Rrugaejetes
Anetar i ri
Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19
|
Citim: Po citoj ato që tha cedrus
Perseri.
Te gjitha fete e krishtera, katolike ortodokse, helenike, sllavike, shqiptare, armene, Protestante, E deshmitareve te Jehhovait, dhe shume te tjera veteguhen Kisha e Krishtit, predikojne Biblen. Ok?
Madje Dhjata e vjeter eshte e cifuteve. Te gjithe predikijne Biblen. Te gjithe ndahen njeri nga tjetri, sepse seicili do te shtoje e zgjeroje vathen e tij. Pse ndahen keto fe kristiane njera nga tjetra? Ti e di mire se perse. Ketu futet interesi dhe interesi eshte puna e te paudhit, miku im.
Cila ka qene feja e pare kristiane?
Cilat jane shkaqet qe u dashka larguar nga ajo? Ajo predikin pikerisht Biblen per te cilen flet ti, ne menyren si ti po del ketu, me te njejtin pasion e devotshmeri. Pse duhet ndare, e larguar nga njeri tjetri? Ore mos eshte pune e te paudhit kjo?
Pyetje kam une.
Dhe nese pergjigjesh, mos me trego historira me John Harper, te lutem. Jane histori per klasen e pare fillore ato. Jo se e dyshoj, po me duket idiote.
Me duket se perendia nuk thote qe te lesh femijet e tu pa buke e te shpetosh tjetrin.
Po per ata qe besojne Kurhanin si do me predikosh zotrote?
Po per nja 3 miliard Budiste si i behet? Apo le te humbin ne flaket e xhahnemit ata se jane verdhashe.
Une te bej pyetje direkte, por ti flet si ata sekretaret e Partise" i di partia keto pune"
Pershendetje perser Cedrus
Me sa shoh nuk e ke kuptuar mire se une nuk jam duke folur per fe, por per nje marrdhenie te gjalle dhe personale me perendine e Gjalle.
Ajo qe une kam eshte besim. Patjeter qe shkoj ne kishe, Lexoj Bblen dhe Lutem.
Ka disa ndarje ne Krishterim
sepse Unitet nuk do te thote Uniformizem.
Ne doktrinat baze si psh: Bibla qe eshte Fjala e Zotit, si protestantet apo ungjilloret, katoliket dhe ortodoksit jane te nje mendje.
Natyra e Krishtit-ishte hyjnor. Jemi te nje mendje
Por kemi edhe ndryshime midis nesh.
Por gjithmone baza dhe fillesa duhet te jete Bibla.
Cila ishte feja e pare kristiane? Thesht Krishterimi, ndjekesit e Jezusit.
Shekuj me vone u nda Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Me vone Martin Luteri pa shume gjera qe kisha katolike bente dhe qe nuk ishin ne perputhje me Biblen(psh: indulgjencat, qe ska asnje baze biblike). Ai nuk donte te largohej nga kisha katolike, por ta reformonte, ta kthente te Baza - te Bibla. Ai donte ta kthente kishten katolike sic ishte ne shek e pare. Por ata e c'kisheruan, etj..
Martin Luteri kishte nje parim: "Sola Scriptura" - Vetem Shkrimi (Bibla)
Bibla eshte Baza, autoriteti yne.
Prandaj edhe une si protestant ose ungjillor, Besimi im eshte Krishti dhe Bibla dhe te pasurit e nje marrdhenie personale dhe te gjalle me Krijuesin tim. Por edhe nje here nuk te shpeton Kisha Protestante, por besimi yt.
Patjeter qe Bibla thote qe ne duhet te kujdesemi per veten, familjen dhe per te tjeret. Por eshte interesante sepse ajo thote: Shiko interesin e tjeterit dhe jo vetem tendin. Ndihmo te tjetret, mos ji egoist. Ti duam te tjeret, te mos gjykojme te tjeret.
Persa i perket myslimaneve dhe Budisteve.
Jezusi tha: Shkoni ne mbare boten dhe predikojini cdo krijese, Lajmin e Mire, Ungjillin. Cfare Zoti beri per ne.
Ja pse une kam postuar ne kete forum, ja pse shume misionare te krishtere kane cuar Lajmin e mire dhe po vazhdojne ta bejne kete ne vendet myslimane, budiste, etj, megjithese jo rralle ata jane vrare per shkak te besimit te tyre.
Zoti ju bekofte
Faleminderit
Do lutem per ju
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|