lejda
Anetar i ri
Regjistruar: 16/09/2005
Vendbanimi: aty-ketu
Mesazhe: 16
|
ndalese diku pas stacionit te dashurise...
Mendoj nje çast dhe shkruaj
Dashuria te kenaq kur e enderron,
kur e prek te djeg,
afshi i saj te mbyt,
kujtimi i tij te torturon çdo mbremje...
puthjet, perkedheljet, peshperitjet ne vesh mbytin boten qe ti njeh,
behesh fantazem e destinuar per te shetitur ne iluzione
ne nje kontinent tw bardhe
Dashuria te ben te buzeqeshesh mes lotesh
kur faqet e skuqura percjellin kripesine e tyre
e djegin
kur nje zile telefoni e dikujt pa emer qe ka ngaterrar numrin
ben qe ne nje çast te te ndali zemra
Dashuria ben te sillesh çuditshem
i thua te gjitheve miremengjes me fytyre te lumtur
perqafon dike per te cilin sta ndjen hiç,
i ben komplimenta njeriut me antipatik qe njeh
e per nje çast e harron ate qe sapo the,
buzeqesh me mendimet e tua,
sepse aty je vetem ti dhe ai qe do
e çdo qenie tjeter eshte nje interference vale qe kalon shpejt
e ste prek
Dashuria sjell kujtimet kudo ku je
te ndjekin pas si qenushe lozonjare
luajne me ndjenjen tende
e bota jote behet e vogel e njekohesisht e paane,
se dashuria jote eshte e madhe por bota jote e nxe
uraganin e ndjesive , zjarrit, pluhurit te embel te endrrave
dhe sheh,
ai vertitet rreth figures se personit qe adhuron
çuditerisht duket kaq qarte figura e tij
si kristal i shkelqyer mes erresires.
Dashuria eshte e tille
plot iluzion
mashtruese
veshur me pluhur deshirash e endrrash
bota qe nuk eshte... kurrkundi i Piter Pan
kontinenti pas nje ylli atje lart
ku çuditerisht zbarkon perher e perher.
Shpesh mendoj:
Jam e dashuruar me ty apo me dashurine
Ti je teper njeri dhe veshur me dashurine dukesh i perkryer
ti edhe me lendon
por ne endrrat e mia mbetesh i vetmi balsam
Harron edhe ndjenjat e mia shpesh por mes zemerimit tim te perqafoj
se keshtu e ndiej
Perseri harroj
ate nate kur me le vetem e une kisha nevoje per ty
Nuk e di a jam sjelle ndonjeher une keshtu me ty...?
Mendoj shume gjera
Eh dashuria duhet te jete e tille!
Te urrej mes denesash
zemerohem kur me lendon zemren
betohem te t'i them te gjitha keto ne sy
te te lendoj edhe une qe ti ta kuptosh se çme ben te kaloj
Dua te te prek zemren
pa ta zbuluar friken time
se nuk dua qe t'i te me shkelesh..
Pastaj te takoj...
Dashuria eshte e semure
eshte e tille...
kur te shoh, nje perde e verber i hidhet çdo dite, minuti
çdo sekonde te kaluar
Quhet e shkuar, edhe cikloni i zemerimit te nje çasti me pare
fashitet
Shoh veç te tashmen
ti je ketu, te ndiej, shijoj shikimet e tua te dehura
buzet e nxehta, puthjet e gjata...
Dashuria eshte keshtu:
Gabimet e tua fillojne nga e para
e çdo beteje e mendjes time pas tyre shkon
ndiej se kjo kthehet perher ne Waterloo.....
__________________
One life to live and lots of love to give...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|