udi
Anetar i ri
Regjistruar: 09/05/2004
Vendbanimi: korce
Mesazhe: 9
|
PRINDER! LEJONI FEMIJET TE RRITEN NATYRSHEM.
Tema ne fjale eshte me te vertete shume aktuale. Hapat me te cilat shoqeria jone po ec drejt civilizimit jane te vogla, dhe kjo vjen si rezultat i prapambetjes akute ne mentalitin i nje pjese te konsiderueshme te shoqerise shqiptare. E verteta eshte se ne Shqiperi ka mungese kulture qytetare. Shkaku i kesaj mungese eshte edhe izolimi rreth 50-vjecar i Shqiperise brenda disa ideologjive qe e humben shpejt thelbin e tyre per ta cuar kete vend drejt revoltes se famshme studentore. Ky ishte hapi i pare drejt kerkimit te se rese dhe antiideologjise. Sot te gjithe ne themi se jetojme ne nje shoqeri demokratike.
Por me sa duket kalimi ne demokraci u be shume shpejt tek ne. Hapat u hodhen gjigande dhe u harrua se per te nderruar sistemet, ne fillim duhet te nderrohen mentalitetet. Impakti me shoqerite perendimore krijoi mjaft keqkuptime ne menyren e sjelljes se njerezve me njeri tjetrin. Nga ky impakt fillestar humben shume vlera morale pikerisht per shkak te keqkuptimeve te kulturave te huaja. U kultivua ne menyre te pakontrolluar egoizmi qe coi me tej ne ndarjen shpirterore midis njerezve duke i bere ata mosbesues per njeri tjetrin. Nderkohe nje brez i ri po lindte i paprekur nga ideologjite e vjetra e qe kerkonte lirine e premtuar nen thirrjen liri demokraci. Por per te arritur kete liri nuk eshte kaq e lehte sepse sic thashe me pare ne filim duhet ndryshuar mentaliteti i vjeter.
Sot per fat te keq ne trashegojme madje edhe nje mentalitet qe ndoshta i ka rrenjet qe para shekullit XX, nje grup i shoqerise qe vepron vetem ne baze te kanunit te shkruar qindra vjet me pare e qe thote Vrite femijen nese nuk te bindet (me kete dua te theksoj prapambetjen ne zona te caktuara, te thella malore, apo rurale). Gjerat duhej te ishin menduar me mire per te kryer kete kalim. Megjithate ndodhi dhe nuk mund te ndryshohet me...
Keshtu qe rinia e sotme duhet te perballet vazhdimisht me nje perplasje mendimi me prinderit ose “brezin e vjeter”. Vetem se ketu tek ne perplasja behet “me arme ne dore”.Eshte e tmerrshme te mendosh se prindi godet femijen e vet per ta bere ate te bindet per dicka qe ky femije nuk e kupton e qe askush nuk ia shpiegon. Liria e veprimit eshte ajo qe i ka munguar vazhdimisht ketij femije dhe ai eshte vazhdimisht ne kerkim te saj pavaresisht menyres shprehese qe ka zgjedhur per ta kerkuar. Ketu bie plotesisht dakord me idene e fajtorit se femija, ne te tilla raste, shperthen ne moshen e adoleshences. C’eshte e verteta jo vetem femijet kerkojne liri por edhe te rriturit, vetem se te rriturit diskriminojne femijet rreth aftesive te tyre per te realizuar kete qellim duke mos bere gje tjeter vecse u japin atyre urdhra te prera ushtarake te tipit: kete mos e bej; mjaft ; boll fole; etj, etj. Dhe femija i etur per njohuri, nuk arrin kurre te gjeje nje pergjigje, sepse askush nuk merr persiper ta edukoje ate ne menyra te pastra. Kjo eshte e mete e madhe qe duhet menjanuar shpejt.
Rezultati kesaj paaftesie per te edukuar femijet e tyre korrektesisht i kesaj pjese te prinderve eshte pikerish nxjerrja ne jete e nje shoqerie problematike mbase edhe me komplekse psikologjike si ajo e dhunes etj. Problem shume i theksuar mbetet per shoqerine tone edukimi i “brezit te vjeter” rreth menyres se si te edukoje “brezin e ri” (me falni per lojefjalshin). Sidoqofte, e rendesishme eshte qe prinderit te mos jene imponues ndaj femijeve por te jene ne menyre shoqerore, enciklopedi ku femijet te shuajne kuriozitetet e tyre. Mendoj se kjo do te ishte nje menyre fine per te njohur femijen dhe per ta edukuar nen kontroll.
Misioni i femijes eshte te zbuloje gjithcka qe e rrethon ne bote, te mesoje te sillet me te tjeret, te komunikoje me ta. Me nje fjale prindi duhet te jete ndihmes ne integrimin e femijes se vet ne shoqeri e jo ndihmes i mbylljes se ketij femije ne vetvete. Kontrollin mbi femijen e tij prindi duhet ta beje ne menyre jo ofensive aq me pak ne menyre te dhunshme. Kjo e fundit do te ishte njesoj si ta vrisje femijen tend. Ne fund te fundit nje jete ka njeriu. Do te ishte cmenduri qe vete prindi tia shkaterroje ate femijes se tij.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|