Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > A ka mangesi,difekte etj ne qeverisjen e Nanos e te PS nga 1997 e me sot??!!
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

tresh

eshte e vertete qe ps-ja nuk e majte ne shume aspekte , por sot nuk ka me parti te majta apo te djathta po ta shohesh me vemendje , dhe ne vendet e industrializuarae majta nga e djathta ndahen vetem ne disa probleme sociale me impakt te vogel ne sistem.
Megjithate per mendimin tim ps-ja ka bere dicka ne ate drejtim , psh ka rritur pencionet dhe i ka favorizuar gjithmone pencionistet,e ka grire biznesin ne taksa( gje qe eshte shume e drejte per mendimin tim) dhe e ka rritur gjithmone asistencen sociale.Gabimet me skandaloze jane bere ne privatizime, psh kur kemi kryetarin e pd-se duke uluritur per shkallen e privatizimit imagjino cka ngel per socialistet ne shqiperi.
une jam dakort qe socialistet ne shqiperi jane tradhetuar shume here nga partia pseudo-socialiste.

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Mars 2005 17:28
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të spartacus Kliko këtu për të kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: spartacus Shto spartacus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto spartacus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Televizioni ALSAT ka zbuluar dje nje skandal diplomatik nen firmen dhe dolline e Ministrit te Jashtem, Kastriot Islami.

Kryediplomati ka firmosur nje dokument ku njeh teresine territoriale te Jugosllavise, entitet qe perfshin edhe Kosoven. Ministri i Jashtem ka nenshkruar marreveshjen me Ministrin e Jashtem te Serbi-Malit te Zi, Drashkovic, duke iu referuar dokumentit te Beogradit dhe aspak rezolutes 1244 qe eshte sot ne fuqi.

Ky eshte padyshim sukses i diplomacise serbe, dhe me e pakta nje gafe e pafalshme e diplomacise sone. Pamjet televizove qe serviri dje ALSAT gjate momentit te nenshkrimit te dokumentit te perbashket, ne dhjetor te vitit te shkuar kur Drashkovic gjendej ketu per vizite, e jepnin qarte gezimin e diplomatit te Beogradit, dhe euforine idiote te homologut shqiptare.

Islami ose nuk e dinte c'kishte firmosur, ose ishte i vetedijshem dhe per kete arsye i kenaqur. Nese marrin rastin e gabimit, mungeses se vigjilences se Ministrit tone, si shpjegohet qe kete nuk e paskan vene re profesionistet e Ministrise se Jashtme.

Ne kemi eksperte te mire te diplomacise te cileve nuk mund t'u kaloje nen hunde nje doklument i tille. Atehere eshte me e besueshme te themi Islami e ka ditur se cfare ka bere, rrjedhimisht edhe Nano, i cili here pas here merr udhezime dhe bekime nga kanalet e Athines, aq te lidhura me Beogradin. Aq me i forte behet ky dyshim, po te kemi parasysh se dje eshte mbajtur nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise per miratimin e ketij dokumenti, pikerisht diten qe Kryeministri i Kosoves linte vendin e tij per te shkuar ne Hage.

Mirepo, ky skandal eshte kuptuar dje ne mbledhjen e qeverise nga dy Ministrat, Majko e Xhafaj. Ministri Majko eshte i ndjeshem ndaj ceshtjes se Kosoves dhe menjehere ka bere oponence per dokumentin qe e njeh Prishtinen si territor te Jugosllavise. Po ashtu, kete absurd e ka vene re edhe Ministri i Drejtesise, i cili ka kontestuar paperthshmerine e marreveshjes me rezoluten 1244.

Problmi eshte se dokumenti i nenshkruar nga 2 ministrat e jashtem ka fuqi, dhe me e shumta qe mund te beje heperhe qeveria eshte te kerkoje shtyrjen e miratimit, dhe nderkohe te nise procedurat per ndryshimin e tekstit, ose kerkimin e pavlefshmerise. Cka do te thote negociata shume te veshtira me Beogradin.

Koha Jone 10-03-2005

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Mars 2005 21:40
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Po....sapo e lexova kete shkrim.
Turp i madh.
Kur do te vije ajo dite qe Shqiperia te kete nje qeveri te sajen??????

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Mars 2005 21:54
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perëndia s'ka fe!

Regjistruar: 13/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Ky fakt nuk më çudit dhe aq shumë. Qeveria e sotme (Nano) s'po bën gjë tjetër veçse po u përmbahet traktave "të fshehta" me Millosheviçin dhe deklaratës së '98-ës "Kryeqyteti i kosovarëve është Beogradi".
------------------------------------------
Shqipëria filloi rimëkëmbjen pas trazirave të '97-ës dhe është shumë më e shkatërruar se Kosova që filloi rimëkëmbjen pas Luftës së '99-ës. Ky është mendimi im personal, pasi verën e shkuar isha në Shqipëri dhe Kosovë. Kosova ka 2 vjet më pak se Shqipëria që po rindërtohet dhe u shkatërrua shumë më tepër. Dhe Shqipëria (të paktën Vlora) m'u duk më keq se para '97-ës.
Patjetër që kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Por thelbi, ngelet tek mangësitë dhe difektet e qeverisjes, apo diku tjetër?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2005 07:12
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Perendia Kliko këtu për të kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Perendia Shto Perendia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Perendia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

ahaaaaa

nuk me pelqejne fantazirat.te gjith eshohin qe ishte gabim teknik , por te gjith kane qejf te diskutojne dhe te nxjerin ministrat dhe kryeministrat si anti-shqipetare.ishte vetem gabim teknik ,o njerez, mos u hidhni menjhere ne konkluzione.me pelqen te kritikojme qeverine dhe partine ne pushtet ,por hajd te behemi me objektiv , ka plot per te cilat mund te diskutojme pa perdorur fantazine.Psh sot degjova qe mbas fitimit te tenderit per kazino nga nje kompani greke , edhe celsate thesarit perfunduan ne duar te grekeve , keto fakte me shqetesojne mua , hajde flasim.

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2005 16:54
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të spartacus Kliko këtu për të kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: spartacus Shto spartacus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto spartacus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

interesante relativiteti i peshes se "gabimeve teknike" nese do lexosh temen e treshit tek ceshja kosovare, NAno ka firmosur njohjen territoriale te Jugosllavise dhe ka tradhetuar Kosoven.

deshe tradhetare ti? ja ku e ke nje qe nuk di me cfare epiteti t'i ve sepse eshte nje i vecante i llojit te vet, i paarritshem. Po ja kalon dhe Enver Hoxhes, i cili nuk mund te quhet tradhetar por diktator.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2005 18:41
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

"Qeveria në rënie korrupsioni në rritje”

Gjatë 7 viteve të fundit, është evidentuar një rënie e efiktivitetit të qeverisë, rënie në kontrollin e korrupsionit, si dhe rritje në përmasat e ryshtfeteve.

Përfaqësues të Bankës Botërore së bashku me Ministrinë e Financave kanë prezantuar dje, raportin e zhvillimit ekonomik të vendit për periudhën 1996 deri në vitin 2002.

Sipas raportit, nga treguesit e qeverisjes të paraqitur në studimet e fundit vihet re një keqësim i performancës së saj gjatë periudhës 1996-2002. Treguesit paraqesin, rënie të dukshme në cilësinë e ligjeve dhe shtetin e të drejtës; rënie në kontrollin e korrupsionit dhe rritje në përmasat e ryshfeteve. Ndërkohë, hapat e bërë në drejtim të depolitizimit të Shërbimit Civil ishin një arritje pozitive,por që nga fundi i vitit 2002 janë vënë re disa raste kompromentimi të këtij procesi. Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Nadir Mohamed, ka theksuar se ka dy arsye që lidhen me aspiratat e vendit për zhvillim. Së pari përmirësimi i standarteve të jetesës dhe ulja e varfërisë që është përhapur në të gjithë vendin. “Për shkak të kësaj reforme, ka pak gjasa që këtu të ketë ndonjë progres të madh”, theksoi Mohames. Së dyti, janë aspiratat për t’u anëtarësuar në BE. Sipa përfaqësuesit të Bankës Botëore, niveli i të ardhurave edhe pse nuk është një kusht anëtarësimi, është në qendër të vëmendjes të shteteve anëtare. “Sot niveli i të ardhurave në vend është 15-17 për qind i mesatares së vendeve të BE-së. Por po të shohim të ardhurat historike, asnjë vend nuk është anëtarësuar me nivelin e të ardhurave poshtë 30 për qindëshit. Kjo është sfida për Shqipërinë”, theksoi Mohamed.

Problemi kryesor i të gjithë admninistratës është aftësia për të plotësuar kushtet e vendit të punës. Banka Botërore, e shikon akoma të zbehtë mënyrën e emërimit, megjithëse në Shqipëri janë krijuar edhe me financimin e saj, organet që kontrollojnë këto emërime. Në raportin e fundit, BB thekson se, “përkundër këtyre përmirësimeve të dukshme në praktikat administrative, emërimet me baza politike vazhdojnë të jenë të përhapura, sidomos në nivele që shkojnë përtej nëpunësve të lartë; po ashtu dihet se procesi i prokurimit dhe i kontraktimit shihet si i përlyer me abuzime në të gjitha nivelet, në formën e caktimit qysh më parë të fituesit të tenderit në mënyrë të paligjshme, të moszbatimit të procedurave dhe të shpërfilljes së standardeve të cilësisë gjatë realizimit të kontratës.”

Zhvillimi i biznesit
Në raport theksohet se, përmirësimet në klimën e biznesit, të cilat janë një përbërës kyç për investimet e huaja direkte dhe rritjen e eksporteve, janë akoma të ngadalshme. Janë katër pengesa administrative ndaj investimeve të cilat dallohen si më problematiket. Këto janë, procedurat doganore, administrata e tatim taksave, lejet e tokës dhe të ndërtimeve, dhe liçensimi sektorial. Në të gjitha këto fusha ka shqetësime që kanë të bëjnë me mekanizmat jo efikase të zgjidhjes së konflikteve (p.sh. sistemet e apelit), kostot e larta të burimeve të nevojshme për prodhim dhe cilësia e dobët e infrastrukturës kanë penguar zhvillimin e tregtisë. “Pjesa takuese e eksportit në GDP është ndër më të ultat ndër të gjitha vendet në tranzicion. Megjithë hapjen formale të regjimit tregtar në Shqipëri, vetëm 17 për qind e GDP-së përbëhet nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve, përqindja më e ulët në rajon”, theksohet në raport. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria krahasohet negativisht me vendet e tjera të Evropës Jug-Lindore, përsa i përket kostove të burimeve të nevojshme për prodhim dhe atyre faktoriale.

Niveli i varfërisë
Shqipëria, është një nga vendet më të varfëra në Evropë, me një GDP prej rreth 1,900 dollarë për frymë në vitin 2003. Varfëria, (varfëria monetare dhe mundësia e përdorimit të shërbimeve bazë si për shembull uji, shëndetësia, arsimi), mbetet mjaft e përhapur. Një e katërta e popullsisë në Shqipëri, ose afërsisht 780,000 persona jetojnë nën nivelin e varfërisë. Varfëria në Shqipëri ka dimensione të qarta hapësinore dhe rajonale, ku zonat rurale dhe malore janë shpesh më të varfëra sesa pjesa tjetër e vendit. Sipas Vlerësimit të Varfërisë të bërë nga Banka Botërore në vitin 2003, përqindja e varfërisë në zonat rurale është 66 për qind më e lartë se në Tiranë dhe 50 për qind më e lartë se në zonat e tjera urbane. Konsumi për frymë në zonat rurale është 7,224 lekë, pra afërsisht katër të pestat e niveleve të konsumit në zonat urbane. “Familjet në rrethet më të largëta në rajonin malor në veri dhe verilindje të vendit jetojnë në varfëri dhe pothuajse gjysma e banorëve të kësaj zone janë të varfër dhe më shumë se një e pesta jetojnë në varfëri ekstreme”, thekson raporiti i Bankës Botërore. Gjithashtu, intensiteti i varfërisë në këtë zonë është më i theksuar se në çdo rajon tjetër të vendit, me një indeks të hendekut të varfërisë që i kalon 11 për qind. Konsumi mesatar në rajonet malore është dy të tretat e niveleve të konsumit për Tiranën dhe afërsisht 20-30 për qind më i ulët se sa në pjesën tjetër të vendit. Nivelet dhe intensiteti i varfërisë në të gjitha rajonet e tjera janë rrotull, ose nën mesataret kombëtare.

Të ardhurat e emigrantëve
Shifrat zyrtare bëjnë të ditur se, të ardhurat nga emigracioni janë burimi më i madh i shkëmbimeve të huaja, më i madh se sa vlera e përbashkët e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte (IHD) të cilat aktualisht përbëjnë 14 për qind të GDP-së. Shuma e të ardhurave nga jashtë, e dërguar nga shqiptarët me banim jashtë vendit, e cila është e regjistruar nga sistemi bankar vlerësohet të kapë një shumë prej mbi 200 milionë dollarë në vit. “As të ardhurat nga emigracioni dhe as fitimet nga aktivitetet e paligjshme, nuk përbëjnë një bazë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik afatgjatë. “Që tani ka shenja të një tendence rënieje në nivelin e të ardhurave nga emigracioni. Për më tepër, ekzistojnë shqetësime në lidhje me financimin e nevojave të vendit për investime gjatë periudhës afatmesme”, theksohet në raport.



Bode: Kontrolli i korrupsionit është ulur 37%

Drejtuesit e opozitës, kanë theksuar se raporti i Bankës Botërore tregon një përkeqësim të qeverisjes gjatë viteve të fundit. “Sipas treguesve, mbi të cilët bazohet ky raport, efektiviteti i qeverisë nga 41,35 për qind, që ka qenë në vitin 1996, ka rënë në 38,1 për qind në vitet e fundit, zbatimin e ligjshmërisë nga 42,2 për qind, që ishte në vitin 1996, ka rënë në 17,5 për qind, kontrolli i korrupsionit nga 60 %, që ka qenë në vitin 1996, ka rënë në 23,2% ndërsa niveli i “state capture” ka tendencë të thellohet edhe brenda qeverisjes socialiste, duke u rritur nga 26% që ishte në vitin 2000, në 33 % në vitin 2002", ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ritvan Bode. Sipas tij, korrupsioni dhe informaliteti, dy faktorët më të dukshëm të kapjes së shtetit vitet e fundit po njohin rritje kërcënuese për prespektivën e vendit. Sipas tij, përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar në kuadrin e projekteve specifike dhe programeve, që kanë synuar përmirësimin e qeverisjes, kanë qenë të pamjaftueshme për të parandaluar dështimin e qeverisë aktuale.



Problemet

Pozita e jashtme e Shqipërisë është akoma e brishtë
Defiçiti i llogarive rrjedhëse, përbënte 7.6% të GDP-së në 2003
Niveli i IHD-së është i ulët, në krahasim me rajonin
Qëndrueshmëria fiskale është në rrezik për arsye të raportit të ulët të të ardhurave tatimore
Administrata tatimore është akoma e dobët.
Mbledhja e taksave është në nivele më të ulta se parashikimet
Kontributet për Sigurimet Shoqërore janë në nivele jo të kënaqshme
Evazioni fiskal dhe shmangia fiskale në sektorin familjar janë në përmasa të mëdha
Punësimi në sektorin publik është i lartë
Varfëria mbetet mjaft e përhapur
Një e katërta e popullsisë në Shqipëri, ose afërsisht 780,000 vetë jetojnë nën nivelin e varfërisë

Shqiptarët paguhen më pak se punonjësit e tjerë të Evropës. Ndërsa, pagat më të larta aktualisht i kanë danezët. Sipas të dhënave të raportit të Federatës Evropiane të Punonjësve, i cili është publikuar kohët e fundit, paga e një punonjësi shqiptar nuk është më shumë se dy për qind e rrogës së një danezi. Këta të fundit, aktualisht mbajnë rekordin e pagesës dhe pikërisht për këtë arsye, pagat e tyre janë marrë edhe si njësi bazë për hartimin e raportit.

RAPORTI
Pas Shqipërisë, me pagesa më të ulëta radhiten punëtorët e shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Serbia. Këto vende, së bashku me Shqipërinë bëjnë pjesë në vendet e grupit të pestë në klasifikim, pasi pagat e punonjësve të tyre nuk kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Ndërkaq, raporti thekson se punonjësit në Maqedoni dhe Bullgari janë më të favorizuar se sa punonjësit e vendeve fqinje si Moldavia dhe Serbia, pasi pagat e tyre janë sa 7 për qind e pagave të danezëve. Sipas klasifikimit, edhe punonjësit zviceranë dhe gjermanë kanë paga të larta që arrijnë gati në 80 për qind të pagave daneze. Ndërkohë rritje në paga kanë pasur edhe punonjësit e anëtarëve të rinj të Bashkimit Evropian, si Sllovenia dhe Hungaria.

PUNËSIMI
Nivelet e punësimit në vendin tonë kanë pësuar rrënie gjatë dhjetë viteve të fundit në disa sektorë të rëndësishëm. Sipas raportit të Bankës Botërore, “punësimi i paguar përfaqëson më pak se një të tretën e numrit të përgjithshëm të personave të punësuar. Edhe në zonat urbane, me përjashtim të Tiranës, vetëm 70 për qind e të gjithë të punësuarëve janë në sektorin e paguar të punësimit”. Sipas këtyre të dhënave, pothuajse gjysma e të punëmarrësve dhe afërsisht një e treta e të punësuarve, për të dyja gjinitë punojnë me kohë të pjesshme. Afërsisht një e treta e të gjithë të punësuarëve punon më pak se 40 javë në vit. Në raportin e Bankës Botërore theksohet se “…rënia e niveleve të punësimit gjatë viteve ‘90-të ishte rezultat i rënies së punësimit në sektorin publik. Numri i vendeve të punës në sektorin publik ra në mënyrë tepër të ndjeshme nga 850 000 në vitin 1991 në 189 000 në vitin 2001. Kjo rënie në punësimin në sektorin publik erdhi kryesisht si rrjedhojë e privatizimit masiv të ndërmarrjeve shtetërore. Pakësimi i të ardhurave uli edhe numrin e vendeve të punës edhe në strukturat shtetërore”. Gjithashtu, pjesëmarrja në krahun e punës formalisht është e lartë sipas standardeve ndërkombëtare, por më shumë se gjysma e krahut mashkullor të punës dhe afërsisht tre të katërtat e krahut femëror të punës ose është e papunë, ose është e vetëpunësuar në aktivitete bujqësore me produktivitet të ulët. Punësimi është kryesisht i përqëndruar në bujqësi, në veçanti për femrat, një sektor, kontributi i të cilit në PPB ka ardhur në rënie.



Paga minimale, 11 mijë lekë në muaj

Sipas kontratave kolektive të depozituara dhe të dhënave të grumbulluara nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, paga minimale në sektorin publik jobuxhetor, varion nga 11 000 deri në 20 700 lekë në muaj, ndërsa në sektorin privat nga 10 343 deri në 29 000 lekë në muaj. Në bazë të sistemit aktual të pagave të punonjësve buxhetorë, me pagë minimale paguhen 7 334 punonjës ose 6.6 për qind e punonjësve buxhetorë gjithsej. Sipas të dhenave të paraqitura nga ministritë, punonjësit përfitojnë dhe shtesa mbi pagë, që janë elementë të përhershëm të sistemit ekzistues të pagave. Sipas ligjit, paga minimale në shkallë vendi është e detyrueshme për tu zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj. Gjatë dy viteve të kaluara paga minimale është rritur më shumë se rritja mesatare e pagave. Kështu, në muajin qershor 2002, paga bazë minimale në shkallë vendi u caktua 9 400 lekë në muaj, duke u rritur rreth 24 për qind, ndërsa në muajin gusht 2003, paga bazë minimale u caktua 10 060 lekë në muaj. Mbi këtë pagë jepen shtesa të ndryshme si për vjetërsi në punë, për kushte të veçanta, për dëmshmëri shëndeti. Rritjet e pagës minimale janë bërë mbështetur në mundësitë e buxhetit të shtetit duke iu referuar studimit "Llogaritja e minimumit jetik zyrtar". Në sektorin privat, pavarësisht nga deklarimet që bëhen për efekt të detyrimeve kontributive dhe fiskale paga minimale përgjithësisht është më e lartë se ajo në shkallë vendi. Gjithashtu, është vlerësuar edhe mendimi i punëdhënësve dhe situata në tregun e punës.

gazeta panorama

besoj se ky raport i djeshem i arritjeve te qeverise NANO i paraqet mese qarte te gjitha pikat.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2005 20:44
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

jemi ne vitin 2005 dhe ende banka boterore projektet kryesore i ka per zbutjen e varferise ne vend

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF angl.) Shqipëria ka nevojë të nxisë eksportet vendase për të forcuar ekonominë e saj. Në vlerësimin vjetor për ekonominë shqipëtare, FMN-ja vlerëson se megjithëse Shqipëria ka njohur një « performancë të mirë makro-ekonomike këto vitet e fundit », vendi ka akoma nevojë të zgjerojë bazën e saj të eksporteve, pasi ekonomia shqiptare mbetet akoma e varur në një nivel tepër të lartë nga të ardhurat e emigrantëve. Për më tepër, agjencia ndërkombëtare monetare ka vënë re se megjithëse numri i banorëve shqiptarë që jetojnë në varfëri absolute « ka shënuar rënie, ulja e varfërisë në vend mbetet akoma një sfidë kyçe

DTT-NET

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2005 20:46
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 02/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

Nuk e di a kemi gjak apo jo me duket se ka ardhur koha per greva te tjera.
mendoj se vet populli duhet te cohet ne rrug dhe te kundershtoj kete vendim.kjo qe ka ber eshte shum e demshme ,me shum njerez te pafajshem do vriten ne kosov ,lufta do vazhdoj perseri.me vjen keq per kosoven qe eshte kthyer si top futbolli dhe te tjeret lozin me te.
Nano me kete qe bere me mir te zhdukesh se te vdekurit ne kosove do te cohen nga varri dhe do te rrjepin.
Nuk e kuptoj ket idjot Nanon cfar qellimi ka per jeten.meret me politik dhe a e ka pyetur veten se cfar do te fitoj me kete.
Nqs ka menduar te fitoj lek ne kete menyr e ka kot sepse do tja han gurmazin 1 dit dhe nuk ka per ti gezuar.
Nqs ka menduar te lej nje emer te mir ne histori si perfundim e la si tradhetar.
Dua te them qe eshte kot te gjitha keto qe ben eshte vetem te na internoj neve dhe te na e bej jeten sketerr

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2005 20:59
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dodgy Kliko këtu për të kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dodgy Shto dodgy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dodgy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

Kujdes: ky mesazh prmban ofendime ose munges respekti. Postuesi sht i lutur t prmbahet.

analiste

aman o zemla , se na ckrive fare me ate humorin dy-faqesh.
sa zjarr qe paske marr yviiii ? nano paska firmosur ate apo kete, e verteta eshte qe Nano ka ndihmuar me shume se te gjith luften e kosovareve , dhe ka rrezikuar shume per kete gje.Ku ishe ti analiste , apo te tjeret qe na derdellisin ketu per patriotizem dhe hidhni akuza kot ne ajer ,ku ishit ju? kur vellezerit tuaj kosovar po vriteshin e priteshin nga kafshet e droguara serbe?
ku ishe ? ku ishit? ku ishin ata militantet e salinistit? ku ishin ata militantet e rugoves?
ku ishte salinisti? pse nuk ju tha juve (bijve dhe bijave te tij) te merrnit armet ne ndihme te vellezerve dhe motrave qe po perdhunoheshin nga kafshet e milos? sepse eshte tradhetar , sepse te gjith ata qe ndjekin ate psikopat , ate njeri te semure , po ndihmojne nje tradhetar dhe nje enver hoxha te dyte.

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Mars 2005 14:56
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të spartacus Kliko këtu për të kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: spartacus Shto spartacus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto spartacus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > A ka mangesi,difekte etj ne qeverisjen e Nanos e te PS nga 1997 e me sot??!!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.