shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Re: ...
Citim: Po citoj ato që tha Agent Provocateur
... por nderroi mendje. Sec gerrmoi aty brenda dhe gjeti nje fije indiference e filloi ta tirrte e tirrte qe te mund ta bente sa me te forte e te kapej pas asaj e te ngrihej ne kembe. Eci drejt kafeje dhe porositi te katerten kafe te dites. Kembet i dhimbnin nga e ecura por humbur ne mendimet e veta deshironte ti keqtrajtonte...duart shtrenguar peshperiste gjithe inat: pse, pse ti mua keshtu, ku kam gabuar, ca dreq njeriu je qe sillesh keshtu...dhe pse dreqin kishte deshire ti prezantohej tek dera e shtepise e te harronte te djeshmen, t'ia niste nga e para dhe sapo mendoi keshtu rrjeta e indiferences u lag e u mblodh e tera shuk nga lotet dhe trishtimi hipi ne fron e dridhjet i pushtuan trupin...
Ne fillim ato filluan te lehta qe nga majat e gishtave, pastaj u perhapen ne te gjithe trupin.
-Ta kem nga kafja, -tha me gjysem zeri. Nje femije qe po kalonte aty afer e pa me sy te trembur.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|