tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
Formimi i shteteve juridike, dalja e ligjeve, kane bërë që kanunet, apo zakonet e vjetra të çdo populli e kombi, të mbesin si rrelike muzeale, në historit e atyre vendeve e kombeve që i kanë patur.
Që prej kohës kur Shqipëria është shpallur shtet i pamvarur dhe qeveritë e një pas njëshme Shqipëtare, kanë krijuar ligje themelore, ku janë njohur doket, zakonet, gjuha, kultura Shqipëtare, ligje të cilat tashmë janë në përsosje çdo ditë, Kanuni është dashur dhe duhet që të vëndoset si një Visar i çmuar i Kombit në histori dhe të sherbeje si një ndër bazat e drejtësise ligjore Shqipëtare. Ti jepet një vlersim, të pakten aq sa ja kanë dhënë e po ja japin studiuesit e huaj dhe figurat e mëdha të politikës botrore... Në vitet e diktaturës ka pasë mangësi të qëllimshme për të denigruar traditën, zakonet, veshjet etj, në masën e gjërë të popullit Shqipëtarë, mirpo sot ato mangësi nuk ekzistojnë më...
Ekziston rreziku i dëmtimit të historisë dhe traditës zakonore Shqipëtare në qoftë se njerëzit, kur vrasin në momentin e çmendurisë së tyre, të krizave psiqike, justifikohen tek Kanuni, edhe pse ata nuk e kanë lexuar as një rrjesht dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë të Kanunit... Ashtu si politikanet në momentet kur nuk janë në gjëndje të qeverisin, apo nuk e zbatojnë dot ligjin, pse kriminelët janë miqt, shokët, korrupsionistët që kanë lillje me ta, justifikojnë të çmëndurit, mafjozët, kriminelët, përdhunuesit për veprat e tyre kriminale. Duke ia ngjeshur Kanunit, pra sikur ata vritkan e villkan e grabitkan gra se e thoka Kanuni, (sipas tyre)... Marrëzi dhe hipokrizi politikanësh për të justifikuar vehtën e tyre në perzierje me kriminelë ordinierë që i bëjnë ato masakra ndaj njerëzve, moralit e kulturës Shqipëtare, vetëm për të grumbulluar para...
Mjerisht që prej vitit 1997, me këto 7-8 qeveri të hypura e të zbrituara, jane vrare qindra policë, dhe disa njerëz të politikës Shqipëtare, gjë që tregon se një dorë e zezë mafjoze vepron kundër ligjit por edhe kunder kulturës njerëzore e tradites Shqipëtare, e aq më fort kundër Kanunit. Them më fort kundër Kanunit, sepse sipas Kanunit, pa i pas borxh, nuk të vret askush e aq më pak tinzisht, e duke u fshehur... Ka pasë shumë raste kur vetë policët e shtetit kanë vrarë me dhunë duke i rrahur njerëzit, deri edhe intelektual. Rrahje e dhune pa asnjë shkak apo arsye, në kundërshtim me çdo ligj njerëzor e aq më fort me Kanunin, në të cilin thuhet se burri nuk rrahet, as nuk dhunohet fizikisht...
Të rrahësh burrin apo çdo njeri është poshtrimi më ç’njerzorë që mund ti bëhet tjetrit e aq më tepër Shqipëtarit. Ç’njerzime të tilla kanë bërë barbaritë sllavo-greke, kundër Shqipëtarve, dhe diktatura komuniste... Mjerisht bëjnë edhe policët e shefat e ushqyer me brumin diktatorial komunist nëper Shqipëri, ata që i sherbejnë qeverisë pro komuniste dhe jo rendit, sigurisë e qetësisë së popullit Shqipëtare. Sikur të respektohej Kanuni, ata, dhe askush nuk do të guxonin të perdornin dhunën fizike ndaj njerëzve e të mbysin njerëz duke i rrahur. Ashtu siç nuk do të guxonin, sikur liritë dhe të drejtat e njeriut të rrespektoheshin, ashtu siç janë të shkruara në ato ligje ndërkombëtare...
Për të frenuar fenomenet e vrasjeve, të cilat nuk kanë asnjë lillje me Kanunin, duhet menjëherë të nderhyjë ligji i shtetit dhe të denojë vrasësit në maksimum, pa pranuar nderhyrje politikanësh, deputetësh, për të zbutur apo lakuar ligjin. Të ndëshkohën dhe të mos u jepet mundësia kriminelëve të lirohen nga burgjet pa kryer denimin... Atëhere do të ndalet fenomeni i vrasjeve në Shqipëri. Fenomen i cili është në të gjitha vëndët e botës por i kufizuar dhe nën ndëshkimin e ligjit. Vrasjet nuk motivohen as Kanunore e as zakonore në vendet perendimore, por kriminale dhe kriminelët e bashkpuntoret e tyre shkojnë në burg për gjithë jetën e tyre... Në Shqipëri duhej të kalonin plot 5 vjet që të dënoheshin me burg kriminelët që vranë politikanin më popullorë, demokratin Azem Hajdari, vrasje e cila u cilsua prej politikanve qeveritarë, si Kanunore, edhe pse kriminelët njiheshin hapur se kush ishin, dhe deri ku shtrihej rrjeta e tyre...
Qeveritarët mendojnë se shfajsohen kur i cilsojnë vrasjet në Shqipëri sikur bëhën për gjakmarrje... Jo! Vrasjet në Shqipëri nuk janë për gjakmarrje, por vijnë si rezultat i qeverive të korruptuara që prej viteve 1997 e deri më tani. Vijnë si rezultat sepse në shumë raste qeveritarët i kane ndihmuar kriminelët të marrin pafajsi, apo kanë bashkpunuar me ta... Sot duhet që vetë masat e popullit të kerkojnë me kembngulje, që çdo njeri, që bën vrasje, të dënohet nga ligji dhe të mos lehet i lirë në asnjë çast. Në se vrasësi del i lirë, pse ka një mbeshtetje nga ndërhyrjet e politikanve, populli duhet të kerkoje llogari qeverise, deri me heqjën e votëbesimit për atë qeveri, gjithnjë me mjete demokratike... Ndersa vrasjet qe janë bërë dhe bëhen për gjaqe të vjetra, ato po i pajtojnë vetë nderhyrjet e burrave qe e njohin zakonin e Kanunin dhe po falën në masë të madhe...
Pra sot në kohët moderne në Shqiperi, Kanuni ështe dhe duhet ë jete, vetem një rrelike muzeale, për vetë faktin se: Ligjet për liritë e të drejtat e njeriut, që janë një fuqi botrore, që rrëzojne çdo Kanun apo normë të përdorur në mesjetë, nuk lënë hapsirë boshë ku mund të mungojë diçka për të drejtat e çdo qytetari kudo në botë... Shteti shqipëtar ka sot institucionet Kombëtare, Shtetrore me të gjitha ligjet dhe organet drejtuese, që janë për të organizuar jetën shoqërore, zhvillimin njerëzor në të gjitha fushat. Mirpo ndershmëria dhe përkushtimi, apo aftësia e nevojshme e atyre punonjësve që punojnë në ato organe qeverisëse, duhen kontrolluar me kujdes nëpërmjet votës se lirë, të njerëzve të lire, në zgjedhje të lira e demokratike... Sikur ato institucione, të funksiononin nën drejtimin e një qeverie demokratike të pa korruptuar dhe të pa përzierë me mafjen apo krimin, nuk do të kishte guxim asnjë njeri që të bënte vrasje, as për “fjalë goje” e as pse më “shikove shtrembt, apo pse drejt...”
Mirpo fatkeqësisht në Shqipëri edhe pse ekzistojnë ligjet dhe të gjitha strukturat shtetrore për të zbatuar ligjin, nuk është përkushtimi i nevojshëm i njerëzve që janë vëndosur për ti shërbyer ligjit dhe qytetarve. Pra, për të bërë atë detyrë, per të cilën taksapaguesit Shqipëtarë u japin rrogat që nga presidenti e deri tek polici më i thjeshtë... Populli nuk duhet të vuajë zinë e krimit, vrasjen në njerzit e shtëpisë, grabitjën e femrave dhe shitjen për prostitucion nga kriminelët. Të mos heshtë e të u nënshtrohet atyre grupeve apo individve që e lajne me gjak në emër të Kanunit, në emër të asajë historie të lavdishme Shqipëtare të kohës së Gjergj Kastriotit të madh dhe Lekë Dukagjinit. Me ato përpjekje ata mafjozë, hajdutë, kriminelë përpiqen të shfajsohen, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur njëkohësisht, pas Kanunit. Por Kanuni thotë: Hajdutët, kriminelët, dhunuesit, plackitësit te veçohen e të ndeshkohen rrebt... Ata nuk e kanë vëndin as në jetën e lirë të shoqërisë Shqipëtare e jo më nëpër hallkat e institucioneve të shtetit, si politikanë, shefa etj...
Kanuni thot: Fëmijët nuk armatosën, të sëmurët psiqik jo e jo... Sot në Shqipëri janë armatosur edhe fëmijët... Gjithsesi le të shpresojmë se gjërat do të shkojnë në vëndin e vet... Kanuni me vlerat e tije historike e kombëtare të vendosët në muzeumet shqipëtare si një rrelikë e radhë e Kombit Shqipëtare, duke i nderuar në faqet e historisë ato vlera, e jo duke i injoruar. Kanuni duhet të jetë një mbështetje studimore për drejtësinë, por duhet kuptuar saktë dhe jo mbrapsht... Mafjozet e kriminelët bashkë me ata që i përkrahin, të denohen sa më parë nga drejtësia demokratike. Dhe populli të çlirohet për të marrë frymë lirisht në jeten normale pa krime, pa vuajtje dhe frigë, por me një qetësi e normalitet të zhvillojë jetën e lirë si gjithë popujt e vendevë të qytetruara...
Le të besojmë dhe të shpresojmë se krerët e shtetit do ta kuptojnë se nuk është fajtor Kanuni për asnjë veprim kriminal e mafjoz që kryhet në Shqipëri, por fajtor janë të korruptuarit politikanë, të komprementuarit ligjëvënës e ligjëzbatues, miqësitë e dallaveret në të gjitha shkallët e pushtetit... Ashtu siç është fajtor në të njëjtën kohë, një dehje marramëndse, një trullosje prej një euforie të tepruar të masës së atyre njerzve që hiqen sikur e njohin dhe dijnë të rrespektojnë Kanunin apo zakonet e tjera Shqipëtare, ndërsa në anën tjetër perdorin emrin e Kanunit për të bërë krime, apo veprime të tjera ç’njerzore ndaj shoqi-shoqit apo deri në fis e familje... Askush nuk ka të drejtë të bëjë vrasje, pse sipas tijë e thoka Kanuni!
Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që ti merret jeta njeriut për asnjë arsye! Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që të izolohen gratë e fëmijët dhe të vriten apo të tentohet ndaj tyre për ti vrarë për gjak! Kanuni thekson qartë në kuptimin dhe zbërthimin e tijë se: Vrasja është rrezik, fatkeqsi, vrasësi bjen në gjak, por gjaku lahet me ‘falje’ para njeriut, para Zotit e burrave të Dheut Shqipëtarë, e jo para ‘mistrecave’ që nuk njohin faljen, si shprehja më e lartë e pendimit të fatkeqit që ngriti dorën në çastin e çmendurisë së tijë kur vrau njeriun... Gjithsesi theksoj se Kanuni nuk është e as nuk bëhet kurrë shkaku i grindjeve e vrasjeve në Shqipëri, por ka qenë gjithmonë dhe ashtu duhet të mbesë si simbol i besës, i burrërisë, i urtësisë, i rregullit të jetesës, i pajtimit dhe qetësimit të mosmarrveshjeve midis njerzve.
Më peshë ka një fjalë e thjeshtë e një burri të vjetër në malet e Malësisë së Dukagjinit, Vermoshit, Skraparit, Kurvëleshit apo Korabit, se sa dhjetra fjalime të pseudo politikanve që shahen me njëri tjetrin si fëmijët e rrugve... Le të shpresojmë se vetë qytetarët do të kuptojnë më mire, se kush është shkaku i krimeve të fshehta, i grabitjes së fëmijëve, fëmrave, i varfërise, i vjelljeve, i pa sigurisë... Pra do ta kuptojnë njerëzit se kush është shkaku i largimit gjithnjë e më shumë nga Shqipëria i njerëzve të thjeshte por edhe intelektualve...
Ndoshta kur të gjitha të kuptohen qartë nga të gjithë, atëherë nuk do të ja falin më besimin e votës as të korruptuarit, as ish diktatorve, as kriminelve... Por do të dijne të zgjedhin ata që drejtojnë popullin e shtetin drejt sigurisë, qetësisë, zhvillimit, drejt një jete normale pa vrasje, pa tmerre rrembimesh e dhunimesh, apo tregti femrash per prostitucion...
Vetem atëherë nuk do të hidhet baltë mbi Kanunin ashtu siç hidhte perandoria osmane për 500 vjet me radhë, apo shovinizmi sllav dhe diktatura komuniste... Nuk duhet të mbretërojë çmenduria e çastit që vret në emër të Kanunit, vjell e bën aq vepra të liga dhe tenton të fshihet pas atijë ‘Gjeniu’ të historisë dhe Kulturës tonë Shqipëtare. Kam bindjen se edhe kjo përpjekje e fundit e sllavo-komunistve të deshtuar, për të hedhur baltë mbi zakonet e kulturën tonë të lashtë, do të dështojnë. Pasi populli, pjesa më e madhe që i nderon realisht vlerat tona Kombëtare, një ndër të cilat është dhe Kanuni, do të dijë të dalë edhe prej kësajë situatë ngatrresqare që e krijuan qeveritë e pa përgjegjshme...
Asnjë arsye nuk ekziston mbi Dhe, që të u krijohet vuajtje, apo tu shkaktohet vdekja fëmijëve të mitur, si dhe të u nxihet jeta, duke i ndarë nga prindërit për shkaqe vrasje, dhunimi, lufte, etj...
Vetëm barbarët që nuk kanë ndjenja njerzore i lënë fëmijë jetimë, pa prindër, duke ua vrarë babanë, apo duke u rrëmbyer nënën!
Vetëm politikanët hajdut që jetojnë duke u ushqyer me gjakun e djersën e të tjerve, i lënë fëmijët e mitur të vdesin urie, të ftohti, apo prej sëmundjeve! Kujtojmë këtu miera fëmijë të izoluar për shkaqe vrasjesh, prej njerzve psiqikisht të smurë, që nuk njohin as vlera kombëtare, as njerzore e as familiare, e Kanunore aq më pak... Kujtojmë miera fëmijë të cilët bredhin rrugve të Shqipërisë duke bërë punë të zeza për të mbajtur familjet, si dhe rrugve të botës për të lypur punë apo të mashtruar e të shitur nga mafja shtetrore, për prostitucion, apo për tu vjedhë organet e trupave të tyre të njomë, për të ua transplantuar fëmijëve të milionerve, të mafjozve nëpër botë...
Kujtojme shumë të tjerë që vdesin cdo stinë e muaj, urie e të ftohti nëpër fshatrat e Shqipërisë... Po vdesin për një operacion të thjeshtë apendisiti pa pasur aspak kujdesin as ndihmën e qeverisë, e cila e ka për detyrë që shtetasve të vet tu sigurojë jetën dhe mjekimin e nevojshëm, ushqimin dhe çdo gjë tjetër jetike. Pra asnjë prej atyre fatkeqësive që po vuan populli shqiptar sot nuk i vjen prej Kanunit, e aq më pak fëmijëve. Por ato vijnë si shkak i mungesës së kujdesit të qeverisë për të gjithë qytetarët e aq më pak për fëmijët e pafajshëm...
Shkruar nga LLemadeo Dukagjini
__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|