Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > projekt 01
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Ok, mqs diku neper historin qe po shkruajm u ngaterruam pakeza, po bej nje permbledhje te atyre qe jane shkruajtur deri tani.

...Ecte ne erresire...
...i lodhur,i rraskapitur,pas nje dite te lodhshme...ne doren tjeter mbante nje cante qe nga pamje tregonte nje moshe sa edhe rrudhat qe kishte ne fytyre...anet e prishura dhe te rjepura,doreza metalike qe bente nje zhurme si vajtim...e ashtu duke u terhequr zvarre u drejtua ne nje rrugice te vogel...dukej si nje person pa shtepi...
Hija e tij zvarritej mureve te shtepive qe kufizonin rrugicen e vogel duke e shendrruar ne nje korridor te cuditshem qe mund te te conte gjithekund. Ai u kollit ashper, rregulloi jaken e xhaketes edhe lodhja iu tekurr ne rrudhat tek cepat e syve. Vazhdoi rrugen duke degjuar gervishjen e shuallit te kepuceve pertoke, duke u munduar me aq sa mundej ti largohej mendimeve qe gumzhinin prapa atyre syve te vrenjtur.... ...nuk e kishte menduar veten se do mberrinte deri ne kete pike...kishte synuar gjithmone e me larte dhe kishte sakrifikuar shume per te arritur kete gje...e tani kishte mbetur vetem." a e meritoj kete gje?"ja bente vetes shume here kete pyetje por nuk gjente pergjigje...dhe here pas here i ktheheshin ne mendje kujtime...te nje kohe kur kishte qene i lumtur...te nje kohe aq te larget qe tani per ta treguar duhet ta fillonte me "na ishte njehere..."...
Pas kaq shume kohe e shikonte veteveten edhe jeten e tij nga nje kendveshtrim i ri e krejt i kthjellet. Qartesia e atij momenti ishte pothuajse e dhimbshme. Cfare kishte ndodhur me endrrat e tij te dikurshme? Kur i kishte harruar pas per te ndjekur te tjera ambicje te huaja, te misheruara tek ai prej botes e njerzve qe tashme e kishin braktisur? Per here te pare mund te shihte se sa shume kishte ndryshuar, aq shume sa pothuajse nuk e njihte me veteveten. Kishte ndryshuar per t'ju peshtatur te tjereve me teper. Kishte ndryshuar pikerisht per te arritur ato endrra qe dikur e frymezonin dhe mbushnin me jete..., por gjate rruges se gjate per ti arritur, i kishte shkembyer ato endrra diku, me te tjera endrra qe s'ishin te tijat...

...kishte harruar shume gjera me vlera qe kishte pasur,shume i kishte lene te zinin pluhur,shume te tjera i kishte humbur rruges se jetes nga fakti se nuk ja diti kurre vleren...ose me mire te themi qe ua kishte kuptuar teper vone..."mos e vrit mendjen,me ke mua gjithmone" i thonte nje ze brenda vetes...cuditerisht ate ze e kishte patur gjithmone me vete me te vertete por nuk i kishte sherbyer shume...
prap ashtu,me shpinen kerrusur u drejtua drejt nje rrugice tjeter...nje rrugice ku kishte pak me teper drite...kishte nevoje per pakez drite...
- Ketu po shkruaj nje pjesez te re ne menyre qe te bejme lidhjen midis pjeses qe shkruajti NS-6 se fundi me pjesen qe ka shkruajtur Paris. Pasi deri ne kete pike personazhi ishte ende duke ecur rruges. Ndaloi perpara nje dere te vjeter. Mori fryme ngadal... 'shtepi e embel shtepi' nuk i tingelloi ne buze si here te tjera. Nxori celsat nga xhepi edhe i rrotulloi ngadal ne brave. Zhurma e hekurishteve tek gervishnin njera-tjetren per nje moment krisi qetesin e rruges se boshatisur. Shtyti deren ngadal dhe hyri ne dhomen e erret. Perdet e renda ngjyre vishnje i fshihnin edhe rezet e fundit te diellit qe se shpejti do te perendonte. Vendosi mbi tavoline canten e plakur me vitet qe s'munden ti a plaknin dot shpirtin atij dhe veshtroi perreth i shkujdesur.
...Qetesisht ndezi nje cigare.I lodhur nga kujtesa a atyre diteve,shkoi te shtrihej ne divanin perballe panorames ku ishte piktura e saj...
Ndjeu rrenqethjen e lotit tek i binte mbi fytyren e rreshkur,dhe e la lotin te lire...
te zbriste deri ne buze.
Lepiu buzet gjithe mall nostalgjie per Perendeshen e enderrave te tij
dhe mbylli syte...
Ne kohen e tij ishte e ndaluar te dilte me te dashuren e zemres.
Ishte e ndaluar te bente dashuri.., ishte e ndaluar te parandalonte nje fejese me shkuesi...
Ndaj AJO mbeti vetem nje pikture e imagjinates se tij,
punuar ne netet vetmitare nen jehonen e mallit te nje shikimi vajzeror...
E kishte dashuruar gjithe jeten, ndonese kishte jetuar 'i lumtur" ne cerdhen e ftohte
qe kishte ndertuar per hir te dashurise se ndaluar....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2006 02:24
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Ajo kishte qene endrra e tij... e shume kerkuara enderr, e shume-pritura enderr, e dhimbshmja enderr e tij per te cilen ishte perpjekur kaq shume e kaq gjate sa kishte harruar veteveten...
Mund te kujtonte me perpikmeri cdo sekond te asaj dite kur e kishte njohur, cdo gjest te pandergjegjshem te duarve te saj te bukura, cdo fjale e menyren se si leviznin buzet e saj tek i shqiptonte, por per cudi nuk mundte per sa do te mundohej te kujtonte se si i kishte kaluar gjithe vitet qe pasuan pas asaj dite...
E gjitha kishte qene nje perpjekje e kote. Perpjekje e deshperuar e nje njeriu qe do dicka te cilen thelle se brendshmi e di qe s'mundet ta kete. Jeta ishte mizore dhe fytyra e nje vajze te bukur dhe buzeqeshja e saj prej engjelli ishin shendrruar ne duar gjigante qe e kishin kapur nga brinjet edhe e kishin shkerrmoqur ngadal ngadal... Aq ngadal sa i mpire nga dashuria ai as qe kishte mundur ta vinte re shkaterrimin e tij....

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2006 02:34
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Arrow

Pse kishte ikur ajo?
Iu kujtuan syte saj te qelqte,eskpresive teska i sqaronte me kaq durim nje arsye per tu ndare,nje arsye qe ai kishte qeshur me te madhe prej mosbesimit.
E teksa ajo kembengulte se nuk mund ti pranonte ate unaze shkelqyese sepse do ndihej kaq e zene ne kurth,e qeshura e tij ishte kthyer ne nje hapje goje prej habitjes,pastaj rrudhje vetullash prej inatit. Zhgenjim...vakum...dhimbje...pikerisht atij qe kish bere nje sakrifice kaq te madhe sa te jepte zemren e tij ne nje tepsi..vetem per te.
Frikacake!-C'te beka frika,te shkaterroka endrrat!

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2006 11:33
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Equis
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 139

[QUOTE]Po citoj ato që tha lorie
[B]Pse kishte ikur ajo?
Iu kujtuan syte saj te qelqte,eskpresive teska i sqaronte me kaq durim nje arsye per tu ndare,nje arsye qe ai kishte qeshur me te madhe prej mosbesimit.
E teksa ajo kembengulte se nuk mund ti pranonte ate unaze shkelqyese sepse do ndihej kaq e zene ne kurth,e qeshura e tij ishte kthyer ne nje hapje goje prej habitjes,pastaj rrudhje vetullash prej inatit. Zhgenjim...vakum...dhimbje...pikerisht atij qe kish bere nje sakrifice kaq te madhe sa te jepte zemren e tij ne nje tepsi..vetem per te.

" Oh,nuk mundem...nuk...nuk mund te martohem me ty....me fal"...
Qetesi totale,njesoj sikur te kishte pesuar nje goditje te fuqishme ne koke,gjithshka i dukej si nje gjysem enderr e larget.Nuk arrinte te kuptonte asnje gje.E shikonte ne syte e saj plot me lot,buzet e saj qe hapeshin e mbylleshin,qe po thoshnin kaq shume gjera por ai nuk mund t'i degjonte ato fjale,nuk degjonte asnje gje...Veshtronte me habi ate fytyre aq te embel...qe me lotet e saj po i shfaqte ndjenjat e saj,dashurine e saj te paster si kristal...o zot sa e dashuronte ate fytyrez.Por ne cast nje zhurme e larget filloi te oshetinte duke u afruar perhere e me shume,perhere e me e forte ..." nuk e di me se cfare ndiej per ty..." "me degjon, reago te lutem..o zot Me thuaj nje fjale"

__________________
............U must keep yourself alive........that's the most important think ........

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2006 15:03
Equis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Equis Kliko këtu për të kontaktuar me Equis (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Equis Shto Equis në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Equis në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRANI I QESHUR
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634

Te lutem mundohu ta kuptosh mospranimin tim....
Deshiroj te jem e sinqerte me ty sepse je i mrekullueshem...te dua....por nuk te dashuroj...
Nje rreth ndjenjash me te forta se un ka ne dore zemren time,ndjenjat e mia,dashurine time.
Un dua nje tjeter..e dua me shum se jeten time..me shum se ajrin qe thith..me shum se gjithcka e shkruar...me shum se gjithcka e lexuar..me shum se c'do parim...me shum se c'do rregull...me shum se c'do e vertete e shkruar ne syte e tu.

-Ai i shtangur nga ky rrefim gati femijror qendronte perballe saj dhe perpiqej te behej i shurdher...nuk donte dhe nuk mund'te te besonte...ashtu i mpire i dukej se refuzimi i kishte hyre fshehurazi ne zemer dhe po ja coptonte,shikonte syte e saj te bukur dhe lutej qe te vdiste poshte atij shikimi.......shikonte buzet e saj dhe deshironte qe denimi i tij me vdekje te jepej nga ato buze......shikonte vendosmerine e saj dhe vajtonte lumturine qe po i rreshqiste nga duart.
Ne doren e djathte si per te ironizuar gjithcka te nxehte qe po ja merrte frymen, ndjente freskine e unazes qe kishte blere per te ..ndjente ciltersine dhe zemerimin e saj...ndjente dashurine qe po largohej duke i lene doren e akullt dhe shpirtin e ngrire.

Shpirti im......................por nuk arriti ta mbaronte mendimin ...zeri filloj ti drillej....belbezoi dicka pa kuptim sikur lotet e tij ,dhe pa e kuptuar se nga i vinte ajo force i ktheu shpinen dhe filloj te largohej.........

Te lutem mos me urre........... po i thoshte nje ze tek mbyllte porten e lumturise,por nuk arriti te kuptonte se ishte zeri i saj apo zeri i jetes.

__________________
"Nuk e di se si,por gjithmon e kam ditur se c,do hap te jetes time,e kam bere per te arritur tek ti"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2006 16:54
SHKODRANI I QESHUR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRANI I QESHUR Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRANI I QESHUR (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRANI I QESHUR Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Te lutem mundohu ta kuptosh mospranimin tim....
Deshiroj te jem e sinqerte me ty sepse je i mrekullueshem...te dua....por nuk te dashuroj...
Nje rreth ndjenjash me te forta se un ka ne dore zemren time,ndjenjat e mia,dashurine time.
Un dua nje tjeter..e dua me shum se jeten time..me shum se ajrin qe thith..me shum se gjithcka e shkruar...me shum se gjithcka e lexuar..me shum se c'do parim...me shum se c'do rregull...me shum se c'do e vertete e shkruar ne syte e tu.

-Ai i shtangur nga ky rrefim gati femijror qendronte perballe saj dhe perpiqej te behej i shurdher...nuk donte dhe nuk mund'te te besonte...ashtu i mpire i dukej se refuzimi i kishte hyre fshehurazi ne zemer dhe po ja coptonte,shikonte syte e saj te bukur dhe lutej qe te vdiste poshte atij shikimi.......shikonte buzet e saj dhe deshironte qe denimi i tij me vdekje te jepej nga ato buze......shikonte vendosmerine e saj dhe vajtonte lumturine qe po i rreshqiste nga duart.
Ne doren e djathte si per te ironizuar gjithcka te nxehte qe po ja merrte frymen, ndjente freskine e unazes qe kishte blere per te ..ndjente ciltersine dhe zemerimin e saj...ndjente dashurine qe po largohej duke i lene doren e akullt dhe shpirtin e ngrire.

Shpirti im......................por nuk arriti ta mbaronte mendimin ...zeri filloj ti drillej....belbezoi dicka pa kuptim sikur lotet e tij ,dhe pa e kuptuar se nga i vinte ajo force i ktheu shpinen dhe filloj te largohej.........

Te lutem mos me urre........... po i thoshte nje ze tek mbyllte porten e lumturise,por nuk arriti te kuptonte se ishte zeri i saj apo zeri i jetes.



u kthye perseri ne realitet...heshtje,pervec ores se vjeter mbi mur qe levizte me ate tik-takun e vet...ndoshta ndonje dite nga keto do ta hidhte fare...nuk i pelqente ideja qe te degjonte kohen tek i rreshkiste...nuk e di se sa here i kishte ripare ato momente...dhe nuk arrinte ti hiqte nga mendja..."mos u merzit,do kaloje...thjesht do te duhet pak kohe...dhe gjithshka do harrohet..." i thonte zeir brenda vetes...sa mire eshte te harrosh ndonjehere...kurre nuk ja kishte ditur vleren aq shume harreses...

ne dhome e vetmja drite qe vinte nga rruga bente eko ne mure dhe i jepte pamjen e atij burgut me nje dritare te vetme...dhe me te vertete ashtu ishte...i burgosur brenda mureve imagjinare qe kishte formuar...dhe nga ku spo dinte te dilte...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2006 21:01
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Lightbulb

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6


u kthye perseri ne realitet...heshtje,pervec ores se vjeter mbi mur qe levizte me ate tik-takun e vet...ndoshta ndonje dite nga keto do ta hidhte fare...nuk i pelqente ideja qe te degjonte kohen tek i rreshkiste...nuk e di se sa here i kishte ripare ato momente...dhe nuk arrinte ti hiqte nga mendja..."mos u merzit,do kaloje...thjesht do te duhet pak kohe...dhe gjithshka do harrohet..." i thonte zeir brenda vetes...sa mire eshte te harrosh ndonjehere...kurre nuk ja kishte ditur vleren aq shume harreses...

ne dhome e vetmja drite qe vinte nga rruga bente eko ne mure dhe i jepte pamjen e atij burgut me nje dritare te vetme...dhe me te vertete ashtu ishte...i burgosur brenda mureve imagjinare qe kishte formuar...dhe nga ku spo dinte te dilte...



...Dalngadale qepallat e nxira nga pagjumesia ju mbyllen.
U kthye ne anen tjeter te divanit, mblodhi kembet krruspull nga te ftohtet
e kujtimeve,dhe u struk nen batanijen e vjeter, por te ngrohte.
Gerhiste si nje macok i urte,-dhe ne ate gerhitjen e tij gjemonte trishtesisht
lodhja mendore.Kurre s`e kishte pranuar humbjen e dickaje...
Edhe pas ndarjes me gruan dhe femijet, nuk kishte mundur te pranonte nje humbje,
por e kishte kthyer ne fitore per te kultivuar kujtimet e tij,rinine e tij
tek -tuk ne ndonje buzeqeshje vajze apo gruaje te re,
qe detyrimisht ja rikthenin epshin e zjarrit mashkullor!
U perhumb dalngadale neper enderrat e fshehta te nates,ndersa hena
nga copeza e xhamit te thyer,
i reflektonte fytyren e bardhe dhe te terur...Vetullat e zeza e te trasha...
Buzet me forme aq exituese, sa dhe hena perpelitej atje lart....
Dalngadale,si pa e ndjere po ndriconte mengjesi i nje dite te re....

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2006 21:28
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të PARIS Kërko mesazhe të tjera nga: PARIS Shto PARIS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto PARIS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Arrow

-Akoma ne gjume ti? Cohu, qe tani!!-ajo po grinte dhembet teksa perplasi fshesen pertoke prej inatit.
Pergjumesh, ai nxorri koken prej batanijes. Syte s'ishin mesuar me diellin e drekes. I hodhi nje shikim te vrenjtur te tipit: c'ke qe s'me le rehat- dhe i tha neper dhembe- te paguaj per te pastruar ,jo per tu bere mama...ME te thene kete mbuloi serisht koken me batanije dhe ia keputi gjumit.
Ajo kish qendruar si statuje, perpara shtratit te tij dhe ngaqe zemra e saj e brishte s'mbante dot me kish dale ne verande dhe kish lotuar.
Rhoda Sances ishte nje nga ato nenat e ndjeshme spanjolle qe jepnin shpirtin per familjen. Fatkeqesisht I shoqi i kish vdekur jo me pare se gjashte muaj prej kancerit ne mushkeri ,ndersa djali i saj i vetem kish ikur nje dite prej shtepise si i marrosur se agjentet e antidroges dyshonin (me te drejte) tek ai. Ajo kish mbetur vetem fare..,vetem dhe me Andrean , piktorin e vetmuar per te cilin ajo kish punuar 5 vjet si nje sherbyese e thjeshte.
Pas 5 vjetesh ajo dhimbsej per te sikur te dhimbsej per djalin e saj,dhe po pas 5 vjetesh ajo ishte mesuar me tallazet e artistit; nga sarkazma qe mbante nota dashurie mbrapa,nga moskokecarja dhe indiferentizmi kur ajo i sherbente,nga shprehjet gjihte inat dhe bertitjet dhe nga euphoria e tij teksa e pushtonte ate ne krahe dhe e puthte ne faqe kur nje ide per te pikturuar i lindte ne koke.
Por 6 muajt e fundit zemra e saj ishte bere e brishte..e paduruar -ai po vuante ,kaq shume sa ishte mpire prej ambjentit perreth, i mpire sa s'vinte re shkaterrimi ne tij. Por ajo e vinte re dhe do ishte ajo qe do bente gjithcka per ta pare Andrean te gjalle serisht.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Janar 2006 11:16
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Arrow

...Zonja Rhonda Sanchez, ndezi mashinen e kafese dhe nxori tabakane nga sirtari tere pluhur.
Vuri filxhanet e medhenj mbi tabaka,dhe po priste te kullonte
uji i zi ...
Ne syt e saj lexohej miresia dhe vuajtja.
Sa shum deshironte te bisedonte nje her per te qene me Rean.
-"Ndoshta kjo arome kafeje do e zbuse ca plogeshtine e tij"-,mendoi Zonja Sanchez.
....
-Rean!Ja kafeja te lutem!e sapobere!Nese ke deshire mundem te te bej shoqeri per ca caste.
-"Kafe`"???Ah, sa me eshte thare fyti per nje kafe`.Ju flm Rhonda.
Jeni e mrekullueshme."
Rean largoi gjithe pertese batanijen e leshte.U ngrit ne kembe.Shtriu krahet e tij te gjate dhe te holle,
beri nje rrotullim te kokes, sic e kishte zakon kur zgjohej nga gjumi
dhe doli ne verande.
Dielli po i vriste syte e gjelber...Vuri doren mbi balle,dhe filloi te buzeqeshe.
"Rhonda!Te lutem e sjell dot kafene ketu perjashta???Sec kam nje mall
te ulem ketu...Kam kohe qe s`kam perpire gjelberimin e fushave te largeta."
......................

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Janar 2006 11:35
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të PARIS Kërko mesazhe të tjera nga: PARIS Shto PARIS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto PARIS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Equis
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 139

"Sheqerin hidhja vete"tha ndersa ia solli filxhanin me kafe.Andrea kishte mbyllur syte dhe i gezohej rrezeve te diellit,zgjaste duart drejt qiellit si te deshironte t'i prekte ato,t'i ledhatonte dhe buzeqeshte si femije.Rondha e pa me dhembshuri dhe ia ledhatoi butesisht floket.Andrea hapi syte dhe e veshtroi me embelsi.
"Je shume e mire me mua Rondha.Pse sillesh kaq mire me mua?Une te trajtoj keq,te bertas dhe te ve faje qe as nuk exzistojne.Si mund te durosh akoma shfryerjet e mia,humorin tim te keq,ti,qe s'ke asnje faj.Qe vetem kujdesesh per mua me kaq durim...E di..Te dua si nenen time qe s'e kam njohur kurre.."i tha duke i marre doren dhe ledhatuar me dashuri.Rondhes iu mbushen syte me lot,ia mori doren ia puthi dhe u kthye menjane te fshinte lotet."Pije kafen se do te te ftohet" i tha me rrembim si te deshte te fshinte disi permallimin e castit.Hodhi syte nga parku.Ishte nje dite kaq e bukur.Shume njerez kishin dale te shetisnin.Cifte,te kapur perdore,qe putheshin cdo minute,me kaq pasion a thua se ishin castet e fundit qe kalonin se bashku.A duheshin valle kaq shume sa perpiqeshin ta shfaqnin me kaq zell.Andreas e hoqi veshtrimin nga ato me rrembim,a thua se kishte pare nje blasfemi.
"Hipokrite!"tha me vete duke rrufitur kafen qetesisht.

__________________
............U must keep yourself alive........that's the most important think ........

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Janar 2006 14:32
Equis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Equis Kliko këtu për të kontaktuar me Equis (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Equis Shto Equis në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Equis në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:36 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > projekt 01

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.