Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
"Bushtra ", vazhdimi...
Ne ditet ne vazhdim nuk i kisha folur fare. Madje as pershendetur. Por naten e trete nuk kisha duruar ta shikoja ashtu te deshperuar, ndaj i qeshe afruar dhe i pata peshperitur: "Zemra ime!"
Kish kthyer koken e habitur, sepse nuk e priste.
"Une nuk jam me zemrajote!", me kish thene me ze te dridhur.
"Po une a jam per ty?", kisha vazhduar une.
"Ti je zemra ime!" ish pergjigjur Dona.
Sikur ta dinte se cfare lumturie kisha ndjere ne ato caste! Te gjitha ia kisha falur ne ate cast, cdo gje te dyshimte qe me kish torturuar neteve dhe isha i gatshem t'i hidhesha ne qafe e ta pushtoja te tere ne sy te gjithe botes,
madje edhe te vjeherrit te saj qe po pinte cajin e tij ne barin perballe.
Nuk kishte dyshim qe ajo femer kish qene e vetmja dashuri e vertete e jetes sime, dobesia dhe forca ime.
Te nesermen ne mengjez kish ardhur tek une e me kish dhene nje leter. Ishte letra qe do te vuloste cdo cast te mepasem te jetes se saj dhe times.
"Shpirti im!
Nuk do te doja ta shkruaja kurre kete leter,nuk do te doja t'i shprehja kurre keto fjale, as nuk mund ta mendoja se do te arrinim deri ketu. Ajo qe perfytyroja per ne te dy ishte krejt ndryshe, ishte e bukur, e magjishme.
Ndoshta bukuria e kesaj magjie ishte e paarritshme.
Te dashurova qe ne momentin e pare qe komunikova me ty, nje komunikim paksa i vecante, mes librave, aty une njoha shpirtin tend, te njoha ty, jeten tende. Gjithshka ndodhi natyrshem, u dashurova marrezisht pas teje, pa menduar ne cfare rrethanash ndodhesha, doja dike, ty. Ndjehesha e lumtur,
gjithshka ne jeten time mori jete! Ne kete menyre mund te gjesh edhe
shpjegimin e ndryshimit tim, te sjelljes sime. Ne rrethanat qe ndodhesha duhej qe per syte e botes, ndoshta edhe per te tute, te jepja imazhin e nje gruaje fatkeqe qe vuan shpirterisht; deri diku vertete e tille dukesha, por jo per syte e botes, por sepse me vuante shpirti dhe ti me quaje "femer pa leng". Me ndryshove ti, me ndryshoi dashuria jote, por ky ndryshimi im u keqinterpretua nga ty i pari.
Per ty sakrifikova gjithshka, ate me sublimen, ndarjen nga im shoq, nuk e bera, vertete nuk te dhashe shprese, por kurre nuk te kam thene qe nuk do ta bej!
Ti u lodhe nga kjo gjendje, u lodhe me mua, ty te shqetesonte lumturia ime dhe kishe te drejte. Vendose dhe bere zgjedhjen tende, kurse mua me jepje disa keshilla. Ato keshilla i degjoj perdite nga prinderit e mi, i kam degjuar gjithe jeten nga ata. Une njeriut qe do te doja nuk do t'ia jepja ato keshilla, per arsyen e thjeshte, sepse nuk do te doja kurre qe te vuante ne jete. Per njerezit qe duam nuk mund te gjykojme kaq ftohte. Dy njerezit qe dua je ti dhe vajza ime. Per ty nuk kam me te drejte te gjykoj, prandaj po te sjell si shembull vajzen time: nuk do te doja kurre te jetonte nje jete sic po e jeton nena e saj!
Ke nje cilesi ti, shpirti im: je shume i ftohte ne gjykim, te pakten me mua keshtu ndodhi. Me permendje diferencen e moshes. Mos u kujtove pak vone per kete gje? Dikur kjo gje nuk kishte rendesi, ne te dy per njeri-tjetrin ishimperendi.
Ndoshta eshte ftohur ndjenja jote, je ftohur ti, eshte ftohur ajo dashuri aq e madhe qe ti me dhuroje si me magji me nje prekje dore. Ti per mua ishe lidhja me e bukur me jeten, hyre padashur ne thellesite me te medha te shpirtit tim, e kuptoje qe larg kur merzitesha, e ndjeje qe larg kur lumturohesha! Kur nuk shiheshim me, mendoje per biseden tone te fundit, kurse tani gjithshka ndryshoi. Ka tri dite dhe ti vetem sot ne darke me the:"Zemer". Ktheva koken, sepse mendova qe nuk ishte e vertete. E verteta eshte qe njeriu nuk ndahet aq lehte me zemren e tij, sic u ndave ti me mua. Ti me largove mua nga jeta jote, sic largohet pluhuri nga nje xhakete. Sa pak kohe na u desh te zbulonim tek njeri-tjetri ate pjese te thelle, te fshehte, shume me te thelle se sa ndjenja, ku arsyeja dhe instinkti shkrihen ne nje te vetme. Por kjo tani nuk ekziston me. Arsyeja jote eshte shume here me e forte se sa ndjenja. Do te doja te flija dhe te zgjohesha nen tingujt e zerit tend, por kjo me sa duket nuk do te ndodhe kurre. Dikushtjeter do t'i jetoje keto. Te jesh i sigurte, shpirti im , se ne gjithe universin njerezor nuk ekziston njeri qe ty te te fale sa nje grime dashurie qe te kam falur une ty. Jam e sigurte per kete, sepse vete pata fatin ta jetoja, edhe pse per pak kohe, me fale nje dashuri sa e gjithe dashuria qe me kane falur tere jeten time brenda nje casti!
Ishte magjike! Gjithshka mbaroi sa hap e mbyll syte.
Me thua se do te largohesh qe ketej. Mungesa jote per mua do te jete vuajtje, mall, largesi, per ty do te jete ftohtesi, harrese...
Me vjen keq per veten time, sepse humba ate qe kisha vite qe kerkoja, humba shpirtin. Deri pa te njohur ty, edhe une i gjykoja njerezit shume ftohte' per veprimet e tyre. Sot une besoj tek dashuria. Jeta ma dha kete
mundesi. Ajo qe i lidh dy njerez te panjohur eshte dashuria, eshte vertete dicka magjike, por tek mua fati u tregua pak koprac: ma dha,por perseri ma mori kete magji, duke lene vec vuajtje ne shpirt dhe vetmi.
E pra, shpirti im, une nuk mund te gjykoja kaq ftohte per ty, sic gjykove ti per mua. Ky eshte gjykimi i nje njeriu tek i cili duket se ndjenja pak nga pak po shkrihet, ndoshta shpejte do te zhduket; vetem keshtu mund ta shpjegoj kete perfundim.
Tani jam ne dhomen time e do te filloj te lexoj librin "Tre shoket" te Remarkut. Nuk e di a do te perqendrohem dot apo jo. Dua vetem te qendroj ne erresire dhe te mendoj, te perfytyroj gjithshka, t'i rendis ne kujtesen time per te mos i harruar kurre, cdo moment, cdo fjale, cdo prekje, cdo puthje, cdo perkedhelje. Nuk mundem te shkruaj me...
Shpirt! Kete leter mbasi ta lexosh grise! Nuk dua qe dikush tjeter, pas ndoshta disa vitesh apo muajsh ta lexoje. Keto fjale te kushtohen ty dhe nuk dua qe ajo qe do te zere vendin tim t'i lexoje.
Ora po shkon dhjete. Cdo darke ne kete ore, kudo qe ti te jesh, une do te te dergoj nje puthje. Kjo do te jete "puthja e mallit". Pranoje per sa kohe do te jesh vetem, ne qofte se nuk te bezdis.
Unazen tende e kam ne gisht. Nuk kam per ta hequr kurre. Nuk e di, por kam nje lloj ndjesie se ajo me mbron nga cdo gje e keqe, me jep shume ngrohtesi. Kete" vit te ri mezi po e prisja diten e 14 Shkurtit, sepse ishte i pari vit qe une kisha se me ke ta festoja, por fati ma hoqi kete mundesi. Uroj qe te gjesh
nje njeri me te cilin ta festosh sa me bukur ti!
Jeta te dhurofte dite te lumtura te mbushura me dashuri! Lamtumire!"
__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|