Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > NJe greve e harruar
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Vdiq ne Bari nje nga grevistet o Piktor.
Shiko se mos ben ndonje batute tjeter si kjo me siper.
Complimenti.

Ne te tilla raste jam serioz arturm.
Ndjese paste.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Nëntor 2012 02:52
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Eshte karakteristike e shume PD-isteve, me ne krye shefin, qe te te tallin para dhe behen serioze pas (vdekjes).

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Nëntor 2012 02:36
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

MUSTAFA NANO - Ne nuk meritojmë vetëflijimin e askujt; ne meritojmë Sali Berishën

Nja dy ditë pasi Gjergj Ndreca i vuri flakën vetes, unë fola në telefon me Mero Bazen, e ramë dakord t’u bënim një vizitë ish të përndjekurve në grevë për t’u thënë se “këtë grevë do të ish mirë ta mbyllnin”, se “kjo grevë nuk po gjente mbështetjen e shqiptarëve”, se “kjo grevë nuk po gjente as një minimum mirëkuptimi mes ish të përndjekurve që s’ishin në grevë”, dhe se “prandaj nuk kish kuptim të sakrifikonin më shumë përballë, e për shkak, e për kënaqësinë e bandës në pushtet”.

Atë vizitë nuk e bëmë, pasi pak orë më pas policia bëri rrethimin e grevës dhe nuk lejonte askënd, dhe asgjë, të hynte e të dilte prej territorit të rrethuar.

Të gjithë e dinim se ish kështu. Ajo ish një grevë e izoluar. Shumë vetë kanë fajësuar më pas (edhe këto ditë) gjithë shoqërinë shqiptare që nuk u vu në mbështetje të kësaj greve, por mendoj se nuk kanë plotësisht të drejtë. Shoqëria shqiptare mund të paditet gjithë ditën e ditës për nervin e sqaqur civik të sajin, por ky nuk është rasti më i mirë për ta ilustruar natyrën ngordhalaqe të kësaj shoqërie. Thellë-thellë, motivet e grevës kanë qenë, ose janë bërë, edhe politike (kish kohë që grevistët kishin demonstruar se Berisha e të tijtë ua kishin sjellë në majë të hundës), por ato motive nuk u artikuluan asnjëherë si të tilla, rrjedhimisht nuk ishin gjithëpërfshirëse. Në planin deklarativ, ato motive kishin të bënin me interesin ekonomik të një pjese të shoqërisë. Sigurisht, një shoqëri normale do të duhej t’u ndihej në borxh, a në mirënjohje, ish të përndjekurve, por është ca vonë për të kërkuar solidaritetin e shoqërisë për një kauzë të tillë 22 vjet pas përmbysjes së komunizmit, të cilat janë dhe 22 vjet të një flirti të këtij grupi social me qeveritë e regjimet e Sali Berishës. Në këtë kuptim, nuk ka pse të jetë marrë si befasi solidariteti i munguar me këtë grevë nga ana e shoqërisë në tërësi.

Çfarë të bënte përshtypje në këtë mes ishte solidariteti i munguar i dikujt tjetër, solidariteti i ish të përndjekurve. Dhe në këtë mes, mua personalisht, nuk është se më ka shock-uar solidariteti i munguar me kauzën, pasi pritej të kish të tjerë që të thoshin se “kjo qeveri ka bërë shumë për ish të përndjekurit”, se “nuk është e drejtë të protestohet me mjete të tilla ekstreme”, se “kjo qeveri nuk ka ku t’i gjejë paratë për të dëmshpërblyer ish të përndjekurit në këto kohë krize”, se “ky dëmshpërblim nuk është punë vullneti, por edhe punë ligjesh” etj., etj. Por më ka shock-uar heshtja për ditë të tëra e ish të përndjekurve të tjerë përballë gjuhës rrugaçërore të pushtetit e të Kryeministrit. E më pas më ka shock-uar solidariteti i dy a treve syresh, njerëz publikë, me pretendimet halucinante të Kryeministrit, se “grevistët janë vegla të opozitës, grevistët kanë marrë pará, grevistët janë bixhozçinj, janë pijanecë” etj., etj. Prisja që të ishin ata të parët që do të denonconin këtë gjuhë, por jo, as që bëhej fjalë.

E kështu, kur kauza e grevistëve dukej si një kauzë vetëm e grevistëve, ishte e lehtë të merrje me mend se greva ish e destinuar të dështonte, e prandaj ideja për t’u bërë një vizitë e për t’i këshilluar ta ndërprisnin atë grevë nuk na u duk gjëja e duhur. Por, siç thashë, nuk mundëm ta bënim atë vizitë. Nuk është se më gënjente mendja se “do të mundnim t’i kandisnim ta linin atë grevë”, por ndoshta do të kishim rast t’i ftillonim për faktin që jashtë grevës pakkush jetonte me hallin e tyre. E ky fakt mund të shkurajonte ndonjë ide për vetëflijim. Ky fakt mund të shkurajonte edhe Lirak Bejkon. Ndoshta.

Lirakun nuk e kam njohur. Veç në një rast kam folur në telefon me të, në një nga ditët e grevës, nja dy ditë para se të bënte atë gjest të fortë, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen. Unë isha në spital për t’i bërë një vizitë Gjergj Ndrecës, i cili lëngonte në shtrat prej plagëve që kish marrë prej vetëdjegies, dhe aty takova gruan e Lirakut, që përpiqej ta mbante të fortë e ta ngushëllonte gruan e Gjergjit. Kur po dilja, e po u jepja dorën, gruaja e Lirakut më dha telefonin e vet, e më tha se ish Liraku që donte të fliste me mua.

Në terma konkretë, nuk mbaj mend ndonjë gjë kushedi se çfarë nga biseda disa minutëshe me të, por pata një ndjesi e shije të mirë, që më pas e lidha, ndoshta kotmëkot, edhe me një empati e simpati të natyrës ‘tribale’ (ai ish nga Skrapari). Por pasi ai bëri gjestin e vetëdjegies, unë zura t’i bëja një lexim aposteriori bisedës me të, dhe më erdhi inat që nuk mund t’i bëja interpretimin e duhur qysh në momentin e bisedës vendosmërisë së tij, që më pas e çoi drejt aktit që synonte vetëflijimin. M’u duk krejt i pandërdyshur në atë që bënte, madje dhe i bindur se kjo grevë do t’ia arrinte qëllimit. Nuk pati në bisedën tonë asnjë nënvizim të llojit politik, ashtu si nuk pati asnjë pretendim publik të grevistëve për ndonjë natyrë politike të kësaj greve, por motivimi politik, edhe në mos pastë qenë në origjinë të grevës, është përftuar gjatë grevës, pas reagimeve të Kryeministrit tonë rrugaç. Grevistët bënin çmos ta fshihnin këtë motivim, dhe kjo i la pa mbështetje, por personalisht e kam ndier motivimin e fortë politik të grevës. E nuhata këtë dhe tek ajo gjendje vibrante e Lirakut në bisedën që pata me të.

E theksoj këtë, pasi ndryshe nuk mund të kuptohen aktet e vetëflijimit të Gjergjit e të Lirakut. Interesat ekonomike, sado të rëndësishme të jenë, mund të të hedhin në lloj-lloj betejash, por është e zorshme dhe e rrallë që të shërbejnë si një motivim për vetëflijim. Unë vijoj të besoj se Lirak Bejko vdiq për një kauzë politike, s’ka gjë se ai, tok me grevistët e tjerë, nuk e artikuluan kurrë një kauzë të tillë.

Nuk ndiej asnjë lloj ngushëllimi te ky fakt. Përkundrazi, ndihem si në faj, s’ka gjë se e vetmja marrëdhënie e imja e drejtpërdrejtë me Lirakun ish ajo bisedë telefonike, për të cilën sapo fola. Ndihem si në faj, që nuk bëra asgjë për ta lexuar atë gjendje të tijën teksa bisedonim në telefon, që nuk arrita të shihja në atë vendosmëri të tijën për t’i shkuar grevës deri në fund një shenjë paralajmëruese të aktit të vetëdjegies, e që nuk bëra asgjë për t’ia larguar nga koka idenë e vetëflijimit.

Ne shqiptarët – dhe ky është rasti për t’iu kthyer shoqërisë shqiptare e për ta vënë në bankën e akuzës – nuk meritojmë flijimin e askujt për qëllime, e me motivime impersonale. Ne meritojmë, me sa duket, veç banditin që kemi në krye të qeverisë, të cilit edhe në këtë rrethanë nuk iu ndenj pa u bërë i gjallë, e pa thënë se “greva e Lirak Bejkos ishte e paguar, se Liraku ishte zgjedhur për në grevë mbi bazën e kartelës shëndetësore”!!!??? E meritojmë, jo vetëm se nuk jemi në gjendje ta ndalojmë ta bëjë Lirak Bejkon t’i vërë flakën vetes, por nuk jemi në gjendje as ta ndalojmë ta mbyllë gojën e vet të ndyrë, pasi Lirak Bejko ka vdekur.

______________________
Mustafa Nano

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Nëntor 2012 20:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Liraku ndjese paste , por ajo greve ishte gabim.

Nuk behet greve urie per te marre para qyl nga taksapaguesit shqiptare...Ata po kishin te drejte , ta hidhnin ne gjykate nderkombetare ceshtjen e tyre

Por ajo qe me cudit mua eshte si ka mundesi keta nuk kane marre azgje, se ne Vlore ish te persekutuarit rrembyen cdo gje--Totalisht cdo gje

Dhe ishin jashtezakonisht mizore me punonjesit e objekteve qe privatizuan


_-Edhe po ti kishe miqesi me ta ne Shqiperi, kur vije ketu ne USA , ata nuk te flisnin fare ....Absolutisht --Ishin plot ndjenja hakmarjeje

Ish te persekutuarit nuk kane asnje arsye te ankohen per Salen, se Sala shkateroi Shqiperine per te pasuruar ata...........shkateroi jeten tone , per te pasuruar jeten e tyre


____Per Salen duhet te ankohemi ne te tjeret , qe morrem ruget .....
dhe nuk jemi pake, por 1 milion shqiptare

Intiresant eshte nje gje, se Edi Rama ka qene pro te persekutuarve qe ne kohe te Dulles
Edi ka qene demokrat qe ne ate kohe ......

Edi duhej te ishte ne krye te nje partie te djathte ,jo te majte, sepse ka qene i djathte atehere kur gjithe Shqiperia ishte komuniste

Sala beri gabim qe nuk dialogoi me ta, por pse nuk dialogoi Sala me ta , keta nuk duhet te vete-flijoheshin ......

Nejse ai i shkreti iku tani, por faj ka edhe shtypi i opozites qe i hidhte benzine zjarrit .....

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Nëntor 2012 20:51
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Une nuk e di sa seriozisht mund te meren keto analiste qe kane gjithmone dhe automatikisht kane qendrim kunder qeverise. Absolutisht ne cdo gje ata jane kunder qeverise. Ashtu sic ka analiste qe automatikisht jane pro qeverise.

Psh Muci Nano thote qe greva ka qene e izoluar. Me sa mbaj mend une, greva u izolua vetem pasi ata filluan te digjen me benzine. Greva kishte 3 jave qe ishte e hapur, por askush s'e perkrahte. Shoqeria jo e jo, qe eshte e lodhur me keto metodat metoda ekstreme, por as vete te perndjekurit nuk e perkrahen.

Kjo tregon qe analistet te bardhen ta bejne te zeze vetem per te thene dicka qe i shkon per shtat anshmerine se tyre.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2012 00:45
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Eshte karakteristike e shume PD-isteve, me ne krye shefin, qe te te tallin para dhe behen serioze pas (vdekjes).
Jo arturm mos ngaterro ndjenjat njerzore me politiken.
Ngushllimet jane ngushllime.
Nuk po flasim per lot krokodili apo jo.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2012 01:17
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mustafa Nano tha troc qe kishte lene me Mero Bazen te shkonte te nesermen te fliste me grevistet. Por e nesermja i gjeti grevistet rrethuar me police. Cfare ka per shkence ketu?

Pyetja qe nuk gjen pergjigje per mua eshte pse duhen rrethuar grevistet e urise me police? Pse duhen izoluar?


Dhe sa per Mustafa Nanon nuk eshte nga ata qe flet per gallate, e ka njohur Berishen nga afer, ka qene anetar i PD-se, dhe ishte nga te paret qe foli per rrezikun e uzurpimit te pushtetit kur hipi Berisha ne 2005.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2012 02:11
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Mustafa Nano ishte kunder Berishes edhe kur Berisha ishte ne opozite dhe i vidheshin votat hapur,....

Ndaj Nano nuk merret parasysh ne ato qe thote , plus qe eshte edhe njecike drite-shkurter

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2012 02:20
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Mustafa Nano ishte kunder Berishes edhe kur Berisha ishte ne opozite dhe i vidheshin votat hapur,....


Vertet ishte kunder Berishes edhe kur ishte ne opozite (ore e ke harruar opoziten e Berishes ti?) por nuk ishte "kunder" tij duke u bere nje lake i pushtetit. Ne ate kohe i ka rene kokes edhe Tosit dhe Metes njelloj si Berishes.
Kjo quhet koherence.
Citim:

Ndaj Nano nuk merret parasysh ne ato qe thote , plus qe eshte edhe njecike drite-shkurter

Ke te drejte, ben mire ti qe lexon Artur Zheji-n.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2012 02:49
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

As e kam idene fare se ca shkruan Artur Zheji

Mustafa Nano kishte nje inat te verber kunder Sales , kur Sala ishte ne opozite

Opozita e Sales ishte shume e ndershme , ndersa pushteti i Nano spiunit ishte kriminal ..........

....Dhe eshte pikerisht per shkak te atij pushteti kriminal qe ushtronte PS- ne kohe te Nanos,
ndaj edhe e ka te veshtire te fitoje PS-ja tani.....

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2012 02:53
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:26 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > NJe greve e harruar

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.