i_lire
^^i_lire^^
Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
Citim: Po citoj ato që tha mona
ouuu, qenkan mbledhur gjithe komunistet ketu...
Mona me gjithe respektin per personin tend, por me hiq nje kuriozitet "Kujt i thua komunista ti?" Jo per gje, por me duket nje krahasim jashte figures "letrare" n.q.se do me lejohej te me shprehej keshtu.
Trojan, as ti mos me keqkupto sepse po ashtu ruaj nje respekt te vecante per ty, por ai njeri qe s'pranon te mbaje emrin e tij dhe te cilin e ka ndryshuar ne Pyrros Dhimas, e i cili hodhi poshte vendin e lindjes (e po te them s'ka qene i vogel kur la Shqiperine, plot 21), nje njeri qe per hir te nje fame ka mohuar mire vendelindjen (le te themi se ja bejme hallall), por 21 vjet te jetes se tij... e kjo eshte e pafalshme... cfare ka ne vend te dinjitetit ky njeri? Por me mire qe u be grek, se njerez si ai jane tamam specie qe personifikojne Greqine, bashke me nje Leonidhas.
Panvarsisht faktit qe ndjej nje neveritje te brendshme per keto sportiste... teksa shoh nje krijese lindur ne Shqiperi duke puthur flamurin grek me delirimin me te madh shpirteror, nje flamur qe ne shqiptareve na ka shtypur e na ka keqtrajtuar nga menyrat me barbare... por panvarsisht ketyre te gjithave qe po i le menjane, mendoj se Shqiperia vertete s'ka asgje per t'i ofruar nje sportisti edhe pse talenti i tij eshte nderkombetar dhe per kete arsye shume sportista jane detyruar te lene atdheun. Por mendoj "tafmaja" e ketyre njerezve arrin aq sa te zhdukin 2 dekada historie te jetes se tyre?
Cudi me ty babi...!!!
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|