qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Dinamo kthehet serish kampione
Bashkangjitje: vol_f_din_stu.jpg
Ky file është shkarkuar 110 herë.
Dinamo në volejboll për femra është shpallur dje pasdite kampione e Shqipërisë për të 19-n herë në historinë e saj. Dinamovitet kanë fituar dje 3-0 finalen e katërt të play-off-it ndaj Studentit, duke korrur suksesin e tretë, që i shpall ato kampione. Një sukses i merituar i bluve, që kurorëzuan me sukses një kampionat të gjatë e të vështirë, një triumf i merituar i Dinamos, që rikthehet në majën e volejbollit të femrave. Një grup i shkëlqyer vajzash, që u drejtua mjaft mirë nga trajneri Ilir Cirinaku. Një sukses i kapitenes Amarilda Prenga, shutereve Çollaku e Luca, pasueses Huqi, qendrave të suksesshme Alla e Shatku, liberos Arjola Prenga, duke përfunduar te Meçollari, Sallaku, Berberi e Macukulli, lojtare gjithnjë në rritje. Një skuadër e suksesshme, që diti t'i menaxhojë mirë forcat e saj, duke mposhtur të gjitha rivalet. Por fjalë të shkëlqyera edhe për Studentin, një rivale e denjë në të gjitha aspektet, një skuadër me lojtare mjaft të mira, që gjithnjë dhuroi lojëra të bukura e me nivel. Sfida e djeshme nuk u ngrit në një nivel mjaft të lartë, kjo e kushtëzuar nga emocionet e shumta që kishin volejbollistet në fushë, të cilat ishin shpeshherë nervoze. Kjo u duk në fushë, ku asnjëra nga skuadrat nuk arrinte të shkëputej, madje dhe kur kjo ndodhte gjithçka rikuperohej shpejt. Por merita e Dinamos është në pikët e fundit të çdo seti, duke krijuar avantazhin që e lejoi të fitonte ndeshjen.
Kështu, seti i parë flet vetëm me gjuhën e barazimeve, ndërkohë që herë pas here është Studenti që tenton të shkëputet 9-6, 17-15, por gjithnjë arrihet nga Dinamo. Kështu ndodhi edhe në avantazhin e fundit, kur shifrat ishin 19-17 për Studentin. Dinamo shënon 5 pikë radhazi dhe shkëputet 22-19, duke fituar setin e parë 25-22. Barazimet vijojnë edhe në setin e dytë, por këtë herë avantazhi kalon sa nga njëra skuadër te tjetra. Pas barazimit 16-16, Dinamo shkëputet 20-17, por këtë herë është Studenti që shënon 5 pikë, duke udhëhequr 22-20, por pa mundur ta ruajë avantazhin. Sërish del në pah loja e mirë e Dinamos në pikët e fundit, që është më e qetë. Tri pikë radhazi të bluve dhe 23-22 për Dinamon. Studenti barazon 23-23, por dinamovitet shënojnë dy pikët e fundit dhe fitojnë 25-23.
Studenti e nis mirë setin e tretë, duke udhëhequr vazhdimisht në gjysmën e parë të tij 6-3, 14-10, 17-13, por çuditërisht Studenti lëshon në lojë dhe Dinamo arrin të përmbysë gjithçka, duke udhëhequr 18-17, madje shkëputet 22-18, 24-20. Çaste paniku te blutë, teksa pika e fundit "mungon" të vijë, ndërsa Studenti afrohet 24-23 dhe ka shansin ta çojë gjithçka në barazim. Por një bllok i suksesshëm i dinamoviteve dhe 25-23 për Dinamon, që fiton krejt ndeshjen 3-0.
Gjithçka mbyllet këtu dhe më pas fillon festa, mes fishekzjarreve dhe brohoritjeve të tifozëve. Volejbollistja e mirënjohur Ela Tase i dorëzon kupën e kampiones kapitenes së Dinamos, Amarilda Prenga, që tashmë është kthyer sërish kampione e Shqipërisë në volejboll për femra.
Thanë pas ndeshjes
Artan Pogoni, trajner i Studentit: "I falënderoj të gjitha vajzat për gjithçka dhanë dje dhe gjatë gjithë këtij sezonit, duke konkurruar denjësisht. Gabuam ndoshta në momentet decizive, duke mos dalë në lojën tonë. Gjithsesi, zhvilluam një ndeshje të mirë dhe urime Dinamos për titullin."
Ilir Cirinaku, trajner i Dinamos: "Një ndeshje e vështirë, por një sukses mjaft i bukur i skuadrës, i vajzave dhe i të gjithë atyre që na mbështetën. Nuk ishte e lehtë të fitoje sot (dje) pas humbjes së fundit, por vajzat treguan gatishmëri dhe gjetën forca për të përmbysur gjithçka, duke mos përsëritur gabimin e kaluar. Jam i kënaqur që kurorëzuam me sukses një sezon të gjatë, por mendoj se titulli është plotësisht i merituar."
Amarilda Prenga, kapitene e Dinamos: "Një triumf i vështirë, por i merituar, pasi kurorëzuam me sukses një punë të gjatë. I falënderoj të gjitha vajzat për gjithçka kanë dhënë, pasi treguan dëshirë për fitore. Me këtë titull treguam edhe një herë se jemi ekip i fortë, duke e rikthyer Dinamon në lavdinë e saj."
Marsela Çollaku, lojtare e Dinamos: "Ishte një sukses i merituar, pasi kemi qenë vazhdimisht superiore karshi rivaleve tona këtë sezon. Treguam një lojë më të mirë, duke fituar titullin kampion, që na shpërbleu për punën e bërë."
Liliana Luca, lojtare e Dinamos: "Më së fundi, kurorëzuam me sukses një sezon të gjatë. Për mua është një kënaqësi e veçantë, pasi kudo që kam luajtur kam fituar trofe. Më mungonte vetëm titulli me Dinamon. Urime skuadrës, pasi e meritoi plotësisht titullin."
Dinamo dhe Studenti ndërrojnë vendet Një vit më parë, Studenti fitonte titullin kampion në volejboll për femra dhe dy javë më pas Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë. Por këtë sezon gjërat kanë ndryshuar. Studenti ka fituar në shkurt Kupën e Shqipërisë, ndërsa Dinamo fiton titullin kampion. Pra, ashtu si një vit më parë, dy skuadrat më të mira në volejbollin shqiptar ndajnë dy trofetë më të rëndësishme të vitit. Kjo për të vërtetuar edhe një herë se Dinamo dhe Studenti janë dy ekipet më të mira të volejbollit shqiptar të femrave të viteve të fundit.
Renditja përfundimtare
1. Dinamo
2. Studenti
3. Teuta
4. Tirana
5. Minatori
6. Aulona Volej
7. Krutja
8. Skënderbeu
9. Korabi
10. Partizani
Shënim: Gjashtë ekipet e para do të luajnë në grupin A1, të tjerat në grupin A2.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|