skunkanansie
?!
Regjistruar: 22/01/2006
Vendbanimi: ?!
Mesazhe: 651
|
Jeta nuk eshte problem,por fshehtesi.Jeta nuk ka forme,eshte e paforme,apo,eshte ne formesim te panderprer - batice dhe zbatice.Te gjtha format jane te veteprojektuara.
Ne jete nje moment jemi intelegjent,kurse nje moment me vone sillemi si torollaku me i madh,ne nje moment jemi te qete,kurse ne momentin vijues jemi te krisur,te eger,agresiv.Ne nje moment i themi dikujt 'te dua",por ne te njejtin moment e ndiejm se urrejtja ka zene vend ne ne.I themi dikujt se e kemi mik,por ne te njejtin moment armiku zgerdheshet prapa skenes.Ne nje moment themi se jemi ky,por ne te njejtin moment e kuptojm se jemi dhe ai.
Jeta eshte parapercaktueshmeri,rutine.Kjo eshte gje e vdekur,skeme.
Pra frymezueshmeria e jetes eshte si fshehtesi te te gjitha fshehtesive.E cka ne me fshehtesin mund te bejme?Ne kurgjo me fshehtesin nuk mund te bejm,por per kete mund te bejm dicka me vetveten - mund te behemi me misterioze.
Para fshehtesis ne jemi plotesisht te pafuqishem,prandaj edhe mund te quhet fshehtesia si "problem"-shkaku se para problemeve veprojme potencialisht,fuqishem,forcerisht,me problemet gjithnje e kemi ndjenjen se gjerat e caktuara i kemi ne shuplake.Para misterit jemi skajshmerisht te pafuqishem,nuk mund te bejme asgje me te.Me fshehtesit takojme vdekjen,me fshehtesit nuk mund te manipulojme.
Dhe mu per kete arsye....meqe intelekti njerezor me shume zhvillohet permes "matematikores" dhe logjikes,mundesia per ekstaze eshte gjithnje me e vogel e me e vogel.Edhe per poezi,po ashtu.Edhe per bukuri.JETA eshte faktuale,dhe jo simbolike.
__________________
Mos me pas gabime,kisha qenë prefekte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|