qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Kupa e Shqipërisë, të dielën në "Qemal Stafa"
Atletikë: "Mbretëresha" e sporteve mbyll të dielën aktivitetet e vitit 2004.
Kupa e Shqipërisë në atletikë, e cila ishte parashikuar për t'u zhvilluar më 15 korrik, do të zhvillohet më 18 korrik. Ky është dhe aktiviteti i fundit kombëtar për këtë vit i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ky aktivitet do të shërbejë dhe si një ceremoni mbyllëse për të gjithë kampionët e të gjitha moshave dhe kategorive të vitit 2004. Atletët shqiptarë do të kenë mundësinë e fundit për të arritur rezultatet e tyre më të mira, që do të shënohen në statistikat e FSHA-së. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Atletikës, garat e këtij aktiviteti do të zhillohen brenda një dite në ndryshim nga gara që zhvillon kjo federatë. Por pista e stadiumit "Qemal Stafa" do të jetë e gjitha për atletikën, pasi garat do të fillojnë që në orën 9.00 të mëngjesit me disiplinën e hedhjes së çekiçit, garat e së cilës zhvillohen në kompleksin sportiv "Dinamo", për të vazhduar në orën 16.00 me garat e vrapimit dhe të kërcimeve që do të zhvillohen në pistën e stadiumit "Qemal Stafa". Nga ky aktivitet do të shpallen dy ekipet fituese si për meshkuj dhe për femra. Në këtë kupë do të marrin pjesë të gjithë sportistët shqiptare dhe të gjitha ekipet me sportistët e tyre më të mirë, për t'u dhënë shansin e fundit për ndonjë përmirësim në rezultatet e tyre. Konkretisht, ekipet pjesëmarrëse janë: Tirana, Studenti, Partizani, Mjeshtëria Sportive Durrës, Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Elbasani, Besëlidhja etj. Ky aktivitet zhvillohet vetëm 10 ditë para kampionatit ballkanik të të rinjve, që zhvillohet në Banja Luka të Bosnjë Hercegovinës. Madje për të gjithë të rinjtë do të jetë një test më vete për të përfaqësuar më pas kombëtaren shqiptare në këtë kampionat ballkanik. Femrat e Skënderbeut, pretendente për kupën Ekipi i Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë do të jetë një nga pretendentët kryesorë për fitimin e saj, sidomos për femra. Siç mësohet, Skënderbeu do të përfaqësohet të dielën në pistën e "Qemal Stafës" me një ekip të plotë dhe synon të marrë trofeun e fundit të vitit. Vetë kryetrajneri i Skënderbeut, Juxhin Çili, në prag të Kupës së Shqipërisë, për gazetën do të pohonte: "Është e vërtetë që do të përfaqësohemi në këtë aktivitet të fundit për vitin 2004 me një ekip të plotë, madje me sportistët më të mirë. Do të synojmë në radhë të parë që shumë atletë të arrijnë rezultatet e tyre më të mira dhe më pas të pretendojmë për më shumë. Ky është një shans i mirë edhe për atletët e rinj, që do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik të të rinjve, ndaj shpresoj të jetë një aktivitet më rezultate të mira. Për Skënderbeun, gjithçka është gati dhe rezultatet do t'i tregojë pista e stadiumit "Qemal Stafa" ditën e diel. "Me pak fjalë, "mbretëresha" e sporteve, atletika, në këtë fundjavë do t'u japë fund aktiviteteve kombëtare në Shqipëri, për të arritur më pas në konkluzionin se çfarë ka arritur të bëjë në vitin 2004. Kupa e Shqipërisë është shansi i fundit për të gjithë sportistët shqiptarë.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|