X-File
Selector
Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479
|
marr nga rtklive.com
Rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi nuk hyn në rend të ditës për seancën e Kuvendit Kosovë
Kryesia e Kuvendit nuk u pajtua që rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi të vihet në rend dite të seancës së ardhshme plenare. Kjo për shkak se dy komisionet e ngarkuara për këtë harmonizimin e tekstit, kanë dhënë disa rekomandime dhe tani paraqiten dy versione, e jo një version unik. Para mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryetarin e Kuvendit e kanë vizituar shefi i UNMIK-ut Petersen dhe dhe shefi i misionit të OSBE-së Wnendt...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk mori sot vendim për vënien në rend dite të Kuvendit të rezolutës për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi. Anëtarët e Kryesisë nga pozita dhe opozita shprehën qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Ramë Buja, anëtar i kryesisë, nga radhët e PDK-së, tha se kryesia e ka prolonguar këtë çështje për kohë të pacaktuar për shkak të procedurave krejt formale, gjë që, sipas tij, nuk ka logjikë. “Kjo rezolutë, nëse nuk do të kishte asnjë efekt tjetër, para ndërkombëtarëve do të tregonte se jemi unikë si subjekte politike për çështjet kryesore për mëvetësinë e Kosovës. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, andaj kjo shtyhet edhe për s’e di sa kohë”, tha Buja. Ai tha se vetëm për arsye procedurale kjo çështje shtyhet për afat të pacaktuar, ndërkaq pohoi se komisionet e ngarkuara me këtë çështje kanë kryer punën dhe kanë harmonizuar qëndrimet e tyre. Ky konstatim i Bujës bie ndesh me atë të anëtarit të kryesisë nga radhë e AAK-së, Naim Malokut, i cili tha se komisionet parlamentare në të vërtet nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet. Megjithatë në mes të anëtarëve të kryesisë nuk ka pasur kundërshti, thotë Maloku.”Mendoj se kjo gjë shumë shpejt do të vjen në kryesi dhe seanca e radhës do të jetë me këtë temë, kur nuk do të ketë pikë tjetër të rendit të ditës. Dy komisionet sërish do të diskutojnë dhe do të merren me harmonizimin e tekstit dhe formulimin e saktë të tij, sepse nuk është çështje që në mes pikave duhet të ketë ndonjë kundërshti”, tha Maloku i AAK-së.
Dy komisionet që janë ngarkuar për të shqyrtuar këtë çështje, komisioni Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe ai për gjyqësi, legjislacion dhe kornizë Kushtetuese, kanë dhënë disa rekomandime, dhe tani janë dy tekste të rezolutës, që para se të kalojë për diskutim në Kuvend duhet të harmonizohet në një dokument unik, theksoi Maloku. “Teksti i komisionit Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe ai për gjyqësi, legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, të cilët kanë dhënë disa rekomandime në tekstin e rezolutës, të cilat duhet të inkorporohen në një tekst” tha ai.
__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|