daedal
.
Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310
|
Tema e clirimit
Vitet 60-të ishin vitet e një revolucioni, dhe vrulli rinor të paparë që përfshiu shumë nivele të shoqërisë, por sidomos i dha një dimension të ri mënyrës së të menduarit. Megjithëse brezi nuk e kishte vuajtur direkt Luftën e Dytë Botërore, lufta në Vietnam mbizotëronte në atmosferën e atyre viteve me zymtinë e humbjes së shumë të rinjve. Por brezi kishte ide dhe vegime të tjera për të ardhmen, dhe Rock-u ndihmoi në realizimin e këtyre qëllimeve. Ishte një ndjesi lirie që Rock-u e mbrunte brenda vetes – dhe kjo kuptohej sepse zanafilla buronte nga Blues-i, si një lloj muzike që kundërshtonte shtypjen. Kjo liri duket shumë qartë në lirikat që flasin për vuajtje dhe dhimbje që shkaktoheshin nga njerëz të tjerë. Struktura e muzikës përcillte notat e trishtimit dhe të prangosjes – frazat dhe akordet përsëriten, të njëjta si për të përforcuar mesazhin.
Dhe vetë tema e jazz-it, përfaqësonte lirinë. Muzikantët e jazz-it shpesh nisnin nga një këngë popullore, duke vazhduar pastaj me improvizime si për të thënë qartë: “mund të jem i lirë të bëj c’të dua me gjendjen e muzikës, mund të shpreh veten dhe personalitetin tim, edhe pse struktura nuk është imja”.
Si rrjedhojë tema e muzikës Rock është vetë liria, e pakufizuar nga pengesa të cdo lloji. Rock-u, në një farë mënyre ze një pozicion midis blues-it dhe jazz-it. Rock¬-u nuk qëndron në zona fikse, por priret të kapë zona ndërmjetëse – dhe kjo lëvizje dinamike nga një gjendje në tjetrën është thelbi i lirisë në muzikë.
Në shumë aspekte Rock-u është një produkt i kohës dhe ngjarjeve shoqërore. Amerika e atyre viteve aspironte për një hop cilësor dhe kudo ndihej dëshira për liri. Industria moderne i cliroi njerëzit nga mundimi i punës së rëndë që bëhej me dorë. Teoria e psikologut Masloë rendiste hierarkinë e nevojave, nga më të ulëtat, që janë ato biologjike të mbijetesës, të cilat pasi kapërcehen të cojnë në nivele më të larta drejt sublimimit të energjive, ndjenjave të dashurisë, vetë-vlerësimit dhe estetikës artistike.
Në Amerikë dhe Angli studentët arsimoheshin në shkolla arti apo universitete, duke u krijuar mundësi të ndiqnin ambicjet e tyre.
Ishte gjithashtu koha e një clirimi seksual të jashtëzakonshëm – pilulat kontraceptive, kontrolli i lindjeve, dhe të tjera metoda i dhanë mundësi brezit të shijonte kënaqësitë e seksit pa shumë pasoja të dëmshme. Aventura seksuale i jepte mundësi të rinjve të ishin të pavarur dhe të vetë-kënaqur, pa ndjerë shumë përgjegjësi për jetën.
Gjatë viteve 50-të, 60-të shumë zhvillime në teknologji i dhanë mundësi njerëzve të shijonin një lloji të paparë lirie – transporti publik, manjetofonët, radio me tranzistorë, televizioni dhe filmat, u bënë pjesë e jetës së përditshme. Paisjet elektronike i lejuan grupet e vogla muzikore të interpretonin për një publik të madh, dhe instrumentistëve të aftë i krijoi hapësira për manipulime me tingujt, duke krijuar kështu gjendje të reja në muzikë.
Kjo periudhë kishte ndikime të mëdha nga politika e kohës. Amerika ndodhej para krizës së vështirë kubane për raketat bërthamore. Presidenti John F. Kennedy solli një mendësi rinore në politikën amerikane – të zinjtë po fitonin shumë të drejta që i ishin mohuar më parë, integrimi racial kishte marë një hov të paparë. Pas mbarimit të luftës në Vietnam, ishte radha e presidentit Nikson të jepte dorëheqjen pas skandalit Ëatergate. Pavarësisht nga disa ngjarje të rënda që ndodhën, shoqëria perceptonte se e mira mund të triumfonte dhe se njerëzit kishin mundësi të kundërshtonin inercinë politike dhe konservatorizmin.
Rock’n’roll-i kishte filluar si një përzierje e rhythm dhe blues me muzikën e bardhë country dhe ëestern. Interpretues të zinj si Chuck Berry dhe Bo Diddley sollën një stil të ri, bashkë me artistë të tjerë si Elvis Presley dhe Buddy Holly. Grupe si Rolling Stones dhe muzikantë si Eric Clapton promovuan dhe bënë të njohur për publikun ndikimet në muzikën e tyre nga bluesmen-ët e zinj.
Një nga arritjet më të mëdha të kohës ishte aftësia e muzikantëve për të dalë mbi pengesat raciale duke punuar sëbashku mbi një trashëgimi kulturore. Shumë nga grupet e viteve 60-të kishin anëtarë nga raca të ndryshme si psh: Jimi Hendrix Experience. Sly and the Family Stone, the Paul Butterfield Band, Bruce Springsteen’s E Street Band.
Drogat që përdoreshin në atë kohë: marijuana dhe LSD i cliruan disa muzikantë nga modelet të cilat konsideroheshin si normale nga mendimi drejtvizor dhe ai shqisor – këto substanca i ndihmuan ata për të kapërcyer disa nivele të vetëdijes, dhe të arrinin një lloj realizimi mistik të njësimit të gjërave. Amfetaminat merreshin nga anëtarët e grupeve muzikore për të përballuar ngarkesën e lodhjes gjatë koncerteve apo turneve të gjatë. Heroina dhe droga të tjera gjithashtu abuzoheshin nga shumë artistë – disa prej tyre humbën jetën dhe disave iu desh të kalonin vite rehabilitimi të dhimbshëm për të hequr dorë nga vesi vetë-shkatërrues.
Në shumë raste, sic ndodhi me Beatles, përvoja të ngjashme me drogat i cuan djemtë në zonat e largëta shpirtërore të Lindjes dhe meditimit transhedental, si mënyra të shëndetshme drejt niveleve të lartë të vetëdijes.
Në përfundim mund të thuhet se muzika Rock ishte një mjet clirues edhe për praktikuesit e artit në përgjithësi. Rock-u të jepte mundësi të bëheshe i njohur edhe pse mund të vije nga rruga apo të ishe një njeri i zakonshëm.
Përvec lirisë psikike, Rock-u krijoi mundësi edhe për të arritur liri fizike të cilat ndihen në imazhet e fuqishme të lirikave, si një premisë për të shkuar drejt lirisë së premtuar shpirtërore. Shumë nga këngët më të mira të Rock-ut shprehin drejtpërdrejt dhe qartë aspiratën për të fituar lirinë, duke lënë pas zinxhirët robërues të së shkuarës.
Bruce Springsteen flet në një intervistë në ABC Neës në vitin 2003:
“Për mua gjëja më e madhe e muzikës pop ishte tema e clirimit: Bob Marley, Bob Dylan, Elvis Presley, James Broën, Public Enemy, Sex Pistols dhe të tjerë ishin artistët që sollën një frymë lirie te njerëzit – për t’u bërë ajo që ata dëshirojnë të jenë.”
Springsteen ka dhe një thënje tjetër të njohur “Nëse Elvis Presley cliroi trupat tanë, Bob Dylan na cliroi mendjet.”
Përshëndetje, përshëndetje rock’n’roll
Cliromë nga ditët që ikën dhe vanë
Jetë të gjatë rock’n’roll!
Ritmi i baterisë, i lartë dhe guximtar.
Rock, rock, rock’n’roll.
Ndjenja është atje, trup dhe shpirt.
Chuck Berry
Këto shembuj transmetojnë fuqinë e muzikës Rock: duke kombinuar ritmin me tingujt, ti je i aftë të lëvizësh në dinamikë me lirikën dhe vokalin, të cilat të bëjnë të mendosh, të ndjesh dhe të transmetosh një realitet magjik. Muzika më e mirë e Rock-ut të jep mundësi të shtegtosh në zona të reja, më të thella dhe të vërteta të vetes.
__________________
,
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|