ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251
|
Per ana3:
Eshte shume e thjeshte te informohesh per Departamentin e Psikologjise ne Fakultetin e Shkencave Sociale ne Universitetin e Tiranes. Boll te kerkosh ne internet dhe mund te njihesh fare kollaj me hollesi se cben ky Fakultet ne teresi dhe Departamenti i Psikologjise ne vecanti, programi arsimor, pedagoget dhe kualifikimet e tyre, projektet, bashkepunetoret, klinikat e para dhe qendrat studimore ne fakultet dhe tere punen e deritanishme.
http://pages.albaniaonline.net/ut/ects/ShSociale.pdf
Cituar nga ana3:
p.s:mu be sh qejfi qe edhe ju beni praktike sepse per mendimin eshte sh e rendesishme e eshte nje moment per te "vjedhur" profesionit nga te te "pjekurit".
Nuk e di se cbeni ju ne 'etike profesioni' aty, por mesa di une ky profesion nuk te le shume hapesira per te vjedhur, sidomos ne praktiken qe mund te behet ne klinika. Mendon se mund te vjedhesh duke asistuar ne nje rast keshillimi? apo se kishe ketu?
Per te tjeret:
Nuk e di se si mund tju duket me ecurine, heret a vone po zhvillohet psikologjia ne Shqiperi... por une kam pershtypjen se ekziston nje nenvleftesim apo nje gjykim i gabuar ne lidhje me zhvillimin e psikologjise ne Shqiperi, e sidomos kur behet fjale per Studimet ne Universitetin tone nga ju aty qe studjoni ne universitetet e huaja. Duhen marre parasysh shume faktore sidomos kur flisni me lart per bashkepunimin me profesioniste te profesioneve te tjera, me mjeke, etj... Shpesh me duket sikur jeni shume larg realitetit shqiptar dhe ai eshte shume kompleks qe do te thote se duhen marre ne konsiderate shume faktore. Ne rastin e diskutimit tone, mbase kontakti juaj me Shqiperine eshte shume i zbehte, se do mund te kuptonit qe shume profesione e profesioniste jane ne veshtiresi ne periudhen aktuale dhe ne tere keto vite te kalauara per tju pershtatur tregut te punes, profesionit te tyre per zhvillim ne nivelet bashkekohore, per te funksionuar ne nje sistem te atille si ne perendim. Puna ne grup, ekip i perbere nga profesioniste te shumte per nje qellim te perbashket pune, eshte nje metode pune relativisht e re per Shqiperine (varion nga specifika dhe profesioni). Praktika edhe teorika mbetet per tu diskutuar. Sistemi arsimor shqiptar ne teresi anon me shume nga teorika sesa praktika, dhe ben qe profesionistet e ndryshem ketu te zhvillohen ne punen e tyre individuale me shume sesa ne ate ''ne grup'', ndryshe nga sistemet arsimore te vendeve te tjera qe anojne me shume nga praktika. Pra puna ne grup eshte relativisht e re si metode pune sidomos ne institucionet shteterore. Eshte pikerisht nje menyre pune e Organizatave Jo qeveritare, e atyre nderkombetare dhe bashkepunetoreve te huaj gjate tere ketyre viteve ne Isntitucione te ndryshme shteterore dhe joshteterore ne Shqiperi, ajo qe beri te aplikohet nje menyre dhe organizim i tille pune ku te punohet ne ekip (deri dje nuk njiheshin shume funksione te punes ne ekip, psh koordinatori, etj)
Bashkepunimi i psikologeve me profesionste te tjere, ka te beje me vizionin e drejtuesve dhe hartuesve te politikave te cilet ndodh qe te mos e vleresojne apo konsiderojne psikologun si te domosdoshem per nga roli per arritjen e nje qellimi pune apo te suksesit, sja njohin shume rolin dhe cilat jane hapesirat e perfshirjes se tij.
Tjeter gje... te gjitha profesionet nuk jane ne nivele te kenaqshme, boll te shikosh rrezultatet e arritura ne shume fusha, ne shume institucione e administrata. Nje artikull ne nje gazete te perditshme ne nje nga keto dite, shkruante se rrezultatet e uleta te arritura ne administrata nuk kane te bejne thjeshte me korrupsionin, abuzimet, dhe seriozitetin ne pune, por edhe me nivelin e kualifikimit te punonjesve (ku futet arsimimi), struktura (organigrama) e duhur per mbarevajtjen dhe organizimin e nje pune ne grup per te patur efektivitet, pasi ende behet pune individuale. Si mund te themi qe psikologu te bashkepunoje me profesionistet e tjere kur organizimi i punes nuk perfshin reforma te tilla.
Se dyti: Shoqeria shqiptare eshte nje rast unikal per nga terreni qe mund ti sigurohet psikologut te ushtroj profesionin e tij. Problemet e shoqerise shqiptare, fenomenet ketu, problemet social-psikologjike, ekonomike, kulturore, etj jane te nje lloji te vecante per vete jeten shoqerore dhe sistemet qe kane jetuar dhe jetojne individet.
Ndaj edhe psikologjia ketu mund te zhvillohet me specifiken e vete duke ju pershtatur shoqerise sone, stadit te zhvillimit. Lereni menjane idealizimin, teoriken (bashkepunim me mjeket per terapi, ilace, etj etj). Shoqeria jone kerkon nje pune voluminoze, propaganduese, sensibilizuese, politikash social-psikologjike per zbutjen e fenomeneve tona ne mase te gjere. Apo bashkepunimi me mjeket ne spitale dhe klinikat psikologjike me punen me individe te vecante? (Puna me individin kerkon vec te tjerash te merret ne konsiderate kultura dhe mentaliteti. Psikologu ketu perceptohet si nje doktorr per te semuret mendore). Ka shume pengesa e probleme qe duhet te merren ne konsiderate. Ketu kerkohen studime te mirefillta mbi fenomenet ne Shqiperi te vecanta per nga lloji i vet.
Persa i perket vendeve te punes ku jane duke punuar psikologet, nuk do te doja te flisja perciptas thjeshte me njohurite qe mund te kem une. Eshte nje botim i Soros, ku ne nje Projekt per '' Zhvillimin e Karrieres'' i titulluar 'Udhezimi i profesioneve', eshte bere nje studim mbi profesionet ne Shqiperi dhe tregun e punes. Do ti hedh nje sy edhe do te prononcohem perseri se ku jane punesuar psikologet e pare sipas studimit te tyre te mirefillte.
c ya
__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|