i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280
|
Se pari s'me erdhi aspak mire qe tema e kalorsit ishte fshire. Mund te modifikoheshin mesazhet e fundit por tema ishte mjaft interesante dhe reale. Nejse pune per ju. Me vjen keq qe harxhova kohen te jap mendimin tim tek ajo teme qe me pas te hidhet ne kosh si pleh (kjo vlen edhe per mendimet e tjera qe u dhane tek tema, perves atyre ofenduese).
Tani persa i perket ksaj temes (ishalla s'po fshihet edhe kjo), duhet te kemi parasysh se konvertimi ne musliman ne Shqiperi nuk ishte aq "lirisht" sa e quani ju. Sic tha Wydra, kryesorja ishte se njerezit shkuan nga ja kishte interesi dhe jo besimi fetar. Ne veri, e gjithe pjesa e malesise eshte katolike, dhe kur them katolike nuk nenkuptoj nje shumice por e kam fjalen TOTALISHT katolike. Pra njerezit qe refuzuan te ndrronin fene, gjeten strehim ne male (Konti, po s'besove shko kontrollo librat e historise). Nejse se kjo flitet per nje fushate 500 vjet me perpara. Tani te vijme tek ditet e sotme.
Ne veri dallimi katolik/musliman eshte shume i theksuar. Sic tha edhe kalorsi epitetet i dime ne me mire sepse i kemi jetuar. Me sa kam degjuar jugu i shqiperise eshte me tolerant sepse muslimanet jane edhe shumica e theksuar ndersa ne veri jane (kohet e fundit) pak e shume te barabarta. Ne veri akoma ne ditet e sotme eshte problematike martesa musliman/katolik dhe per kete kam shembuj. 20-30 vite me perpara edhe pse nen diktature ciftat e perzier musliman/katolik dalloheshin me gisht ne Shkoder.
Qe ta dallosh konfliktin fetar duhet te jesh ne nje mjedis fetar, me njerez qe vertet besojne. Ne Shqiperi, toleranca shembullore pervec asaj qe tha Wydra, arrihet edhe pse nuk ka besim fetar te zhvilluar. Ne Shqiperi quhen 70% musliman, une nuk besoj se as 20% e tyre jane vertet musliman sepse diktatura (per mendimin tim fatmiresisht) fshiu nga njerezit idene e fese te theksuar. Sa te frekuentuara jane kishat dhe xhamite ne Shqiperi?
Njerezit besojne, por nuk jane fetare me kuptimin qe besojne verberisht c'do fjale dhe ndjekin c'do ritual sepse domosdo po te besosh c'do fjale qe thote bibla ose kurani besimi ne te NUK LE VEND TE TOLEROSH EGZISTENCEN E NJE ZOTI TE DYTE, qe te jete po aq i vertete sa ai qe beson ti. Nuk thote Krishti "he se ndoshta vjen edhe nje Muhamet pas meje qe do tregoje te verteten" por thote une jam i vetmi dhe i verteti. E njejta gje vlen edhe per Muhametin, i cili shfarosi rivalet e tij, apo jam gabim?
Pra ne esence, feja predikon unikalitetin qe eshte e vetmja dhe e drejta dhe logjikisht te tjerat jane te gabuarat. Si e tille, per besimtarin e "plote" personat e tjere jane njerez qe ndjekin idene e gabuar, sic e kishte shkruajtur diku timbosi (po e marr si shembull) qe krisjanet ndjekin djallin ose dicka e tille. Feja "lufton" qe te egzistoje, dhe luften e ka ne formen e konvertimit. Gjate konvertimit ndesh ne rezistence dhe atehere shihet "toleranca" fetare. Per me shume, feja mundohet te jete dicka qe i perket nje komuniteti dhe jo vetem individit, se sikur ti perkiste vetem individit do ishte dicka personale ( qe une mendoj se ashtu duhet te jete) dhe si e tille te mos gjykoje, por fundja feja a nuk eshte gjykuesja me e madhe?
Kristjanet enderrojne per diten qe e gjithe bota te jete kristjane, te gjithe nen urdhrat e Zotit e udhezimeve te bibles. Muslimanet enderrojne qe e gjithe bota te kuptoje qe feja e vertete eshte ajo muslimanja, dhe udhezuesi te jete Kurani. Per sa kohe qe qellimi i feve te jete ky i mesipermi dhe fete te mos jene te kenaqura me komunitetin qe kane s'ka si te kete harmoni.
Na falni per carcafin (per ato qe paten nerva ta lexonin) e bera pa dashje 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|