shaban_qosja
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 25/08/2003
Vendbanimi: Paris
Mesazhe: 371
|
Re: Re: Re: Re: Re: Interviste e nje njeriu te mencur!
Citim: Po citoj ato që tha kontinenti
Sa ia ul vlerat ky fakt franceve!
I ben te kene semundjen e snobizmit qe ka lidhje vetem me verberine.
Jam shume dakord me ty, po kam frike qe kjo gje do jete e vertete per te gjithe popujt e botes.
Imagjino veten kur shkon ne kinema dhe nuk ke asnje ide me perpara se cfare filmi do shohesh.
Do bazohesh : tek akoret, tek regjisori dhe kush e ka bere filmin. Po ndermjet nje filmi amerikan dhe nje nje filmi moldav apo mongol me siguri qe ke per te ndjekur ate amerikan megjithese ai moldav ose ongol ne realitet mund te jete me i bukur. Per mendimin tim keshtu eshte edhe me librat. Njerzit zgjedhin ate qe ka dhene me shume prova.
Tani duhet qe pervec librave qe eshte e veshtire ti lexosh pa qene pak specilist, te dalin artikuj ne revista te degjuara , emisione, filma ne menyre qe te preket pjesa me e madhe popullates.
Por per kete gje duhen para the lobe.
Kjo gje behet nga vete ne shqiptaret. Duke ndihmuar njeri tjetrin si pjestare te nje familje e madhe. Enderra ime ne kete drejtim eshte qe shoqeria shqipetare ti ngjaje asaj cifute. Ku nen presionin e te qenit kasher (nuk e di nese keshtu quhet edhe ne shqip) cdo gje qe konsumohet shkon ne dobi te komunitetit, sepse eshte prodhuar nga komuniteti. Nje cifut ndermjet disa kompanive fluturimi gjithmine do zgjedhe ate cifute, sepse thone i hraxhojme qe i harxhojme parate me mire te shkoj ne dobit te cifuteve.
Kurse tek ne akoma nuk ndodh kjo gje , sikur na dhemb shpirti ta shohim tjetrin me te pasur se veten. Preferohet me teper dicka qe eshte prodhuar per destinacion Shqiperine ne Kine Greqi, Turqi , Itali ... sesa nje prodhim Shqiptar me mund e djerse. Preferohet qe ato para te mbledhura per pushime, te harxhohen ne malin e zi, Turqi... sesa ne bregdetin tone. Bile edhe "vipat" shqiptar japin shembullin e tyre me kete gje.
Preferohet me mire qe me parate e derguara nga emigrantet te blihen plehra qe vijne nga jashte sesa te perdoren per zhvillimin e ekonomise. etj etj...
Gjeja e dyte qe duhet te bejme eshte te ruajme dhe ti vlereseojme objeketet historike. Sepse kur neser bota te jete bindur per prejardhjen pelazgjike te shqipetareve do kete deshir qe pervec gjuhes te shohe edhe objekte konkrete.
Perseri kete gje e bejme vete ne shqipetaret. Tu themi ndal atyre qe hedhin themelet e pallateve naten mbi vepra te pacmura te historise sone (Ketu flas per shkaterrimin e nje pjese te mozaikut te Tiranes , objektit historik me te lashte ne Tirane). Me vjen keq qe dola nga tema po me ngrihen shume nervat kur i kujtoj keto gjera.
pershendetje
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|