Balerina
Rose of Silence
Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525
|
Citim: Po citoj ato që tha Demokrate4ever
hahahaha Atehere e dashur pse e mban sekret nr pin dhe s'ja tregon kujt ti?Eshte personal i joti apo jo?
Sekretet mund te jene te shumellojshme jo vetem qe te brejne apo jo?
Me thuaj ti kush quhen sekrete?
Ai sekret iu eshte hapur dickaje, se makina ne te cilen ajo karte kalon cdo here qe une e perdor e njeh ate numer, e di qe ai numer eshte i imi, madje fare mire ate makinen mund ta krahasojme me ate personin qe njerezit e kane te nevojshme t'i tregojne sekretet e llojeve te tjera.
Po lexoja firmen tende "the human mind can only stand so much" dhe mendova, "a human soul can only carry so much [secrets]". Nuk e di ne me kupton se per cfare sekretesh e kam fjalen. Ato ne te cilat perfshihen edhe ndjenjat...se nuk ka ndonje lloj ndjenje lidhur me numrin e kartes se creditit, apo jo?
Ndersa, kur them qe sekretet jane veshtire per tu mbajtur, dhe njeriu e ka te nevojshme te shprehet diku, me "diku" nuk nenkuptoj qenie te tjera njerezore. Mund te jete nje leter, ditar, ditari ketij forumi, apo dhe forumi vete. Njeriu e ka me te lehte t'i hapet nje personi qe nuk do ta takoje kurre, se sa nje te njohuri. Une, i hapem letres, dhe ditarit, kurdo qe e ndiej te nevojshme. Te kuptoj kur thua ka nje cak, se jam vete njeri i tille(though).
__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|