Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Cfare mendoni per deklaraten e forte te presidentit te Iranit per Izraelin?
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Populli yne trim, luftarak dhe paqedashes nuk ka qene dhe aq budalla kur thoshte: "Qeni qe leh, nuk te ha." Personalisht nuk me ngjall shume frike kjo deklarate. Deklarata te tilla arabet kane qindra vjet qe i bejne dhe ja ku jemi: Izraeli eshte nje nga shtetet me te fuqishme ne Azi kurse Palestina akoma eshte ne projektplanet e dhjetevjecareve te ardhshem.

Une i druhem atij "qenit qe s`leh".

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Tetor 2005 15:47
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Sot lexova nje titull per kete teme ne nje gazete italiane.
Besoj se ai robi do publicitet dhe presion per te marre ca leke si kunderpergjigje per te "mbyllur gojen". Eshte si rasti i Korese se Veriut. Ai kerkonte mbeshtetjen e vendeve arabe po qe deri tani (po edhe me vone) askush nuk ia ka dhene.
Tani duke u futur ne skenare filmash mos t'iu duket cudi qe te jete ndonje tip Sadami dhe ti jape Bushit nje motiv per te sulmuar Iranin.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Tetor 2005 20:50
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amici di Nessuno Vizito faqen personale të Amici di Nessuno't! Kërko mesazhe të tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amici di Nessuno në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kela
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

“Zhdukja e Izraelit nga harta” ishte komenti i presidentit Iranian, Mahmoud Ahmadinejad, qe nuk perben nje kercenim madheshtor ndaj Israelit apo botes perendimore. Ato jane thjeshte fjale te bazuara ne nje mendim shume te ceket dhe rezultojne ne perkrahjen me te madhe te politikes nderkombetare ne problemet e Izraelit.

Ky koment nuk eshte nje gje e re ne mardheniet ndermjet ketyre dy shteteve. Irani nuk ka pranuar qe ti njoh kufinjt e Izraelit, ka mbeshtetur grupet terroriste ndaj ketij shteti si Hamas dhe Hizbollah, dhe lutjet kunder-Izraelit jane te perfshira ne lutjet e se premteve.Me te vertete konferenca ne te cilen z. Ahmadinejad foli ka qene nje aktivitet vjetor ne skenen politike te Tehranit qe ne kohen e Khomeini-t(udheheqesi I viteve ’30). E vetmja e re kesaj rralle ishte menyra sesi ky president vendosi te shprehej,por permbajtja ishte e njejte.
Nga ana tjeter Izraeli ishte i vetmi shtet I cili nje muaj pas pushtimit te Irakut eshte fokusuar ne propaganden e tij kunder Iranit, si nje shtet me arme nukleare.

Presidenti Ahmadinejan ka “luajtur me zjarrin” ditet e fundit. Ai kercenoi publikisht Izraelin dy here javen e kaluar dhe ka shkaktuar nje acarim shkalle nderkombetare.Kjo vihet re nga qortimet qe kreret e ndryshem nderkombetare bene ndaj keti komenti.Keto qortime vijne nga bota perendimore dhe nga fqinjt e tij islamik:
Kryetari negociator i Autoriteteve Palestine,Saeb Erekat, u shpresh se keto komente ishin te papranueshme, duke shtuar se Palestina e njeh Izraelin si nje shtet i pavarur.
Tony Blair dhe ministra te tjere te qeverise Britanike kane akuzuar kete shtet si prodhuesi i bombave te sofistikuara qe po perdoren ne ne jug te Irakut per te vrare ushtaret Britanik.Ata kane kritikuar rendshem edhe “Luften e Ftohte” qe shteti Iranian ka shpallur ndaj Britanise se madhe duke i krijuar embargo prodhimeve Britanike. Keshtu pra ka pasur nje ndalim te nje tregtie prej $1b ne vit.
Duhet vene re qe pergjigja e diplomateve Evropian perfshire edhe Tony Blair e George Bush ishte vetem nje koment qe ata ishin te detyruar te benin ne syte e botes, dhe te mos e linin shtetin Izraelit te isoluar. Por nga ana tjeter s’ka mundesi qe USA dhe Britania te organizojne ndonje atakt ndaj Iranit.

Irani ka qene nen vezhgimin e UN per nje kohe te gjate sepse ata kane nderhyre ne ceshtjen e Irakut,kane perkrahur grupet terroriste, jane akuzuar per lendet nukleare dhe kane sponcorizuar dhe mbrojtur grupet e Hamas dhe Hizbollah ne Lebanon.
Te gjitha keto shkaqe kerkojne nje president me diplomat, te ndergjegjshem dhe llogjikues sesa Ahmadinejad.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Tetor 2005 18:54
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kela Kliko këtu për të kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kela Shto Kela në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kela në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
E degjova edhe lejmin se cka thene presidenti i iranit por nuk kuptoj pse te hapet kjo teme tek feja e jo tek aktualitet nderkombetare.


Mendoj se ceshtja e Iranit eshte pak me e nderlikuar nga iraku,mendoj se Irani ka arme te shkaterrimit ne mase, ndoshta ky ka qene shkaku qe Amerika akoma se ka goditur.
Megjithate ne gadishullin arabik e vetmja fuqi berthamore e njohur eshte shteti cionist cifut i cili qe produkt i 1948 dhe po merr mijera jete njerezish nen arsyetimin e tokes se premtuar.



I pandreqshem je o Indrit. Nuk e kuptoj c'dmth kufizim i shtetit cifut? Izraelitet nuk kane bere gje tjeter vecse kane shfrytezuar rrethanat e pas luftes II boterore per te krijuar shtetin e tyre, ne nje territor historikisht izraelit. Nuk mendoj qe ka ndonje popull ne bote qe ka vuajtur me teper se ai izraelit. Per gati 2000 vjet jane syrgjynosur nga tokat e tyre. Kunder ketij populli jane hartuar programe shfarosjeje qe per fat te keq shume prej tyre jane aplikuar. Tani akuzohen per sionizem. Une do mendoja per antisemitizem sic eshte edhe deklarata e presidentit Ahmadinejad, megjithese nuk e kam te qarte plotesisht fjalimin e tij. Dhe si ai ka shume qe mendojne keshtu ne lindjen e mesme. Ne xhamite e vendeve arabe do te degjosh rendom thirrje si "vdekje Sharonit" "vdekje izraelit" etj etj. Mendo per nje cast sikur te ishe nje izraelit, nuk do te kerkoje te kishe nje shtet ne territorin historik tendin apo do pranoje te jetoje pafundesisht ne vende te huaja vetem e vetem qe mos perzije palestinezet? Palestinezet duhet te heqin dore nga sulmet kamikaze e te fillojne bisedimet per krijimin e shtetit te tyre.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Modifikuar nga Amici di Nessuno datë 01/11/2005 ora 02:53

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Tetor 2005 19:06
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Hektori Kliko këtu për të kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Hektori Shto Hektori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Hektori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Kini pak kujdes me shprehjet qe perdorni. modifikova mesazhin e INDRITI2004 per shprehje jo te pranueshme.
Dhe me sa di une kjo teme eshte spostuar tek Aktualitetet nderkombetare.
Faleminderit per mirekuptimin.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Nëntor 2005 02:56
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amici di Nessuno Vizito faqen personale të Amici di Nessuno't! Kërko mesazhe të tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amici di Nessuno në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Me kujtohet ne Olimpik, Greqi, nje iranian i bie te ndeshet ne mundje me nje izraelit edhe iraniani menjehere hoqi dore nga ndeshja. Nese Presidenti qe foli ne kete menyre per nje shtet sovran tek unversiteti e nje audience te re, gjithashtu edhe sponsorizoje nje demonstrim anti amerikan edhe anti cifut Nuk eshte vec tjeter por nje shenje e paster qe Irani nuk mund te besohet, edhe qeveri e till nuk mund te mbaje teknologjine nukleare.
E drejte qe fjalime te tilla kane qene te shumta, edhe perendimi se vuri ujin ne zjarr, por nuk ka qene nje kohe me te madhe se tani qe irani eshte i rrezikshem per fqinjet e tij.
Shpresoj ta sanksjonojne Iranin, para se amerika te vazhdoje diplomatiken e dordomuzit, edhe shyqyr eshte Michael Bolton aty ti bej punet corap.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Nëntor 2005 09:30
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kela
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq

Shpresoj ta sanksjonojne Iranin, para se amerika te vazhdoje diplomatiken e dordomuzit, edhe shyqyr eshte Michael Bolton aty ti bej punet corap.



Sanksionet per Iranin, do te ndikojne vetem ne varferin e mjerimin e popullit dhe ne shtimin e urrejtjes ndaj perendimit dhe patjeter ndaj Izraeli.
UN, USA dhe UK(Britania e Madhe) perdoren menyren te sanksioneve ne Irak, Afganistan dhe Serbi dhe nuk arriten asgje pozitive me te. Por me sa kam lexuar keto ditet e fundit duket sikur politikanet perendimore po mundohen te perdorin rrugen e diplomacise dhe jo ate te luftes.

Per mendimin tim kjo eshte rruga me e drejte, por jam e sigurte qe ata po zgjedhin diplomacine bazuar mbi humbjet qe kane pesuar ne Afganistan dhe ne Irak dhe pa fuqia e tyre per te pushtuar edhe nje shtet te trete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Nëntor 2005 14:32
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kela Kliko këtu për të kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kela Shto Kela në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kela në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Mire e ke ti po cfare dipllomacije do ndjekesh?

G3, ose Franca, UK, edhe Gjermani negociuan me te qe te mos filloje fuqine nukleare. Tehrani jo vetem qe si pranoje ndihmat e medha te premtuara nga vendet evropjane por gjithashtu filloje kthimin e uraniumit. Mos harro qe Irani ka pat fshehur per plot dhjete vjet ndertimin e fabrikes nuklear duke thyer Nonproliferation Treaty, edhe e zbuluar para pak kohesh nga Amerika.

Edhe evropjanet e thojne qe koha per dipllomaci po skadon.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Nëntor 2005 22:54
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sherbetori.
Anetar i ri

Regjistruar: 21/10/2005
Vendbanimi: Shqiperi.
Mesazhe: 17

Nje infromacion me shume.

Informacioni qe kisha ishte ajo qe degjuam tek lajmet, nje informacion qe nuk e pergenjeshtroi askush madje diten tjeter presidenti Iranian e ritheksoi thenien e tij. Megjithate ketu poshte gjeta nje pjese nga deklarata e tij ne Anglisht.

Shkrova tek besimet fetare sepse presidenti Iranian eshte nje president me bindje te forta si musliman dhe njihet si nje vend me shumice muslimane. Ne kete kontekst mendova se kishte vend per te atje por edhe ketu eshte mire.

2. Iran hosts 'The World without Zionism'
Iran's hard-line president called for Israel to be "wiped off the map" and said a new wave of Palestinian attacks will destroy the Jewish state, state-run media reported Wednesday. Mahmoud Ahmadinejad also denounced attempts to recognize Israel or normalize relations with it. "There is no doubt that the new wave (of attacks) in Palestine will wipe off this stigma (Israel) from the face of the Islamic world," Ahmadinejad told students during a Tehran conference called "The World without Zionism." "Anybody who recognizes Israel will burn in the fire of the Islamic nation's fury (while) any (Islamic leader) who recognizes the Zionist regime means he is acknowledging the surrender and defeat of the Islamic world," Ahmadinejad said. Ahmadinejad also repeated the words of the founder of Iran's Islamic revolution, Ayatollah Ruhollah Khomeini, who called for the destruction of Israel. "As the Imam said, Israel must be wiped off the map."....[ More]

Gjykoj se thenie te tilla jane vertet me rrezik ka vend mjaft per te vleresuar keto fjale te forta pasi jane te rralle njerezit ne historine qe njihet qe jane shprehur kaq hapur kunder nje kombi te tere.

Sherbetori.

__________________
Vetem ne Jezu Krishtin ka shpetim.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Nëntor 2005 22:54
Sherbetori. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sherbetori. Kliko këtu për të kontaktuar me Sherbetori. (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sherbetori. Shto Sherbetori. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sherbetori. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kela
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Re: Nje infromacion me shume.

Citim:
Po citoj ato që tha Sherbetori.

Iran hosts 'The World without Zionism'

Iran's hard-line president called for Israel to be "wiped off the map" and said a new wave of Palestinian attacks will destroy the Jewish state, state-run media reported Wednesday. Mahmoud Ahmadinejad also denounced attempts to recognize Israel or normalize relations with it. "There is no doubt that the new wave (of attacks) in Palestine will wipe off this stigma (Israel) from the face of the Islamic world," Ahmadinejad told students during a Tehran conference called "The World without Zionism." "Anybody who recognizes Israel will burn in the fire of the Islamic nation's fury
(while) any (Islamic leader) who recognizes the Zionist regime means he is acknowledging the surrender and defeat of the Islamic world," Ahmadinejad said. Ahmadinejad also repeated the words of the founder of Iran's Islamic revolution, Ayatollah Ruhollah Khomeini, who called for the destruction of Israel. "As the Imam said, Israel must be wiped off the map."....[ More]

Gjykoj se thenie te tilla jane vertet me rrezik ka vend mjaft per te vleresuar keto fjale te forta pasi jane te rralle njerezit ne historine qe njihet qe jane shprehur kaq hapur kunder nje kombi te tere.

Sherbetori.



Ne rradhe te pare po bej perkthimin e fjalimit te presidentit Iranian:

Irani organizon mbledhjen “Bota pa Zionism”
(Zionism eshte levizja qe I dedikohet krijimit te shtetit cifut (Izraelit) ne trojet ku sot gjendet Palestina. Ky term vjen nga emri i malit Zion ne Jerusalem, i cili eshte nje simbol i autonomise citufe ne kete toke qe ne shekullin e 6 para eres sone)

Presidenti radikal Iranian beri thirrje per Izraelin “te fshihet nga harta” dhe tha qe nje vale ataktesh nga Palestinezet do ta shkaterrojne ate shtet, deklaroi media e keteij shteti te merkuren. Mahmoud Ahmadinejad kritikoi gjithashtu perpjekjet per te njohur Izraelin apo te normalizoje mardheniet me kete shtet. “Nuk ka dyshim qe vala (e atakteve) ne Palestine do te zhduke kete turp ( Izraelin) nga faqja e botes Islamike” Ahmadinejad ju tha studenteve gjate nje Konference ne Tehran qe quhet “Bota pa Zionism”. Ata qe e njohin Izraelin do te digjen ne zjarrin e kombeve Islamike ,dhe nqs ndonje pushtetar Islamik pranon njohjen e pushtetit Zionist, dmth qe ai pranon humbjen e botes Islamike”, Ahmadinejad tha. Ahmadinejad perseriti gjithashtu fjalet e krijuesit te revolucionit Islamik ne Iran, Ayatollah Ruhollah Khomeini, I cili bente thirrje per shkaterrimin e Israelit. “Ashtu si I madhi hoxhe ka then, Izraeli duhet te shfaroset nga harta………”

Ne rradhe te dyte do te thoja se s'te ve faj ty sherbetor qe e pate vene kene teme ne Nen-forumin besimet fetare, sepse cdo fjale e ketij presidenti eshte e bazuar mbi urrejtjen e tij ndaj fese cifute.

Po ti vesh re fjalet e tij duken shume kercenues, por e verteta eshte se perendimi s'po ben asgje kunder tij. Arsyeja prapa ketij reagimi eshte thjeshte se ata e shohin kete peron si "nje qen qe di te leh shume por s'din te kafshoje".

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Nëntor 2005 17:51
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kela Kliko këtu për të kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kela Shto Kela në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kela në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Cfare mendoni per deklaraten e forte te presidentit te Iranit per Izraelin?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.