Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata"
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Ti Lot e Qesh me Mua

Ti lot e qesh me mua
si nje femije
e ndez ne zemren time nje zjarr te rri
nje zjarr qe zemren time ma shqeteson
c'ke vajze qe me ngacmon

Vjen e iken e plot lajka ke
moj e vogel capkene je
me shikime fjale mos me mundo
thuaj me do apo s'me do

me syte qe te shkelqejne ti me shikon
dhe sa shikime te embla ti me dergon
nje nate te mos me shohesh
ze me kerkon sikur me dashuron

Vjen e iken e plot lajka ke
moj e vogel capkene je
me shikime fjale mos me mundo
thuaj me do apo s'me do

Te dua, po mos trego

Eni mos i bej corbe kenget e Anida Takes dhe Pavlina Nikajt me serenadat e KOrces



O moj Korcare

Ne mes te nates ne qetesi
ti ne ballkon me rrije
e me veshtroje me embelsi /un te kendoja me embelsi
o moj korcarja ime / E tine me degjoje

o moj korcare sa e bukur je / o moj korcare e bukur si pupe
me ato naze porsi nuse e re
e kur me shkoje ti ne bulevard
zemrat tona
digjen flake e zjarr

Fjalen e pare kur ma dhe
zemren ti ma coptove
o pse me ike pse me le / Te vetem mua ti me le
ne vetmi... / Ne vetmi pa dashnore

O moj korcare sa e bukur je
me ato naze porsi nuse e re
e kur me shkoje ti ne bulevard zemrat tona
digjen flake e zjarr

Jam, jam e mire
s'jam, s'jam e mire
dhe ne jam e mire
jam per veten time



Kjo e sipermja eshte nga kenget gazmore te Petro Dules:

Jam jam i mire,
S'jam s'jam i mire
Dhe ne jam i mire
Jam per veten time.

Nga verka e kycit
Fshehurickazi
T'pam moj nus' e Tasit
Beje dashuri

Ose varianti i dyte eshte

Nga verka e kycit
Fshehurickazi
Prift i Ravonikut
Bente dashuri

Me nje vajzen tone
Qe kemi ne malle
Deshte ta kandiste
Ta bente me barre..

Jam jam i mire
S'jam s'jam i mire
Dhe ne jam i mire
Sheqer per bandille...

C'na mori ky Nasi
Na shpuri Rrembec
Surrat karajane,
Koke kastravec...

Etj.etj etj.....

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Maj 2007 17:20
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ishpeshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ishpeshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

peshto o lugat ca mi ke bere temes po ik ik. Paske pire pa shoqerine tone ne SHAMATA.

Vargjet e kengeve jane redaktuar nga ishpeshtimi !!!!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Maj 2007 18:53
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

S'kam te drejte te redaktoj...ama t'i kendoj sic duhet po......

Ja nje kenge serenate sarahoshesh:


Kendo Xhemal kendo me kitare,
Kengen me t'bukur qe di,
Se ajo me ben te rrezistoj(2 here)
Jeten pa dashuri (2 here)

Qendroj pran' shishes sime te dashur
Ne nje pijetore te shkret'
Te pi te qaj pastaj le te vdes
Se kam pas dashur nje vajze. (2 vargjet e fundit 2 here)

Qendroj pran varrit te dashures sime
Qendroj dhe nuk leviz dot
Te pi te qaj pastaj le te vdes
Se kam pas dashur nje vajze

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Maj 2007 06:14
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ishpeshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ishpeshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Serenadat, kenget e rrugeve apo kenget e ndaluara!

Duke mare shkas nga disa kenge korcare te nje albumi te Ermira Babaliut,dhe te permendura nga Enigma ne Forum,du ta them se pas Luftes se Dyte,ne Korce vazhdohej tradita e te kenduarit neper rruge.
Jane kenduar kryesisht 3 tipe kengesh.

1.Ato qytetare te krijuara qysh ne vitet e para te shek. te XX.Nje pjese e mire e tyre kane qene pershtatje te kengeve te kohes ne Perendim(France,Itali ndoshta dhe ne Greqi)>Pjesa tjeter ka qene krijimtari e mirefillte e kompozitoreve korcare brenda dhe jashte Atdheut.

2.Grupi i dyte ishte ai i kengeve te krijuara nga amatore,te cilat per shkak te nje niveli jo shume te larte artistik,nuk ngjiteshin dot ne skena,por pelqeheshin dhe kendoheshin nga masa e te rinjve ne cdo lloj feste,gezimi apo darkave gjate veres nnen ndonje penxhere vajze.

3.Grupi i trete ishte i kengeve me nivel muzikor dhe letrar,por qe mbeteshin "jetime"per shkak te mosperputhjes me frymen e realizmit socialist.Keto ishin kenge qe mesoheshin goje me goje por jo gjithmone mund te kendoheshin hapur,se mund te kishe probleme me "fuksat".

Ne albumin e Babaliut dhe te disa kengetareve te tjere korcare,jane perfshire kenge te njohura qytetare korcare,por shume syresh kane deformime edhe ne muzike edhe ne tekst.Ndoshta i tille eshte fati i kengeve qe nuk mund te regjistrohen menjehere nga autoret e tyre.

Po ve me poshte tekstin e nje kenge te ndaluar.

Jetime ishe jetime prap' ke ngelur,
Ai qe zemren ta mori fluturoi,
Katermdhjet' vjet shkuan e vane ne mergim,
Sa shpejt ti e harrove dashurine.

Ti ne gjume si e cmendur me kerkon
Dhe mendon gjithmon' per dashurine
Ti me mall puthjet e mija i kujton
Por ato per ne shkuan dhe s'vijne.

Kujtim ishte per ne 2 tetori
Kur vjeshta gjethet rrezoi dalngadal
Porsi qiriri dashnin ton' e perveloi
Ajo cka ne na ndau pergjithmone.

Ti ne gjume si e cmendur me kerkon......

Autori i kenges ishte denuar 14 vjet per tentative arratisjeje.Kengen e kishte kompozuar ne burg dhe e kendonte pasi kishte dale.Prej tij e mesuan shume te tjere.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Maj 2007 04:17
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ishpeshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ishpeshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Ai vit.

Kete kenge e kam degjuar per here te pare nga nje tjeter i denuar per tentative arratisje.Quhet Tomi Kondakci.Nuk di nese eshte krijim i tij apo i dikujt tjeter:

Se ai vit si gjithe vitet
Dymbedhjet' i kishte muajt
Se ai vit si gjithe vitet
Kater stinet ne gji i mbante.

Vera e tij solli per mua
Takimin me te dhe lumturine
Vera e tij solli freskine
Me solli puthjen dhe dashurine.

Por ja tani une kam mbetur
Pa limanin e syve te tua
Pa buz'qeshjen e buzeve te embla
Dhe pa fjalen e thjeshte "Te dua".

Do vine vite te tjera si keto
Me ty dhe pa ty prane,
Vecse kjo nat' mua dhimbjen me shton
se kujtoj un' takimin e pare.

Ndaj erdha prape ne kete vend
Ku lashe aq shume kujtime
Edhe ky prak mua dhimbjen me shton
Peng ka mbetur ketu zemra ime.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Maj 2007 22:04
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ishpeshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ishpeshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Nje tjeter e huajtur nga kenge te huaja te kohes eshte "Shkruame" sipas kenges italiane "Scrivi mi".


Shkruame,
Mos me lere te vuaj
Shkruame nje fjale te embel
Te me, te me qetesosh.

Nena jote me shkruan
Me c'sinjor je martuar,
I harrove premtimet
Qe me pate dhuruar.

Shkruame,
Mos me lere te vuaj
Shkruame nje fjale te embel
Te me, te me qetesosh.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Qershor 2007 22:21
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ishpeshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ishpeshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Ne albumin e siperpermendur te Babaliut,nuk eshte perfshire nje tjeter serenate e viteve '80. Ka per autor pogradecarin Thanas dhe nuk di sa mund te perfshihet ne ato korcare.Sidoqofte vargjet ishin te tilla:

ENI

Ti nuk erdhe mbrem' tek ura
Kur e qet mbremja zbriste
Heeeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjj
Eni, Eni , Eni Eni Eni hej hej

Syt e tu jan per mu
Gjithshka ne bo-oot
O Eniiii, O Eniiiii
Lalalala lala lalallalala

Ka patur shume Heejj, Iiiiiiiiiiii dhe Lalalala po ka qene nje nga melodite me te bukura te asaj kohe....

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2007 00:43
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ishpeshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ishpeshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Glaukus
i heshtur ....

Regjistruar: 23/04/2006
Vendbanimi: buzë detit
Mesazhe: 6705

 

Kur vjen behari

Kur vjen behari
cel qershia
vajza te bukura
faqkat te paputhura
andej kendej kerkojne djemte
duan te lozinë , te qeshinë..


Ta dish ti c'pesoi kjo zemer
ta tregoj un me kitar
kur i pash dy syte e bukur
der atehere s'kisha pare
s'kisha pare , s'kisha pare
ato duar aq te vogla
kur te luanin me kitar
kur i puthe buzet e mija
lehte u drodhe si ne faj
si ne faj...

Me mall do ta kujtoj
ate nate jo se harroj
u vonova me the me drithme
do me shajne ne shtepi

sa vite do kalojne
ate nate jo se harroj
dhe do qeshim un edhe ti
do kujtojme dashurine ...

__________________
- Hene duam ne heshtje,ashtu siç jam mesuar edhe une te dashuroj,ne Heshtje..Dhe vendosem te jetojmë të ndarë dhe të dashurojmë në heshtje!Kjo ishte menyra e vetme për të qendruar sa me afer njëri-tjetrit ..ndonese jo me trup.. por me zemër!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2007 23:47
Glaukus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Glaukus Kliko këtu për të kontaktuar me Glaukus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Glaukus Shto Glaukus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Glaukus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Ja dhe pak melodi

Perendeshe e Bukurise - Aferdita Zonja
http://youtube.com/watch?v=TWXiOhAiyvE

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2007 23:50
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Nen Strehe -Ermira Babaliu
(http://youtube.com/watch?v=NVWTnEaqHKk)

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Korrik 2008 15:55
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:51 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata"

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.