Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Krimet e " Diktaturës së Proletariatit " ...
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

"Unë, i përndjekuri që dëshmoj për Bedri Spahiun"

Ishte Bedri Spahiu ai që kërkoi falje publike për të kalurën. Dhe kjo falje e pendesë e tij faktohet edhe me deklaratën e tij të famshme "se Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun"




Kristo Budo
* I dënuari politik


Mirë thotë Bedri Spahiu se në ato vende që përdoret dhuna fizike (torturat) ashtu do të jetë dhe shteti një shtet dhe një qeveri që nuk zbaton as legjislacionin e saj, as konventat ndërkombëtare dhe as ato sanksione që kanë të bëjnë me të drejtat më elementare të njeriut.
E themi që në fillim se ishte Bedri Spahiu ai që kërkoi falje publike për të kalurën. Dhe kjo falje e pendesë e tij faktohet edhe me deklaratën e tij të famshme "se Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun". Gjithashtu ai ka thënë: "Nuk u ndava unë nga komunizmit, po ai nga unë. Doli sheshit se komunizmi ishte kthyer në një armë propagande për mbrojtjen e shtetit komunist". Eshtë pothuajse nga të vetmit anëtarë të Byrosë Politike dhe të KQPPSH që prononcohet në një deklaratë të tillë. Së afërmi dhe një ish anëtar tjetër I Byrosë Politike do të dalë me një libër që jo vetëm do të lërë mbremë me titullin, por edhe me brendinë e tij; titulli do të jetë "Kujtimet e një byroisti" nga Pandi Kristo, pas vdekjes" redaktuar nga Gjergj Titani.

Po më mirë tani le të tregojmë kush është Bedri Spahiu? Ai ka lindur në qytetin e Gjirokastrës, është I datëlindjes 17 korrik 1908. Mbas disa vjetëve në Turqi, Izmir dhe në Itali, atij I del e drejta e studimit me bursë të shtetit në shkollën ushtarake tre vjeçare të Artilerisë në Tiranë dhe embaroi atë në vitin 1931. Duke qenë në ushtrinë e Zogut, në fillim në shkollë, propagandonte ideologjinë komuniste dhe krijoi dhe grupin komunist të oficerëve.
Më interesat është koha në të cilën Bedriu ka qenë arrestuar dhe burgosur. Eshtë fakt se atë e kanë arrestuar dhe burgosur të gjithë regjimet. Kështu p.sh. ai u arrestua dhe u burgos 6 herë dhe konkretisht: herën e parë 1925 është arrestuar në Turqi (se nuk foli turqisht, por shqip në gjuhën amtare). Herën e dytë në qershor 1937, në vitet e sundimit zogist. Herën e tretë në tetor 1938 në kohën e zogut. Herën e katërt në vitin 1941 (hidhte traktate në ushtri). Herën e pestë në mars 1942. Po për çështje të trakteve. Herën e gjashtë në janar 1958 si anti-komunist (armik). Ndërsa u internua 4 herë. Një herë në vitin 1934, I dyti në vitin 1937, I treti në qershor 1955 dhe së katërti në vitin 1990, kur u lirua nga burgu I Burrelit, në ditën kur u shpërnda dhe komisioni I internim-dënimeve.
Duhet të shtojmë se Bedri Spahiu njihet nga të gjithë si një nga figurat e shquara të Luftës Antifashiste Nac. Çlirimtare dhe në vitet e pas çlirimit ka qenë në funksione të rëndësishëm, deri në Byronë Politike, sekretar I Partisë, anëtar I KQPPSH.
Unë mendoj se mië ka bërë bedri Spahiu që një kopje të "Testamentit" Ia ka dërguar kryetarit të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehut, I cili në atë kohë mbante postin e Kryeministrit. Në letrën përcjellëse Bedri Spahiu tregon edhe arsyen pse vepron kështu; ai thotë se niset nga dy arsye.
Arsyeja e parë është: ideja themelore është se unë kam thënë gjithçka që kam masur në mënyrë përmbledhëse për çështje të ligjshmërisë në burgjet tona.
Arsyja e dytë është që mundësitë dhe torturonjësit e mi të mos kenë asnjë mundësi që të interpretojnë atë (Testamentin) si një kërkese për të marrë nën mbrojtje.
"Unë do të bënja një budallallëk me brirë shprehet B. Spahiu, sikur të bëja një kërkesë ose thirrje për t'u marrë në mbrojtje ose të krijoja iluzionin më të vogël për sigurimin dhe shpëtimin tim". Duke arkivuar tekstin në "Testament" në arshivën e kryeministrit, organit më të lartë të shtetit tonë, kjo tregon se çështjet që ngrihen aty nuk kanë të bëjnë me Spahiun si person, por janë probleme, të mëdha siç është ligjshmëria. Prandaj teksti I "Testamentit" do t'I vlejë kryeministrit që të shikojë zbatimin e ligjshmërisë dhe nga një dritare e nëndheshme. Gjithashtu "Testamenti" duhet parë edhe një sfidë që u bëhet shkelësve të ligjeve të shtetit, torturonjësve të mi t'u heq çdo shije dhe kënaqësi për ndërmarrjen e tyre për shkurtimin e jetës, shëndetit, dhe pirjen e gjakut tim".
Koha vërtetoi se ajo "do të më shoç" të bëra nga një hetues kryesor, Bedriut, nuk ishte nëj shkarje goje. Në fakt B. Spahiu qëndroi në izolim të reptë dhe mbasi doli në gjyq, d.m.thënë se ai qëndroi 8 vjet në izolim, në dhomën nr.4 të burgut të ri. Në vend që ai mbasi u gjykua të shkonte në burg, siç janë rregullat, mbeti me të vërtetë në një izolim të përjetshëm.
Bedri Spahiu është një nga ata njerëz që preferon njëmijë herë të vdesë nën presionet torturonjësve të vazhdueshme, sesa t ëbëhet urë e prepotencës, shkeljes së ligjeve të republikës, se sa të sakrifikojë nderin dhe dinjitetin personal që janë më të shtrenjta se jeta, se sa të zhndërrohet në një kërmë morale me profesionin e jallanshaitit (të spiunit e dëshmimtarit të birucave).
Po japim edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me B. Spahinë. Mustafa Qilimi, n/kryetar I kolegjit ushtarak të Gjykatës së Lartë, I cili mori pjesë në gjykimin e Bedriut, në "Gazetën Shqiptare" ka shkruar:"Nga udhëheqja e partisë na vjen urdhëri që Bedri Spahiu dhe Tuk Jakova të dënoheshin me vdekje. Ne nuk ishim dakord, mbasi nuk kishte prova për një dënim të tillë, prandaj ne si trup gjykues dërguam në Komitetin Qëndror Aranit Çelën, I cili mbas shumë bisedimesh, bindi Enver Hoxhën që këta të dy të mos dënoheshin me vdekje, por Bedriu të dënohej më shumë. Dhe kështu siç thotë z. Qilimi "ne, në kundërshtim me ligjin dhe koshiencës tonë dënuam Bedri Spahiun me 25 vjet dhe Tuk Jakovën me 20 vjet burg".
Sipas B. Spahiut në vitin 1965-1966 u vunë re disa ndryshime që tregonin se ndaj të izoluarve dhe të burgosurve po merreshin disa masa që synonin përmirësimin e jetës së tyre, rregullave të brendshme në burgje dhe zbatimin e ligjshmërisë. Kështu u hoqën nga izolimi një pjesë e të burgosurve dhe u dërguan në burgje dhe në kampet e punës e të tjera masa lehtësuese për të dënuarit në përgjithësi, por nuk shkoj vetëm pak kohë, disa muaj, dhe përsëri diversionet e zakonshme, gjë që tregonte se ata nuk hiqnin dorë nga metodat e zakonet e vjetra. Edhe kur ankohej për futjen çdo muaj në birucat e zeza, të kërcënonin me një birucë tjetër, nga e cila I burgosurit nuk dilnte kurrë e nuk do shikonte më dritën e diellit.
Dhe B. Spahiu me të drejtë shkruan:"Janë po ato metoda dhe po ato synime që kanë ndjekur anti-ligjoërt gjatë 6 muajve të para të persekutimit. Megjithatë, unë nuk mund të dal gjallë nga kjo periudhë persekusionesh, por nuk dua të vdes pa lënë pas zërin tim, pa thënë atë që pashë, ç'po ndodh në burgjet tona, prandaj po lë dhe këtë "testament". Ne që kemi kaluar një izolim të gjatë dhe arbitrar, I kuptojmë më së miri ato probleme dhe metoda pune që përdor administrata e burgjeve, veçanërisht në kohën e paraburgimit dhe të hetuesisë.
A mos janë pak ata të paraburgosur që kanë preferuar më mirë t'I japin fund jetës me vetëvrasje, se sa të rrojnë me frikën e pafundme të vdekjes në dhomat e hetuesisë e të burgjeve jo vetëm nga torturat çnjerëzore e mesjetare, por edhe për konditat në të cilat gjendeshin të paraburgosurit dhe të burgosurit tek ne. Kështu ndodhi me Av. Myzafer Pipën, që vdiq nën torturë në burgun e Shkodrës, me kapiten Taqo Puriqin që vdiq në birucat e burgjet të ri të Tiranës, me Kol Kuqanin që vdiq nga troturat po në burgun e Tiranës. Me Kristo Budën që tentoi të vrasë veten, në burgun e ri të Tiranës, në vitin 1961, kur ndodhej në hetuesinë qëndrore, sepse nuk duronte dot torturat që I bëheshin në pyjet e Qafë Krrabës, deri në heqjen e 10 thonjve të dy këmbëve dhe djegjen e mishrave të trupit me hekur të skuqur në zjare etj. Po kështu ndodhi në burgun e Burrelit që vdesin me grevën e urisë Xhevat Korça, ose Lakia nga fshati, Laç I Kolonjës, që bëri hara-kiri (çau barkun) në burg. E njëjta gjë ndodhi edhe me gjeneral Halim Xhelon nga Vlora, I cili thanë se vrau veten, në burgun e Burrelit me mjete të forta (ku të gjente në qeli mjete të forta?) në birucë. Ndërsa në një kamp të Lushnjës u varën në litar dy gra (nënë e vajzë), se nuk duronin veprimet që bëheshin ndaj tyre. Le të themi dhe për vdekjen enigmë të Tukut në spitalin burg të Tiranës nga operimi I apandesitit, ose të një gruaja e quajtur Cukalina nga Veroshi, e cila vrau veten, kur mori vesh të nesërmen se I kishin vdekur dy fëmijët binjakë në kampin e tmerrshëm të Turanit në Tepelenë (nga dizanteria). Mund të përmendim me dhjetra të tjerë që kanë vdekur ose vrarë qëllimisht në hetuesi dhe në burgje, bile ditët e fundit kur ata do të liroheshin.
Në "testament" thuhet se hetuesi ka studiuar dobësitë dhe pikat e dobëta të të pandehurit, zakonet, tekat pasionale të tij dhe e zhvesh atë nga çdo gjë që plotëson nevojat e tij kryesore.
Kështu p.sh. në qoftë se ai është një njeri I rritur në pastërti dhe është I pastër, e zhvesh atë nga të gjithë teshat e trupit dhe I pej të veshë zhelet e ndyta dhe ndalon atë të marrë ndërresa të tjera të pastërta nga familja, I cili merr atij ndërresat personale dhe I jep atij batanie të fëlliqura etj.
Në qoftë se I ndaluari vuan nga ndonjë sëmundje ose sëmuret gjatë izolimit, I ndalohet vizita mjekësore ose me qëllim nuk I jepen medikamentet e nevojshme, I jepen ose trajtohet me ilaçe tjetër për tjetër dhe I bëhet presion të pandehurit në çdo drejtim.
Po të jetë I pandehuri person që tregon dhimbje për familjen, I ndalohet çdo njoftim për familjen, çdo gjë e dhimbsur dhe anti-njerëzore.
Ndërsa po të jetë hamës, I ndalohet marrja e ushqimeve nga familja dhe përdorimi I të hollave personale që mund të disponojë dhe të blejë ushqime të gatshme.
Lidhur me këto që përmendëm, po jap disa shembuj të ndodhura me ne ish të internuarit të izoluar në ishullin e Zvërnecit (Vlorë). Më kujtohet Veip Demi, një nga të internuarit, I cili u sëmur nga verdhëza. Megjithë kërkesat e tij, nuk I jepej as një ilaç dhe deri ditët e fundit u mbajt aty dhe kur u dërgua në spital, Vlorë, ku vdiq se mjekimi nuk I bënte asgjë. Kishte shkuar me vonesë në spital. Xhavit Qeses, një të internuari tjetër, I kishte ardhur një pako me libra jo të ndaluara nga Italia (komedia Hyjnore e Dantes), që ia dërgonte një miku I tij, (Konti Fera). Ato nuk I jepeshin, deri sa ai bëri grevën e urisë, atëhere ai sollën. Disa nga familjet tona nuk I lejonin të takohshin me ne, megjithëse rregullorja nuk pengonte një gjë të tillë.
Po citoj shkurt pjesë nga dy letrat që Bedri Spahiu u ka dërguar Kryeministrit të vendit, Mehmet Shehut dhe kryetarit gjen Nevzat Husnedarit, nga kaushi nr.4 I burgut të ri në Tiranë.
Për Kryeministrin:"Në kaushin tim të izolimit kanë kaluar me dyzina të burgosur… A nuk kanë siguruar prova e dëshmira ata që janë izoluar me mua gjatë këtyre vjetëve? Le të shërbejë ky "testament" si një paralajmërim tjetër në vuijim të atij që kam paraqitur me shkrim në gjyq, se shkelësit e ligjit nuk do të mundin kurrë të më katandisin një krijues provash të rreme dhe një jallanshahit. Edhe një herë deklarojmë se ky "testament" I depozituar në arkivën e Kryeministrit Mehmet Shehu si fjala e fundit e një njeriu që duke mos përfillur asgjë, I thotë udhëheqjes të vërtetën çfarë ndodh në burgjet dhe në vendet e izolimit. Koha vërtetoi deklaratën ashtu dhe "testamentin" e bedri Spahiut. Të mallkuar qofshin ata që na bënë të dyshojmë për njëri-tjetrin. Ky mallkim do të jetë për mua një shpërblim post-mortum".
Për kryehetuesin gje. Nevzat Hasnedarin
"Të gjithë antiligjorët janë njësoj. Të gjithë derrat një turi kanë. Sigurisht ti ke qënë I pari që ka lexuar katër protestat dhe përshëndetjen për KQ të Partisë, që kam dorëzuar në seancën e ufndit të gjyqit. Njëra nga protestat të përdor ty. Atje të kam njohur meritën e xhelalit siç e ke pas dëshiruar, por të kam paralajmëruar se profesioni I xhelatit është pa prespektivë. Të kujtohet se unë në "testamentin" tim (pjesa e parë) u nisa nga shprehja jote:"Do të më shoç" Tani unë nisem nga ajo shprehje tënde në hetuesi "me dorën time do të të vras, siç vrava Liri Gegën e Dali Ndreun". Dhe unë t'u përgjigja:"Lavdi atyre që vriten nga një dorë e një bir beu".
Dihet se Bedri Spahiu dhe Tuk Jakova u dënuan bashkë, por ata deri në shtator 1958 kanë qenë të veçuar (të ndarë). Po në datën e mësipërme, me urdhër nga lart, kanë sjellë dhe vendosur Tukun në dhomën nr.4 ku është Bedriu, I komunikojnë se e kanë hequr nga izolimi. Po japim një dialog të shkurtër të Bedri Spahiut për Tuk Jakovën. "Një ditë një propotenti I thashë se po nuk e çoi një shokun tim në infermieri për një ndërhyrje të shpejtë, ai do të vdesë". Propotenti I përgjigjet:"S'ka ngordhur akoma!" ma prêt propotenti dhe më përplas derën në fytyrë. Gjendja e Tukut është e rëndë dhe e rrezikshme! I them doktorit, përpara 8 burrave. Doktori buzëqesh ironikisht! Unë jam dëshmimtar se se propotentët qëllimisht e lanë të vdesë Tuk Jakovën, si ma zvarritën sikur ta çonin për ekzekutim dhe si e ekzekutuan. Unë padis propotentin thotë Bedriu, për vrasjen e Tuk Jakovës, për asgjesimin e tij!".
Përgjigja e propotentit është: s'ka ngordhur akoma. Ky propotent është gjenerali kriminel Nevzat Hasnedari. Kur unë isha I sëmurë në internim (Zvërnec) I thashë se duam të mjekohem, më shtroni në spital. Ai u përgjigj aty për aty:"Nuk ke ngordhur akoma dhe të të mos gjenden as eshtrat". Veëm Nevzati nxirte nga goja fjalë të tilla "s'ka ngordhur akoma" tamam sikur ne ishim kafshë, kështu na konsideronte ai.
Po si shpjegohet një masë e tillë, e mirë apo e keqe? Një përgjigje e saktë për çështje mund t'u japin ata që janë marrë me këtë punë, si gjeneral Nevzati, e të tjerë, për mendimin tim ka disa supozime që duhen marrë parasysh.
Sigurisht heqja nga izolimi dhe bashkimi me Tukun, është një gjë e mirë, sepse bashkohen të dy, që e ka lidhur lufta dhe puna dhe pastaj edhe burgu, kanë çfarë të thonë me njëri-tjetrin, veç të tjerave. Ata të hetuesisë e justifikuan këtë gjë, se kanë urdhër nga lart (nga udhëheqja), mund të jetë edhe vendosja në një vend e të dyve, lehtëson punën (oficerët që I ruajnë ushqimet etj) por logjika si shikohen gjërat në ato vende, dueht të jetë tjetër, dhe Bedriu e ka të qartë këtë gjë. Sidoqoftë, mendimi ynë është ky:

1.Kanë dashur në këtë rast të inçizojnë ndonjë bisedim që mund të bëjnë gjatë kohës që janë bashkë këta dy politikanë, por si Bedriu, ashtu dhe Tuku I njohin dhe I dinë mirë këto kurthe.

2. Gjithashtu duke I vënë bashkë në një vend, hetuesia siguron një dëshmimtar, sidomos kur do të eleminojë ndonjë nga kundërshtarët politikë, siç është ky rast dhe që është planifikuar një gjë e tillë (me sëmundje etj). Dhe siç ndodhi në fakt me Tukun para se të shkonte në spitalin burg, ku dhe do të vdiste atje.
PO le të shohim cilat janë disa nga konkluzionet që ka nxjerrë Bedri Spahiu në vëllimin e I-rë dhe të dytë të "Testamentit" të shkruar në janar 1965 dhe në maj 1967.
"Izolimi I nënshtrohet arbitraritetit më të shfrenuar që kombinohet me masa diskriminuese, demoralizuese, zhurmuese, provokuese, fyese dhe me masa që kanë për qëllim të cënojnë shëndetin, të provokojnë sëmundje dhe së fundi, të shkatërrojnë jetën e të burgosurve".
"Ju padis në praktikën e punës suaj, ju kini zëvendësuar parimin, sipas të cilit, hetuesi duhet t'I provojë të pandehurit akuzën, me parimin e inkuzicionit sipas të cilit I pandehuri duhet t'I vërtetopjë akuzën heuesit. Kini shkelur atë të së drejtës së të pandehurit që të mos përgjigjet".
"Ju padis në vend që t'I zhvilloni hetimet në bazë të sistemit shkencor, ju I zhvilloni ato në bazë të sistemit inkuizicionar mesjetar".
"Ju padis se në burgjet tona I pandehuri që nuk pranon akuzën, ose që nuk deponon siç I kërkohet, vritet pa gjyq. Nuk ka asgjë t'I qajë hallin".
Hetuesi I grabit dhe e zhvesh të pandehurin nga çdo gjë që plotëson nevojat e tij jetësore".
"Torturat fizike, torturat me llahtari, privacionet torturuese, shpërblimi dhe premtimi, janë ato që përdor sistemi hetimor inkuzicionar"."Tani të burgosurve u thuhet se do të merren masa raprezaljeje kundër familjeve të atyre që nuk rrinë "urtë".
Duke përfunduar komentin tim mbi "Testamentin" e Bedri Spahiut, ne ish të dënuarit politikë kemi në dorë një material në të cilin na jepen të dhëna jo vetëm për qelitë eizolimit dhe burgjet komuniste, por edhe shkeljen e ligjshmërisë dhe rregulloreve që ekzistojnë në ato vende dhe si zbatohen ato nga personeli përkatës.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:09
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Historia e tragjedisë ku humbën jetën 22 persona

Flet dëshmitari okular Shaban Braha




Jonuz Hallaçi

Zbardhet një ngjarje e panjohur për mëse 55 vjet me radhë. Kjo ka ndodhur në rrethin e Kukësit, atëhere kur Shqipëria kishte nevojë për punë e në punë e sipër u sakrifikuan edhe jetët e njerëzve, sidomos të të rinjve.

Plot 22 vetë kanë humbur jetën në një aksident në vitin 1949, por dekadat e kaluara dhe pluhuri i harresë, e mbuluan këtë tragjedi, pasi në Shqipërinë e mëvonshme do të ndodhnin të tjera edhe më të mëdha. Megjithatë, kjo ngjarje duhet kujtuar, pasi ky është homazhi më i mirë për të gjithë ata që humbën jetën në të. Ngjarja mori përmasën e tragjedisë, ndërsa u njoftua se njerëzit u dogjën të gjallë poshtë një karrocerie të drunjtë të një automjeti sovjetik. Gjuhët e flakëve, përveç automjetit, nuk kursyen edhe 20 konviktorët e Kukësit e dy ushtarakë. Makina ishte nisur nga Kukësi me konviktorët, ndërsa dy oficerët, të cilët hipën në mjetin që udhëtonte drejt Tiranës, rastësisht u bënë pjesë e dhimbjes. Ata hipën në mjetin e transportit në Shkodër. Bilanci do të rezultonte tragjik, ndërsa në vendngjarje u gjetën 22 trupat e karbonizuara nga zjarri. Megjithatë, fati do të ishte në anën e tetë, prej 31 njerëzve që udhëtonin drejt Milotit. Të mbijetuarit ishin konviktorë, katër prej të cilëve jetojnë ende. Shaban Braha është ish-përgjegjësi i makinës, ndërsa një nga elitarët, mësues i Kukësit, Ali Domi, prej katër vitesh ka e lënë Kukësin dhe jeton në Tiranë. Ai mbahet si simboli i njeriut punëtor e të ndërgjeshmën në gjithë rajonin e Kukësit. Konsiderohet si mësuesi që ka punaur me përkushtim të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, duke i dhënë shtysë arsimit në Kukës. Ndonëse kanë kaluar dekada, për Shaban Brahën mesnata e 7 korrikut 1949 është ende e freskët. ”Tmerrin e asaj nate e kam të fiksuar në mendje. Më bëhet se i dëgjoj klithmat e shokëve, që digjeshin të gjallë nën makinë. Më kanë mbetur në kujtesë dyart e tyre që zgjateshin të kërkonin ndihmë, ndërsa gjuhët e flakëve i kishin venë në mes trupat e tyre të njomë. Ajo ishte “e llahtarshme”. Për Shabanin, mësuesin nga Kukësi, që tashmë ka dalë në pension dhe aktivizohet në Komitetin e Veteranëve, ngjarja e verës së vitit 1949 është më kulmorja në jetën e tij. Një kamion i tipit Zis, që trasportonte për në Tiranë 15-20 vjeçarë, u përmbys afër Milotit dhe poshtë tij zuri 22 vetë. Të gjithë u dogjën të gjallë. Braha ruan në kujtesën e tij gjithë ngjarjen, për të cilën ka shumë dokumente, të cilat së shpejti do t´i publikojë në librin e tij me kujtime. Ai thotë se të gjithë ishin të ndërgjgjshëm në atë kohë se atdheu i shkatërruar nga lufta duhej rindërtuar dhe kjo kërkonte sakrifica deri në jetë njerëzish e, për këtë akt sublim, ishin gati mijëra të rinj anembanë vendit. Historia e dhimbshme daton me fillimin e punës për t´i shndërruar faqen Atdheut, siç thuhej në atë kohë për vendin që kishte dalë nga feudalizmi dhe ishte me një infrastrukturë mesjetare. Shteti i atëhershëm komunist, krahas metodave të tjera, aksionin e kishte formën kryesore të ndërtimit të veprave të mëdha industriale, të cilat mungonin totalisht. Pikërsisht, në përgjigje të thirrjes së atdheut dhe partisë, në atë kohë 28 djem të rinj, të gjithë konviktorë të shkollës së sapoçelur unike në Kukës, shkojnë me dëshirën e tyre për të ndërtuar Kombinatin e Tekstileve, që mbante në atë kohë emrin e udhëheqësit komunist të Bashkimit Sovjetik, J.V. Stalin. Aventura e djemve për një jetë më të mirë u ndërpre në mes në orën 01.30 të datës 7 korrik 1949. Autmojeti i vjetër i tipit Zis u përmbys në afrësi të Milotit (Krujë), duke zënë nën karrocerinë e tij 28 djemtë e rinj, shumica nga Kukësi dhe disa nga rrethe të tjera të vendit. Aksidenti ishte fatal. 20 konviktorë të djegur për së gjalli, vetëm pak çaste pasi makina mori flakë, sepse u derdh benzina e sarbatorit. Bashkë me këta humbën jetën edhe 2 nga tre oficerët që hynë në automjetin e vdekjes si pasagjerë të thjeshtë në Shkodër. Shpëtojnë 8 konviktorë, shoferi dhe njëri prej oficerëve. Aksidenti erdhi sepse shoferin e zuri gjumi për një çast, i cili do të ishte edhe shkaku i rrëzimit të makinës, që do të sillte vdekjen e 22 njerëzve. Shoferi dhe personat e tjerë në kabinë shpëtuan, por dokumentet e asaj kohe thonë se shoferi, nga frika, u largua dhe vetëm disa ditë më vonë u kap, duke u arratisur në Jogosllavi. Gjykimi i shoferit u bë i shkurtër dhe atij, pa një e pa dy, i dhanë dënimin me 22 vjet burg. Thuhet se ai u dënua më tëpër, për faktin se donte të arratisej në shtetin fqinjë, me të cilin kishte një vit që ishin ndërprerë marrëdhëniet. Të mbjetuarit as që e mbajnë mend emrin e shoferit nga Përmeti dhe thonë se gjithçka ishte aksident; edhe ai ishte viktimë. Viktimat u varrosën në Kukës dhe të gjithë u shpallën dëshmorë e u prehën në varrezat e qytetit.



intervista

Zbardhet, pas 55 vjetësh, ngjarja e Milotit që kaloi pa shumë bujë në atë kohë

“Si u shkrumbuan konviktorët e Kukësit”
Të mbijetuarit tregojnë se si i shpëtuan vdekjes më 7 korrik ‘49

Shaban Braha, tashmë 76 vjeç, është një ndër të mbijetuarit e aksidentit tragjik të konviktorëve të Kukësit. Pas mbarimit të shkollës unike, ai ka punuar në arsim për 32 vite me radhë në të gjithë zonën e Kukësit.

Madje, ai ka qenë mësues dhe drejtues i arsimit, duke u njohur si një ndër arsimtarët më të mirë e më të vjetër të rrethit. Braha ka qenë pjesëmarrës në LANÇ dhe vëllai i tij, Nuredini, ka rënë dëshmor për çlirimin e Tiranës, pra, familja e tij është familje dëshmori. Madje, ai ka qenë një nga aktivistët më të mirë të Komitetit të Veteranëve të rrethit. Ruan dhe grumbullon kujtime të kohës, me shpresë për t´i botuar në një libër. Në një intervistë për “Panoramën” ai zbardhi për herë të parë gjithë momentet e tragjedisë së dëshmorëve konviktorë. Atë natë ai ishte përgjegjës i makinës tip Zis, që mori jetën e 22 të rinjve ddhe ku mbeti edhe vetë i plagosur.

Si u bë organizimi i konviktorëve për aksion, kur ata ishin fare të rinj dhe nxënës shkolle?
Shqipëria e sapodalë nga lufta kërkonte mundin dhe djersën e të gjithëve për t´u ribërë. Vendi ishte totalisht i shkatërruar dhe arka e shtetit e boshatisur, kështu që aksionet ishin e vetmja rrugë për ta ndërtuar vendin. Atdheu dhe partia e asaj kohe kishin lëshuar thirrjen për të gjithë. Rinia kuksiane dhe e gjithë Shqipërisë, kishte përfunduar për 5 muaj, në një kohë rekord, rrugën Kukës-Peshkopi, e njohur si “Rruga e Rinisë”, 84 km e gjatë, por atdheu kishte nevojë sërish për djersën e rinisë pas hekurudhës Durrës-Peqin, në të cilën punuan kuksianët. Ne ishim nxënës të shkolës unike, të hapur në Kukësin e Vjetër në vitin 1946. Shumica ishim nga malësitë e Kukësit, por kishte nga Tropoja, Korça, Elbasani e Vlora. Vinim nga familje të varfëra dhe përgatiteshim për të drejtuar në atë kohë. Pas mbarimit të klasës së shtatë, Komiteti i Rinisë na shpërndau nëpër fshatra për të mbledhur aksionistë (në shkollë kishim ardhur të rritur). Mua më takuan fshatrat Domaj, Pogaj e Shalqin në krahinën e Hasit. Dolën me dhjetëra të rinj vullnetarë. Edhe ne konviktorët ngulmuam të shkonim në aksion dhe formuam brigadën me 28 vullnetarë me emrin e dëshmorit “Meriman Braha”. U nisëm nën përcjelljen e popullit të Kukësit pasditen e 6 korrikut 1949 me një Zis të ardhur nga Tirana, që e drejtonte një përmetar, ende nuk ia di emrin. Rrugës për nga Shkodra, këndonim këngë revolucionare, brohoritje për udhëheqjen e partinë dhe mbanim në dorë parulla e flamuj. Në Shkodër erdhën me ne edhe 3 oficerë, që nuk au dinim emrat, por thjesht udhëtonin për Tiranë si pasagjerë. Udhëtonim drejt kryeqytetit. Në një lëndinë në veri të Milotit, bëmë një pushim të shkurtër dhe më pas e vazhduam udhëtimin. Sapo kaluam një kilometër e gjusëm Milotin, ndodhi katastrofa.

Çfarë mbani mend nga ai moment tragjik?
Ishte ora 01.00 e natës. Ishim të lodhur dhe unë si përgjegjës makine, isha në sediljen e parë të kabinës, bashkë me mësuesin e matematikës, Petrit Çami, që po shkonte në shtëpinë e tij për pushime. Në atë moment kam qenë në gjumë, edhe shoferi në gjumë mendoj se ka qenë, kur kemi dalë nga rruga në një stom 3 metra të lartë anës saj. Menjëherë jam zgjuar dhe pas pak sekondash makina është përmbysur. Unë mbaj mend se kabina me kompesato e llamarinë, megjithëse u plagosa në këmbë dhe kisha përfunduar sipër ferrave. Edhe mësuesi e shoferi shpëtuan, por benzina ishte derdhur nga serbatori dhe motori ishte akoma në punë e makina mori flakë. Poshtë karrocerisë ishin shumica e shokëve; nuk kishim asnjë mundësi ta kthenim mbrapsht karrocerinë. Disa shokë i kishte hedhur jashtë saj, por 25 ishin poshtë karrocerisë së drunjtë. Skenat kanë qenë të llahtarshme, dëgjonim zërat e shokëve që kërkonin ndihmë, por nuk kishim ç´t´u bënim; ishte natë e të rinj të plagosur. Në gjuhët e flakëve ata u dogjën për së gjalli për një Shqipëri të ndërtuar, për një kauzë, që ata e mendonin të ndritur; ranë për të mos vdekur kurrë.

Nuk shpëtoi asnjë?
Po, njëri nga oficerët dhe Halit Cahani nga Kukësi, që është ndarë nga jeta para pak muajsh. Një mësues, më pas i nderuar, Petrit Çami. Ai ishte më i hollë dhe mundi të dalë nga një e çarë, që e zinte vetëm atë. Pas gjysëm ore, na erdhën në ndihmë edhe banorët aty pranë. Nxorrëm të gjallë Shaban Boshnjakun nga Tropoja. Ecte në këmbë dhe fliste, por në spitalin e Tiranës vdiq, pasi i ishte djegur e gjithë lëkura. Edhe Avni Gjana nga Kukësi ishte djegur vetëm te këmbët, por nuk mundi të mbijetojë.

A ishte i vështirë identifikimi i kufomave?
I vështirë, por jo sa për t´u mos u dalluar. Kishin rroba të mbetura, këpucë dhe pjesë të trupit të padjegura, kështu që të gjithë u identifikuan dhe arkivolet u nisën për t´u varrosur në varrezat publike të qytetit të Kukësit, në një ceremoni nderi ku nuk munguan edhe udhëheqës nga Tirana. Gjithë Kukësi e Shqipëria nderoi heroizmin e tyre. Ata u shpallën dëshmorë, por nuk u varrosën në varrezat e dëshmorëve, gjë kjo jo normale. Shumë shkolla në Kukës e Shqipëri, morën emrat e tyre. Në Milot, te vendi i ngjarjes, u ngrit edhe lapidari përkujtimor me emrat e tyre, por tani ato janë fshirë e nuk lexohen më. Është nder për këtë shtet që atyre që u dogjën të gjallë për të ndërtuar Shqipërinë, t´u ribëhet lapidari e të nderohen. Familjet e morën statusin e familjes së dëshmorit deri në vitet ´90. Kujtoj se dy herë krutanët na kanë ftuar në përvjetor dhe na kanë nderuar me mikpritjen e tyre, por tani ata janë harruar. Pas pak javësh mbushen 55 vjet nga dita e rënies së tyre.

Konvikti i Kukësit, e mban emrin e tyre?
E meriton se 20 konviktorët e parë të tij dhanë jetën në lulen e rinisë. Ky konvikt, i vetëm për Kukësit dhe rajonin përreth, ka pasur si bujtës të parë këta të rinj dëshmorë të punës. Për ne, që jetojmë ende, kjo është simbol nderi. Natyrisht, ne kemi banuar në konviktin e qytetin të vjetër të Kukësit, por ky i sotmi është vijues i tij, pasi qyteti i vjetër u mbyt nga Fierza dhe gjithça u zhvendos në të riun. Shpeshherë, në përvjetore, mblidhemi në konvikt, bashkëbisedojmë me të rinjtë dhe marrim prej tyre nder e respekt.

Përfundimisht, jeni të bindur se ishte aksident?
Plotësisht, kjo është e vërteta. Askush nuk kishte interes të ndodhte kjo gjë. Ishte mesnatë dhe udhëtim i lodhshëm. Fati i keq desh që jeta e këtyre njerëzve të mbyllej në nisje të aksionit. Unë mendoj se ata janë nder për Shqipërinë në çdo kohë, se ranë për ta ndërtuar atë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre, ashtu siç kanë rënë edhe dëshmorë të tjerë për ndërtimin e vendit.

Ja dhe lista e viktimave

1- Ahmet Gjoni, Tropojë
2- Avni Gjana, Kukës
3- Benon Voshtina, Vlorë
4- Dalip Sapahiu, Kukës
5- Et´hem Musallari, Kukës
6- Fatos Narazani, Elbasan
7- Gani Dizdari, Kukës
8- Hasan Shehu, Kukës
9- Haxhi Qejvani, Kukës
10- Halim Sofia, Kukës
11- Hazir Onuzi, Kukës
12- Haziz Braha, Kukës
13- Hasan Hallaçi, Kukës
14- Qazim Haxhia, Kukës
15- Rasim Kryeziu, Pukë
16- Selim Kurpali, Has
17- Sherif Kollovozi, Kukës
18- Shaban Boshnjaku, Tropojë
19- Xhemali Shllaku, Kukës
20- Zenun Batusha, Tropojë
Po ashtu, edhe dy oficerë, që nuk u kujtohen emrat

Të mbijetuarit

1- Ali Domi, Kukës, gjallë
2- Dan Doci, Tropojë, gjallë
4- Halit Cahani, Kukës, vdekur më 2003
5- Muhedin Prizreni, Kukës, gjallë
7- Xhemali Kërxhaliu, Kukës, gjallë
8- Zenel Muja, Kukës, vdekur më 1981

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:11
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Deshmite e njerezve te thjeshte

Dëshmitë e ish-të burgosurit politik Uran Kalakulla, për shtetasit e huaj që vuanin dënimet e gjata në kampet e burgjet shqiptare. Ja jugosllavët që përmënden në kujtimet e tij

"Ja jugosllavët që Enveri i mbajti në burgje deri në '90"


Dashnor Kaloçi


Për më shumë se 45 vjet me rradhë, nga fundi i nëntorit i vitit 1944 e deri në marsin e vitit 1991 që regjimi komunist i Enver Hoxhës qëndroi në pushtet, krahas mijra e mijra shqiptarëve të dënuar politik që vuajtën në kampet e burgjet e hapura pothuaj në të gjithë vëndin, kanë vuajtur edhe qindra e qindra shtetas të huaj, të cilët fati i keq i përplasi në vëndin e vogël komunist të Ballkanit. Pjesa më e madhe e atyre qindra shtetasve të huaj me kombësi nga më të ndryshmet që vuanin në burgjet shqiptare, ishin nga Jugosllavia, Italia, Gjermania, Austria, Polonia etj dhe gjatë periudhës së regjimit komunist, ajo gjë është mbajtur shumë e fshehtë. Kështu përveç të dënuarëve politikë shqiptarë që vuanin bashkë me ta, gjatë asaj kohe shumë pak vetë e kanë ditur se në burgjet e Enver Hoxhës vuanin dënimet edhe qindra shtetas të huaj. Kjo gjë është bërë e njohur publikisht vetëm pas viteve '90 kur u shemb regjimi komunist dhe ish-të dënuarit politik shqiptarë apo të huaj nisën të shkruanin kujtimet e tyre. Një nga ata ish të dënuar politik që në kujtimet e tij ka shkruar edhe mbi fatin tragjik të shtetasve të huaj në burgjet shqiptare, ka qenë edhe Uran Kalakulla, i cili është ndarë nga jeta para pak vitesh. Një pjesë të këtyre kujtimeve, ne po i botojmë duke filluar që nga numri i sotëm.


Malazezi Velko Stepanoviç
Velkoja ishte një burrë i bëshëm në trup, me fytyrë të hijshme, sy të kaltër, por qimezi nga flokët e mjekra. Një kontrast i rrallë ky tek njerëzit, që jo vetëm nuk duket keq, por përkundrazi tregon një veçanti harmonike. Vetë pamja e tij e jashtme ishte tërheqëse në vetvete, pos natyrës së tij të butë, të përmbajtur e serioze, qëndrimit dinjitoz, të tërhequr paksa në vetvete dhe të folurit e tij të ngadaltë e të matur. Për këto arsye pothuaj të gjithë i afroheshin me kënaqësi Velkos dhe e pëlqenin shoqërimin me të. Dhe ai nuk refuzonte askënd, por ama dukej se gjithkuj dinte t'i jepte një dozë të caktuar e të matur afrimi. E solli rasti të njihesha edhe unë me të dhe, në pak kohë, u bëmë shokë mjaft të ngushtë. Pas orarit të punës së detyruar, në sheshin e vogël para mencës, shëtisnim shpesh poshtë e lart duke biseduar për gjëra që kishim të dy më për zemër. Ajo që më tërhiqte tek ai si njeri, ishte ndershmëria, serioziteti dhe sjellja e hijshme e një personi të kulturuar si dhe çiltërsia si ujët e burimit. Tek ai unë nuk vura re asnjëherë të shtirurit, krekosjen qesharake, mendjemadhësinë apo hijen e ndonjë vesi. Dukej që virtyti kishte zënë rrënjë të qëndrueshme në ndërgjegjen e tij. Por, megjithë këto anë pozitive, ajo që më shtyu edhe më fort të afrohem me të në një miqësi të vërtetë, që kishte për bazë sa besimin, aq edhe respektin e ndërsjelltë, ishte dhembsuria për fatkeqësitë e tij të shumta që i kishin ndodhur e për hir të të cilave ishte në burg prej shumë vitesh. Megjithëse krejt ndryshe nga unë, kishte përfunduar atje krejtësisht i pafajshëm. E jeta e tij e vërtetë ishte e denjë për një roman me përmbajtje fort të dhimbshme. Si malazez, ai ishte nga zemra e vendit të vet, nga Kollashini, malësi kjo, ku varfëria e ka strofkën e vet në tërë atë krahinë, qysh prej shumë kohësh. Kështu, Velkoja kishte kaluar një fëmijëri mjaft të trishtë: të mbytur nga varfëria. Kur filloi lufta kundër zaptuesve nazifashistë në Jugosllavi, Velkoja ende adoleshent, dha ndihmesën e tij si partizan a korrier partizan. Pas luftës, pasi kishte mbaruar të mesmen në vendin e vet, kishte shkuar për studime universitare në Beograd, në fakultetin e filozofisë. Ishte viti 1848, kur ndodhi prishja e Titos me Stalinin. Por Velkoja, i zhgënjyer nga Titoja, pandehu se e drejta qëdronte nga ana e Stalinit dhe la fakultetin, zbriti në vendlindje, ku mori edhe vajzën e zemrës dhe me të kaloi kufirin dhe u fut në Shqipërinë e Hoxhës, me qëllim që prej këndej të shkonte pastaj në Bashkimin Sovjetik. Por qeveria shqiptare e kohës e çoi në internim, në një fshat të Lushnjës, ku gjeti mjaft jugosllavë të tjerë, që kishin ardhur edhe ata po me iluzionet e Velkos.

Protesta e emigrantëve jugosllavë
Në atë kamp emigrantët i mbanin në kapanone si në kamp-burgje dhe i nxirrnin në punë të detyruar në kanale e bujqësi. Kjo gjë i revoltoi ata dhe, mes tyre, u ngrit edhe Velkoja të protestonte, duke parashturar kërkesën e tij për të shkuar në Bashkimin Sovjetik për studime dhe veprimtari antititiste. Por shefi i emigracionit jugosllav antititist, një ish- komandant jugosllav i aviacionit (emrin nuk ia mbaj mend), i shoqëruar nga një ëprfaqësues i Komitetit Qëndror të PPSH-së, i thanë Velkos se Shqipëria ishte vendi më i përshtatshmë për divesion nga Jugosllavisë titiste, madje pararoja dhe i premtuan se do ta çonin për studime të larta në një nga universitetet tona. Në katër vjet studimesh universitare, Velkoja banoi në një dhomë të thjeshtë hoteli, bashkë me të shoqen malazeze, ku dhe u lindi një djalë. Dhe gjithë kjo, vetëm me 3.000 lekë të vjetra bursë. Kur mori diplomën, e emëruan në një shkollë të mesme në Elbasan, ku veç nxënësve të ditës, kishte edhe nga ata të natës, bashkë me ca oficerë. Si njeri i sjellshëm dhe i dashur me njerëzit, Velkoja, i cili ndërkohë kishte mësuar për bukuri edhe shqipen, krijoi shoqëri me nxënësit e tij në moshë të rritur. Hrushovi u pajtua me Titon dhe erdhi puna e kthimit të emigrantëve jugosllavë në vendin e tyre (ata që donin). Velkoja vinte herë pas here në Tiranë për të plotësuar formalitetet e kthimit në Ambasadën Jugosllave. Atëhere dy nga ish- nxënësit e tij iu lutën të ndërhynte në atë ambasadë, nëse mund të kishin garanci nga qeveria jugosllave, që po të arratiseshin andej, nuk do t'i kthenin mbrapsht. Por, planet e këtyre dy oficerëve i morën vesh edhe gratë e tyre. E meqë ato na paskëshin qenë më të "partishme" se burrat e vet, i denoncuar bashkëshortët në degën e brendshme, dhe, domosdo bashkë me dy oficerët, përfundoi në hekura edhe vetë Velkoja, i cili tashmë ishte "ngopur" me komunizmin e Stalinit dhe Enverit, madje kishte nisur ta urrente për vdekje.

Velko, 25 vjet burg
Idënuar me 25 vjet burg, kishte vuajtur të zitë e ullirit, ndërkohë që e shoqja me djalin foshnjë ishte riatdhesuar. Kështu, s'kishte kush t'i vinte fare te dera e burgut dhe nga e shoqja nuk mori jo një pako, por asnjë lajm. Për më tepër, si i huaj, ai nuk kishte përfituar nga asnjë amnisti, me përjashtim të atyre pak ditëve që kishte përfunduar nga puna në kamp. Kështu, kur e njoha unë në Rubik, ai kishte bërrë një qerre burg dhe i mbeteshin ende boll të tjerë. Në Rubik ai punonte si hekurthyes dhe merrte diçka më tepër se ne të tjerët. Kështu që mund t'i shtonte paksa garuzhdes së kazanit që të mund të përballonte punën e rëndë. Megjithatë, nuk e kam dëgjuar kurrë të ankohej, të qahej për mungesat e mëdha materiale, por i përballonte ato me një stoicizëm të admirueshëm; si për ushqimet, ashtu edhe për veshmbathjet.
Duke braktisur me përbuzje, madje do të thoja me indinjatë, komunizmin, qoftë nga padija për demokracitë perëndimore dhe teoritë e tyre social-politike, Velkoja ishte hedhur tërësisht në një plan krejt ideal të këtyre teorive, duke u kapur fort tashmë tek sajantizmi. Sipas kësaj teorie në krye të shtetit duhej të vinin vetëm shkencëtarët, pa i vajtur fare mendja se këta mund të jenë të ditur dhe shumë të zotë në një fushë të caktuar të dijes (që në sajë të nëndarjeve gjithnjë e më të mëdha, në një farë mënyre i linin pas dore degët a degëzimet e tjera), por nuk mundin të ngërdhejnë të përgjithshmen, rezultanten. Ai nuk lodhej kurrë duke më shpjeguar teorinë e tij të re dhe, si çdo neofit, gati-gati ishte fanatik ndaj saj. Teoria e tij, nga mungesa e informacionit të duhur, e literaturës përkatëse, në shumë drejtime ishte fryt i imagjinatës dhe përsiatjeve vetjake.


Kush ishte Uran Kalakulla

Uran Kalakula u lind në vitin 1929 në qytetin e Tiranës, në një familje me tradita intelektuale. Babai i tij, Rasim Kalakula ishte diplomuar në Turqi për Shkencat Politike dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut shërbeu si Kryetar Bashkie e Prefekt në Tiranë e disa rrethe të tjera vëndit. Ai konsiderohej si një nga zyrtarët më të ndershëm e të pakompromentueshëm të administratës së Monarkisë dhe kur vdiq në vitin 1938, me porosi të Mbretit Zog iu bë një ceremoni zyrtare ku në funeralin e tij morën pjesë me qindra vetë. Pas vdekjes së Rasimit, Urani së bashku me motrat dhe vëllezërit, e tjerë u rritën në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Pas mbarimit të gjimnazit, Urani punoi disa kohë si mësues dhe me korespodencë vazhdoi fakultetin në degën e Gjuhë-Letërsisë. Në vitin 1961, teksa ai vazhdonte të punonte si arsimtar, u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, i akuzuar për pjesmarrje në një grup prej gjashtë vetash, të cilët kishin si synim formimin e një partie me prirje social-demokrate. Pas një kohe të gjatë në hetuesi, ai së bashku me pjestarët e tjerë të grupit: Tanush Kaso, Agim Musta, Pjetër Arbnori, Riza Kuçi e Zeqir Koçi, dolën përpara gjyqit që u zhvillua në Tiranë dhe morën dënime të rënda. Nga të gjithë pjestarët e grupit, vetëm Uran Kalakula dhe Pjetër Arbnori u dënuan me vdekje, por më pas atyre iu fal jeta dhe u dënuan me 25 vjet burg . Pas faljes së jetës, Urani vuajti për 21 vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilat kryesisht i bëri në burgun e Burrelit. Pas daljes nga burgu në vitin 1982, ai u kthye në qytetin e Shkodrës, ku jetonte familja e bashkëshortes së tij, Nedret Pipës, (motra e Arshi dhe Myzafer Pipës) ku u caktua për të punuar në ndërrmarjen komunale si punëtor lopate. Pasi punoi për një vit në atë qytet, ai u internua familjarshit në fshatin Kryevidh të Kavajës, ku qëndroi për pesë vjet e gjysëm deri në vitin 1988 kur doli në pension. Pas vitit 1990 ai mori pjesë dhe ishte një ndër intelektualët e parë që krijuan Shoqatën e të Përndjekurve Politikë të rrethit të Shkodrës. Uran Kalakula ka qenë tepër i dhënë pas Letërsisë dhe që në bangat e gjimnazit ai filloi të shkruante poezitë e tregimet e para, gjë të cilën ai e vazhdoi edhe gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet komuniste, duke shkruar studime, ese e kritikë letrare. Pas viteve '90, përveç dhjetra shkrimeve në shtypin e përditshëm, Urani botoi edhe katër libra të titulluar: "Vargje në pranga" (vëllim poetik) "Shqiptarizmi dhe prirja e tij europiane" (ese), "Arshi Pipa, njeriu dhe vepra" (monografi) dhe "21 vjet burg komunist". Uran Kalakula u nda nga jeta më 10 maj të vitit 2001, tamam atë ditë që po promovohej libri i tij i fundit, nga Shoqata e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:14
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Dëshmia e Uran Kalakullës lidhur me shtetasit e huaj: serbë, malazezë, kroatë, maqedonas, gjermanë

Dëshmia e Uran Kalakullës lidhur me shtetasit e huaj: serbë, malazezë, kroatë, maqedonas, gjermanë, grekë dhe italianë në burgjet e regjimit të Enver Hoxhës

Aventura e gjermanëve dhe grekëve në burgjet shqiptare


Dashnor Kaloçi


Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, nëpërmjet kujtimeve të ish të burgosurit politik, Uran Kalakulla, i cili vuajti më shumë se 20 vjetë në kampet e burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe është ndarë nga jeta në majin e vitit 2001, u njohëm me peripecitë e shtetasve të huaj në burgjet e Shqipërisë komuniste. Sipas kujtimeve të zotit Kalakulla, në kampin e Rubikut ku ai vuajti një pjesë të dënimit të tij, ishin dhe shumë shtetas të huaj, kryesisht, serbë, malazezë, maqedonas dhe kroatë. Njëri prej tyre, malazezi Velko Stepanoviç, i cili u lirua nga burgu në fundin e viteve '80 dhe u riatdhesua në Malin e Zi, në fillimin e viteve '90, erdhi në Tiranë dhe u takua me zotin Kalakulla. Nga shtetasit e tjerë të huaj që pati njohur Urani në burgjet shqiptare, ka qenë edhe kroati Mihaillo Prebeg, i cili pasi kishte vuajtur për shumë vjet në burgjet e Titos ku dhe ishte indoktrinuar nga komunistët, ishte nisur për të shkuar në Bashkimin Sovjetik, duke e konsideruar atë vënd si parajsa e Botës. Por pasi ishte kapur në kufirin me Poloninë, atë e kishin sjellë në Jugosllavi ku kishte vuajtur përsëri burgjeve të Titos. Për t'i shpëtuar vuajtjeve, ai kishte ardhur në Shqipëri ku menjëherë e kishin internuar në fshatrat e Lushnjes. Atje më pas atë e kishin arretsuar pas një ngatërrese me një bashkëpatriotin e tij.Një ndër të burgosurit e tjerë të huaj që pati njohur zoti Kalakulla në kampet e të dënuarëve politikë të Shqipërisë, ka qenë edhe maqedonasi Ljubo Strezovski, i cili në vitet e rinisë së tij kishte qenë partizan dhe oficer i UDB në zonën e kufirit me Shqipërinë. I dhënë shumë pas femrave, ai ishte kapur me një varkë në ujrat e Liqenit të Pogradecit së bashku me të dashurën e tij. Gjatë kohës që ata të dy u mbajtën në qelitë e Degës së Brendëshme të Pogradecit, e dashura e tij u përdhunua nga shefat e Degës, ndërsa ai përfundoi burgjeve të regjimit komunist.
(vijon nga numri i kaluar)


Madje, për ta joshur drejt qëndrimit tim, i tregova se me maqedonasit, gjatë sundimit të përbashkët turk, kishte pasur edhe bashkëpunim mes çetave shqiptare të fillimit të shekullit XX dhe atyre maqedonase. Po kështu edhe për veprimtarinë e shumë klubeve shqiptare në Sofje e Manastir, ku dhe (në këtë të fundit), ishte mbajtur edhe Kongresi i madh i alfabetit të bashkuar të shqipes. Ljuboja më dëgjonte me shumë vëmendje e kërshëri dhe e vija re se fjala ime nuk ishte e kotë. Madje, në një rast, kur unë theksova me ngjyra të forta masakrat serbe ndaj shqiptarëve në vite, në sytë e tij pashë lot. Lot të vërtetë, të sinqertë, të një dhembejje të njëmendët. E ç'mund të kujtoj tjetër, më kryesore se kaq, për Ljubon? Të tjerat më duken fare pa rëndësi.

Serbi në greva urie
Maqedonasi tjetër quhej Ljubo Panov. Ky ishte një djalë i ri, i gjymtë në trup, ashtu si ishte i gjymtuar dhe në shpirt. Atë e kishin bërë spiun dhe si konvertim të tij në fenë e djallit të kuq, e kishin shpërblyer duke e bërë pastrues të halesë së kampit. Duket që ky "post" i kishte pëlqyer aq fort këtij maqedonasi bastard, saqë i dukej se gjirizi i nevojtores nuk mund të kalonte pa ndërhyrjen e tij fort efikase e të specializuar. Kështu, kur lëshonte ujin e bollshëm në gjiriz dhe fëlliqësira merrte yrysh nëpër kanal, Ljubo Panovi lëshonte ulërima gëzimi, a thua se kishte lëshuar me sukses ndonjë raketë ndërplanetare drejt kozmosit:- Oo, Oo, Oo! Njëri nga serbët quhej Jovica Cervenko dhe tjetri Boro. I pari ishte trupgjatë si shul dhe i thatë, me një fytyrë të mprehtë, një ball disi të kërcyer e dy sy të pangjyrë. Kishte qenë major i UDB-së dhe ishte bërë informbyroist, domethënë prostalinist dhe, duke ardhur këtej, ia kishte parë kupën stalinizmit shqiptar deri në fund. Ishte njeri serioz Jovica. Bashkështetasit e tij flisnin mirë për të, madje me një farë respekti. Pse? Nuk e di! Ndoshta sepse ai rinte gjithmonë i ngrysur e flalëpak, madje gjer sa unë nuk e pashë asnjëherë të bisedonte me njeri. Ndoshta bisedonte kur mbyllej në kapanon, ku flinin të gjithë "të huajt", një kapanon i veçantë ky për ta. Por, një gjë ishte e vërtetë: ai duhej të kishte karakter të fortë dhe një vendosmëri të madhe. Dhe këtë e provoi disa herë në grevat e urisë që bënte, kur rrinte pa bukë e pa ujë disa ditë rresht, derisa e merrnin me batanije dhe e çonin në spitalin e Rrëshenit për t'i dhënë serum. Rrallë më ka qëlluar të kem parë një kokëfortësi si ajo e Jovicës. Dhe që kur u ndamë (kur mua më hoqën nga ai kamp), nuk di se ç'u bë me atë njeri. Rrojti më tutje? Mundi të kthehej në vëndin e vet? Apo zuri varr pa emër, në ndonjë vend të fshehur? Boroja serbi tjetër, ishte më i shkurtër se i pari. Me një fytyrë të rregullt, mjaft i shoqëruar si me jugosllavët, ashtu edhe me ne shqiptarët. Madje dinte të ishte edhe i njerëzishëm. Gjithmonë përshëndeste me mirësjellje: "Mirëmë-ngjes!" ose "Mirëmbrëma!". Por, në buzëqeshjen e tij dhe sidomos në sytë e tij, sepse më dukej që kishte një shprehje ironie të hollë dhe një djallëzie të lindur. Nuk e pashë asnjëherë të debatonte vendosmërisht me ndonjë, qoftë në gjuhën e tij amtare. Ca më pak të zihej me ndonjë. Veçanërisht kishte shumë kujdes të mos ngatërrohej me ndonjë shqiptar, qoftë ky edhe kosovar. Duket, i druhej solidaritetit mes ne shqipove. Por, thoshin se mjaft nga sherret që ndodhnin mes bashkështetasve të vet, i kishte inskenuar Boroja. Prandaj m'u krijua përshtypja se ai përfaqësonte, me atë ngushtësinë e e vet, fare mirë Jagon e "Otellos" së Shekspirit. Kështu për mua, që përgjithësisht nuk kam patur e nuk kam kompleksin e përbuzjeve racore, këta dy serbë tregonin haptazi dy nga tiparet themelore të psikikës së kombit të vet: kryeneçësinë bashkë me intrigën dhe dredhinë.

Greku Taso Sevastidhi
Ndër grekët njoha një shul të gjatë me emrin Taso Sevastidhi. Thoshin se ishte nga mbeturinat e ushtrisë greke, të zëna rob në tokën shqiptare gjatë Luftës së njohur Civile të Gramozit e Vicit mes grekëve nacionalistë e komunistë në vitin 1949. Çudi pra, se Tasoja nuk ishte as finok as llafazan dhe as sherrxhi e intrigant, siç thoshin disa çamër që kishim aty për grekët në përgjithësi. Përkundrazi, ishte një burrë i urtë, me qëndrimin e heshtur e të sjellshëm të një babloku. Ndoshta ishte nga ndonjë fshat malor i humbur i Greqisë, i rekrutuar me dhunë nga ushtria greke! Tasoja nuk bënte dallim në shoqërim për punë të kombësive. Ai rrinte me bashkëatdhetarët e tij, siç rrinte me shqiptarët e me jugosllavët. Kam përshtypjen se ai do të rrinte qetësisht edhe me vetë djallin, mjaft që ta linte të qetë në hallin që e kishte zënë. Nuk e di pse e kishin future në burg. Ndoshta sepse mund të ketë tentuar të arratisej për t'u kthyer në gji të familjes së vet malësore. Por, një ditë, edhe Tason e shkretë e zuri belaja me "kumandar" Bajramin. Kapterët e lidhën dhe Bamka e kishte zënë prek gryke, ashtu siç zë me dhëmbë ujku dashin dhe s'e lëshoi derisa Tasoja, i gjatë si shul, gati pa frymë, ra në tokë pa ndjenja. Vetëm mjeku i dënuar mezi e solli në vete. Dhe, kur më në fund doli nga biruca dhe ne e pyetëm se si kishte ndodhur e si ndihej, ai me atë shqipen e tij të çalë, na u përgjigj: "Ku di uni shkreti. M'u zuri nga grika, sa mi dolin sitë si topet e lepurit! E tani nxiri gjak ziu uni". Ne qeshëm me të folurën e tij, por ama na erdhi keq, se mësuam më vonë se atij iu shpif kanceri në grykë dhe nuk di më tutje si i vajti halli. U kthye vallë në shtëpinë e vet, së paku për të vdekur atje? Kur isha në "birucat e Koçit", gjatë hetuesisë, nga burgu përballë nesh, si ndërtesë më e madhe dhe më e lartë që ishte, vinte herë pas here jehona e bisedave apo potereve që bëheshin atje, ndërsa tek ne "përdhesësit" e birucave, nuk ndihej asnjë kakërimë, përveçse shkapetja e dyerve të rënda, gërrvima e shulave të trashë dhe cingërima e çelësave, të shoqëruar këto vetëm nga britmat e hazdisura të kapterëve, rojave tona të zakonshme, të përditshme e të përnatshme, të pandashme. Kështu, zërat që vinin nga burgu, më dukeshin shummë tërheqës, pse jo edhe më njerëzorë. Ishin zërat tanë. Kurse ato kapterore, më shëmbëllenin si klithma bishash të xhunglës. Ndaj, e mbaja veshin pipëz për të kapur gjësendi nga ajo botë që më përkiste tashmë e tek e cila kisha dëshirë, sigurisht nga halli, të shkoja sa më parë. Se të ndjenjurit në birucë, përditë e më shumë, po bëhej një torturë e vërtetë. Sigurisht ajo jehonë zërash që vinte këndej, nuk vinte nga burgu politik, që ishte në katin përdhes të asaj ndërtese të stërmadhe dhe të zymtë, por nga kati i sipërm i saj, ku kishin nderin të rrinin ordinerët.

Gjermanët në burgjet shqiptare
Sepse, siç kam thënë edhe diku më parë në kujtimet e mia, të burgosurit ordinerë ishin shumë më me vlerë se ne politikët, meqë ne ishim "armiq të popullit". Por, ja që në atë varg dhomash të katit të sipërm, në njërën prej tyre çuditërisht paskëshin qenë në atë kohë, si përjashtim nga rregulli, edhe ca politikë. Siç mora vesh më vonë, ata ishin me shtetësi e kombësi të huaj. E, midis të tjerëve, paska qenë edhe miku im malazez, Velkoja. Sigurisht, me trajtim të njëjtë, madje edhe më të keq se yni. Duket, nuk i kishin përzierë me tanët. Nga ajo jehonë bisedash që mund të më kapte veshi, më vinin thirrje të tilla:"Hej, aleman!" Dhe pastaj një përgjigje gjermanisht me ajnc-uncet e asaj gjuhe që nuk e njihja ende. Ose një grindje në shqip:"Hej, ti, pse ma more sapunin tim?" Ose "Pse ma boshatise ujin e pagures sime, mor i pahajër?" Ishte e qartë që gjaku shqiptar i këtej dhe andej kufirit e kishte të barabartë, të njëllojtë dozën e alkolit të bukës së misrit. Një herë më kapi veshi edhe një zë të mekur italiani. E meqë këtë gjuhë e njihja mirë, u përpoqa të mos më shpëtonte asnjë fjalë, ndërkohë që pyesja veten se ç'donte ai italian ende në burgjet tona? Makar, edhe ata gjermanët? Aq më shumë kur me gjermanët dhe italianët vendi ynë nuk kishte kufi tokësor, si me jugosllavët dhe grekët! Të gjitha këto ia tregova një ditë në kamp-burgun e Rubikut, në bisedë e sipër, Velkos. Dhe ai nisi të më tregonte, mes të tjerash, edhe dy episode, të cilat po mundohem t'i riprodhoj sa më besnikërisht:"Velkoja më tregoi: "Në atë dhomë të mallkuar, ishim nja 15 veta. Shumica kosovarë, unë malazes, nja dy grekë e dy serbë, një maqedonas dhe dy gjermanë (Nga Gjermania Perëndore), njëri më i madh nga mosha e tjetri më i ri. Kishin qenë oficerë të Ëermacht-it hitlerian, por tashmë kishin nisur një shëtitje turistike me një barkë të motorizuar gjatë gjithë bregdetit Adriatik, nga Triestja drejt detit Jon, e më tej. Por duke mos pasur as idenë më të vogël se cila ishte Shqipëria, ishin futur në ujërat territoriale shqiptare dhe rojat bregdetare i kishin arrestuar dhe gjyqi i kishte dënuar. Kështu ndodheshin mes nesh, në atë dhomë të mjerë. Por, ndryshe nga ne, ata kishin ushqime boll dhe deri cigare amerikane. Vërtetë barkën ua kishin sekuestruar, por jo teshat vetjake dhe ushqimet. Kështu, ndërsa ne ishim rrjepacakët e barktharët e asaj dhome, ata ishin pasanikët, aristokratët, që na shikonin me përbuzje e përçmim. Shumë rrallë mund të qëllonte që të na jepnin ndonjë gjë të vogël, për shembull ndonjë cigare. Dreqi e di pse! Ndosha se ne ishim ballkanas, racë "inferiore" dhe ata gjermanë? Ne, domosdo, si për bukë ishim keq edhe për cigare. Për këto të fundit shokët e mi, se unë s'e kam pirë kurrë. Kështu, kur na nxirrnin në oborrin e ajrosjes, mbas vendasve, domethënë shqiptarëve, shokët e mi, që u ishte çarë hunda për duhan, mblidhnin nëpër tokë bishtat e cigareve. Duke parë një gjë të tillë, gjermanët rrudhnin buzët, duke shfaqur haptazi përbuzjen ndaj nesh. Dhe, shpesh, përdornin atë fjalën e turpshme gjermane "Scheisen", që do të thotë "mut". Mund të ngatërroheshim me ta, por nuk ia vlente. Pastaj, ne ishim të telekosur fare e mezi kishim fuqi të tërhiqnim këmbët zvarrë, ndërsa ata ishin ende të freskët, të bëshëm, të fuqishëm, të mirushqyer. Për më tepër, si ushtarakë gjermanë të reparteve speciale, siç na kishin thënë, njëri nga ata mjaftonte për të na bërë përshesh, gjysmën njëri e gjysmën tjetri. Por, në shpirt, po na mblidhej një maraz që… - Por, - vazhdonte Velkoja,- ja, dihet që e mira e lumturia në këtë botë janë shumë të pakta, në krahasim me vuajtjen, varfërinë, mjerimin. Kështu, trastat e gjermanëve fund u boshatisën, cigaret po ashtu dhe gjermanët krenarë e kapadainj.

Gjermanët pinin bishta cigaresh
Sikur nisën ta ulin hundën e t'i shtroheshin kazanit e tasit me languriqin e komandës, ashtu si dhe kotheres së bukës… Dhe vinim re, duke i soditur me kujdes, se edhe hunda kishte nisur t'u çahej" keqas për cigare. Për këtë të fundit, ç'ishte e vërteta duruan disi më gjatë, por më në f udn edhe këta u dorëzuan. Dhe ja se si ndodhi "dorëzimi i tyre pa kusht", si në frontet e luftës: Një ditë, ndër të shumtat, tek ndodheshim në ajrosje, vumë re se gjermani më i moshuar, Helmuti, i tha më të riut, Hansit në gjuhën e tij, që nga dy nga ne e njihnin jo keq: "Hans, unë po qëndroj me këmbë të hapura aty ku ka më shumë bishta cigaresh dhe ti ulu e mblidh sa të mundësh më shumë, duke u fshehur pas meje, që të mos shohin të tjerët!" Fjala e Helmutit ishte si një urdhër ushtarak që duhej zbatuar se s'bën nga inferiori, ca më tepër se ata hallin tashmë e kishin të përbashkët. Por ama, edhe ne e kishim rritur "vigjilencën revolucionare" në kulm dhe, pa u diktuar fare prej tyre, kishim picërruar sytë si dhelpra kur bie në gjurmë të gjakut të vet. Dhe kur Hansi u ul pas këmbëve të Helmutit e mblodhi një grusht me bishta cigaresh, ne shpërthyem njëherësh të gjithë: "Eee, alemanë! Edhe ju më keq se ne, me bishtat e cigareve?!" Ata mbetën keq, si ta kishin bërë në brekë, ulën kokën e bënë flakë në fytyrë nga turpi. Ndërsa ne, ia shkrepëm gazit kolektivisht. Atëhere gjermanët u dorëzuan vërtetë pa kushte dhe na thanë burrërisht:- Ju lutemi, të na falni! Ju kemi gjykuar keq dhe ju kemi fyer rëndë! Ky qe një mësim i mirë për ne. Nevoja, more miq, nuk paska gjyq dhe mjerimi nuk paska as racë, as për kombësi! Ju lutemi edhe një herë të na falni, se ju kemi rënduar shumë! Nuk kishte më vend për ne ta vazhdonim më tutje atë bisedë. I dhamë dorën njëri-tjetrit dhe, që atë ditë, mes nesh nuk kishte dallime të asaj natyre, madje sikur nisëm të bëheshim edhe miq të mirë".

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:22
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Masakër antikombëtare kundër intelektualëve

nga Mexhit Prençi
I
Sipas psikanalistëve energjitë e unit të mediokërisë specifike, janë më të mëdha, më potente, më demoniake dhe më vrastare te diktatorët,‑ egoistë të mëdhenj, të cilët madhështia e marrëzisë dhe frika se mos u rrëmbejnë pushtetin, i tjetërson në tiran. I tillë ishte edhe Enver Hoxha.
Etja karrieriste e përbindëshme e tij, ndizej si vullkan që zjenë brenda vetes ngaqë nuk përballej dot me personalitetet e shquara dhe intelektualët elitarë siç kam theksuar edhe në essenë: "Kompleksi I inferioritetit" Madje kjo etje e keqe karrieriste, që e kishte burimin te ankthi, tmerri dhe frika e rrëzimit nga froni, të cilin e quante të përjetshëm, ishte po kaq e egër, diabolike dhe hanibaliste, sa edhe kur nuk kishte të bënte direkt me personalitetet e shquara, i gjuante ata ku ishin e ku s'ishin, dhe ndizte fitilët e makiavelizmit ekstrem, intensifkonte e dinamikëzonte edhe të jashtzakonshmen edhe mitiken e magjiken edhe absurden e tragjiken, për të denigruar, poshtëruar, persekutuar, izoluar dhe për t'i zhdukur edhe fizikisht, ata, burrat e shquar të kombit, intelektualët elitarë, që i shikonte si armiq.
* * *
Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjëmat e komunizmit" të Agim Mustës, po shkëpusim disa prej emrave të personaliteteve të shquara të kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famë botrore, që i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit të antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualët elitarë, sa shdërrohej edhe në sadist, për ata që kishin mbetur gjallë, duke mos u ngopur me dënimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanë vdekur në duart e xhelatëve që i masakronin.
Me një kënaqësi sadisti sillej edhe me të tjerët që i zbriste në shkallët e ulta të piramidës, apo i emëronte në punët më ordinere, siç bëri me personalitetin e shquar Sejfulla Malëshova, duke e punësuar në një magazinë dhe duke ndërsyer zagarët e tij që ta, survejonin, tallnin, poshtëronin edhe kur u bë plak dhe ecte me shkop.
Ja, disa nga personalitetet e shquara që i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualëve:
ARQILE TASI, diplomuar për letërsi në SHBA. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1957. XHEVAT KORÇA,‑ diplomuar në Austri për histori. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar për filozofi në Itali. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministër i arsimit, diplomuar për letërsi në Itali. Vdiq në burgun e Tiranës, më 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar në Austri për shkenca politike. Tragjedian i njohur i letërsisë shqipe. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1964. XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar për Shtamadhori në Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit të Shtamadhorisë në kohën e Monarkisë. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar për fizikë bërthamore në Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, më 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar për shkenca biologjike në Itali. Ekzekutohet, më 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar për letërsi në Itali. Krijuese e PSDSH, më 1943. Vdes pas 38 vjetësh në internim. Autore e disa librave. ENGJËLL ÇOBA,‑ diplomuar për jurist në Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Diplomuar për teologji në Athinë. Vdiq më 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar për teologji në Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit françeskan në Shkodër. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFËZ ALI KORÇA, diplomuar për teologji në Turqi. Publiçist dhe autor i disa librave me përmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.
* * *
Prof. Dok. LOCI, një ndër kirurgët më të dëgjuar dhe të shquar në Itali dhe Evropë. Ekzekutohet, më 1946. Prof. Dok.. ZUBER, gjeolog me famë botrore, me origjinë polake. Zbuluesi i vendburimeve të naftës në shumë vende të botës. Në Shqipëri ka zbuluar disa vendburime nafte në Kuçovë dhe Patos. Vdes nga tortuarat në burgun e Tiranës, më 1947.


I I
Mjaftojnë vetëm akuzat e këtyre personaliteteve të kombit tonë dhe dy personaliteteve të huaja:, akuzat nga varret, nga burgjet, nga internimet, torturat...pa përmendur masakrën ndaj përfaqsuesve më të shquar të klerit katolik në Shkodër, për të cilën do të shkruaj posaçërisht; pa përmendur masakrën ndaj deputetëve, masakrën e gjuatjes së intelektualëve të futur nëpër rrathët e kuq, sipas alibisë idiote, duke sajuar aktin më makabër të shëprthimit të bombës në ambasadën jugosllave; pa përmendur gjuajtjen e shtrigave ndaj kundërshtarëve politikë që i shihte si rrezik imagjinar për fronin; mjaftojnë vetëm këto, pa përmendur sesi ky hanibal hëngri kokat e shokëve të tij, të miqëve të tj, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpuntorëve të tij, ndonëse shumica ishin bërë hamës të kokave të vartëseve të tyre, mjafton pra vetëm kjo tablo, e cila paraqet vetëm majën e aizbergut, për ta dënuar këtë kriminel të inteligjencies të popullit të vet, këtë antinjeri, këtë monstër që e polli barku i komunizmit që akoma nuk është shterpëzuar.
* * *
Vret mendjen njeriu!...Përse gjithë kjo masakër ndaj trurit të kombit? Përse gjithë kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualëve të shquar, të cilët janë factor themelor zhvillimi e progresi e shoqërisë? Përse sulmohet njeriu i ditur, i mençur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti?
Përse kjo ligësi, armiqësi, poshtërsi, sadizëm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre që ishin pjesë e krenarisë së kulturës kombëtare?
A mundet vallë një atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, një udhëheqës vizionar, që hyp në majën e lartë të piramidës, të arrijë gjer në atë pikë, sa tërë pushtetin e tij, ta përdorë kundër inteligjencies së popullit të vet? Këtë mund ta bëjnë vetëm Arturo Uitë, Makbetët, Kaligulët, Neronët, ata që ia kalojnë Hitlerit dhe Stalinit. I tillë ishte antintelektuali i tërbuar Enver Hoxha.
Mirëpo, ai ishte aktor që ua kalonte dhe artistëve të Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarët; hiqej si patriot dhe vriste patriotët; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundërshtarëve politikë; hiqej si udhëheqës vizionar dhe i kundërvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti për popullin, por donte mbi gjithçka veten e vet. Popullin e donte për ta duartrokitur! Enver Hoxha, ‑Antinjeriu që hante intelektualë!
Ndryshe nga mediokërit ordiner që s'e njihnin veten, Antinjeriu Hoxha, si mediokër specifik dhe diktator i madh, e njihte veten se sa peshon në rrafshin e dijes, njihte dhe forcën e diturisë dhe mendjen e ndritur të kundërshtarëve intelektualë, të cilët i masakroi pikërisht pse ishin më të zot se ai, më të kulturuar se ai, më atdhetar se ai, më progresist se ai, po jo djall si ai, jo mashtrues si ai, jo makivelist si ai, jo sadist si ai, i cili në këto rrafshe ishte i jashtzakonshëm, i papartshikueshëm.
E tërbonte dhe e tmerronte zotësia e intelektualëve! E linte dhe pa gjumë! Shpesh shihte ëndrra të llahtarshme. Shpesh haluçinaciononte... Shpesh nuk dëgjonte, nuk shihte, nuk shijonte... kishte humbur shqisat... kishte humbur qetësinë! Brenda tij,‑ jetonte një natë e errët, e frikëshme, e llahtarshme. Pikërisht në netë të tilla, thureshin planet ogurzeza, planet demoniake të masakrave ndaj intelektualëve dhe të gjitha masakrat e tjera...

Këtu ai ishte mjeshtër. Profesor mbi profesorët.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:26
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

I I I

Për të realizuar veprën e tij kriminale ndaj inteligjencies, ndiqte dy linja paralele: atë të krijimit të alibive, duke sajuar skenare ogurzeza, gjoja të implikimit të tyre me agjenturat e huaja, për t'i bërë të besueshme në popull dënimet, burgosjet, internimet, duke i akuzuar ata si agjent, antiparti dhe tradhëtarë. Linja e dytë, ishte burgosja e veprave të tyre, po dhe të atyre që s'ishin më në këtë jetë.
Është masakra kulturore më obskurantiste ajo e ndalimit të librit të çdo lloji që kishte mbi kopertinë emrat e atyre personaliteteve që ishin futur në rrathët e kuq nga batalionet e çensuruesve enveristë. Kështu u ndalua vepra e Fishtës, Konicës, Malëshovës, Koliqit, Camajt, Pipës e dhjetra, e dhjetra të tjerëve Po kështu, nga letërsia e huaj, ishin ndaluar edhe veprat e autorëve më në zë të teatrit të absurdit, të surealizmit, simbolizmit dhe të gjitha rrymave moderne, për burgosjen e të cilave kanë kontribuar edhe disa pseudointelektualë, me reçensionet e tyre famëzeza.
Ndërsa shkrimtarëve, poetëve, dramaturgëve dhe artistëve të rinj, u konfiskohej edhe një vjershë edhe një tregim edhe një tablo, kur kolonin vijat e bardha të realizmit socialist, madje edhe i internonin edhe i burgosnin autorët duke burgosur në të njejtën kohë edhe terë krijimtarinë e tyre.
Burgosja e librit ishte akti më skandaloz, më antikulturë dhe antidemokratik i diktaturës enveriste.
* * *
Bëmat kriminale të Enver Hoxhës kundër inteligjencies, kundër kundërshtarëve politikë, kundër shokëve, miqëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, që i shihte si rivalë, akoma nuk janë vlerësuar si rrezik për të sotmen dhe të ardhmen. Akoma nuk është dënuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk është nxjerrë në bankën e të akuzuarve (pas vdekjes ) ku të gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit të shqipatarëve. Dhe kjo duhet bërë për hir të së sotmes dhe të së ardhmes.
Enverizmi është sëmundja më e rrezikshme vdekjeprurëse e demokracisë, e cila shfaqet edhe sot në forma të ndryshme, të kamufluara, po edhe të hapta, pothuajse në të gjitha sferat e jetës, por sidomos ndaj personaliteteve të shquara dhe intelektualëve elitarë, duke mos u krijuar hapsirat e nevojsme për të qenë factor parësor në drejtim. Ashtu si në kohën e Babës, në sferat e larta mediokëria specifike është shumicë. Ajo drejton sipas mendësive dhe mentalitetit enverist, duke zhvilluar edhe sot disa forma të luftës së klasave ndaj intelektualëve dhe kundërshtarëve politike.
Turrmat injorante, skllevërit ideologjik, idhtarët e Antinjeriut, po edhe disa prej atyre që i kish dënuar diktatura enveriste, shumë prej këtij soji, dolën me portretin e këtij diktatorit në duar, në festën e Konferencës së Pezës. Bashkë me këto monstra ishin edhe pushtetarët e lartë të pozitës, ish bijtë e nomeklaturës së kuqe, duke festuar Mashtrimin e Madh: "PA DALLIM, FEJE, KRAHINE DHE IDEJE". Kur sot gjithkush e di mirëfilli, se për pesëdhjetë vjet, LUFTA E KLASAVE BËRI KËRDINË mbi ballistët, zogistët, intelektualët, klerikët, tregtarët, bejlerët, agallarët dhe të gjitha ata që mendonin ndryshe, apo kishin lidhje gjaku a shoqrore e miqësore me njeri tjetrin.
Mirëpo të drejtën morale për të drejtuar këtë vend, nuk e kanë ata që nuk divorcohen nga Diktatori Hoxha dhe diktatura komuniste, nuk e kanë ata që nuk u kërkojnë falje ish të burgosurve, ish të persekutuarve dhe tërë popullit për mjerimin e tij, si vendi më i prapambetur në Evropë, nuk e kanë ata që nuk e vënë në bankën e të akuzuarve "Heroin e Popullit" ( përkthimi në gjuhën e demokracisë është XHELATI I POPULLIT ) dhe ta djegin titullin mashtrues në mes të sheshit Skëndërbeg, ashtu siç tërhoqi zvarrë, populli, shtatoren e tij, me këngë e valle, në ditët e para të dhjetorit të demokracisë.
* * *
Mosdënimi i Enverit dhe enverizmit, u ka dhënë krahë nostalgjikëve të diktaturës komuniste, të bëjnë edhe një propagandë djallëzore: dikush thotë se komunizmi vdiq, të tjerë t'ia lemë të ardhmes ta bëjë historinë, e mjaft slogane kësisoj. Këto dëshmi autentike, në mënyrë të pakontestueshme vërtetojnë se enverizmi është gjallë dhe në veprim, i veshur me rroba të reja demagogjike e mashtruese. Këtë mashtrim sot nuk e ha kush, përveç të mjerëve skllevër ideologjikë që janë mësuar të ecin vetëm me samar mbi kurriz dhe akoma i besojnë verbërisht enverizmit.
Historia na mëson se çdo kohë ka detyrën historike dhe përgjegjësinë të vlerësojë kohën e vet, të dënojë të keqen, të evidentojë të mirën dhe të rivlerësojë të shkuarën.
Të parët që duhet ta bëjnë këtë janë historianët. Mirëpo ata heshtin. Gjithkush pyet: pse heshtin historianët? (Sa për pseudohistorianët që e kanë shkruar historinë duke e mistifikuar atë, askush nuk pyet, ata më mirë mos ta hapin gojën, nëse nuk e nisin fjalën e parë duke korigjuar publikisht gabimet e rënda të tyre dhe duke kërkuar falje)
Po, akademikët, pse rrijnë strukur në kullën e turpit e s'e thonë një fjalë kundër tij? Janë apo s'janë akademikë? Shkencërisht, ata duhet ta vënë pikën mbi " i " dhe ta denoncojnë diktatorin Hoxha si kriminel, që ia kalon dhe Millosheviçit, i cili bëri genocid mbi boshnjakët e kosovarët, ndërsa Enveri ndaj bashkëkombasve të vet. A s'është tragjike kjo? Po akademikët tanë të nderuar të pandershëm, mrrudhen, mrudhen dhe flasin me vete.
Të mpirë, edhe ish të burgosurit, ish të internuarit dhe ish të persekutuarit! Pse ? Konfliktohen me njeri tjetrin nëpër kafenera, sjellin fakte tronditëse që të rrënqethin misht, për torturat çnjerëzore, për fajet që s'i kishin bërë kurrë, po nuk ngrihen të ulurijnë sa të çahet kupa e qiellit, gjersa ata që drejtojnë, o të dënojnë kriminelin Hoxha, o të dorëzojnë pushtetin.
Xhelatët e Hoxhës i ndeshim në çdo rrugë, në çdo hap, në zyra, në poste të larta, ndonjeri edhe zgërdhihet, ca të tjerë me cinizëm të zgjatin edhe dorën, atë dorë që ka torturuar edhe profesorin e shquar polak Zuber, që vdiç nga torturat në burg, po as falje nuk kërkojnë, as divorc nuk bëjnë, përkundrazi me mendësitë e tij veprojnë si skuthër. Dhe, të bëjnë gjëmën edhe sot!
Përgjegjësi historike kanë edhe personalitetet e shquara, me orientim perëndimor, që kanë vizione të qarta për të ardhmen, që argumentojnë me njeri tjetrin se pa dënuar këtë kriminel monstruoz, zhvillimi, progresi dhe ardhmja është në pikpyetje, po zërin nuk e ngrenë në kupë të qiellit, fjalën e mbajnë brenda vetes. Ka forcë të jashtzakonshme fjala e tyre po hypi mbi flatrat e guximit.
E nëse të gjithë këto mbajnë përgjegjësi të dorës së dytë, pozita dhe opozita që janë protagonistë të politikës, lidër të saj, mbajnë pëgjegjësi parësore., përse kanë heshtur gjer më sot? Përse heshtin edhe tani?!


I V

Heshtja ndaj dënimit të Enver Hoxhës dhe diktaturës së tij enveriste, kompromenton cilindo politikan, deputet, lidër partie, opozitë dhe pozitë, që s'e kanë kryer detyrën që u ka ngarkuar historia, për ta dënuar diktatorin më të egër, më të lig, të Shqipërinë që e la popullin në mjerim dhe masakroi e vraunë mjerim, që vrau të gjithë ata që s'mendonin si ai, që shkatërroi moralin e shëndoshë të shqiptarit duke krijuar monstrën "njeriu i ri", sipas shembëlltyrës së tij. Këtë njeri sot e gjen nëpër partitë e majta dhe të djathta, nëpër Fondacione, shoqata, në masmedia, në ambasada e kudo.
* * *
Disa veteranë të sklerozuar, komunistët dogmatikë të pandreqshëm, skllevërit e ideologjisë enveriste dhe disa akademikë enveristë si Rexhep Qosja, akoma e vlerësojnë figurën e Diktatorit Antinjeri, duke i kërkuart me pikatore "të mirat", madje Qosja thotë se "Diktator e kanë bërë bashkëkohësit servilë të tij" (Libri Tronditja e shekullit,fq.314,rr.24-25.) madje edhe se Enver Hoxha s'e ka shitur Kosovwn, e proçkulla tw tjera, mirëpo zemra s'ia thotë, as goja s'ia nxjerr fjalën për ta dënuar për krimet, ndërsa populli e dha verdiktin e vet, kur e tërhoqi zvarrë shtatoren e tij në bulevardet e Tiranës; po edhe zëri i studentëve në demonstrat e Dhjetorit, në Shëshin Studenti, nëpërmjet magafonëve të fuqshëm, kumtonin që t'i pushkatoheshin edhe eshtrat në çdo ditëlindje e ditëvdekje, në çdo gëzim apo hidhërim.
Diktatorët dhe tiranët nuk mund të rehabilitohen, por vetëm të dënohen për krimet e tyre. Ata mbeten në histori si kriminelë. Jo kriminelë në heshtje. Por të deklaruar të tillë nga gjykata si institucioni i drejtesisë dhe të vërtetës.
V
Po, ç'bëri opozita për ta çuar në bangën e të akuzuarve Antinjeriun Hoxha? Ç'bëri dhe ç'bën pozita e sotme, ndonëse akoma nuk është deklaruar zyrtarisht se është e divorcuar me te? Përkundrazi, organizon tubime provokative, si ai i Pezës, në të cilën kishte dhe prej atyre që Enver Hoxha u kishte vrarë babain, djalin, të afërmit; të tjerë që i kishte kalbur nëpër burgjet mesjetare si i famshmi burg i zi i Burrelit. Brohoritjet "Enver Hoxha, Enver Hoxha", janë maja bajonetash që gërmojnë plagët e hakmarrjes personale. Dhe dihet mirëfilli se ku nuk vepron ligji vepron kanuni i gjakmarrjes. E, që të mos ndodhë kurrë kjo, ata që i kanë dalë për zot këtij vendi, janë të detyruar të venë në lëvizje të tëra strukturat dhe institucionet përkatëse për ta dënuar fajtorin
E, me që s'ka ndodhur gjatë dhjetë vjetëve kjo, përsëri pyesim, përse heshtet? Përse ngurohet?... Apo mos vallë klasa jonë politike, nuk është e aftë të bëjë kararsisin, të çlirohet prej enverizmit, të arratiset prej ideologjisë dhe mendësive të tij, prej veprimeve e praktikave të tij? Apo akoma nuk e kupton se, Antinjeriu Hoxha nuk ishte vetëm diktator, por edhe tiran! Kush mund t'u përgjigjet këtyre pyetjeve?
URTAKU do të thoshte, MË MIRË VONË SE KURRË !
* * *
Opozita dhe pozita, e dhjathta dhe e majta, është momenti historik, në vazhdën e konsensusit për të bërë politikë ndryshe, për të bërë politikë ndërtuese zhvillimi, integrimi dhe progresi, për problemet e mëdha të shoqërisë, të bëjnë edhe KONSENSUSIN E MADH TË DËNIMIT TË ENVER HOXHËS, duke formuluar bashkarisht akuzën ndaj figurës dhe veprës kriminale të tij.
Rol parësor ka dhe Presidenti i Republikës, i cili mund të marrë i pari nisiativën për këtë KONSENSUS TË MADH HISTORK.
Për këtë,kërkohet një rizgjim i madh, si në fillimet demokratike; një guxim i madh, për të kapërcyer vetveten; një vulnet i madh dhe një akuzë e fuqishme, që buron nga gjaku i kulluar i të pafajshëmve, për ta denoncuar, gjykuar dhe dënuar Antinjeriun Enver Hoxha, si një diktatori,tiran specifik, që s'e gjen të dytin në të gjitha kohrat, që hëngri intelektualë të shquar, që zhduku familjet fisnike shqiptare, që degjeneroi shqiptarin në "njeri të ri" sipas shembëlltyrës së Antinjeriut, i cili kisht një un' karrierist përbindësh edhe ndaj perëndive, ndaj i mohoi ato, për t'u bërë vetë kryeperëndi, Zeus.

Si konkluzë:

Pa dënuar Enver Hoxhën si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit të shqiptarit, e ardhmja do të mbetet varë në një cergë, rrahur nga erërat e forta të dimrit.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:29
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Të pathënat mbi vrasjen e Mustafa Gjinishit

"Në fonogramin e saj Liri Gega njoftonte nga Peshkopia "se detyra u krye", dmth Gjinishi ishte vrarë. Por ai e kuptoi se në Dibër e dërgonin për ta vrarë dhe pikërisht kështu ndodhi"




Kristo Budo


(Disa sqarime pas një shkrimi të z.Sherbet Karuli mbi Mustafa Gjinishin)
Disa kujtime historike janë munduar të zbardhin një pjesë të punimeve të Pleniumit të Partisë në Berat, prej dt 23-27 nëntor 1944, në të cilin përveç të tjerave, u kërkua nga anëtarë të këtij pleniumi, si Gogo Nushi e të tjerë, që të jepen shpjegime mbi vrasjen e Gjinishit, Anastas Plasarit dhe vrasjen e Xhindit, anëtar i komitetit qarkur të Partisë për Vlorën. Për këtë çështje Enver Hoxha dha këtë përgjigje:"Sa për vrasjen e Mustafa Gjinishit, ajo ka qenë ndryshe. Ne menduam se duhej bërë. Ne morëm këtë vendim, unë, Miladini, Liri Gega dhe Baca (Ramadan Çitaku). "Kështu mbas Kongresit të Përmetit, Mustafa Gjinishin e nisën për në Dibër. Para nisjen ai u takua me Myslym Pezën, mikun e tij më të ngushtë, të cilit i tha se po më dërgojnë në Dibër për të më vrarë. Për këtë çështje jo pa acarim, Myslimi vuri në dijeni Gogo Nushin. Gjithashtu po gjatë rrugës për Peshkopi Mustafai u takua dhe me Xhavit Qesen e i foli për këtë çështje.


Po nuk shkoi gjatë dhe erdhi lajmi se Mustafa Gjinishi ishte vrarë. Në fonogramin e saj Liri Gega njoftonte nga Peshkopia "se detyra u krye", dmth Gjinishi ishte vrarë. Në fakt Mustafa Gjinishi ishte trim dhe i zgjuar, e kuptoi se në Dibër e dërgonin për ta vrarë dhe pikërisht kështu ndodhi. Le të citojmë në këtë rast edhe diskutimin e Sejfulla Malëshovës në Plenium. Aty, mes të tjerash tha:"Për herë të parë mora vesh punën e Mustafa Gjinishit. Një nga të dyja; ose ai ka qenë tradhtar i Partisë dhe i popullit, ose ai ka bërë gabime, e për gabime nuk vriten njerëzit. Përveç kësaj mënjanë e vrasin Mustafa Gjinishin, në anë tjetër e quajmë hero para popullit e organizatave. Këto metoda jezuite nuk kanë të bëjnë fare me Partinë Komuniste. Terrorizmi në Parti, në popull e ushtri, tregon dobësinë e vijës sonë politike, e dyta mosbesimin që kemi në popull, e treta që nuk kemi lidhje me masat. Me terror i zgjidhim të gjitha. Nuk u çudita kur më thanë se sa brutal e terrorist, aq më komunist ishe. Kështu duken simptomat e degjenerimit, nga një parti politike në një bandë kriminelësh. Urrejtja që thotë Shulja (Kristo Themelko) është tjetër dhe të bësh krim është tjetër gjë. Kështu që sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori shumë herë në krim". E quaj të domosdoshëm të botoj më poshtë tekstin e plotë të urdhërit të Enver Hoxhës, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac. Çlirimtare të dt 26 gusht 1944, lidhur me vrasjen e Mustafa Gjinishit. Në Frontin e Maqellarës e të Dibrës, ku forcat e Divizionit të parë S, nën komandën e gjeneral-majorit Dali Ndreu, pesë ditë rresht luftuan me tërbim, kundër forcave të mëdha gjermane dhe zogiste, të cilat u shpartalluan keqas me humbje të mëdha, ra dëshmor në fushën e nderit shoku N/kolonel Mustafa Gjinishi, anëtar i shtabit të përgjithshëm, Mustafa Gjinishi, luftëtar i palodhur dhe i patrembur, pa kursyer asgjë dha jetën në vijat e para të luftës për çlirimin e Atdheut dhe të popullit shqiptar. Humbja e tij duhet të na nxisë për ta ashpërsuar dhe më tepër luftën kundër okupatorëve dhe shërbëtorëve të tij në shenjë zie dhe për të nderuar kujtimin e shokut Mustafa Gjinishit, urdhërojmë të ulim flamurin e tyre në gjysmë shtize për tri ditë rresht që prej datës së sotme. "Lavdi heronjve tanë të rënë në fushën e nderit". Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac. Çlirimtare Gjeneral Kolonel Enver Hoxha Nuk ka nevojë për një koment për të treguar kush është Enver Hoxha; një vrasës që të vret natën e të qan ditën, por ky nuk është rast i vetëm.

Siç duket ju z. Karuli edhe sot deklaroni se Mustafa Gjinishi ra dëshmor në luftën e Maqellarës kundër gjermanëve dhe zogistëve në fakt ai udhëtonte vetë i pestë në Grevë, fshat afër Peshkopisë (tek bjeshkët e Hinos), aty u qëllua në një pritë të fshehtë dhe jo në fushën e Maqellarës. Këtë foli mirë populli i Peshkopisë.
Ja kështu u eleminua fizikisht, edhe ky hero i Luftës Anti-fashiste Nac. Çlirimtare, bir i një familje patriotike dhe të nderuar të Peqinit. Edhe një herë deklaroi se bëjmë mirë që përkujtojmë e nderojmë të gjithë ata që luftuan e punuan për të mirën e atdheut, pavarësisht se kujt periudhe i takojnë. Me këtë rast do të ishte mirë që në shkrimin tuaj të shënoheshin jo vetëm emrat e 12 pjestarëve të Shtabit, por edhe diçka për jetën e tyre, çfarë solli me ta në vitet e mëvonshme. Do të lejohem që në këtë shkrim të plotësoj këtë boshllëk, megjithëse shumica e tyre janë të njohur për publikun shqiptar. Sejfulla Malëshova (Lame Kodra i paharruar). Që në vitet e para të çlirimit u hoq nga të gjitha funksionet që mbante në organet e Partisë dhe të Shtetit. Aty u internua në qytetin e Fierit, u vendos në një dhomë përdhese buzë lumit të Gjanicës, ku shpesh uji vërshonte brenda. Këtu u la i vetmuar deri sa vdiq.

Dali Ndreu me gradë gjenerali, një nga udhëheqësit e luftës dhe nga ushtarakët më të talentuar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë u arrestua në vitin 1956. Bashkë me të shoqen, Liri Gegën, dhe kjo një nga figurat e shquara të Luftës Nac-Çlirimtare që të dy u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan. Sipas urdhërit direkt të Enver Hoxhës (shih intervistën me Mustafa Qilimit n.kryetar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar i trupit të Gjykatës Ushtarake që shqyrtoi çështjen e Dali Ndreut dhe Liri Gegës. Intervista dhënë "Gazetës Shqiptare" të dt 11-13 dhe 14.9.2001). Bedri Spahiu organizator i Luftës që në fillim në qarkun e Gjirokastrës dhe funksionar i lartë i Partisë dhe i Shtetit. U internua në Elbasan dhe në Belsh u dënua me 25 vjet privim lirie dhe u dërgua në burgun ferr të Burrelit, ku për 30 vjet qëndroi në burg dhe internim. - Ymer Dishnica, intelektual dhe demokrat i madh. Një nga figurat më të shquara të Luftës Anti-fashiste Nac. Çlirimtare dhe të shtetit e të Partisë në vitet e pas çlirimit. U dënua dhe u dërgua për vuajtjen e dënimit në kampin burg të Bulqizës. - Mustafa Gjinishi u vra tradhëtisht me urdhër të Enver Hoxhës në vitin 1944. - Abaz Kupi, nacionalist dhe legalist, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm Nac. Çlirtimtar, u largua nga këto organe. Nuk ishte dakord me orientimet e PKSH.- Ramadan Çitaku (Baca) u persekutua për vite të tëra që kur u dënua Koçi Xoxe. Ka qenë një nga udhëheqësit e Partisë dhe të Luftës Çlirimtare që në fillimet e saj. - Mustafa Xhani (Baba Faja) u vra në Kryegjyshatë. - Spiro Moisiu u mënjanua dhe u denigrua për vite të tëra. Rezulton se nga gjithë shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac Çlirimtare mbetën vetëm tre veta pa u goditur, Haxhi Lleshi, Myslim Peza dhe Enver Hoxha. Së fundi mendoj se ka vend edhe për një sqarim tjetër. Në kujtimet e tij Enver Hoxha bën fjalë për një letër që i është dhënë Mustafa Gjinishit nga një oficer anglez, që shërbente në forcat partizane. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur mblidhej Kongresi i Përmetit (maj 1944). Del pyetja pse Enver Hoxha nuk e thirri në shtab Mustafa Gjinishin për të dhënë llogari lidhur me çështjen e letrës? Ose t'ia çonte në gjyq, siç veprohej në atë kohë për gabime ose faje, por e eleminoi fizikisht në muajin gusht 1944, deri sa të vërtetën e sqaroi pleniumi i Beratit, në nëntor 1944.

Edhe ky rast tregon se Enver Hoxha vazhdonte të eleminonte kundërshtarët e tij politikë në mënyrë të fshehtë. Kështu ndodhi me Anastas Lulon, të cilin e vrau pas shpine në Gllavë të Tepelenës, me anë të Gjeli Argjirit (kur Anastasi udhëtonte me partizanët). Të njëjtin fat pësoi edhe Jorgo Plaku, një nga kuadrot e partisë dhe të luftës në qarkun e Korçës. Por me Zef Malën, ish kryetar i grupit të Shkodrës si u veprua? Lexoni letrën origjinale të Enver Hoxhës, dërguar Nako Spirut në prill 1944. Teksti i plotë është ky:"Zef Mala të mos shkojë në Kosovë, përkundrazi, ta dekoroni me një plumb kresë. Ai s'është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në asnjë mënyrë të mos lihet pas dore kjo punë, sikundër i ka lënë pas dore shoku Hysen (pseudonimi i Gogo Nushit). Të tjera këshilla i kemi dhënë dhe për të cilat është përgjegjës".

Tarasi (Pseudonimi i Enver Hoxhës) Për të mos u zgjatur me shembuj të tjerë, më duhet të pohoj se diktaturës komuniste, përveç të këqijave të tjera, na ka lënë trashëgim edhe disa ngjarje që kanë mbetur enigmë deri më sot, prandaj është më se e domosdoshme të thuhet e vërteta dhe këtë duhet ta bëjnë në rradhë të parë ata që kanë punuar në organet e diktaturës, të cilët janë për vetë natyrën e punëve që kishin, kanë patur mundësi të vihen në dijeni dhe detyrë të zbatonin urdhëra të këtij karakteri, që për të tjerët ishin sekret. Le të marrim shembull intervistën e Pandi Kristos dhe librin e tij që do të dalë së shpejti me titullin kuptimplotë "Kujtimet e një Byroisti". Pavarësisht se në intervistën e tij ka vend për vërejtje, në përgjithësi themi se ngrihen shumica e problemeve të asaj kohe dhe është një nga intervistat më të sakta, madje ka dhe çështje të reja që nuk diheshin më parë. Sidoqoftë i ndjeri Pandi Kristo ka meritën që është nga të parët funksionarë të lartë të Partisë që me thjeshtësinë që e karakterizonte na dha shumë të vërteta të asaj periudhe dhe sidomos të diktatorit Hoxha, të cilin e njihte shumë mirë.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:34
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

"Ja historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës"

Dashnor Kaloçi


Seit Bathoren e thërritën jashtë në zyrat e komandës së burgut ku pasi i komunikuan lajmin e lirimit, pasi i kishte mbaruar dënimi, komandanti Sami Ka
mberi i tha: "Që tani o Seit, je i lirë. Meqë është vonë dhe nuk ka tren, do të përcjell deri në Ballsh që të flesh në hotel dhe nesër herët me trenin e parë të nisesh për në Tiranë. A ke ndonjë gjë për të thënë?" Zakonisht kjo gjë bëhej për të nxjerrë me grep formulën që e kërkonte rasti, ku i burgosuri politik që lirohej, duhej të përgjigjej: "I falemnderit Partisë që vuri dorën në zemër për mua". Por Seiti nuk i nxorri nga goja atë fjalë, ai e shikoi komandantin në sy dhe i tha: "Kam një lutje zoti komandant, por nuk dij a do të ma plotësosh dot". "Fol", ia ktheu komandanti, dhe Seiti i tha: "Zoti komandant, po deshe më lejo që të rri edhe sot këtu në burg me shokët, se dua të bisedoj e të çmallem me ta". Komandant Samiu me origjinë nga Peshkopia, u step, pasi kishte një jetë që merrej me atë punë dhe nuk i kishte bërë kurrë vaki, që ndonjë i dënuar t'i kërkonte që të rrinte në burg më shumë se sa dënimi që kishte". Ngjarja e mësipërme është një copëz nga kujtimet e Gëzim Peshkëpisë, të cilat i përkasin periudhës kur ai vuante dënimin si "armik i popullit" në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Këtë ngjarje, të cilën Gëzimi e cilëson si një nga më interesantet e ciklit të kujtimeve të tij, (që mendon t'i titullojë: "Humor në burg") ku ai ka përshkruar disa nga personazhet më të çuditëshm që ka njohur gjatë viteve të vuajtjes së dënimit, ai na e ofroi ekskluzivisht për Gazetën dhe ne vendosëm që ta botojmë të plotë në shkrimin e mëposhtëm pa asnjë ndryshim.


Dënimi im në 1975
30 Mars 1976. Mbas 6 muajsh hetuesie po dilja në gjyq. Prej dy javësh gjendesha në "burgin e vjetër". Më nxorrën nga biruca dhe me duar të zgjidhura më çojnë tek porta që të nxjerr në oborr. Zgjas duart të bashkuara jashtë portës-zgarë, e një polic më lidh hekurat. Porta hapet dhe futem direkt në autoburg pa parë kurgjë tjetër as dhe oborrin. Dalim në rrugë dhe drejtohemi për nga gjykata që ndodhet aty pranë. Sapo zbres më pret Palluqja (një handikapat), i cili me një shenjë dore, shumë autoritativ thotë: ec shpejt! Sapo dal në oborrin e gjykatës shoh njerëz që dyndeshin ndërsa një gardh policësh me automatikë në duar bëheshin barrikadë në gjysëm të oborrit. Kujtova se ishin nderë që të më takonin mua dhe s'më pëlqeu e ndjeva frikë se mos kërcënimet e Kadri Ismailatit për "gjysmën e lekut rrëzë Dajtit" po bëheshin reale. Farsa që po zhvillohej ndoshta sipas skenarit kërkonte këtë dekor. Regjia kishte eksperiencë me bollëk. S'ishte kurrgjë për fantazinë e sigurimsave të më bënin kryetar grupi agjenturor në shërbim të CIA-s. Pastaj dënim shembullor (kapital) për kryetarin ndërsa për të tjerët Partia vinte dorën në zemër dhe u jipte 15-25 vjet izolim për "riedukim". Me këto mendime arrita tek porta e brendshme e oborrit ku polici shoqërues më zuri prej krahu dhe më futi në sallën e parë majtas. Kaq shpejt u bënë këto veprime sa arrita të shoh vetëm dajën tim, ndërsa fytyrat e tjera flu nuk arrita t'i regjistroj. Përpiqesha të rrokja një fjalë të vetme për të kuptuar këtë situatë jo të zakonshme, por kurgjë s'më thoshte as heshtja, e as dy policët-roje. Ja më së fundi erdhi një oficer policie i cili u tha rojeve të më nisin lart. Ata ju përgjegjën se janë në sallën e duhur, por ai pasi ju tregoi derën e shqyer u tha: Nuk e shikoni? Këto i kanë bërë katundarët e Seit Bathores që kishte gjyqin në ora 9 e tani u shty për nesër.

Të burgosurit që njoha tek 313
Ishte hera e parë që dëgjoja të flitej për Seit Bathoren dhe s'di përse m'u krijua përshtypja nga biseda e gjatë prej policëve se duhet të ishte ndonjë burrë shtatgjatë me një shikim të rreptë si ai i trimave luftëtarë. Nga policët, s'më interesonte se ç'bisedonin, mësova se Seiti paska qenë partizan nga të parët me Myslym Pezën. Mbas tri ditësh u zhvillua dhe seanca e dytë e gjyqit tim dhe mbasi u dënova, një ditë të bukur në mëngjes më nxorrën nga biruca, më hypën në autoburg dhe më kthyen në burgun e ri. Atje mund të kem kaluar nëpër 4 porta e së fundi u gjenda në një oborr të rrethuar nga karakollë ku pashë nga njëzet vetë prej të cilëve ishin formuar 3 dyshe që shëtisnin lart e poshtë ndërsa të tjerët ngroheshin nën rrezet e diellit në "Pajtos". Njoha profesor Ismail Farkën me të cilin kishte dhënë provimin e Mekanikes Teorike një shok im. Pastaj dallova Paulinin, vëllain e shokut tim të fëmijërisë, Aldos. Paulini kishte qenë spiker në Radio-Tiranë për gjuhën ruse. Ndërkohë një polic me fytyrë të kuqe të cilin e quanin Rustem, më kontrolloi dhe një herë trastën dhe veshjet e trupit e më lejoi të kaloj vizën e bardhë të "paralajmërimit" duke më thënë: bashkoku tani me tufën e bagëtisë! Të tjerët vunë buzën në gaz, si duket të gjithë e njihnin humorin e Rustemit, i cili ndonëse ishte fyes, prapë pranohej më mirë se vrazhdësia e Ndues apo rreptësia e Aliut. Lashë trastën rrëzë murit dhe sapo ngrita sytë, pashë Dragon, një oficer të cilin e kisha kryetar fronti në bllokun e lagjes time. Mezi po adaptohesha. Përshëndetja e tij: E more Gëzim! Më hutoi keqas sepse kujtova në çast se kishte ardhur për ndonjë inspektim. Ato që më prunë në vehte ishin qillotat pa çizme, të cilat përfundonin në një palë çorape të grisura, që zbukuroheshin prej pantoflave të burgut. Vura re se edhe kapelen e kishte pa yll e shirit të kuq. Që të gjithë ishin pothuaj të njohur vetëm se çdo fytyrë kishte nevojë për disa fokusime e retushime ngaqë ishin transformuar nga izolimi i gjatë. Mbas pak arriti Çeti, (Shefqet Kau) Haxhiu, (Çira) Eqeremi (Kavaja) me një fjalë "barku i Shën- Mërisë"! Tek tuk kishte dhe surpriza. Na vinin njerëz për të cilët nuk e dinim se ishin arrestuar. Nisi një bisedë, humor e deri këngë që vazhdonin deri mbas mesnate në atë dhomë 6x3 m që quhej "Kaush". Me dërrasa ishin formuar krevatë tre katësh. Arritëm të flemë në këtë sipërfaqe deri 33 vetë duke arritur rekord në dendësinë e popullsisë për sipërfaqje në gjithë globin.

Kush ishte Seit Bathorja
Sapo zura vend në katin e sipërm më afrohet një meso burrë dhe me dialekt tiranas më thotë: "Ti je Gëzimi? Sa mukajet bënte Refi (Estref Kërçiku) për ty. Gjithë ditën ke ty e mbante mendjen. Kemi qenë në një birucë me të. Po e kemi kalue mirë fort ama. Mos u mërzit o byrazer, se s'asht memqym me na mbajtë të gjithëve kotnasikoti mbrenda", shtoi ai me një pafajshmëri Shvejku. Ai njeri që po më fliste, mësova se quhej Seit Bathorja. "Aa jemi miq të vjetër. Unë kam ardhë njëqind herë ke shtëpia juej. Shyqyria më kishte ardhë ditën e gjyqit me më pa", tha Seiti duke kujtuar se daja tim kishte qenë apostafat për të- atë ditë në gjykatë. Biografia e Seitit s'ishte fort e zakonshme. Në moshën 15 vjeç kishte mbetur jetim e po në këtë moshë kishte vrarë gjaksin, domethënë vrasësin e të atit. Pastaj ishte larguar për në Pezë duke u bashkuar me Myslym Pezën, meqë kishte miqësi me sheheleret e atjeshëm. Çeta u zmadhua e mori nam kur në të penetroi Partia Komuniste. Seiti tregonte thjeshtë pa zbukurime pa bërë asnjë shtesë siç e kishin zakon shumë vetë. "Or byrazer vetëm në pritë kam vra 16 vjetë me urdhërin e Partisë, pa zanë në hesap luftën, se aty s'merret vesh se kush e vret. Njerëzit e tyne më njofin mue e s'duan me ja dijtë urdhërit të Partisë. I vrau Seiti thonë. Tashti po më quajnë dhe këto të Partisë armik. Pash Zotin m'kallxo me cilin jam mik tashti", më thoshte Seiti mua?

Arrestimi i Seitit
Në kaush u bashkuam 16 vetë që ishim arrestuar më datën 18 tetor. Atë ditë ishte arrestuar dhe Seiti në "emër të popullit". Seiti s'e kishte kuptuar fare se po e arrestonin dhe më tregonte: "A e njeh ti atë shitësen ke pastiçeria e pazarit të ri? Kisha kohë që i thojsha: pa ta vue dupjen e florinit me dorën time mu në gushë, s'ke derman. Ajo qeshte e ma në fund pranoi. Ditën e shtunë gjithë qejf kisha futë dupjen e florinit në xhep të vogël dhe po shkojsha drejt e ke pastiçeria. Sa hypa ke rrumbullaku i "Avni Rustemit", më vjen një makinë ranzë tretuarit. Hapet dera dhe njani që e mora për të njoftun më tha: hyp o Seit! Duke ba muhabet e duke më pyet,ma në fund më zbritën ke një oborr. Sa zbritëm më kapën prej krahësh, më lidhën duart e më thanë: Në emër të popullit je arrestue! Ju baj be vallahin, se populli s'ka dijtë gja. Mbasandej m'i zbrazën të gjithë xhepat, m'i hoqën dhe pantallonat e më lanë në fill të brekëve. Çfarë kërkoni xhanëm se ju kallxoj vetë, ju thosha unë! Vallaji nji, or burazer nuk kam ma. Vallahi nji, or byrazer nuk kam! "Pusho armiku poshtër, kujt i thue ti byrazer? T'i thyej turinjtë!" Më tha ai çapaçuli që s'i kishte kalb shpërnganjtë hala". Kështu e tregonte Seiti arrestimin e tij.


Kush është Gëzim Peshkëpia

Gëzim Peshkëpia u lind në vitin 1940 në qytetin e Tiranës, ndërsa origjina e familjes së tij është nga Gjirokastra. Gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, shumë djem nga fisi Peshkëpia u shkolluan dhe diplomuan në universitetet të ndryshme jashtë vëndit. Në periudhën e pushtimit të vëndit, 1939-1944, pothuaj i gjith fisi Peshkëpia u rradhit në krahun e forcave nacionaliste duke aderuar në organizatën e Ballit Kombëtar dhe xhaxhai i Gëzimit, Nexhat Peshkëpia ishte një nga eksponentët kryesorë të asaj organizate dhe një nga hartuesit e Dekalogut të famshëm të Ballit prej dhjetë pikash. Ndërsa në fundin e vitit 1944, Nexhat Peshkëpia u largua nga Shqipëria prej hakmarrjes së komunistëve, babai i Gëzimit, Manush Peshkëpia, disa vjet më vonë, në 1951 u arrestua për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetikë dhe u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm. Nisur nga biografia e familjes, për disa vjet Gëzimi mezi mundi që të punonte si arsimtar dhe u dërgua që të shërbente si mësues në fshatrat më të thella të Lushnjes, Kavajës dhe Durrësit duke qenë gjithmonë nën survejimin e Sigurimit, si djalë i "armikut të popullit" që ishte pushkatuar nga Partia. Si rezultat i luftës së klasave, Gëzimi u pushua nga arsimi dhe punoi si piktor, saldator e deri si kujdestar pulash në ekonomitë ndihmëse të ndërrmarjes. Kjo gjë vazhdoi deri në vitin 1975 kur vetë Gezimi u arrestua dhe u dënua me tetë vjet burg politik duke u akuzuar për agjitacion e propagandë në fushën e Artit dhe të Kulturës, dënim të cilin ai e vuajti kryesisht në burgun e Ballshit. Me hapjen e ambasadeve në korrikun e vitit 1990, Gëzimi së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët e tyre, u larguan për në Gjermani, duke u vendosur në qytetin Soest ku jeton dhe aktualisht me familjen e tij. Gjatë periudhës prej 14 vjetësh që ai jeton në Gjermani, ka punuar si mësues dhe si nëpunës në administratën shtetërore të rrethit Kreisarchiv. Po kështu gjatë kësaj periudhe, ai ka krijuar lidhje (binjakëzime) të qytetit Soest me qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në fushën e Mjeksisë dhe atë sociale. Një ndër ato qytete që ai ka ndihmuar më shumë me anë të lidhjeve e njohjeve që ka në Gjermani, është Kavaja, për të cilën ai ka lidhje shpirtërore të veçanta. Gajtë gjithë këtyre viteve, ai ka punuar për sensibilizimin e opinionit gjerman ndaj çështjes shqiptare dhe në qytetin Soest të Gjermanisë, ai organizoi një nga demostratat më të mëdha që u bënë në Perëndim në përkrahje të problemit të Kosovës. Me rastin e 60-vjetorit të lindjes, në vitin 2000, nga ana e këshillit bashkiak të qytetit të Kavajës iu akordua titulli "Krenaria e Qytetit", ndërsa në Gjermani, bashkia e Soestit dha një pritje në muzeun e qytetit me atë rast jubilar. Gëzim Peshkëpia është i njohur edhe si publicist e poet, duke botuar shkrime të shumta në shtypin shqiptar brenda dhe jashtë vëndit, e kryesisht në gazetën "Bota sot".

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:36
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

"Ju tregoj të dënuarin që qëndroi në burg vullnetarisht"

Dëshmitë e panjohura të Gëzim Peshkëpisë për të dënuarit politikë që ai njohu në kampet e burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku vuajti nga viti 1975 deri në 1983



Dashnor Kaloçi


Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me një biografi të shkurtër të Gëzim Peshkëpisë, ish të dënuarit politik në vitet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili që prej 13 vjetësh jeton si azilant politik në qytetin Soest të Gjermanisë, si dhe një pjesë nga kujtimet e tij për periudhën e burgut në vitet 1975-1983. Gëzim Peshkëpia u lind në vitin 1940 në Tiranë, ndërsa origjina e familjes së tij është nga Gjirokastra. Fisi Peshkëpia prej nga rrjedh Gëzimi, kanë qenë të njohur si nacionalistë dhe xhaxhi i tij, Nexhat Peshkëpia ka qenë njëri nga eksponentët kryesorë të organizatës së Ballit Kombëtar dhe një nga hartuesit kryesorë të Dekallogut të famshëm të Ballit. Ndërsa babai i tij, Manush Peshkëpia, u arrestua dhe u pushkatua në vitin 1951 së bashku me 21 intelektualë të tjerë me rastin e incidentit të bombës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë. Vetë Gëzimi, pasi shërbeu për disa kohë si arsimtar në fshatrat më të largëta të Lushnjes, Kavajës dhe Durrësit, u hoq nga arsimi dhe u dërgua të punonte si punëtor, piktor, saldator e deri kujdestar pulash. Në vitin 1975 ai u arrestua dhe u dënua me tetë vjet burg politik i akuzuar për agjitacion e propagandë ndaj pushtetit popullor. Në vitin 1990, së bashku me gruan dhe dy fëmijët ai u largua për në Gjermani, ku jeton dhe aktualisht. Gëzmi njihet edhe si publicist e poet dhe prej shumë vitesh bashkëpunon me gazetën "Bota sot". Shkrimi që po botojmë më poshtë, është një pjesë nga kujtimet e tij të periudhës së burgut, të cilat ai mendon t'i titullojë "Humor në burg" dhe që na i ofroi eksluzivisht për "Gazetën".



Hetuesia e Seitit
"Cilin pate hetues o Seit?" e pyesja unë? Dhe ai vazhdonte rrëfimin e tij: "Njanin vallahi. Loshka (Aliosha) i thojshin. Ishte store me të. Ai shkruente në makinë të shkrimit, pa folë unë fare. Masandej meqë unë s'dijsha me shkruejtë, thërriste një polic dhe ai firmoste, kurse unë vejsha gishtin. Përherë ai muhabet: tak-tak, ta-ta taktak dhe i jepte flokëve tërma (Seiti e imitonte me dorën e plagosur që s'e mblidhte dot) masandej polici firmën, unë gishtin e prapë në birucë. Ditën e parë më erdhi me qesh se më tha: "Mue më quajnë Loshka. Do punojmë bashkë". Mirë vallahi, ja prita, veç unë e kam dorën çyryk prej luftës e s'baj dot çdo lloj pune. A edhe në kooperativë arka mbërthejsha. Prej penxheres hetuesisë shikojsha se punojshin ke baçja burgut disa vetë. Unë kujtojsha se e kishte fjalën me punue atje, kurse ai e kishte për hutusinë. Hej, mor hutus Loshka të vrafshin për derr! Dy akuza (akt-akuza) m'bani Loshka. M'i lexoi Refi. (Estref Kërçiku) Herën e parë gjoja kisha thanë se 20 aeroplana si ato të inglizit e bajnë Tiranën hi. Herën e dytë i bani Loshka 200. Ç'bahet mor Ref, i thashë, pillkan këta aeroplanë kështu apo si? "Ne të burgosurit qeshnim me gjithë shpirt sidomos kur Seiti kallzonte historinë e Tomit, një shqiptaro-amerikan, me të cilin kishin ndenjur ca muaj bashkë në birucë gjatë hetuesisë. "Tomi, or byrazer, kishte ardhë prej Amerike si breshka ke nallbani. Një natë kishte qenë ke lokali i kishës Shën-Prokopit, duke hangër darkë. Gotë mbas gote ata çunat që ishin kamarierë edhe hafije e kishin pyet gjatë e gjanë Tomin se sa bante një kostum, a kishin vetura punëtorët, e kësi prrallash të tjera. Tomi i vorfën i kishte kallxue pa rrena, mirpo pa zbrit mirë prej kodrës kishës, e kishin rruejt… Të gjitha muhabetet i kishin pas çue me radio drejt e në Sigurim. Ditë e natë s'pushojshin tue e pyet për Cien. Cia sot e Cia nesër, ju ba kaptina lodër të shkretit. "Prapë për Cijën të pyetën o byrazer?" Po more, këto kanë luajtur mendsh. Ku është CIA e ku jam unë! Unë jam një qytetar i thjeshtë mor zotëri, kurse ata më pyesin për agjentura. Vallahi mu dhëmyste (dhimbste) i shkreti se shtinte merak të madh për atë punë, prandaj një ditë i thashë: Or Tom, pse e fut vehten në siklet? Po pate shkue me të, kallxoje more, se fundi-fundit s'kanë për të vra. Vallahi unë kujtojsha se CIA ishte ndonji kurvë, kurse CIA o vllai dashtë kishte pasë danome e asqerë, hy-hy çfarë ishte ajo s'ja kishte pre mendja kërkujt", tregonte Seiti për shokun e tij të qelisë. Atë ditë i erdhën Seitit në takim të afërmit. Sapo hyni brenda i hapi trastat dhe i ftoi me atë zemërbardhësinë e tij të gjithë ata që kishin në kaush. Kënaqesh e i ndriste fytyra kur shihte që të tjerët hanin me uri. "Hej dreq o punë, po më qitni mallin e partizanllëkut"-qeshte Seiti.

Gjyqet e Seitit
Kur e pyesnim për gjyqet shoqërore demaskuese ku Seiti kishte marrë pjesë si anëtar, ai tregonte: "Çfarë gjyqi mor burazer! Ajo është punë koti. Unë kam pas qenë zgjedh ndihmës gjyqtar. Kryetari vente dorën para gojës demek se po folte në vesh të ndihmësve e pastaj i drejtohesh sallës: Trupi gjykues vendosi…! Vallahi se e kisha thanë një llaf or byrazer. Vetëm një herë në fillim e hangra kur s'e dijsha hilen e kryetarit e i thashë: Urdhëro! Kurse ai ma priti: pësh-pësh-pësh dhe më tundi kokën. E pra ta dijsh me siguri se edhe kryetarit ja bijnë shkresën gati vetëm me e lexue, se edhe atij ia bajnë të tjerët në vesh pësh-pësh! Le po më doli dhe prokurorja e më thonte jo fishekët kështu e jo ashtu. Hajde babë t'kallxoj arat! Rrij oj gocë, i thashë, se s'ke haber prej fishekëve ti! Fishekët kanë qenë për pushkë gjermane. Se kam pas unë njëzet lloj fishekësh! (Seitin e kishin dënuar edhe për armëmbajtje pa leje). Ama kam pas nja dy bumje inglizi, të verdha flori! I kishin provue më tha kryetari dhe kishin plas të dyja. S'mbasha mall të keq unë or byrazer. Me të thanë: një grusht flori, apo një kobure, cilën merr o Seit? - Koburen mre, ajo të shpëton nderën, të zbardh faqen! Paren s'e ha as qeni! Kur iku Zogu, gjithë mileti u turr brenda në pallat e vodhën çfarë mundën. Edhe sot e kësaj dite gjen në Sauk e Bathore pjata biluri me kapelen e atëhershme. Kurse unë baj e merr pushkë. Çdo rrugë nga 6 copë i çojsha në pyll. Unë gjith jetën teme armë nëpër duer e ata më dënojnë me armë me leje e Haxhihason (agjitacion) pa program (propogandë). Gajle madhe fort! Shif more, këta kanë fut edhe këtë mbrenda! Seiti shtriu krahun e plagosur në drejtim të një devolliti. A vjen gja prej këtij që ngeli duke më thënë se i hanë duert për punë? Këtij jepi qyrkun në dorë, e hajt udhë e mbarë! Seiti preokupohesh për vajzën e tij 16 vjeçare se "kishte mendje të keqe". Kam frikë se po më vret ndonji prej dëshmitarëve. Dylberja asht si çun, të merr gjak në vetull! Mbas një pauze shtonte: Si s'po e bijë Refin (Estref Kërçikun) xhanëm. Ai asht çapajev!" Seiti e kishte fjalën për Estrefin i cili ndër të tjera kishte thënë fjalë jo të mira për një nga udhëheqësit kryesor të Partisë. Seiti ishte alarmuar, kur kishte dëgjuar akt-akuzën e Estrefit, prandaj më thoshte: "Vallahi, ishin llafe të randa fort. Pastaj qeshte hi, hi, hi, më tërhiqte veçan e duke më shtrënguar krahun fort më pëshpëriste. Vazhdonin qyfyret me "spec". E sheh këtë, thonte Refi duke treguar Toninin. Ky ka qenë ordinanca i një prej anëtarëve kryesorë të Byrosë Politike. Ky e ka pa me sytë e vet filan ministër me me filan anëtar të Byrosë duke ba atë punë! Bile po s'besove pyet edhe Takun (Spartak Ngjelën) çunin e Kiço ministrit".. Taku hynte në lojë dhe e qeshura jonë s'kishte të pushuar. Shpesh thonin: Nënat tona qajnë ditë e natë për ne, kurse këtu qeshet a thua se jemi në estradë. Ishim të profesioneve të ndryshme. Kishte inxhinierë, oficerë, profesorë, juristë, ekonomistë me një fjalë nga sfera të ndryshme. Kishim dhe Halil Lazen (shkrimtar) por kishte dhe zanatçinj e deri analfabetë si Seiti që s'kishin haber fare nga politika. Në maj u ndamë nëpër kampe. Në fillim iku Seiti i lidhur përdore me Shabanin (Reçin) që ishte ende me rroba oficeri pa spaleta. Seiti ndjehesh i pezmatuar sepse u nda nga shumë shokë. Mbas një jave u pamë përsëri në të njëjtin repart por Seiit i dëshpëruar mjaft që s'i kishin prurë Refin.

Kampi shtesë i burgut
Kampi i Ballëshit të linte përshtypje sepse kishte marrë pamje kantjeri. Po shtohesh një rrjesht kapanonesh. Shenjë e keqe kjo sipas të burgosurve të vjetër. Ndërtim donte të thoshte vazhdim i valës së arrestimeve. Fjalimet e diktatorit dhe klanit të tij ishin të ashpra e kërcënuese. Ata lëshonin rrufe mallkimi mbi armiqtë e çfarëdo ngjyre dhe bënin thirrje për forcimin e vigjilencës. Lufta e klasave po zhvillohej me një hov të paparë në të gjitha sfertat edhe brenda partisë. Seiti shëtiste sytë sa tek njëri e sa tek tjetri për të peshkuar ndonjë shpresë sado të vogël, por më kot… Propoganda tensionohesh. Shqipëria do shpallesh Republikë Popullore Socialiste. Shpresa për amnisti tek të burgosurit nuk shuhesh. Të burgosurit ndaheshin në dy parti: optimistët dhe pesimistët. Seiti bënte pjesë tek militantët e flaktë të partisë së optimistëve. Të gjitha "lajmet" që grumbullonte vinte e ja thoshte Nexhos (Nexhmi Ballkës) e Shabës. Në qoftëse nuk i bëje qefin me ndonjë lajm apo koment pozitiv për një mundësi falje ai të zemërohej seriozisht. Një mbrëmje po shëtisja me Shabën dhe Malin (Ismail Farkën). Ishte koha ndërmjet çajit të darkës dhe apelit të fundit të ditës. Seiti po shëtiste me një nga ish-ministrat e Enver Hoxhës, ish anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës. Seiti e shikonte drejt e në sy dhe i tundte kokën në shenjë miratimi. Kjo shëtitje vazhdonte për afro një orë e gjysëm. Ndërkohë ra çanga dhe u krijua rrëmuja e zakonshme sepse secili kërkonte rrjeshtin e tij dhe shokun e apelit. Seiti u drejtua nga ne të tre. "Hë- i tha Ismaili-a kemi ndonjë gjë?" - Çfarë të kesh more, ja priti Seiti, vallahi baj habi se çfarë budallenjsh paskemi pasun në krye! Se ç'më ngatërroi tarallaku: tapa, tapa, tapa (e kishte fjalën për etapa). Tashti që bahet Partia (donte të thoshte Shqipëria) socialiste! Ne do të lirohemi o byrazer, këtë di me ju thanë". Shpesh e ngacmonin Seitin me kujtimet e kohës së Luftës. Ai i përshkruante ato me një sinqeritet me plot naivitet lavdëronte Bazin e Canes, Mustafa Gjinishin dhe Shyqyri Pezën. Kishte qënë prezent edhe në Konferencën e Pezës. Ja si shprehej ai për të: "Kush ja fuste m'pordhë Enverit or byrazer! Aty ju dëgjote fjala vetëm Abaz Kupit, ai ishte hem i gojës hem i gishtit".

Seiti vullnetar në burg
Ditët e javët rrokulliseshin. Çdo herë që Seiti kishte takim ishte epiqendra e të gjithë të burgosurve. Fjalët e tij komentoheshin, analizoheshin sikur të ishin të një filozofi sepse i kishte thënë Myslym Peza me të cilin familja e Seitit nuk i kishte prerë marrëdhëniet. Fjalët e injorantit Myslym Peza merreshin për ekuivoke, pozita e tij si nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor merresh si e vërtetë. Këtë e bënin dhe njerëz të zgjuar e intelektualë të cilëve burgu u kishte hequr buonsensin. Më së fundi erdhi falja e shumë pritur për ish-partizanin nga Kuvendi Popullor dhe ngjau ajo që s'kish ngjarë ndonjëherë në burgjet e Shqipërisë e ndoshta edhe më tej.. Seitin e thirrën jashtë në zyrat e komandës. I komunikuan lajmin. Pastaj komandanti i burgut ja "thjeshtoi" përmbajtjen: Që tani o Seit je i lirë. Meqë është vonë e s'ka tren, do të përcjell deri në Ballsh që të flesh në hotel, Nesër herët nisu me trenin e parë për Tiranë. A ke ndonjë gjë për të thënë? Zakonisht kjo pyetje bëhesh për të nxjerrë me grep formulën që kërkonte rasti:"I faleminderit Partisë e cila vuri dorën në zemër…" Seiti e shikoi komandantin në sy dhe i thotë: Kam një lutje z.komandant por s'dij a do të ma plotësosh? - Fol! - Z. komandant, po deshe të lutem më lejo të rrij dhe sonte këtu në burg me shokët. Dua të bisedoj e të ndahem me ta. Komandanti Sami Kamberi me origjinë nga Peshkopia u step. Ai kishte një jetë që merresh me këto punë. Një gjë të tillë s'e kish dëgjuar ndonjëherë, megjithatë i tha: "Po të bëri vaki ndonjë gjë o Seit, a e di se unë mbaj përgjegjësi sidomos tani që je i lirë". Jo, zoti komandant, nuk do të bëjë kurgjë vaki se unë s'kam hasëm këtu". Seiti duke qenë i lirë fjeti në burg atë natë, Shqipëria dhe jashtë burgut ishte njësoj e rrethuar me tela. Kështu bëri emër në historinë e kampeve e burgjeve ish-partizani me zemër të madhe, fshatari analfabet i dënuar për (…atë që s'e thonte dot) Agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:40
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Enveri, urdhër Kiço Ngjelës për takim me ministrin jugosllav të Tregtisë së Jashtme.

Ekskluzive/ Kristofor Martiro, hetuesi i dy të ashtuquajturave grupe armiqësore, dëshmon për problemet e procesit të montuar hetimor të Ngjelës e Katit





Luan Kondi


Kristofor Martiro, i thinjur dhe i lodhur nga jeta e vështirë profesionale dhe dënimi që ka vuajtur për vite të tëra në diktaturë, vendosi të riflasë ekskluzivisht për gazetën “Panorama”. Edhe pse është plot 77 vjeç, ish-oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit, për disa vite në detyrën e kryetarit të Degës së Veçantë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka treguar realisht rrethanat në të cilat ai u komandua për të hetuar Beqir Ballukun, ish-ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike.

Disa muaj më vonë, Martiro do të thirrej përsëri nga eprori i tij më i lartë, Kadri Hazbiu, për të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme, hetimin e Kiço Ngjelës, Vasil Katit, pjesëtarë të të të ashtuquajturit grup armiqësor në Ekonomi. Ai foli për fillimin e procesit të bujshëm të vitit 1975, mbledhjen e hetuesve, diskutimin e platformës së hetimit, dhe udhëzimet për kujdesin që duhet të tregonin. Kristofori shpjegoi edhe kushtet në të cilat ndodheshin të pandehurit, pra, regjimin e ruajtjes apo trajtimin e tyre. Si edhe në përvojën e parë në hetimin e Ballukut; në krye të grupit hetimor ishin Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu. Këta ishin edhe njerëzit që jepnin porositë e duhura për vazhdimin e procesit. Në rast të ndonjë problemi të veçantë, kontaktohej menjëherë me ministrin e Brendshëm, Hazbiun, që mbante përgjegjësi “lart” për këto hetime. Duke u ndalur tek akuza, ish-hetuesi i Kiço Ngjelës dhe Vasil Katit tregoi për materialet që u përdorën në këtë proces hetimor. Më tej, ai u shpreh edhe për qëndrimet e ish-ministrit Ngjela dhe kundërshtimit që ai i bëri akuzës. Në vijim të intervistës, Kristofor Martiro riprodhon edhe njëherë atë që ka biseduar gjatë seancave pyetje-përgjigje me Kiço Ngjelën dhe Vasil Katin. Nisur nga materialet e Plenumit të 7-të dhe të 8-të të KQ-së së PPSH-së për formulimin e akuzës për Kiço Ngjelën, Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin, ishte hartuar edhe platforma e hetuesive të të pandehurve. Ndër të tjera, Kristofori thotë se Kiço Ngjla, ndërsa është pyetur për marrëdhëniet tregtare me Jugosllavinë, ka thënë se ishte vetë Enver Hoxha, i cili e akuzonte për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, dhe e kishte porositur që kur të kthehej nga një vizitë zyrtare në Rumani, të ndalonte në aeroportin e Beogradit dhe të takohej me ministrin e Tregtisë së Jashtme të atij vendi, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve. Në këtë rast del edhe dyfytyrësia e Enver Hoxhës, që në njërën anë orientonte drejt këtyre marrëdhënieve, dhe nga ana tjetër kritikonte mënyrën e veprimit nga vartësit e tij. Kështu, edhe në të tjera akuza, si lidhje me agjenturat e huaja për sabotim në fushën e Ekonomisë, depozitat në valutë jashtë shtetit, sabotimin e vijës së partisë në marrëdhëniet me vendet perëndimore, me firmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo dhe dëmtimin e madh në Ekonomi nga futja e metodave decentralizuese-vetadministruese për moszbatimet e orientimeve të partisë dhe të shtetit për thyerjen e bllokadës dhe çarjen me mallra në tregti me vendet perëndimore, për shpërdorim të valutës e të tjera. Të gjitha këtyre, Kiço Ngjela u është përgjigjur me realizëm e nga procesi ai del krejtësisht i pafajshëm. Por megjithatë, për të mësuar më shumë rreth këtyre gjërave, lexoni intervistën e Kristofor Martiros.

Përse Kadri Hazbiu ju ngarkoi me hetimin e Kiço Ngjelës dhe Vasil Katit?
Unë nuk mund të aludoj për gjëra që nuk i di. Megjathatë, dua të riprodhoj atë çka bisedova me Kadri Hazbiu në momentin që ai më kishte thirrur në zyrë për të më ngarkuar me hetimin e Kiço Ngjelës. “Ki kujdes se Kiçua është kapriçoz, mendjemadh e mospërfillës e mund të mos japë përgjigje për dhënien e shpjegimeve rreth akuzave që i bëhen. Por ti zhvillo hetime të qeta, ji gjakftohtë dhe korrekt me të.” E vërteta është se Kiçoja fillimisht i reflektoi këto cilësi, por gjatë hetimit ai u qetësua dhe dha shpjegimet e tij për gjithçka që akuzohej. Kjo ndodhi pasi hetimi ishte korrekt dhe gjatë tij nuk u përdorën metoda joligjore; deponimet i fiksoheshin ashtu si ai i bënte. Madje, kur referoheshin materialet lidhur me çështje të ndryshme të tregtisë së jashtme, i paraqiteshin Kiços. Edhe pse hetimi i Kiços u konsiderua i vështirë, dua të them se ai ishte korrekt gjatë hetimit dhe po ashtu, mbajti një qëndrim dinjitoz. Dua të them se Kiço Ngjela nuk kishte tendencë që t’ua linte fajin të tjerëve apo të implikonte ndokënd me pa të drejtë.

Cilat ishin drejtimet e hetimit të të pandehurve?
Një nga drejtimet kryesore, për të cilët u akuzua Tregtia e Jashtme, me në krye Kiço Ngjelën dhe Vasil Katin, ishte zhvillimi i marrëdhënieve tregtare me firmat e shtetit jugosllav. Kiço Ngjela e Vasil Kati akuzoheshin se pse ishte zhvilluar me ritme më të shpejta shkëmbimi i mallrave me ndërmarrjet ekonomike jugosllave. Në vitin 1973 apo 1974, jugosllavët në botimin e tyre “Rreth marrëdhënieve tregtare me shtete të tjera”, jepnin të dhëna edhe për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë. Në këto botime statistikore ata vinin në dukje se në bilancin e tregtisë me Shqipërinë kishin një saldo aktive prej rreth 3-4 milionë dollarësh, për të cilat u detyrohej vendi ynë. Këto botime dhe kjo saldo pasive për tregtinë tonë u konsiderua nga organet e partisë dhe ato shtetërore, si një veprimtari armiqësore e krerëve të Tregtisë së Jashtme, për arsye se kjo veprimtari diskretitonte partinë dhe shtetin tonë. Sipas tyre, krijohej opinioni në botën e jashtme, e në veçanti në organizatat e reja komuniste në botë, se udhëheqja e partisë në Shqipëri bënte një luftë formale kundër revizionizmit jugosllav, kurse në të vërtetë, ajo ka marrëdhënie shumë të mira ekonomike dhe shtetërore. Ky bilanc, negativ për ne, dhe pozitiv për jugosllavët, u konsiderua si një marrje kredish në kohën kur partia propagandonte se asnjë kredi nuk duhej të merrte nga vendet kapitaliste dhe revizioniste.

Nga hetimi i kësaj çështjeje, doli se sipas statistikave të marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera ishte rritur nga viti në vit, në shkëmbimin e mallrave me firmat jugosllave. Në fakt, shkëmbimi i mallrave me këtë vend zinte një vend të rëndësishëm në një përqindje të konsiderueshme.

A e pyetët rreth këtij problemi, Kiço Ngjelën? Çfarë ju tha ai?
Gjatë hetimit u pyetën Kiço Ngjela dhe Vasil Kati se pse ishin rritur marrëdhëniet me Jugosllavinë. Sipas shpjegimit të tyre, veçanërisht të Kiço Ngjelës, ishte e vërtetë që ishin rritur marrëdhëniet tregtare mes të dy vendeve, për shkak të levedisë ekonomike, të eksporit të disa mallrave, siç ishte kromi i varfër i zonës së Tropojës, që nuk mund të gjente treg tjetër, sepse ishte mineral me përmbajtje të dobët e arrinte nën 38 për qind përmbajtje kromi. Sipas tyre, kjo rritje ishte bërë edhe për blerje të mallrave të tjera, se ishin gjetur më lirë, krahasuar kjo me çmimet e tregut lindor dhe perëndimor. Nisur nga shpjegimi i Kiços, pas viteve 1972-´73, ishin blerë në Jugosllavi sasira mallrash si hekur, sheqer, vaj e të tjera, me çmime të leverdisshme, sepse, si rrjedhojë e krizës ekonomike botërore të kësaj periudhe, çmimet e këtyre mallrave ishin të larta.

Kiço Ngjela dhe Vasil Kati sqaruan se marrëdhëniet tregtare me firmat jugosllave ishin në formën e kleringut, domethënë shkëmbim mallrash, e rrallë ishin blerë mallra me valutë të lirë. Sipas tyre, konform marrëveshjes së tregtisë klering, bëhej bilanci i këtyre marrëdhënieve në fund të vitit, duke u shprehur kjo me valutë. Nëse njëra palë dilte me bilanc negativ, diferencat mbuloheshin duke lëvruar mall tjetër, ose me para në dorë, pra, me valutë. Nga hetimi, shpjegimet e të pandehurve, dokumenteve të këtyre marrëdhënieve dhe shpjegimit të kuadrove e specialistëve ekonomikë, rezultonte se gjatë zhvillimit të tregtisë me këtë vend, kur bëhej bilanci i këtyre marrëdhënieve, rezultonte se njëra ose tjetra palë kishte saldo negative, e cila ishte mbuluar me lëvrimin e mallrave të tjera, sipas kontratave të lidhura. Nuk rezultoi që të ishte mbuluar me valutë të lirë.

Gjatë hetimit, rezultonte se një pjesë e shkëmbimit të mallrave bëhej me firmat jugosllave, që kooperonin në Kosovë.

Si reagoi ish-ministri, ndaj kësaj akuze?
Gjatë hetimit, Ngjla shpjegoi se asnjëherë nuk i ishte tërhequr vëmendja nga udhëheqja e partisë apo e Kryeministrisë për zhvillimin e kësaj tregtie. Ndërsa Vasil Kati, sepse ka thënë një herë se kryeministri ishte shprehur: “Kini kujdes në zhvillimin e tregtisë me firmat jugosllave”.

Sipas deponimeve të Kiços dhe dokumenteve që ekzistonin në aparatin e Tregtisë së Jashtme, rezultonte se kjo ministri u dërgonte periodikisht, si aparatit të Komitetit Qendror ashtu dhe Kryeministrisë, statistika për zhvillimin e tregtisë dhe volumin e kësaj të fundit, për çdo shtet në Lindje dhe Perëndim. Domethënë, ata raportonin për llojet e mallrave të blera e të eksportuara, vleftën e tyre, vendin e blerjes e të shitjes e të tjera. Nisur nga deponimet e të pandehurve dhe materialeve të shqyrtuara, rezultonte se si udhëheqja e partisë dhe ajo shtetërore informoheshin për problemet e zhvillimit të tregtisë me jashtë.

Kiço Ngjela, për të qenë më i saktë në atë që deponoi, pra se nuk i ishte bërë asnjëherë vërejtje për volumin e tregtisë me Jugosllavinë, m’u shpreh: “Kur shkova në Rumani, në krye të një delegacioni qeveritar, udhëheqësi kryesor i partisë më porositi që kur të kthehesha nga Bukureshti, të qëndroja në aeroportin e Beogradit dhe të takohesha me ministrin e Tregtisë së Jashtme jugosllave”. Ai nuk më tha se për çfarë porosie konkrete bëhej fjalë dhe as unë nuk e pyeta; dhe nuk mund ta pyesja për këtë, sepse ishte në kundërshtim me platformën e organeve të Punëve të Brendshme. Megjithatë, duke u nisur nga marrëdhëniet tregtare mes të dy vendeve, dhe duke menduar se mund të ishte dhënë edhe ndonjë porosi nga qeveria, e pyeta se a kishte ndonjë porosi nga Kryeministria për zhvillimin e tregtisë me Jugosllavinë. Ai m´u përgjigj se nuk kishte marrë ndonjë porosi të tillë.

Ndonjë gjë tjetër për akuzat ndaj Ngjelës dhe Katit?
Gjatë kontrollit të shtetit në ndërmarrjet e Tregtisë së Jashtme, rezultonte se në disa raste ishin bërë veprime tregtare me disa firma amerikane apo dhe me kapital të përbashkët të dislokuar në Evropë, të cilat u konsideruan veprime armiqësore e që binin ndesh me vijën dhe direktivat e partisë, se “me superfuqitë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik, nuk duhej të zhvillohej asnjë lloj marrëdhënie ekonomike dhe tregtare”. Gjatë procesit hetimor u pyet Kiço Ngjela, nëse ishte në dijeni për këto veprime të zhvilluara nga ndërmarrjet e Tregtisë së Jashtme. Kiço tha se ishte në dijeni për disa marrëveshje tregtare për blerje mallrash me disa nga këto firma. Ndër të tjera, ai përmendi se kishte dijeni për shitjen e sherebelës një firme amerikane, e cila e eksportonte këtë mall në shtetin e Izraelit. Ai deponoi se për këtë lloj tregtie ishin në dijeni si udhëheqja e partisë ashtu edhe ajo e shtetit. Shpjegoi se ishin bërë edhe disa veprime të tjera tregtare me firma amerikane apo dhe të përziera, kryesisht për blerjen e disa pajisjeve të domosdoshme për Ekonominë.

Po për këto, a ishin në dijeni fuksionarët e lartë të partisë e të shtetit?
Sipas shpjegimeve që ka bërë Kiço për këto marrëdhënie, nuk ishin venë në dijeni organet e larta të PPSH-së. Ndër të tjera, më kujtohet se ka përmendur blerjen e disa aparateve për televizionin shqiptar në një firmë amerikane në Zvicër, që quhej “Tomson”. Këto pajisje kërkoheshin urgjent, se do të transmetohej në atë kohë Kongresi i Partisë dhe nuk kishte firma të tjera nga ku mund të bliheshin këto pajisje. Ai shpjegoi se ishin bërë edhe disa firma të tjera.

I thashë se a nuk përbënin këto veprime, një kundërvënie ndaj direktivave të partisë? Kiço Ngjla m’u përgjigj: “Formalisht, binin në kundërshtim me direktivat e partisë. Unë nuk realizova marrëdhënie tregëtare me SHBA-në, por me firma të dislokuara në Evropë. Kam pasur bindjen se zhvillimi i tregtisë me këto firma apo dhe analoge me to, me interes ekonomik, nuk e dëmtonin politikën e partisë e të shtetit”.

Nga kontrollet e ndryshme në ndërmarrjet e Trgtisë së Jashtme dhe të vetë këtij dikasteri, rezultonte se nuk ishin zbatuar orientimet e partisë për të çarë bllokadën, duke zhvilluar marrëdhënie tregtare me vendet e perëndimit. Nga procesi hetimor doli se zhvillimi i marrëdhënieve tregtare import-eksport me vendet kapitaliste të Evropës Perëndimore, ishte shumë i vogël, rreth 10 për qind në volumin e përgjithshëm të tregtisë. Gjatë hetimit, Kiço Ngjelës iu kërkua se pse volumi i marrëdhënieve tregtare me këto vende ishte i ulët dhe nuk ishin bërë përpjekje për të çarë me mallrat tona në këto vende. Ai, gjatë debatit hetimor tha se marrëdhëniet tregatre me këto vende filluan të zhvillohen pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Kiço shpjegoi: “Kemi zhvilluar marrëdhënie me këto vende, veçanërisht me Italinë, ku kishim edhe atashe tregtar. Kemi eksportuar naftë, krom, tekstile të papërpunuara, duhan e mallra të tjera. Kemi importuar mallra të konsumit të gjerë si lavatriçe, frigoriferë etj. Por zhvillimi i tregtisë me këto vende kërkonte mallra me cilësi të lartë, gjë që na mungonte. Kryesisht, tregtia është bërë me mallra të forta. Kam qenë për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, por kur kemi sjellë mallra nga Italia si për shembull, frigoriferë e lavatriçe të cilësisë së lartë, jam kritikuar se janë cilësuar si propagandë për mallrat kapitaliste”. Sipas deponimit të tij, nuk ka pasur mallra në sasi të konsiderueshme, sepse një pjesë e madhe e tyre ishte eksportuar në Kinë, sipas marrëveshjeve me këtë shtet; edhe me vendet e Lindjes kishte ndodhur e njëjta gjë.

Si qëndronte problemi, lidhur me tregtinë me vendet perëndimore?
Gjatë procesit hetimor u pyetën edhe dëshmitarë dhe madje, u ballafaquam edhe me shumë dokumente kërkesë-oferta, nga këto vende, domethënë për mallra si bitumi, mafta, kromi, bakri e të tjera, por problemi qëndronte në mungesën e këtyre mallrave, pasi ishin kontratuar me vende të tjera e sidomos, në mënyrë kleringu, mall me mall. Ekzistonte edhe një farë ngurimi për eksportimin e këtyre mallrave. Rreth këtyre çështjeve janë bërë debate të gjata. E vërteta është se Kiço Ngjela ishte i predispozuar për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me Perëndimin, veçanërisht me Italinë kur edhe kërkesat e këtij vendi për mallrat tona, ishin të mëdha. Edhe firmat italiane e të tjera, ishin të intreresuara që të eksportonin mallra pa para në dorë, por që mund të shlyheshin më pas, me shitjen e tyre. Por kjo ishte e ndaluar kategorikisht, se konsiderohej si kredi. Kjo e frenonte në një shkallë të konsiderueshme tregtinë me këto firma.

Nga kontrollet e ushtruara në ndërmarrjet e Tregtisë së Jashtme, u kritikua si veprime të gabuara e të dëmshme lidhja e marrëdhënieve me disa ndërmarrje kapitaliste për qepjen e konfeksioneve si pardesy, kostume, fustane e të tjera, me mallin e tyre në ndërmarrjet tona të veshjeve. Domethënë, kjo quhej tregtia me mallin e porositësit. Në të vërtetë, paguhej krahu i punës, sepse të tëra pajisjet e tjera i sillnin vetë porositësit. Të tilla marrëveshje ishin krijuar me një firmë hollandeze e një tjetër gjermane. Mbi bazën e këtyre porosive, ishin punësuar mjaft punëtorë, rrobaqepës, në ndërmarrjet e veshjeve në Korçë, Elbasan, Tiranë.

Kjo veprimtari u konsiderua si shfrytëzim kapitalist i punëtorëve tanë. Kiço Ngjela dhe Vasil Kati u pyetën edhe për këtë problem; ata thanë se kishin vepruar drejt. Këtë e shpjegonin, së pari, se u specializuan punëtorët tanë për të qepur veshje me cilësi të lartë, sipas kërkesave që iu bëheshin. Së dyti, se erdhën edhe makineri të një teknologjie të lartë dhe kryesorja, sipas tyre, ishte zënia me punë e shumë njerëzve, sidomos gra e vajza. Mbylljen e këtij aktiviteti Kiço Ngjela e konsideroi të dëmshëm për ekonominë shqiptare. Ai u shpreh se nga kjo veprimtari, jo vetëm punësoheshin shumë njerëz, por thithej edhe valutë, paguar për punën e bërë...

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:43
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:20 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Krimet e " Diktaturës së Proletariatit " ...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.