Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Konkursi i muajit :)
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Flm Iliriusa, suksese edhe ty

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Dhjetor 2005 16:12
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Flm Iliriusa, suksese edhe ty


Faleminderit!!!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Dhjetor 2005 11:31
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 22/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

Edhe mua me duhet tani per tani te vi me nje poezi te vjeter nuk e di por nuk kam frymezim per te krijuar dicka te re tani...


ne kete nate kaq te bukur
me mungon zeri yt
sa shume qe te dua
lot me bien nga syte

gjumi nuk me ze
mengjesi s'po agon
te therrase ne kete cast
e dashur me mungon...

ne kete bote te shkaterruar
per ty une po vuaj
nen yjet e zjarrit
per ty rri dhe shkruaj

si nje fantazem ne erresire
eci rruges i vetmuar
me mungojne puthjet e tua
per ty jeten kam shkaterruar

dhe nese do te vdes...
...ketu ne mergim
ti shijoje jeten tende
mos e kerko varrin tim

une do te jem i lumtur
nese do te jesh edhe ti
ti sdo mundesh te me shohesh
se une do jem ne kaltersi.

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Dhjetor 2005 20:27
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amstel Kliko këtu për të kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Amstel Shto Amstel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amstel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Hapa te ndryshkur ne kerkim te dickaje te bukur...

Krejt papritur ndalon!
Si te te ishin thyher kembet a ta kishe gjetur veteveten ne buze te nje rrepire. E shikon jeten ne sy..., ka kaluar kaq kohe qe kur e shihje jeten ne sy e jeta te trembte. Tani... vetem sa te mahnit pakeza... e te corrodit me teper. E di qe duhet ta marresh ne duar, ta perdredhesh e sperdredhesh, t'ia ulesh gungat e ti'a drejtosh ndrydhjet qe ka..., ta shpalosesh e shtrosh ne nje rruge te drejte e pastaj ta pershkrosh. Me guximin e njeriut te cilit i perket kjo jete. Me vendosmerin e nje njeriu i cili e di sec kerkon.
Por kjo eshte nje pike ne te cilen kacafytesh kaq shpesh. Dhe e gjen veten aty, duke vrare mendjen sot, per ate c'ka dje dukej fare e qarte.
Krejt papritur ndalon!
Dje jeta ishte kaq e ngaterruar edhe ajo cfare kerkoje prej saj kaq e thjesht. Sot..., sot jeta eshte e thjesht, e ti rremon e kerkon ne brendesi te vetevetes edhe nuk po mundesh te gjesh c'eshte ajo qe vertet do.
Edhe pse pas pak e rizbulon..., kerkon ate qe gjithe njerzimi ka kerkuar qe nga koha kur u shendrrua prej pluhurit ne mish e ne kocka: kerkon lumturin!
Qesh! C'mendim qesharak! Lumturine? Njeriu nuk kerkon lumturin. Vecse shtiret, genjen veteveten edhe te tjeret. Lumturia eshte montone, perndryshe njerzit do te luftonin me mish e me shpirt per ta mbajtur prane.
Njerzit parapelqejne rolin e viktimes, perndryshe nuk do te kishin kaluar mijevjecare te tere per ta kthyher gjendjen e tyre te mjerueshme ne nje mas e shuk ndjenjash akoma me te mjeruesheme...
Krejt papritur ndalon!
E merr jeten tende ne duart e tua edhe qesh!
Ku ishe dje ? Ku mendon se do te me cosh neser ti jete. Cuditerisht prisja te zgjohesha nje dite edhe ta gjeja veten te rritur. Me te gjitha pyetjet te pergjigjura, me cdo dyshim te fshire nga vetevetja. Cuditerisht mendoja se me kohen, gjithecka behej me e thjesht...
Vitet te shtojne dilema te reja mbi supe, dyshime te huaj qe me pare s'i kishe shijuar kurre, mendime te cilat as ti vete nuk i pelqen por s'mundesh ti largosh.
Cuditerisht mendoja se heret a vone njeriu mesohej me jeten... cuditerisht tashme e kam humbur naivitetin e atehereshem.
Mendoja se do te ishte e veshtire te mesohesha me jeten edhe sfilitjet e nevojshme per ta jetuar ate. Mendoja se do te me duhej te shkundja pjesez shpirti prej vetvetes per kaq shume kohe perpara se jeta te mos me lendonte me. Mendoja se duhet te kalonte kaq shume kohe perpara se te mund ta izoloja veteveten nga cdo lloj ndjenje e hidhur...
Kisha te drejt!
Por sot, sot kur ndaloj edhe kerkoj te rigjej ate mozaikun e dikurshem qe paraqiste jeta; sot qe dua te rindjej mahnitjen e dikurshme, magjepsjen e shkujdesur... sot s'po mundem ti ringjall ndjenja te tilla ne vetevete.
Shpirti im eshte i ceket..., i ftohte... ndryshe jeta do te me dhimbte serish, si nje gjymtyre me teper. Pervajshem kuptoj sot se nuk mundesh ta shkepusesh dhimbjen prej lumturise, se nuk mund ta gjesh te bukuren pa te shemtuaren... se duhet ti pranosh jetes cdo fytyre qe ka ose te heqesh dore prej njohjes me te.
Sot me shpirtin tim te ceket eci me hapa te ndryshkur ne kerkim te dickaje te bukur...
Jam gati sepse mbi supe mbart vite te tera pergatitje.
Jam gati sepse shtrengova dhembet dje per te arritur te sotmen. Dhe sot do te shtrengoj dhembet per te arritur te nesermen. Edhe do te kerkoj lumturin si mijra e mijra njerez para meje...ashtu si edhe mijra e mijra te tjere qe pas meje do te vijne per te kerkuar te njejten lumturi.
Do te kerkoj lumturin..., edhe sikur nje dite te bjeri ne duart e mia e te shendrrohet ne pluhur...
Sepse sic duket nuk paska rendesi ku te con rruga qe ndjek..., por kthesat edhe shpirti qe mbart ne trup gjate asaj rruge te gjate.
Lumturi, kam kaq vjet qe te kerkoj. Sot..., po eci drejt teje serish...por s'po te kerkoj me deshperim.
Thjesht po eci, por do te ishte mire sikur te me shfaqeshe diku aty... ne ndonje kthese....

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2006 02:51
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Suksese te gjithe konkurentve! NIk_SERIOZI, ty me duket se s'te kam uruar personalisht keshtu qe po e bej tani:Suksese!

Kjo teme do te jete e hapur edhe per nje jave me teper, ne fund te kesaj jave do te hapet sondazhi me emrat e konkurentve keshtu qe nqs deshironi apo jeni ne dileme per te postuar dicka per konkurim, keni ende disa dite kohe. Shpresoj te shohim te tjere konkurent, nqs jo, do te kete konkurse te tjera serish!
Pershendetjet e mia!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2006 02:57
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRANI I QESHUR
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634

"Genjeshter"

Genjeshter!!
puthi lotet
me fjalet mallkuese
thuaju lamtumire...zemres--shpirtit tim!
ti je veç nje pleher,
lindur si mashtruese
rritur nga çiltersia...mosbesimi im!!!




Genjeshter!!
thuaju lamtumire,
çfare te shenjte ka jeta
ulu ti ne gjunj,para çiltersise...
pranoje denimin
qe te dha e verteta..
vdis ne varr mashtrimesh,
por larg dashurise!!




Genjeshter!!
e di..lote s,do derdhesh,
do ikesh e terbuar...
denuar nga çiltersia,qe ti keq mashtrove
po perkrah me humbjen,
do qeshesh e gezuar
mallkuar nga e verteta,qe ti se pranove...




Genjeshter!!
u linde!
u rrite,
nga çiltersia ime..
mashtruar.... nga ty, desh mbyta t,verteten
dhurate ke mallkimin,
ti prej zemres time
"Dje kush te dha frymen,sot te marrte jeten"




Shkruar me ....04-01-2006

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2006 03:57
SHKODRANI I QESHUR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRANI I QESHUR Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRANI I QESHUR (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRANI I QESHUR Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

O Shkodra , kot te pyes ke menduar ndonjehere tew meresh seriozisht me penen ? Per mua je lart .
Pa ofenduar dhe nenvleftsuar te tjeret konkurues , per mua ky ishte fituesi !

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2006 04:05
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

SHKODRANI I QESHUR, PARIS ju uroj suksese me tej!!

Explore, prit edhe nje jave perpara se te japesh voten! Megjithate me pelqen qe je kaq entuzjast do te thote qe votimet kete rradhe nuk do te jene aq te kursyera sa ne konkursin e muajit Gusht.

Pershendetjet e mia!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2006 10:08
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Proza per konkurim nga Indrit

Bukuroshja ime

Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim e besonim se te gjitha enderrat do te na realizohen. Aq shume e kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, pervec kurores se marteses, u betuam perpara Zotit edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cfare mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit ne cdo dhembje e veshtiresi, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje premtim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush.
Kalonim caste shume te lumtura... I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur bukur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte,e doja dhe me donte.
Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine dhe kenaqesine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja "me e bukur se nena". Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia u mbush me gezim e hare. Kishte shume kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise "vaji" ne shtepine tone.Sa i lumtur isha kur degjoja te qarat e vajzes sime! Isha njeriu me i lumtur ne bote.
O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe me dhe.

Por, gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas gjithe ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume... shuummmee... ahh...
... u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq.
Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme... enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime.
Me la vetem, me la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat zevendesuan driten e saj. Shkoi pergjithmone, pa i pare vajzat duke shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare "nene", i la te vetme qe une ti ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to,i la qe une ti perqafoj ne vend te saj, kur te zgjohen naten te trembura nga ndonje enderr e keqe une ti perkedhel, une tu fshij lotet kur te lendohen duke luajtur...
O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Me kujtohen ende fjalet e saj ne momentet e vdekjes:
" Te lutem, mos e merr parasysh besen qe i kemi dhene njeri- tjetrit. Martohu te lutem e mos mi ler vajzat ne duar te botes. Te lutem .... lutej ajo me lot ne sy duke e duruar dhembjen e madhe te semundjes se rende qe e kishte kapluar.
"Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te kujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk te kam dhene besen per ta shkelur ate. Ta kam dhene besen perpara Zotit se nuk do te dua askend pervec teje.
Te premtova o e bukura ime se edhe ne xhenet me ty do te jem, askush nuk mund te me kete mua pervec teje"... Pas ketyre fjaleve me shperthyen lotet si shi. E perqafova fort per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim.... O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja.... o Zot, o Zot...

O e bukura ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta... Vajzat tani jane rritur dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhur dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur te vogla me pyesnin ku eshte nena? Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te arte, me ngjyrat me te bukura.
" Babi, e pse vdiq nena?
" Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle.
Ishin keto pyetje prej te cilave mundohesha shume,nuk i perballoja dot, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh.
Ah, sikur te ishe ate dite kur vajzat u bene nuse. Ah, sikur ti kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti.
Ate dite qava shume, qava shume o e bukura ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percolla pa ty, shkuan duke qare sikur ishin te vogla femije, duke te permendur ty e duke lotuar, ne vend qe te gezoheshin.
Tashme jam vetem,skam askend pervec Zotit tim,jam me Ate te i cili gjithmone jam mbeshtetur,me ate qe i kam besuar, i jam lutur, jam me ate qe nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte nje premtim para Tij, per Te.
O e bukura ime lutem dite e nate tek Ai qe degjon cdo ankese , tek Ai qe pranon cdo lutje qe ne Xhenet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e e gjelberta te parajses, te jemi bashke ne vendin ku nuk ka me vaj e as pikellim.
Le ta dijne te gjithe xhenetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete bote me vuajtje,po e pres engjullin e vdekjes qe te vije e te me transferoje sa me shpejt tek ti.

O Zot, me bashko ne ate bote me ate qe desha e qe me deshi fort.
O Zot, na meshiro ne te dy, dhe te gjithe besimtaret qe kane dashur njeri-tjetrin per Ty. O Zot, te lutem duaji te gjithe ata qe e duan njeri-tjetrin per Ty.

O Zot kerkoj dashurine Tende, dashurine e te gjithe atyre qe kerkojne dashurine tende, dhe dashurine per cdo pune qe me afron drejt dashurise Tende.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2006 12:59
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRANI I QESHUR
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634

Citim:
Po citoj ato që tha eXplore
O Shkodra , kot te pyes ke menduar ndonjehere tew meresh seriozisht me penen ? Per mua je lart .
Pa ofenduar dhe nenvleftsuar te tjeret konkurues , per mua ky ishte fituesi !




Faleminderit nga zemra eXplore


Me respekt---Shkodrani.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2006 14:51
SHKODRANI I QESHUR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRANI I QESHUR Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRANI I QESHUR (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRANI I QESHUR Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:26 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Konkursi i muajit :)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.