Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053
|
Intervista ne Indonezi....
Ne radhe te pare kerkoj te falur Kenit nese kam perdorur ndonje reagim ofendues ndaj ndonje anetari, por te siguroj qe nuk ka qene tjeter vec replike e duhur per ate qe e ka merituar. Megjithate e kuptoj qendrimin tuaj asnjeanes, sepse eshte detyre e moderatorit, dhe po te isha ne vendin tuaj do beja te njejten gje.
Nuk eshte ne natyren time te shaj apo te ofendoj dike, madje dhe kur kam te drejte, sepse.”……Zoti eshte me durimtaret…..” Kuran, dhe “…..ju keni fene tuaj dhe ata te tyren..” Kuran.
Megjithate, nuk mund te duroj dhe eshte krejt normale ti kundervihem mendimit te tjetrit, qe mua me duket I gabuar, (pavaresisht se nuk e paragjykoj), por perpiqem te jap argumentimin tim ne menyre te qete ashtu si ka bere Sunlight, Boogyman, te cilin e falenderoj per informacionin qe na solli, edhe pse per mua s’ishin te reja.
Nuk po vazhdoj me me replika, por per ata qe duan te lexojne I ftoj me tej le lexojne….
Te shtunen ne Top-Channel te “jashte bulevardit”, u transmetua nje informacion interesant per viziten ne Acece (nuk e di ne e shkrova mire) te Indonezise nga levizja “Mjaft”, titullin ia kishin vene: “Allahu nuk I do lotet”
Atje gazetaret kishin intervistuar shume indonezian qe kishin humbur disa nga familjaret e tyre.
Njeri prej tyre, nje djal i ri u shpreh keshtu:
“ Ne jemi koshient per fatkqesine qe na ka ndodhur, por Zoti I sprovon besimtaret se kush jane te durueshem, kjo qe na ndodhi neve ehste nje shenje nga Allahu. Sikur kjo fatkqesi te kishte ndodhur ne toke e jo ne det, psh., ne Amerike apo nje vend evropian, do ishte bere rremuje e madhe. Njerezit nuk do kishin mundur te mbijetojne ndryshe nga stresi vec duke mbajtur secili nje psikiater personal. Ndersa ne jemi myslimane dhe cdo gje qe na ndodh besojme se e kemi caktim nga I madhi Zot, cdo e keqe ka nje te mire dhe cdo e mire e ka nje te keqe.
Vertet qe ketu ne Indonezi , Tajlande, Filipine ka shume njerez imoral te cilet i kane tejkaluar kufijte. Ndaj Zoti beri paralajmerimin per vendet e shthurura sepse Ai sheh dhe kontrollon cdo gje..
Mua me vdiq e fejuara 20 vjecare, e doja shume, zemra me pikellohet por nuk qaj, nuk qaj sepse ate Zoti ma dha dhe prape Ai ma mori per te me sprovuar. Por une do tregohem I durueshem, e di qe ajo tashme eshte te Zoti duke u prer ne paqe. Zoti e meshirofte.
Gazetaret u befasuan nga intervista e tij dhe filluan te perloteshin.
Nje nene u shpreh keshtu:
Une kam vetem 2 vajza tani, djali I vetem mu mbyt. Kjo eshte sprove nga Allahu se si e presim ne fatkeqesine, por ne e dime qe nje dite do kthehemi tek Ai ndaj shpresojme se Ai do na shperbleje per durimin. Une nuk qaj per djalin tim, edhe pse zemra me dhemb, nese do ta beja, do te thote se nuk I bindem caktimit te Zotit….
Intervista te ndryshme u kryen nga shume njerez dhe gazetarja komentonte se me sa durim e perballonte shtresa muslimane kete fatkeqesi, nderkohe qe jepeshin krahasime ne monitor duke dhene renien e kullave binjake ne 11 shtator te 2001, njerezit te terrorizuar bertisnin dhe ngritnin duart ne koke nga deshperimi…..
Gazetaret u shprehen se ishte vertet per tu admiruar karakteri I ketyre njerezve me besim islam… dhe mjaft fjale te tjera te bukura qe nuk mund ti hedh ne leter po me ate origjinalitet qe te preknin shpirtin, por dhe te jepte kurajo per te ardhmen e veshtire…
__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|