Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. Vlerësimi i Temës: 5 votime, mesatarja 4.20.
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Nuk dua ta zgjas shume Ami se jam i lodhur me politiken shqiptare, pasi ne shqiperi , pune ska ca ben dynjaja , me ca do merret do pi kafe e do bej llape llup.

Te pakten sipash jush, ca quani ju ish-komunista pra produkti i komunizmit sot kane treguar te jene me profesional ne politike sesa demokratet e socem qe jane komplet te paafte.

Tani skemi pse zihemi kush ane eshte me i zgjuar perderisa shqiperia eshte ne kete prapambetje tregon se dhe populli nga e njejta fare vjen perfshire gjithe klasen politike. Pra do benim mire te fokusoheshim ne problemet qe ka shqiperia sesa keto muhabete, pasi une jam i sigurt qe njerezit jane te lodhur. Me thuaj nje emer ne politiken shqiptare qe nuk eshte i njollosur? Nuk ka pra, eshte bere piramide vjedhjesh, te gjithe jane te implikuar duke filluar nga e keqja PD dhe gjysma e se keqes PS.

Shqiperia do nje gjak te ri sado pa eksperience qe jane keta, do te ndryshonte sadopak gjendjen tone aktuale.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Maj 2004 09:35
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Endri eshte pikerisht ajo qe doja te thjoja une. ne kuptimin qe edhe kjo klase politike e tashme eshte produkt i atij analfabetizmi shoqeror dhe kombetar qe karakterizoi krejtesisht periudhen e sundimit te komunisteve.

Me pak fjale injoranca e thelle qe istitucionalizuan mjeleset e lopeve, aventurieret, karrocieret, shoferet, hallvaxhinjte dhe teneqexhinjte nuk ka se si te quhen sukseset e arsimit shqiptar.

Me te vertete tashme populli eshte me prapa pergjithesisht ne arsmin e detyruar por nga ana tjeter slektimi sjell profesionalizem. Te rinjte qe po shkollohen tani jane shume me te zote sesa burrokratet qe akoma sot kane zene karriget me merimanga te zyrave te ministrive. Ata nje dite do te kthehen ne atdhe ose do te shtjellojne aty ku jane ide e projekte perparimtare dhe profesionale ne fushen ku po specializohen. Nje dite kur klasa e vjeter e politikaneve, profesoreve, inxheniereve, ekonomisteve dhe e spocialisteve te tjere do te zenvendesohen nga te rinjte Shqiperia do te marre tjeter zhvillim.

Me pak fjale nuk jam dakort qe sot analfabetizmi eshte me i theksuar se ne kohen e hoxhes pasi atehere keto sllogane ishin thjesht fryt i propagandes pa baze reale. Sot shqiptaret dijne te ecin, te vishen, te flasin, te lexojne gazeta, te degjojne muzike, te perdorin makina e kompjutera dhe cka eshte me e rendesishmja te mbijetojne ne ekonomine e tregut. Shqiperia post diktatoriale eshte me e zhvilluar se sa ajo e viteve te komunizmin dhe natyrisht qe keto jane hapa perpara drejt civilizimit dhe drejt prosperitetit. Ne e kemi te veshtire ti verejme keto ndryshime pasi ato frenohen qellimisht dhe per arsye perfitimi nga politika shqiptare e sotme.


Megjithate do te vije dita kur pas permbysjes se Maqove, Ruceve, Naceve do te vijne te tjeret qe nuk qelben era hudher e konjak e qe nuk kane skelete e uniforma ushtarake ne dollapet e tyre por kostume e kravata fisnike.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Maj 2004 13:33
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

"Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz..."
Ami- une mesiper diskutova me teper ide(nese mund ti quaj keshtu)kurse ti nje ngjarje.
Ramiz Aline s'mund te quaj askush injorant,aq me pak ti Ami- pasi nivelin e tije intelektual s'do e mberrish KURRE.
Une ate qe kisha per te thene ne lidhje me temen e shpreha,ti doje fare nga shinat.
Ne lidhje me ngjarje e prova politike vetem mua si amor s'ke ca me thua,te tjereve ketu ne forum ndoshta,por mua JO Ami-!Ti mund te kesh nje kasete te grabitur diku ose te blere kush e di se ku por me idete e verteta s'ke pase ku te biesh ne kontakt.
Di shume ngjarje te njeres ane,poashtu dhe te tjetres por nese i ve ne peshore shihet qarte se nga cila anojne

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Maj 2004 15:03
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Duke iu permbajte temes po ju nisi nje material te shkurter mbi temen:Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..
3SH



QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI
Childrens Human Rights Centre of Albania - CRCA
Tirane 21 Prill 2004

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA eshte nje organizate joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitimprurese qe ka si mision te saj mbrojtjen dhe zhvillimin e te drejtave te femijeve ne vend, si dhe rritjen e pjesmarrjes se femijeve ne nivel lokal dhe kombetar.

Ne date 19 Prill, CRCA ne bashkepunim me Global March Against Child Labour ka filluar javen e Fushates Globale per Arsimin e cila do te zgjase deri ne 23 Prill. Sllogani i perdorur gjate Javes se Fushtes Globale per Arsimin eshte “MUNGON NE SHKOLLE”.

Gjate ketyre diteve nje sere aktivitetesh sensibilizuese jane zhvilluar ne Shkollen “Ramazan Jarani” ne Tirane dhe ne te gjitha Klubet e Femijeve te CRCA. Keto aktivitete do te pasohen nga nje aktivitet masiv ne daten 23 Prill ne mjediset e Shkolles “Ramazan Jarani” ne Tirane, ne oren 12.00. Jeni te ftuar te merrni pjese ne kete aktivitet.

Qellimi i Fushates Globale “Arsimim per te Gjithe” ne Shqiperi eshte ndergjegjesimi i Qeverise shqiptare per problemin e braktisjes se shkolles ne Shqiperi, si nje fenomen negativ qe ndikon drejtepersedrejti ne rritjen e punes se femijeve. CRCA beson se mese 50 mije femije ne Shqiperi kane braktisur shkollen per te punuar dhe per tu kujdesur ekonomikisht per familjet e tyre. Sipas statistikave zyrtare mese 16 mije femije ne vit braktisin shkollen, pjesa me e madhe vajza. Studimet tregojne se mese 30 perqind e vajzave ne Shqiperi pas mbarimit te shkolles tetevjecare, nuk vazhdojne studimet ne shkollen e mesme.

Shoqeria dhe familja shqiptare ende vazhdon te tregoje nje mos-kujdesje te theksuar ndaj edukimit te femijeve, dhe shume prej femijeve detyron nga prinderit apo kushtet ekonomike ne te cilat jetojne, te braktisin shkollen. Keta femije kane nevoje per nje jete me te mire, dhe pa ndihmen e Qeverise, shoqerise dhe OJF-ve, ata do te vazhdojne te braktisin shkollen.

Qendra per mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi fton Qeverine shqiptare, pushtetin lokal, shoqerise shqiptare, OJF-te, prinderit, mesuesit dhe vete femijet, qe te japin ndihmen e tyre maksimale per te bere te mundur arsimimin per te gjithe femijet ne Shqieperi. Behuni edhe Ju pjese e Fushates Globale Arsimim perte Gjithe ne Shqiperi.

www.crca.org.al

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Maj 2004 15:52
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Shtese mbi: Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..



Vendi ynë është një vend me një popullsi mjaft të re, ku rrjedhimisht fëmijët zenë një pjesë mjaft të madhe dhe të rëndësishme të saj. Sipas statistikave të botuara nga "Komiteti Shtetëror Gruaja dhe Familja" numri i fëmijëve në Shqipëri është 1.396.000. Pra në Shqipëri 33 % e banorëve janë nën moshën 15 vjec dhe 40 % janë nën 18 vjec. Por sa kujdeset shoqëria jonë për këta fëmijë?
Fëmijët, ashtu si çdo qytetar tjetër i shoqërise kanë te drejtat e tyre në shoqërinë ku ata jetojnë. Të drejtat e fëmijëve përbëjnë prioritetet kryesor që duhet të garantojë një shoqëri normale njerëzore. Këto të drejta janë parësore, jo vetëm për nga rëndësia që kanë fëmijët në jetën tonë, por mbi të gjitha, fëmijët mbajnë gjurmën e se nesërmes, dhe tek ata shohim të ardhmen e shoqërisë. Pa një brez të ri, të shëndoshë e të sigurtë, do të thotë të mbetemi pa të ardhme, do të thotë që shoqëria të shpallë dështimin total të përpjekjeve për në rrugën e zhvillimit tësaj.
Në këtë mënyrë Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 20 nëntor 1989, të cilën vendi ynë, nuk ka hezituar për t'a firmosur.
Po kështu Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë iu garanton fëmijëve të drejtat e tyre në nenin 54, i cili sanksionon:
Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti.
Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa.
Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë e veçanërisht në moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.
Veç të tjerash në Kodin e Famijes përcaktohen rastet e heqjes të së drejtës prindërore dhe të vendosjes së fëmijës në institucionet e përkujdesjes.
Në fakt, baza ligjore është A-ja e luftimit të çdo fenomeni abuziv me këdo, por vetëm kjo është e pamjaftueshme. Sigurisht që problemet nuk mund të zgjidhen vetëm me letra, ndaj për garantimin e këtyre elementëve normalë të jetës së fëmijëve nevojiten masa konkrete. Por problemi qëndron se shumë pak po bëhet për kërkesat dhe nevojat e tyre, dhe fëmijët sot janë lënë thuajse tërësisht në harresë, duke ua zënë hapësirën e nevojshme dhe duke ua krasitur degët e zhvillimit, për t'i lënë të asfiksuar e të cunguar në trampolinën e jetës.
Dhe kjo neglizhencë shfaqet në mjaft drejtime si në planin, urbanistik, edukativ, social etj.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datë 24/05/2004 ora 01:07

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Maj 2004 15:57
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

VEPRIMET E DOMOSDOSHME PER FEMIJET

1. Mos perjashtoni asnje femije
Te gjitha format e diskriminimit ndaj femijeve dhe perjashtimit te tyre duhet te marrin fund


2. Femijet jane te paret
Eshte pergjegjesi e secilit- qeverise, individeve, organizatave jo-qeveritare, grupeve fetare, sektorit privat dhe e vete femijeve dhe adoleshenteve te sigurojne qe te drejtat e femijeve te respektohen.

3. Kujdesuni per cdo femije
Sigurohuni qe te gjithe femijet ta fillojne jeten e tyre ne kushtet me te mira.

4. Luftoni HIV/SIDA

5. Ndalni shfrytezimin dhe lendimin e femijeve
Dhuna abuzimi dhe shfrytezimi seksual ndaj femijeve duhet te marre fund tani.

6. Degjojini Femijet
Respektoni te drejtat e femijeve dhe te rinjve te shprehin mendimet e tyre dhe te marrin pjese ne venimdet qe kane te bejne me ta.

7. Edukoni cdo femije
Cdo femije- vajze apo djale- duhet te arsimohet.

8. Mbrojini Femijet nga Lufta
Asnje femije nuk duhet te perjetoje tmerret e konfliketeve me arme.


9. Mbrojeni Token per Femijet
Ruajeni ambjentin ne nivel lokal, kombetar dhe global.

10. Luftoni Varferine
Investoni tek femijet, Investoni tek sherbimet qe u sjellin perfitime femijeve me te varfer dhe familjeve te tyre, si kujdesi shendetesor dhe arsimimi baze. Bejeni mireqenien e femijeve si nje objektiv primar te programeve te zhvillimit dhe asistences si dhe te buxhetit shteteror.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Maj 2004 16:40
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Ne rradhe te pare dua te pershendes Sabinen per problemin e hapur, nje problem qe prek te gjithe ato njerez qe e quajne veten SHQIPTAR, te gjithe ato njerez qe dine te flasin dhe te kuptojne GJUHEN SHQIPE. Na prek te gjitheve ky problem pa hyre fare feja, politika, ngjyra, familja etj ne kete mes. Pra mbas pershendetjes ndaj temes se Sabines, kam nje kritike... --Temes nuk i eshte gjetur vendi i duhur--, sepse persona si Amor dhe Ami (une ose tresh, ose ose Endri dhe Sabina) do e shfrytezojne medoemos si nje lufte midis dy plehrave (Hoxha -Saliu, apo me duhet te them per momentin Nano - Saliu). Ne fakt ky eshte problemi jone me i madh, qe jemi te ngulitur ne te shkuaren dhe harrojme te shohim me koken perpara, harrojme te shohim se ku ka perfunduar vendi ne 5 vjecarin e fundit.

Problemi qe parashtron Sabina eshte teper i kjarte, edhe nuk duhet nevoja juaj (pa permendur emra) te kuptojme se kush e ka fajin ata, ato, por duhet te kuptojme seriozitetin e ketij problemi dhe keshtu pa nencarje e pa konflikte te dale nje koke e zgjuar, nje koke plot plane e plot miresi te mundohet te bej dicka. Sabina flet e shqetesuar per nje problem, me menyren e saj, aq sa di ajo (eshte shume apo pak s'eshte pune per ne), por te pakten e nxorri si problem sepse e ka prekur, e ka vrare brenda ky fenomen i poshter i shoqerise Shqiptare, edhe erdhi ketu, ketu prane SHQIPTAREVE te qaj nje hall, te nxjerr nje duf, te heq nje fije dhimbje...

EDHE?

Ne, SHQIPTARET E SAJ, i treguam sa pika duhet te ve, cfare duhet te thote, si duhet te flase... etj, etj, etj. NE, po po ne, ato SHQIPTARET E SAJ, i beme kritika, ne vend ta kuptonim e te perpiqeshim te ndjenim cfare ajo ndjeu per nje problem mbare nderkombetar - i folem mbrapc keq, thua se na vrau e na preu pa te drejte... Ne pra NE, SHQIPTARET E SABINES, ne vend qe te uleshim perkrah saj, te shqyrtonim kete problem pa grindje, pa JO E KA AI FAJIN, JO E KA AJO, pa inate, pa mendjemadhesi, pa imponime, pa injorime, pa ofendime... Ne i treguam deren nga hyri Sabina, ne fakt ja perplasem mu pas hunde (Si e ke hunden? - meqe ra fjala.) Ne grindemi jo e beri Zogu arsimin, jo e beri Hoxha, kur keto dy te fundit jeten e tyre e jetuan, qefet i bene, shkrim e kendim dinin, edhe tani kane vdek e i eshte tretur mishi. Ato e hengren te veten (folur popullorçe).


Po NE o vellezer/motra, ne si do na veje halli?


(Do rikthehem serish ketu ne kete teme, sepse dhe une po nga shqiptaret e mi tani u vrava/zhgenjeva shume... )

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Maj 2004 23:09
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Po mire se u riktheve I_liro ne radhe te pare.
Ne radhe te dyte:tubimet "letrare" po me duket se nuk e kane vendin ketu bre burre i dheut se fundja kujt ti pelqeje ajo qe shkruajme mire,e atyre qe s'ju pelqen keq per to por ngelet serish mire.
Ti e pershendete disa here Sabinen (dhe shume mire nga ana jote se ka te njejtat bindje)por harrove faktin qe po Sabina perdori analfabetizmin e PARA ne kete teme per te shprehur indinjaten e saje ndaj nje sistemi.
Te humbi nga syte kjo?E pra ne tubime te tilla do duhej me teper objektivitet,mungesa nr.1 e politikaneve shqiptare.
Kete ta them si mike,meqe njihemi deri diku:bindjet politike te cdokujt i njohim ketu,poashtu kam ca kohe ne FH dhe e di shume mire se kush ka perdorur tema ne perfitim mbeshtetjesh te idealeve.
Une Sabines i bera nje pyetje bukur e qarte dmth te me bente linkun me ata"ah & oh & virusi&semundja--fraza te perdorura ne cdo teme".Meqenese kjo vete hyri ne shtigje qe s'jua dinte daljen(bashke me Amin) postova fakte te tjera nga historia e Shqiperise per te evituar nje keqkuptim te lexuesve ose pse jo?!Dhe nje disinformim.

Tani BUJRUM,ja ku jemi ulur gjithe rrotull nje sofre si ne kohet e mocme Liro dhe le te zgjedhim problemet per te cila bere fjale mesiper
Shpresoj qe te degjojme me tutje nga keto tubime,te cilat kane filluar te me mungojne qekur nuk shoh shume ne stacionet shqiptare se u beme helm duke pare vetem sharje e intriga!


Pershendetje

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Maj 2004 00:05
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

I_lire

Nga Amor mos prit zgjidhje ajo eshte vetem per te hapur polemika. Eshte tipiku i komunistit qe flasin per ide utopike duke u shkeputur nga realiteti.

Krahasimi qe ben ajo me statistikat eshte fare naiv. Analfabetizmi shprehet edhe duke ngritur ne qiell vlerat e nje sistemi qe varrosi shume vlera kombetare dhe kulturore.

E perseris mendimin tim. Arsimi sot ne Shqiperi eshte shume me frytedhenes sesa me pare kur brigada lexonte gazeten prane fushes per te korrur.

Problemet e arsimit sot varen kryekeput nga buxheti i vene ne dispozicion nga qeveria shqiptare. Fale nderhyrjes se Levizjes Mjaft Buxheti i shtetit per arsimin eshte rritur ndjeshem. Shqiperia eshte ne vendit e 93-te ne bote per shpenzimet qe ben ne sistemin arsimor. Rreth 2,7% te buxhetit te shtetit.

Amor mos kujto se ato 5 data qe ke hedhur jane fakte. Ti nuk sheh gje tjeter vec pelhures se kuqe ne tryezen e presidiumit.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Maj 2004 03:29
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perëndia s'ka fe!

Regjistruar: 13/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Exclamation

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Konfliktet sociale te 1991 dhe 1997 kane krijuar nje ndjenje te forte pasigurie e cila vazhdon te ndikoje ne jeten e perditshme te shqiptareve, dhe ne qendrimet e tyre ndaj– dhe ne pjesemarrjen – shkollimit. Veçanerisht djemte e rinj terhiqen me shume nga jeta
kriminale, shpesh ne banda, se sa nga arsimi; dhe shume prinder jane te frikesuar nga pasiguria ne shkolla, sidomos per vajzat e tyre.

--------------VS-------------

Ekstremizmi ju ka zene syte,doni ti atribuoni cdo gje te keqe nje periudhe(dhe nese nuk jane te verteta).Do ishte mire te shihej me objektivitet,dhe te pranohen anet e mira dhe te keqija:vetem keshtu do evoluojme.



Pa koment!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Maj 2004 04:35
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Perendia Kliko këtu për të kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Perendia Shto Perendia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Perendia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:15 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.