panters) vene parat e tyre tek kali qe kane shprese me teper se do fitoje. Dhe a ka dicka te keqe kur njerezit pelqejne kuaj te ri te forte me muskuj te shkelqyeshem, perball ca gomereve(packa se kane tru dhelpre), te cileve u ka ardhe fundi dhe duhet te pensionohen.

Te marrim shembull Gruzine(Gjeorgjine).
A ka dikush dyshim se ish ministri i puneve te jashtme te nje superfuqie boterore si qe B. Sovjetik, Shevernadze, te mos pelqehej se ishte dhe kishte mjaft eksperience dhe dije te udhehiqte nje shtet te ri si Gruzija?
Na e shkruajt ai nje liber te mire per eksperiencat e tija, sa per te udheheq shtetin , le te vazhdoj djaloshi i ri, i cili padyshim se ka potencijal, por me te rrendesishmen qe ai mbart me vehte eshte entuziazmi qe rrezaton mbi popullin Gruzian. Besoj se optimizmi i tyre eshte ne nje nivel te lakmueshem, nje parakusht i domosdoshem qe te rrise shpresat per nje ndryshim ne shoqeri.
Duhen njerez lider te uritur per arritje, te ri te fresket.Te hapim nje kaptine te re.
Te mos keqkuptoemi, jo revolucion, po te behet gati shoqerija shqiptare te kerkoj lideret e ri. Mendimet e tipit "nuk ka se kush=s'ka alternativa" jane patetike. Nuk paska populli yne si djaloshi Gruzian ! I kemi me tonelata , te tere te afte , tanime me eksperience perendimore, vetem se u lypset te eksponohen, dhe sigurisht se do eksponohen , sepse duket qarte se eshte pjekur situata per tu bere gati per dicka te re , per fytyra te reja, te cilat besoj une mund ta shfrytezojne levizjen MJAFT! si nje kornize ku do paraqesin fytyrat e buzeqeshura pa rrudha(rrudhat ti marrin duke i zberthyer hallet e popullit).
Nuk jam aq naiv se pas kesaj do rrjedh mjalt ne kater anet, tamam puna ne qofshim kaq naiv. E rrendesishme eshte te filloj nje kaptine tjeter, e re, nje epoke pas '90-'92'-'96-'97-'98, ne nje shekull te ri me fytyra te reja per te patur rrastin te deshperohemi pas shpreses e jo te deshperuar pas deshperimit. Te udhehiqemi nga te tille qe nuk paten mundesi te jene antare te Partise se Punes.
Gjerat medoemos te merren me ca idealizem me entuziazem, me enderrim, dhe e drejta e rrinise eshte te spostoje pleqte e merzitshem, ndersa ne te tjeret te mos merzitemi se na udheheqin bashkemoshatar dhe te xhelozojme ne fytyra te reja qe trondisin breket e atyre ne pozite respektivisht opozite.

Me buzeqesh fytyra kur lexoj se krahasohen djemte dhe vajzat e kesaj levizjeje me djemte e vajzat e '90. Gezohem kur lexoj se kam nderin te lexoj ne kete forum te tjere djem qe kane marr pjese ne levizjete '90-tave. Gezohem kur lexoj se akoma mbartin pak me vehte nga ai zjarri Prometeian, Zjarr qe merr flaken kurr je i ri dhe te mbetet me ty per gjithe jeten, n.q s ka qene i vertete.

Ne i takojme nje epoke te re nga prindet tane. Ky konstatim nuk do te thote se nuk i duam dhe respektojme, eshte thjesht nje fakt i pamohueshem. Ne po lexojme njeri tjetrin ne ekranin e kesaj cudie njerezore, large nga njeri tjetri dhe e marrim kete si te zakonshme, por mos haroni se nuk eshte e tille. Eshte nje privilegj i yni, i gjenerates sone , qe shume shqiptar(2500 ne kete forum me nivel ), me mendime te ndryshme, me gjini te ndryshme, jane ne nje "dhome " virtuale , bisedojne pa Gjakderdhje, per probleme te perbashketa, per probleme kombetare ose me mire thene per probleme njerezore(por rrasti do qe keta njerez te jene te nje gjaku-shqiptare).
Rinija shqiptare ka botekuptim tjeter nga prindete vet, per vete faktin e ndryshimeve te medhaja tektonike qe ndodhen ne shoqerine njerezore ne teresi dhe ne shoqerine shqiptare ne vecanti(postdiktatura, '97, lufta ne Kosove e Maqedoni).
Dhe prandaj, pamareparasysh se ku anojme ne, pershkak te pervojes familjare, afiniteteve krahinore , gjinore etj, jemi me te perafert ne llojin tone, ne llojin e RINISE , te atyre qe duhet te ndertojne vehten dhe Shqiperine, atyre qe ofendohen kur dikush i nencmon si perkates te nje kombi qe perpelitet , te atyre qe duhet te pelqejne ndershmerine dhe zgjuarsine sidomos urtesin dhe durimin tek bashkemoshataret me mendime te kunderta politike por me qellime te perbashketa shoqerore...

pershendetje te perzemerta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2004 04:29
lupus iliricus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lupus iliricus Kliko këtu për të kontaktuar me lupus iliricus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lupus iliricus Shto lupus iliricus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lupus iliricus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

E di ku qendron problemi yne..Se ju qe jeni jashte,si e tipit tend,flasin shume lirshem dhe shume mire pasi nuk e kane idene se cfare po ndodh ketu..Juve jeni aty dhe thoni qe le te vijne KOKA nga jashte..Po ti zoteri ku jeton..??.Ah eshte tjeter problem nqs nuk e ndihen veten koke..
Mua me duket sikur brenda te dyja partive me te medha ketu ne Shqiperi nuk ka alternativa.Ty nqs te duket patetike hajde vertetoje..Po them qe nuk ka alternativa pasi brezi i ri qe eshte ne keto parti eshte rritur me gjakun e partise meme..Do apo sdo ti,dua apo sdua une,ata do te ecin ne gjurmet e liderve te tyre..

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2004 04:47
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lupus iliricus
Anetar i ri

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 7

Pershendetje "biedumi".

Une ku jetoj? Ose ku dua te jetoj?
Nuk e di se si te pergjigjem. Ku jetoj? sa jetoj?
E di se ku dua te jetoj, e di se si dua te jetoj.
E di se si dua qe te jete Shqiperia, nuk i di detajet se si do behet e tille Shqiperia, po e di se do behet.Do behet edhe sikur te mos dua une, sepse tani me duan te "fortet" qe te behet Shqiperia, sepse thone duam te kemi fqinje te mire te qete qe te jemi dhe ne te qete.
Te gjitha parakushtet jane aty. Kosova po merr forme, Maqedonia po qetesohet, nuk pritet turbulli ne Ballkan...Ballkani ka nevoj per nje Shqiperi stabile te qete, Europa ka nevoje per nje Ballkan te barazpeshuar, Europa ka nevoje per nje Shqiperi me te rrendesishme ne Ballkan, prandaj do behet, por....POR dhe GJITHMONE -----POR... Duhen lojtar te ri...
Dhe une i nderuar jam i bindur dhe shume optimist ne te vertete se ata lojtar jane gjetur, pritet vetem momenti i pershtatshem qe te futen ne loje, sinjalet e kesaj duken i nderuar kater aneve, vetem po s'deshe qe ti shohesh. Kush jane keta, une nuk e di , por jam i sigurte se jane te ri te pashem, entuziast, ambicioz ....
Fatkeqesia e 9 Janarit, dhe pluhuri pas saj, katalizoi rrokaden e cila do pasoi.
Antipatiket u bene edhe me antipatike.Bota ndjek se c'po ndodh, dhe te tillet qe tallen me shoqerine nuk do tolerohen me. Per kete jam i bindur.
Per te dhene afat kohor, ndoshta nuk do guxoja por e di se ndodhemi ne nje situate te re, post 9janareske, popullin po e merr URIA per ndryshime.
Mediat kane filluar te mos frikesohen nga pushteti, dhe kjo eshte nje situate e re, te dyja se bashku jane nje kombinacion i shkelqyer per ndryshim.
Nuk eshte me situata kur gjimsa(ashtu Dibronce) e popullit urren njerin, kurse gjimsa tjeter urren tjetrin. Tash te gjithe urrejne te dy, dhe gjimsa mendojne se nuk ka se kush kurse gjimsa tjter nuk din se kush, por eshte e sigurte se do te gjindet dikushi, patjeter, ose do te na e gjejne , c'te keqe ka , gjithmone keshtu ka qene keshtu do jete. Dallimi kesaj rradhe eshte se do te na japin te tille normalisht si qe na duhet dhe u duhet, Te ndershem , ose me te ndershem se keta qe kemi(qe nuk eshte shume e veshtire), te ri, ambicioz, te pakten shqiptar dhe jo princ Vid.
Eshte fati yne i nderuar se tani nevojitet nje Shqiperi e rregulluar perfundimisht ne Ballkan dhe Europe, dhe n.q.s para 9 janarit nuk kishte sinjale se si do te arrihet kjo, tani ne epokene te porsa filluar 9janareske(te mjer ata qe shkuan dhe familjet qe lane), u pa qarte se populli ka energji dhe uri per te bere ndryshime, por jo nepermjet nje opzite impotente, por me rinine akoma ndoshta te papercaktuar,apolitikisht politike. Nje levizje me moton te mire ne kete moment, "ne nuk degjojme kerkushin kurse te gjithe na degjojne ne".
Tani une mendoj se vrrulli i zemerimit do bie, por kur do flakerohet perseri do jete me i forte dhe me i vendosur, dhe mediat do bejne punen e tyre ne nderkohe, ashtu me ngadale por sigurte.
Pershendetje te perzemerta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2004 05:51
lupus iliricus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lupus iliricus Kliko këtu për të kontaktuar me lupus iliricus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lupus iliricus Shto lupus iliricus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lupus iliricus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:11 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.