Dulcis in Fundo
.. alola?
Regjistruar: 16/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846
|
Kurt, eshte ceshtje kendveshtrimesh
Tani, une jam dakort me parafolesit ne parim, po ne nje shoqeri ku kerkohet vazhdimisht te imitohet nje "model" jemi te detyruar ne nje fare menyre te mbajme veshur nje maske. Mund te quhet hipokrizi kjo, por po ta mendosh holle-holle cdo njeri qe nga "fillimet" e kohes se tij deri ne "zhdukjen" e tij eshte e do jete hipokrit. Dua te them, si eshte e mundur te mos ndikohemi nga modelet e diktuara nga shoqeria? Ne cdo epoke historike cdokush mendoj se ka qene i kushtezuar nga modelet sociale te momentit. Edhe sikur ne te mund te impononim, te vendosnim nje ideal, i drejte apo i gabuar qofte ky, do te favorizonim nje model per t'u ndjekur, i cili do krijonte nje shoqeri..
Eshte hipokrizi te harrosh origjinalitetin tend personal e te veshesh nje maske, po nga e dime ne c'eshte "origjinalitet"? Edhe origjinaliteti yt mund te jete i lidhur me nje model.. duket si nje paradoks.. njeriu ne cdo rast eshte i lidhur me shoqerine materiale, keshtu qe e vetmja gje qe mund te bejme eshte te zgjedhim nje maske me te mire se ajo aktualja, per sa kohe nuk do gjendet nje tjeter akoma me e mire, e keshtu me radhe..
__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|