Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Gjenetika Vlerësimi i Temës: 11 votime, mesatarja 4.45.
Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

struktura e ADN:eksperimenti me virusin dhe bakterin

Cod. A05022005

Eshte bere nje eksperiment ku eshte perdorur nje lloj virusi dhe nje lloj bakteri. Nuk e di a i kane klasifikuar apo jo viruset nder qenie te gjalla sepse kane disa karakteristika te qenieve te gjala dhe disa te qelieve te pagjalla. Do tju sjell gjerat me te reja rreth kesaj sepse sot mora revisten "le scienze" qe kishte nje artikull mbi klasifikimin e e viruseve si qenie me jete apo jo por nuk e kam lexuar akoma). Viruset kane nje mbeshtjellje proteinore dhe ne brendesi te tyre kane materialin gjenetik.
Proteinat jane nje nga klasat me te rendesishme te trupit te njeriut dhe kafsheve ne pergjithsi:nje proteine varet nga sekuenza e aminoacideve qe e perbejne(struktura primare)dhe kjo sekuence eshte mjaft e rendesishme sepse prej saj varet edhe funksioni i proteines vete. Struktura sekondare e proteinave eshte dy llojeshe:forme helike dhe nje konfigurim beta. Struktura terziare eshte forma qe merr kjo proteine ne hapesiren 3 dimensionale kurse struktura kuaternare eshte bashkeveprimi i nenpjeseve te ndryshme njera me tjetren. Psh hemoglobina ne formen e saj kuaternare eshte e perbere nga 4 zinxhire 2 alfa dhe 2 beta (form te njeriu i rritur)dhe keto bashkeveprojne njera me tjeter. Por nese struktura primare qe eshte sekuenza e aminoacideve peson nje ndrsyhim kete ndryshim e ndjejne te gjitha strukturat e tjera te proteines prandaj dhe thashe qe eshte themelor per funksionin. Rasti me i thjeshte eshte ai i anemise mesdhetare. Pse i thashe te gjitha keto gjera? Here pas here ne strukturen terziare dhe kuaternare te proteines mund te gjesh lidhje ndermjer grupesh squfur qe formohen nga bashkimi i aneve te aminoacideve cisteine dhe kane si funksion stabilizimin e struktures ne hapesire. Dhe ne fakt kur nje proteine humbet funksionin e saj (denaturim)gjerat e para qe prishen jane urat disulfurore. Kjo prishje mund te jete e kthyeshme ose te pakthyeshme me humbjen totale te funksionit te proteines.

Pas gjithe ketij muhabeti kthehemi edhe njehere te eksperimenti: U rriten viruse ne kushte te tilla qe ne terrenet e rritjes kishte izotope te squfur-35 dhe fosfor-32. Ne nje fare menyre viruset e rritur ne kete ambient kishin nje mbeshtjellje proteinore qe permbante squfur-32 dhe nje material gjenetik qe permbante fosfor-35. Kur u vendos ky virus ne nje koloni bakteresh viruset e ngjiten ne siperfaqn e bakterit dhe normalisht futen materialin e tyre gjenetik brenda bakterit. Me metodat qe kishin gjeten qe brenda bakterit kishte fosfor-35 dhe jo squfur gje qe tregonte se materiali gjenetik qe drejtonte formimin e viruseve ishte ADN dhe jo proteinat.
Ky rezultat ishte i rendesishem por akoma i pamjaftueshem sepse materiali gjenetik nuk ishte i paster komplet (u gjet edhe nje perqindje e vogel proteine squfur-35)dhe kjo mund te conte ne mendimin se proteinat mund te ishin pergjegjse por me vone me permiresimin e metodikave u gjet ajo qe dime sot: eshte ADN ajo qe percon karakteristikat nga prindi te pasardhesit...
Pak a shume ky ishte eksperimenti. Ti rikthehemi edhe nje here struktures se helikes se ADN: Si lexohet?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 10/03/2007 ora 04:37

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shkurt 2005 05:25
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

Thumbs up

shume interesante NS-6

pergezime per temen

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shkurt 2005 14:40
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsake_topolake Kliko këtu për të kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsake_topolake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

Re: shume interesante NS-6

Citim:
Po citoj ato që tha durrsake_topolake
pergezime per temen


pergezime per temat....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2005 01:19
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

struktura e ADN:pozicionet 3 prim dhe 5 prim

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 3\'5\'.gif
Ky file është shkarkuar 430 herë.

Cod. A06022005

Faleminderit shume.
Nese ju kujtohet jua kam thene qe karboni 3 dhe 5 ishin te rendesishem per faktet se ishin pikat ku lidheshin nukleotidet njeri me tjetrin. Ne pozicionin 3 kemi nje grup -OH i cili kur bashkohet me nje nukleotid tjeter e leshon hidrogjenin dhe formon nje lidhje qe do te jete ndermjet oksigjenit dhe fosfatit te nukleotidit tjeter. Pozicioni 3 quhet 3'(3 prim) ne leximin e ADN dhe sa here qe degjojme kete duhet te kemi parasysh karbonin 3 qe kishte grupin -OH dhe qe lidhet me grupet fosfat.
Nga karboni 5 fillojne grupet fosfat qe mund te jene deri ne 3 cope kur eshte ne formen xTP(x vlen per nje nga 4 bazat e azotuara) ose 1 ne formen kur nukleotidi eshte i lidhur ne sekuencen a adn. Ky quhet pozicioni 5'(5 prim) dhe kur permendet duhet te kemi parasysh karbonin nga fillojne grupet fosfat. Pra nese themi qe njeri segment i ADN ka drejtimin 5'-> 3' duhet te imagjinojme qe nukleotidi i pare ka pozicionin 5' te lire,ka bere lidhje me ane te pozicionit 3' me pozicionin 5' te nukleotidit te dyte dhe se nukleotidi i fundit ka pozicionin 3' te lire. Shpresoj se ne figuren e mesiperme do te jeni ne gjendje te kuptoni ato qe kam dashur te shpjegoj: poshta majtas ku duket grupi -OH eshte pozicioni 3' i lire dhe larte po majtas shifni qe pozicioni 5' ka 3 grupe fosfat dhe eshte i lire. Pra nese nesemi nga larte majtas ne drejtim poshta majtas kemi 5'->3'. Tani vini re djathtas: drejtimi eshte i kundert:3'->5' nese nisemi nga larte djathtas ne drejtim poshta djathtas. Keto gjera jane shume te rendesihme per faktin se enzimat qe ndihmojne ne formimin e zinxhirit te ADN njofin vetem nje drejtim dhe jo tjetrin por keto gjera per momentin nuk jane te rendesishme...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 12/03/2007 ora 03:45

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shkurt 2005 02:54
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

ej me fal ta boj i pytje un ty lal.. ca ke bo kolegjin turk ti e??

ata llafazan hajvanet aty ca i kishit ju lal turk apo shqipetar???

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shkurt 2005 14:40
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

po e kam bere.nese i referohesh profesoreve kishte turq edhe shqipetare po ne pergjithsi pjesa me e madhe ishin turq.une e kam mabruar ne 2001 dhe qe prej atehere nuk di me gje se ca eshte bere andej.cne qe po pyet?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shkurt 2005 20:52
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
po e kam bere.nese i referohesh profesoreve kishte turq edhe shqipetare po ne pergjithsi pjesa me e madhe ishin turq.une e kam mabruar ne 2001 dhe qe prej atehere nuk di me gje se ca eshte bere andej.cne qe po pyet?


jo mar kot po knej o mush me kolegjista (tirane , kavaj , cerrik) ti lal ku e ke bo ca veni??

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shkurt 2005 22:25
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

une e kam bere ne tirane tek oxhaku.pse ka shume kolegjista ne forum eh?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shkurt 2005 04:07
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

jo jo ne forum plak

ktu tek ky qyteti qe jom un

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shkurt 2005 01:30
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Pyetjet qe shtrohen

Cod. A10022005

Aha kujtova se the qe ka kolegjista ne kete forum.
Nejse ti kthehemi edhe nje here temes. Kam shpjeguar deri tani nukleotidet,si lidhen,si eshte e formuar helika,konceptin e komplementaritetit,pozicionet 3' dhe 5'. Mbaruam? Ta them te drejten do te me kishte ardhur keq nese do te ishte kaq informacioni qe mund te merret nga struktura e ADN me llogarit qe eshte struktura baze e qelizes. Pyetjet qe mund ti parashtrojme vetes ne kete pike jane:
-Si mund te futet 1.8 meter ADN (kaq eshte afersisht gjatesia totale e 46 kromozomeve te njeriut. Informacion i marre nga revista "le scienze") brenda nje berthame qelizore qe shkon ne permasat e mikronit?
-Si eshte e mundur qe vetem 5 % e ADN perdoret dhe pjesa tjeter eshte "mbeturine"(po e them keshtu iher pa i ngaterruar sepse ky koncept eshte shume i gabuar. Per momentin merreni si te tille mire po thjeshta ta dini qe nuk ka hedhurina ne strukturen e ADN)?
-Si eshte e mundur qe ADN nuk perdoret n cdo moment meqenese enzimat mund te bejne te veten dhe ta perdorin pa probleme?
-Si eshte e mundur qe njeri kromozom X tek femrat nuk punon ne saje te nje mekanizmi qe quhet imprinting dhe pse ndodh dhe cfare sjell si pasoje(edhe kete merreni pak a shume si te vertete sepse ne saje te atyre qe kam lexuar kohet e fundit ne librin e patologjise(robbins) nuk eshte e vertete plotesisht.)?
-Sa shkalle paketimi ka ADN ne berthame dhe cfare bejne keto?
Pse ADN ne formen A egziston vetem ne laboratore dhe jo ne natyre ashtu sic edhe forma Z per te cuilen deri tani nuk ka asnje informacion?
etj etj etj etj....

Pergjigjet e ketyre pyetjeve po jua parashtroj(me aq sa kam njohuri une duke i bashkangjitur edhe te rejat e fundit qe jane zbuluar,informacionet e te cilave me kane rene ne dore)si me poshte....

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 12/03/2007 ora 03:49

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Shkurt 2005 23:07
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:38 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Gjenetika

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.