amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
" Rrebeli " me te zeza sic quhet ne klanet filo-greke prifti At Nikolla Marku !!
NGA ELBASANI ËSHTË JO VETËM KRISTOFORIDHI POR EDHE AT MARKU
(Mbresa nga një takim prej 600 sekondash)
Në Elbasan, në brëndësi të kalasë së qytetit, ndodhet prej 400 vjetësh Kisha e Shën Mërisë. Është i vetmi objekt kulti ortodoks në Shqipëri që nuk është pre e pushtimit dhjetë vjeçarë nga greku Janullatos.
Gjenerali grek, prifti Janullatos, ka përgatitur disa herë ekspedita ndëshkimore për nënshtrimin e kësaj kishe brënda pushtimit të tij. Këto formacione luftarake, me grekë e mercenarë shqiptarë, janë thyer e zmbrapsur të mundur e të turpëruar nga qytetarët patriotë të Elbasanit.
Në krye të këtyre qytetarëve elbasanas, kundërshton pushtimin grek të Autoqefalisë të Kishës Shqiptare, prifti shqiptar, patrioti At Nikolla Marku, pasardhës i denjë i atyre priftërinjve shqiptarë që me gjakun e tyre u arrit të nënshkruhet Autoqefalia e Kishës Shqiptare dhe shkëputja e saj nga ndikimi i imponuar i Kishës Greke.
Heronjtë shpesh duken të tillë sepse të tjerët preferojnë të rrinë në gjunjë. Sikur të gjithë të mundoheshin të realizonin minimumin e misionit të tyre heroik ndaj kombit, i gjithë kombi do të kishte një temperament heroik, ç’ka do të nënkuptonim ngurtësimin e së keqes dhe heroizmi individual do të ishte jo fort i dukshëm.
Për rrjedhojë, në kushtet tona, veprimi individual i shqiptarit At Nikolla Marku merr përmasa heroike në mbrojtje të pavarësisë së Kishës Autoqefale Shqiptare. Për këtë veprim tejet patriotik, At Marku është i harruari i madh nga qeveritarët tanë të vegjël, miq të Janullatosit.
Në këtë dekadën e fundit izolimi i tij tërësor nga shteti dhe nga politika shqiptare, është penalizimi më i dukshëm që i bëhet atyre patriotëve shqiptarë që nuk pranojnë mbi shpinë samarin e pushtimit të çfarëdoshëm grek. Në një nga vizitat e rralla të paradisaditëve në qytetin e Elbasanit, njeriu i parë që deshëm të vizitonin ishte At Nikolla Marku.
Për arsye të kohës së pamjaftueshme qëndruam me At Markun vetëm 10 minuta. Jeta e tij ishte e lidhur fortë me atë copë truall brenda kalasë, mbi të cilin prej 400 vjetësh jetonte Kisha e Shën Mërisë.
Ishte një krenari sfiduese e një prifti shqiptar ndaj armiqve grekë të Autoqefalisë së Kishës Shqiptare ajo ndjenjë që e ngazëllonte aq shumë At Nikolla Markun. I përkushtuar tërësisht pas atij objekti, fal qëndrimit të tij heroik ende qëndron i lirë e i pa pushtuar nga çizmja e zezë e Janullatosit.
Prifti shqiptar na paraqiti me kënaqësi një tabllo të shkurtër të Kishës Shqiptare dhe kalvarin e saj deri sa erdhi koha e pavarësisë nga Kisha Greke. Një ndjenjë patriotike e rrallë rrezatonte nga qenia e tij prej 55 vjeçari, ndjenjë e cila bënte punën e saj edhe tek ne që kishim shkuar ta takonim. S’ka si të mos të të infektojë e të mos të të frymëzojë kjo ndjenjë shumë e munguar në mes nesh.
Ne dëshironim të qëndronim gjatë me At Markun, por koha rridhte me shpejtësi na mori me vete. Gjithsesi këto raste të kësaj natyre e në një kohë tepër të kufizuar, siç e patëm ne, të bëjnë më shumë përshtypje, të lënë më shumë mbresa, të zgjojnë ndërgjegjen e dremitur kombëtare mëshumë se sa ndonjë leksion pa mbarim, larg realitetit të prekshëm konkret.
I urojmë priftit shqiptar At Nikolla Marku: suksese dhe rezultate akoma më të mëdha në misionin e tij për ruajtjen e Autoqefalisë, qoftë edhe vetëm në kishën e Shën Mërisë në Elbasan.
Shkodër 8.11.2002 Bujar Shehu
Artikulli eshte marre nga "Rilindja" e Baletes dhe te ngjall pershtypjen se Baleta nuk eshte, ashtu siç mundohen ta prezantojne disa dmth si antikristian por me shume te krijohet bindja se ai eshte kunder atyre "kristianeve" qe harrojne se jane shqiptare.
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Modifikuar nga amoxil datë 11/07/2005 ora 04:59
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|