Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Mesazhe dashurie > Letra dashurie > Per ty qe nuk me njohe kurre!!!
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Army_Girl
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 34

.............. Dhe ja tani kam mbetur vetem , fill e vetme perseri. Asgje nuk eshte me e tmerrshme se ajo kur mbetesh vetem midis njerezve. Nuk doja te jetoja e lumtur dhe e kenaqur larg teje dhe zhytesha e tera ne nje rruzullim te erresuar te perbere nga vetmia dhe mjerimet e mija.
Une isha ne zi dhe doja te isha ne zi. cdo gje qe me mungonte me gezonte edhe me shume ngaqe ti vete mungoje ne jeten time. me nje fjale nuk doja ta shpija mendjen gjetiu per te mos harruar pasionin tim. Rrija e ulur ne dhomen time , ore me rradhe , dite me rradhe s'beja gje tjeter vetem te mendoja ty, te mendoja pareshtur. I ringjallja gjithmone perseri ato qindra kujtime te vogla qe kisha prej teje, cdo takim , cdo pritje dhe i perserisja kurdohere keto episode te vogla , si ne teter. Dhe ngaqe i kam sjelle nder mend aq shume keto kujtime te vogla ajo pjese e jetes time ka ngelur perseri e gjalle ne menjden time , aq sa dhe sot akoma , cdo minute e atyre viteve ringjallet ne veten time po me ate nxehtesi dhe po me ate ngasherim sikur te ma kishte ngrire dje gjakun e shpirtit tim.
Vetem me ty rroja atehere. Bota e tere nuk ekzistonte vetem atehere kur kishte te bente me ty.
Po perse valle ti rrefej keto te gjitha keto , kete fantazi te terbuar qe shkrehej kundrejt vetes time , kete fanatizem tragjikisht te deshperuar. Perse tia rrefej nje njeriu qe s'ka dyshuar kurre dhe s'ka kuptuar kurre gje? .....
Te dashuroja nje tjeter, ose te beja me te thjesht nje loje te thjeshte dashurie, kjo gje me me dukej dicka e pamundur.Vetem tundimi qe mund te kisha me dukej si nje krim. Pasioni qe kisha per ty mbeti sic kishte qene dhe me pare, transoformohej bashke me trupin tim , ndersa ndjenjat e mija zjoheshin, ai behej edhe me i perveluar , me i gjalle, me femeror.
Por ne veten time zinte e formohej nje vullnet i hekurt. Gjithe mendimet e mija , fuqite e mija i jepeshin vetem nje qellimi te vetem : Te kthehesha , te kthehesha prane teje.Doja te te takoja , te kerkoja kudo doja te me njihje me se fundi mbas kaq vitesh. Mbas vitesh te cilave te kisha pritur ashtu e zhytur ne hije , doja te me cmoje ashtu sic me kishin cmuar dhe te tjere, doja te me dashuroje , te me dashuroje edhe ti njehere. ........

Dhe nje ze vinte nga fundi i shpirtit tim Kthehu..............

__________________
Sa me shume i njoh njerezit, aq shume me shtohet deshira per te dashur kafshet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2004 18:25
Army_Girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Army_Girl Kliko këtu për të kontaktuar me Army_Girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Army_Girl Shto Army_Girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Army_Girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Army_Girl
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 34

.............. Ah! me ne fund. A duhet te te them valle se ku shkova me pare ate nate te mjergulluar vjeshte? U sula drejt shtepise tende. Dritaret e tua ishin plot drite dhe zemra ime rrihte me nje fuqi te madhe. Ne ate cast te vetem ndjeva pak gjalleri , vetem atehere fillova te ringjallem , kur e ndjeva veten prane teje , - o endrra ime e perjetshme.
Shikoja atje lart, perhere atje lart, atje kishte drite, atje ishte shtepia jote, atje ishe ti, ti ishe gjithe rruzulli im. e kisha enderruar kete ore , me se fundi kishte ardhur dhe ishte e imja. Dhe gjithe ate nate , nje nate te embel e te gjate , une ndenja perpara dritareve te tua , derisa drita u shua. Atehere dhe vetem atehere u ngrita te shkoj per tu kthyer ne shtepi..........
Kaloi nje kohe e gjate dhe ti nuk me pe kurre, ndonese une te pergjoja si do here ne rruge. Shume here te prita me kot me ore te tera.
Dhe ja me ne fund , nje mbremje ti me vure re. Te pashe kur po vije dhe e perqendrova gjithe vullnetin tim qe te mos largohesh kete here nga rruga jote. Ti kalove fare prane meje dhe shikimi im ashtu padashje ndeshi shikimin tend dhe atehere , ohhhhh sa i hidhur qe kujtimi. Per du sekonda ky shikim e verboi krejt shikimin tim i cili as nuk mundej as nuk donte te clirohej nga pushteti i tij, -pastaj ti kalove. menyra qe me veshtroje me nje kureshtje te interesuar, une e kuptova qe ti nuk me kishe njohur.
Ti nuk me njohe, as atehere dha askurre, askurre ti nuk me ke njohur. Si mund ta pershkruaj , o i dashuri im deluzionin tim qe ndjeva ne ate sekonde. Ashtu per te paren here e pesova dhimbjen fatale nga qe s'me kishe njohur, ate dhimbje fatale qe me ndoqi tere jeten time dhe me te cilen po vdes. Dhe si te ta pershkruaj kete deluzion? Sepse e di , i kisha parashikuar sipas gjendjes shpirterire time, perspektivat me te deshperuara , si dhe ato me te gezuara. I kisha menduar te gjitha , ne castet e pesimizmit tim kisha perfytyruar se si do me deboje e do te me perbuzje . Te gjitha format e mundshme te pakenaqesise tende , te ftohtesise tende, i kisha perfytyrar nder vegime te pasionuara, por edhe ne ato oret me te zeza dhe me te deshperuara , ne ndergjegjjen me te thelle te zbrazetires time , nuk e kisha parashikuar , jo kurre kete gje , me te tmerrshmen e te gjithave , se ti nuk me kishe njohur. Nuk e kishe pare as edhe njehere qenien time , se jetoja dhe une ne kete bote. Por sot e kuptoj fare mire - ah , sa gjera qe me ke mesuar ti! Fytyra e nje gruaje eshte kurdohere ne syte e nje burri nje send qe ndryshon kohe e pa kohe, shume here nuk eshte vecse nje pasqyre ku reflektohet ose nje pasion , ose nje lodhje dhe ndryshon aq me lehtesi. Nje mashkull mund ta harroj fare lehte individualitetin e nje femre , sidomos kur mosha i alternon hijet dhe rrobat e reja e stolisin ndryshe. Ja se si e zoterojne shkencen e vertet te jetes. Por une nuk e di , se kuptoja atehere se si mund te me kishe harruar, nuk e di sepse ngaqe te kisha nate e dite ne mendje dhe kujtoja te pareshtur dhe pa mase , nje mendim vegimtar ishte formuar ne mendjen time : Me doje dhe ti doemos edhe ti me kujtoje shuem here dhe me prisje. Dhe si mund te jetoja une po te isha e sigurt atehere se s'isha asgje per ty, se asnje kujtim i imi nuk ta pershkonte lehtazi mendjen tende? Ky zgjim i hidhur perpara shikimit tend , i cili me tregonte qartazi se ti nuk me njihje akoma, se asnje fije kujtimi nuk e bashkonte jeten tende me time bashke.
Qe per mua rrezimi i pare ne realitet, parandjenja e fatit tim te hidhur............

__________________
Sa me shume i njoh njerezit, aq shume me shtohet deshira per te dashur kafshet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2004 18:32
Army_Girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Army_Girl Kliko këtu për të kontaktuar me Army_Girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Army_Girl Shto Army_Girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Army_Girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Army_Girl
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 34

........ Ti nuk me njohe, as mbas dy ditesh qe u takuam .Shikimi yt me mbeshtolli krejt me nje fare familjariteti, as edhe atehere ti nuk me njohe se isha une ajo qe te kishte dashuruar e te cilen ti e kishe zjuar ne jeten e zemres, por tjesht te ra nder mend se une isha ajo vajza te cilen ti e kishe takuar dy dite me pare, po ne ate vend. Ti me pe me njefare habie te perzemrt, nje buzeqeshje e lehte u pasqyrua rreth gojes tende. Edhe njehere ti kalove prane meje dhe e ngadalesove ecjen tende. Zura te dridhesha, te dridhesha nga nje gezim i heshtur.....Po sikur te me thoje ndonje fjale? Une ndjeva ate cast se per te paren here ne jeten ekzistoja dhe per ty. Edhe une atehere ngadalesova hapin dhe te prita.Dhe pa u kthyer , ndjeva fare mire se ti ishe prane meje, e dija tani se per here te pare ne jeten time , ti do me flisje me ate zerin tend te dashur. Pritja me dukej sikur ishte nje paralize dhe kisha frike se mos detyrohesha te qendroja ngaqe zemra me rrihte me nje fuqi te papershkruar. Ti kishe ardhur fare prane meje. Ti me fole me ate menyren tende te bute dhe lodratare sikur te ishim miq te njohur dhe te ishim njohur prej kohesh. Ti me fole me nje lehtesi te aq te madhe , aq te cuditcme , sa s'munda te te pergjigjem. Ah! Ty s'te binte kurre nder mend se cila mund te isha une! Askurre ti se ke njohur jeten time.......
.........Ne ecem se bashku ter udhes. U ngjitem drejt dhomes tende. Te me ndjesh , po te te them se ti nuk mund te kuptosh se c'ishte per mua ajo ngjitje shkallesh, me sa lumturi qe ma mbushte zemren e sa ma turbullonte. Edhe sot akoma nuk mund ta sjell nder mend po mu mbushur syte me lot. Por sot nuk kam me lot per te derdhur se syte e mi kane shteruar. Por vetem po te them se cdo gje qe shikoja e kishte gjurmen e pasionit tim, deshires time te ndezur qe shume kohe me pare. Porta, perpara se ciles te kam pritur njemije here, shkalla ku kam pergjuar nate e dite hapat e tua e kur te pashe per here te pare. e gjithe jeta ime ,gjithe pasioni im e kishin ne kete hapesire te vogel dhe te ngushte folene e tyre. Atje ishte gjithe jeta ime. Dhe ja tani njefare stuhie shperthente ne veten time, tani kur endrra ime po realizohej e kur bashke me ty, bashke me ty po hyja ne shtepine tende. Cdo gje e jetes time s'kishte qene gje tjeter vecse nje realitet i hidhur, une s'kisha pare vecse nje bote te erret dhe te perditcme, dhe ja tani ajo po hapej para syve te mi si nje vend i magjishem si mbreteria e Aladinit. Mos harro se syte e mi ishin ngulur me qindra here me rradhe dhe me nje dadhuri te zjarrte te kjo porte tek e cila po hyja me kembe te dridhura, dhe ti do te ndjesh , ti vetem do te ndjesh , sepse askurre , i dashuri im nuk do ta dish te verteten, se sa ore te jetes time perqendroheshin ne kete minute vendimtare....
Gjithe ate nate ndenja me ty! Zjohesha naten e i hapja syte ne erresire e te ndjeja prane meje , u cudita sepse yjet nuk xixelonin mbi ballin tend kur qielli ishte fare prane meje. Jo! Idashuri im askurre s'jam penduar , askurre nga shkaku i kesaj ore. Edhe sot me kujtohet kur ti flije ashtu i qete, kur e shijoja afshin e frymes tende , kur e prekja trupin tend dhe mbeshtetesha mbas teje, atje ne hije kam qare nga gezimi.
kontakti yt , me dukej sikur me kishte shenjteruar tere trupin tim. Dhe si mund tu jepesha te tjereve pervec teje, pervec teje qe ishe gjithe jeta ime?
Keshtu kaluam tri nete , vetem tri nete i dashuri im. ........
Nuk te padis aspak, jo nuk te padis i dashuri im. Ndjeme ne qofte se nganjehere , nje pike helmi rreshqet nga pena ime. E di fare mire se ne thellesine e zemres tende ti je i mire dhe doreleshuar , i jep perkrahjen tende cdo njeriu qe ta kerkon. Por shpirtemiresia jote eshte shumee cuditcme , u eshtee hapur te gjitheve, secili mund te marre dhe te mbush duart, por duhet qe njeriu ta kerkoje e ta marre me pahir. Perkrahjen dhe ndihmen tende, ti ua jep te gjithe atyre qe te therresin , qe te luten , ate perkrahje dhe ate ndihme ti e ben nga dobesia dhe jo nga deshira jote. Me lejo te flas me zemer te hapur, dashuria jote nuk e rrethon ate njeri qe ka me teper nevoje. Edhe njerezve si ty edhe atyre me te mireve, eshte zor tu lutesh e tu kerkosh ndihme.....
E zjata grushtin tim te shtrenguar drejt Zotit dhe e quajta Kriminel. Nje turbullire dhe nje konfuzion mbreteron ne veten time. Ndjehma kete denese, ndjehma i dashuri im..........

__________________
Sa me shume i njoh njerezit, aq shume me shtohet deshira per te dashur kafshet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2004 18:41
Army_Girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Army_Girl Kliko këtu për të kontaktuar me Army_Girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Army_Girl Shto Army_Girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Army_Girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Army_Girl
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 34

................. Me ndje, me ndje i dashuri im qe po ti rrefej te gjitha.Nje here vetem do te ti tregoj , vetem njehere dhe pastaj do te mbyll gojen e me s'kam per te folur kurre- kurre me.
Askurre s'u pendova per ato netet qe kisha kaluar me ty, askurre dashuria ime nuk u ndy nga ndonje njolle zemerimi ose mallkimi. Kurdohere te kam dashuruar, gjithmone e kam bekuar oren ne te cilen te kam takuar.........
..... Edhe atehere rralle , shume rralle , pasioni im me shtynte nga shtepia jote. Per cdo vit s'harroja kurre te beja nje gje: ditelindjen tende. Te dergoja nje buqete trendafilash te bardhe , pikerisht si ato qe me kishe dhene ti ate mengjes te se pares nate dashurie qe kishim kaluar bashke. A e ke pyetur valle veten ndonjehere gjate gjithe ketyre viteve se kush ti dergonte keto lule? A e ke sjell nder mend valle , a e ke kujtuar ate vajze se ciles , nje dite i dhe trendafila te tille? S'e di , nuk do ta di kurre pergjigjen tende. Mua me mjaftonte vetem kaq, vetem kaq qe ti dhuroja fshehurazi keto lule dhe keshtu nje here per cdo vit ,celte kujtimi i atij casti...
Nuk doja ta lidhja jeten me nje tjeter. Doja te isha ne cdo cast per ty. Ne thellesine e zemres sime, ne jeten time te pandergjegjshme, ishte kurdohere e gjalle ajo endrra e vjeter foshnjore qe shpresonte se ti do te me therrisje. E tere jeta ime , qekurse dola nga foshnjeria a s'ka qene vecse nje pritje? Pritja e vullnetit tend?
Dhe kjo ore erdhi me te vertet nje dite. Por ti s'e di se kur! As edhe ate cast ti nuk me njohe , askurre , askurre ti nuk me ke njohur! Por shpesh here une te kisha pare, dhe sa here te shikoja zemra me dridhej , por ti kaloje ashtu pa me pare. S'kam per ta harruar kurre se si kjo harrese e jotja u be per mua nje vuatje dhe nje mundim i vertete.
.... Dhe ja une mbeta perseri vetem, vetem si s'kam mbetur kurre ne jeten time. S'me ka mbetur asgje ne kete bote vec teje. Asnje fjale, asnje kujtim, asnje leter. Edhe sikur ndonjeri te shqiptonte emrin time perpara teje, ky emer nuk do te kishte asnje kuptim per ty. E perse te rroj ne kete bote kur per ty nuk ekzistoj aspak? Perse mos ta le kete bote ashtu sikurse ti me ke lene?
Nuk dua qe mejrimet dhe vuejtjet e mia te te turbullojne lumturine tende. Mos ki frike se nuk do te besdis me per shume kohe. Ndjehme , kisha vetem nevoje te te flisja , kisha nevoje te zbrazja nje here e mire shpirtin tim. Me duhej te te flisja vetem nje here. Do te kthehem pastaj ne erresiren time dhe nuk do te hap me gojen ashtu si nuk e kam hapur kurre deri em sot ne jeten time. Por zerin time nuk do ta degjosh derisa te rroj. Vetem atehere kur te vdes e te behem hije do te te bjere ne dore kjo leter. Nuk po te le as fotografi , asnje shenje identiteti ashtu sikurse ti s'me ke lene asgje. Askurre ti s'ke per te me njohur , askurre!
Keshtu e kisha te shkruar fatin tim ne jete, ashtu le te mbetet edhe mbas vdekjes.
Nuk e besoj me Perendine, une te besoj vetem ty , vetem ty te dua......
........te dua....... te dua...... te dua........

__________________
Sa me shume i njoh njerezit, aq shume me shtohet deshira per te dashur kafshet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2004 18:49
Army_Girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Army_Girl Kliko këtu për të kontaktuar me Army_Girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Army_Girl Shto Army_Girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Army_Girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Te ka thene dikush qe ke muz te fuqishme per te shkruar? Ja ta them une se ti Army_girl je profete e letrave te reja ... Me vjne mire...


Pergezime, te uroj te vazhdosh keshtu dhe do te na japesh kenaqesi te madhe ....dhe shpirt te edukuar...

Cudi me vjen per dashurickat, e bejne njeriun te plas nga brenda... e ...dhe si plas, me vetmine, domosdoshmerine, brendine....

kete akoma nuk e kam zgjidhur me plasje te brendshme...

pershendetje

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Nëntor 2004 18:19
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Skarlet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/12/2004
Vendbanimi: Australia
Mesazhe: 62

...Kur te pashe kisha frike te te takoja...
...Kur te takova kisha frike te te puthja...
...Kur te putha kisha frike te te dashuroja
...Kur te dashurova kisha frike se mos te te humbja..dhe kisha te drejte..te humba...
...Kur ti ike nga jeta ime ktheva dhimbjen ne shprese...
Nuk ndjehem cinike ndaj dashurise, por cuditem me veten Kur kaq shume doja te isha me personin e gabuar, sa e mbrekullueshme do jete jeta kur te takoj personin e duhur...


Te dashurosh eshte asgje, Te dashurosh dike eshte dicka, por te duhesh nga ai qe ti dashuron eshte gjithcka. - Anonimi

__________________
Lot's of people are willing to die for the person they love...; wich is a pitty, for it is a much grander thing to live for that person...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Dhjetor 2004 15:02
Skarlet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Skarlet Kliko këtu për të kontaktuar me Skarlet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Skarlet Shto Skarlet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Skarlet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 22/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

Po citoj ato që tha Skarlet
...Kur te pashe kisha frike te te takoja...
...Kur te takova kisha frike te te puthja...
...Kur te putha kisha frike te te dashuroja
...Kur te dashurova kisha frike se mos te te humbja..dhe kisha te drejte..te humba...
...Kur ti ike nga jeta ime ktheva dhimbjen ne shprese...
Nuk ndjehem cinike ndaj dashurise, por cuditem me veten Kur kaq shume doja te isha me personin e gabuar, sa e mbrekullueshme do jete jeta kur te takoj personin e duhur...


SKARLET pershendetje
shume nice ato vargjet.


PLLOSHTANI ARMI duhet te bente no nje roman me mire lol
pershendetje

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Dhjetor 2004 03:17
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amstel Kliko këtu për të kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Amstel Shto Amstel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amstel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Skarlet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/12/2004
Vendbanimi: Australia
Mesazhe: 62

Pershendetje nick seriozi dhe faleminderit per komplimentin.

__________________
Lot's of people are willing to die for the person they love...; wich is a pitty, for it is a much grander thing to live for that person...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Dhjetor 2004 05:19
Skarlet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Skarlet Kliko këtu për të kontaktuar me Skarlet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Skarlet Shto Skarlet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Skarlet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Army_Girl
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 34

Flm te gjitheve per fjalet e bukura .

Por nuk i kam shkruar une keto . Thjesht jam lodhur me shume duke e permbledhur per te sjelle dicka te bukur per te lexuar te gjithe se bashku.
Eshte dashuria platonike e nje vajze me nje romancier. Prandaj edhe quhet "Letra e nje te panjohure"
Me pelqen letersia dhe lexoj shume libra . Prandaj shpesh mundohem te nxjerr dicka te bukur nga librat dhe ti ndaj bashke me forumistat.

Tani po permbledh dicka tjeter dhe do ta sjell se shpejti , duke u munduar qe ata qe vertet dashurojne te gjejne vetveten e tyre .



Pershendetje.


Skarlet me pelqen menyra e te shkruarit tend .

__________________
Sa me shume i njoh njerezit, aq shume me shtohet deshira per te dashur kafshet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Dhjetor 2004 20:15
Army_Girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Army_Girl Kliko këtu për të kontaktuar me Army_Girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Army_Girl Shto Army_Girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Army_Girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 22/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

pershendetje edhe ty SKARLET np

ARMY he po pak shpejte se po presim me padurim
pershendetje

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Dhjetor 2004 03:33
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amstel Kliko këtu për të kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Amstel Shto Amstel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amstel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:48 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Mesazhe dashurie > Letra dashurie > Per ty qe nuk me njohe kurre!!!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.